LIDHJA E PRIZRENIT NË DRITËN E LËNDËS ARKIVORE NË VJENË DHE NË ROMË

Për Lidhjen e Prizrenit është shkruar mjaft deri sot në historiografinë shqiptare, tonën dhe evropiane.

Përpos kësaj, për këtë çështje qendrore të historisë së shqiptarëve në periodën prej 1878—1881 ekziston një lëndë që vetëm pjesërisht është publikuar, kurse një pjesë e madhe edhe tash është e pandriçuar në arkivet evropiane dhe tonat.

Meqenëse është bukur i madh numri i punonjësve shkencorë që kanë shkruar drejtpërdrejt ose tërthorazi për Lidhjen e Prizrenit në bazë të dokumenteve burimore ose vetëm të literaturës — që nga shekulli XIX e deri tash vonë — ne më parë do të flasim vetëm për ata punonjës shkencorë që për këtë Lidhje kanë sjellë qëndrimet e veta në bazë të materialeve arkivore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e deri sot.

Vendin e parë te ne në këtë periodë e ka Bernard Stulli, drejtor i tashëm i Arkivit të Kroacisë, i cili, në vitin 1959 e botoi punimin e tij „Çështja shqiptare 1875—1882", të cilin ia botoi Akademia Jugosllave e Shkencave dhe e Arteve në „Rad", 318 (faqe 287—391). Krahas me literaturën e pasur dhe koleksionet e botuara të burimeve ai vetëm minimalisht e shfrytëzoi lëndën e Staatsarchivit (Arkivit ShtetëroT) të Vjenës, edhe atë vetëm për vitin 1877, dhe pak a shumë edhe atë të Arkivit Historik të Zarës. 1

Në vitin 1965 doli prej shtypit gjithashtu punimi i I. G. Senkeviçit me titull „Albanija v period vostocnoga krizisa (1875— 1881 )", 2 ku autorja i ka përdorur pak a shumë edhe këto dokumente. Gjithashtu është i vlefshëm edhe punimi i saj „Nga historia luftës çlirimtare në Maqedoninë perëndimore dhe në Kosovë 1878—1881. 3

Në vitin 1967 Ali Hadri boton „Kontributin ndriçimit të Lidhjes së Prizrenit (1878—1881 )", 4 kryesisht në bazë të literaturës së huaj dhe të vendit dhe të burimeve të shtypura e të dhënave arkivore të papublikuara.

Në vitin tjetër Shyqri Ballvora shkruan për Lidhjen e Prizrenit duke shfrytëzuar të shumtën dokumentet e arkivit të Institutit të Historisë në Tiranë. 5

Në të njëjtën revistë „Studime historike", ku shkruante edhe Ballvora, përpos dr Masar Kodrës, i cili, në vitin 1974, në bazë të disa dokumenteve angleze nga viti 1879—1881, që gjenden në mikrotekën e Arkivit të ESM në Shkup, gjithashtu shkruante për Lidhjen e Prizrenit, Dhimitër Andoni e Kolë Luka, me titull „Burime të reja vendase mbi periudhën e Lidhjes së Prizrenit" 6 botojnë burime të reja për periudhën e Lidhjes së Prizrenit nga Arkivi Shtetëror i Tiranës dhe me atë rast disa dokumente të mbledhura nga viti 1878 deri më 1881 shkurtimisht i nxjerrin në dritë në formë regesti ose në disa pasuse.

Dhe më në fund, edhe H. Kophosi në librin „Greece and the Eastern Crisis 1875—1878" (Thessaloniki, 1975) kujdes të veçantë i kushton Lidhjes së Prizrenit dhe e trajton në bazë te lëndës nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Athinë. Në lidhje me këtë libër në mënyrë kritike shkroi Filip Liçco, 7 i cili gjithashtu i përmendi disa citate po nga ai arkiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Si po shihet, lënda burimore, që ka të bëjë me Lidhjen e Prizrenit dhe me periudhën e saj gjatë shumë vjetëve — e deri tash — nuk është përdorur në masë të plotë as nga fondet e arkivave në Vjenë (osterreichisches Staatsarchiv), e sidomos jo në Romë, ku është arkivi i njohur i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Që në vitin 1959 Stulli e ndiente rëndësinë e njohjes më të gjerë të hulumtimeve arkivore në Austri dhe në Itali për verifikimin e të dhënave në lidhje me çështjen shqiptare 8 të kësaj periode 9 në kuadrin e të cilës hyn gjithsesi edhe Lidhja e Prizrenit.

Dhe, përnjëmend, në Arkivin Shtetëror të Vjenës është një numër i madh fondesh, në të cilat ka shumë material burimor për Lidhjen e Prizrenit dhe periodën në të cilën ka vepruar ajo.

Këto janë „Politisches Archiv" (P. A.) të ashtuquajturat „Gehemie Akten", që shkojnë prej vitit 1839 deri në vitin 1918, nga f. 451—487. Pastaj „Bulgarien" (Sofje) prej 1879—1918—XV/1— 123, pastaj „Griechenland" (Athene) 1848—1917—XVTI/l—96. „Rumanien" (Bukuresht) —1879—1916(1918)—XVin dhe „Serbien" (Belgrad) 1879—1914—XIX/1—94.

Ndërkaq, kujdes të veçantë meriton fondi „Konsulate" 1848— 1918 (P. A. — XXXVIII) me 89 libra të protokolit (1853—1918), kurse „Akten" të konsulatave të ndryshme austro-hungareze janë renduar me rendin alf abetik.

Kështu konsullata në „Antivari" (Tivar), përpos të tjerash, për periodën e përmendur ka edhe shkresat nga viti 1877/8. Konsullata në Beograd për vitin 1878, në Cetinë gjithashtu për vitin 1878, në Janinë prej vitit 1878 e mbrapa, në Manastir (Bitol) 1878 —1881, në Mostar për vitin 1878, në Dubrovnik për vitin 1878, në Selanik prej 1878—1881, në Sarajevë 1878/9, në Shkodër prej 1878 —1881, në Zvornik për vitin 1878 etj.

Janë veçanërisht të rëndësishme shkresat e Konsullatës Austro-Hungareze në Prizren (1869—1914) për të njëjtën periodë (1878—1881), pastaj fondi i madh „Turkei" (P. A. XII) dhe „Zivilkommisariat Plevle" I (1880—1888) — 111/21.

Nën „Montenegro" £. 35 gjenden: Varia — „Gusinje Frage" dhe „Albanesische Liga" 1878—1880, kurse nën „Turkei" (XII) f. 263: „Albanische Liga (1880/1)".

Nga aktet e Konsullatës Austro-Hungareze në Prizren prej vitit 1877 tashmë fitohet një pasqyrë e qartë se si krijohej Vilajeti i Kosovës me seli në Prishtinë si dhe gjendja, numri dhe përkatësia fetare e popullsisë po në atë vit. Si kuriozitet në një raport konsullar qeverisë së Vjenës (Prizren, 17. III. 1877) është të përmendurit e të ashtuquajturit „Donau-Balkan-Bulgaren", ,$K&cedo- Bulgaren", „Thracischen Bulgaren" dhe „Kosovo-Bulgaren" si dhe „die Bulgaren Tetova's und Skopi'as" etj. Aty përmenden edhe „vestliche oder macedonische Bulgarien". Aty është përshkniar pastaj rëndësia e Prishtinës si qendër e re admmistrativo-ushtarake.

Në aktet e të njëjtës Konsullatë nga viti 1878 10 në plot 170 fa-qe flitet për Lidhjen e Prizrenit dhe „National Conseil"-in. Janë me rëndësi aktet e kësaj Konsullate edhe për vitin 1879, e sidomos ato për vitin 1880, ku paraqiten me të madhe të dhënat për krijuesit dhe prijësit e kësaj Lidhjeje. Këta janë, sipas raportit të konsullit austro-hungarez (Prizren, 22. III. 1880) Ali Ibrahimi, kryetar i fisit Gash, Haxhi Jonuzi, ish-kryetar i Gjykatës Tregtare në Prizren dhe Sulejman Vogs (Vokshi), bujk nga Gjakova, tri personalitete, që rëndom shikoheshin si persona me ndjenja miqësore ndaj regjimit turk.

Ky konsull thotë më tutje se kjo Lidhje përfshin malësorët dhe fandët, qytetin dhe rrethinën e Gjakovës, Lumën dhe Prizrenin, ku ka shumë ithtarë. Ajo ka më se 8000 njerëz të armatosur, kurse anëtarët e saj janë betuar:

1. se jetën e vet do ta japin për mbrojtjen e Shqipërisë

2. se do t'u hakmerren atyre që Lidhjes së mëparshme (Besës) nuk i kanë qëndruar besnikë dhe

3. se administratën turke si në Prizren ashtu edhe në Lumë dhe në Gjakovë do ta detyrojnë që të emërojnë nëpunës të gjyqit e zapti-oficerë të ndershëm në vend të atyre që janë tash.

Si seli të Lidhjes konsulli e shënon një fshat të vogël afër Gjakovës, ku ka ardhur edhe Haxhi Ymer Efendiu, kryetar i Lidhjes së mëparshme (22. III.) me qëllim të veçantë. Njëkohësisht konsulli paraqet çfarë lidhjesh ka vënë ajo me konsujt e huaj në Prizren (me konsullin austro-hungarez dhe anglez) si dhe me arkipeshkvin e Prizrenit Carevin që autoritetet turke të fillojnë të bisedojnë me këtë Lidhje. Lidhja ka kërkuar madje në qershor të vitit 1880 që konsujt e huaj të largohen nga Prizreni, dhe ka mbajtur mbledhje në fshatin e vogël „Recosz" (Rakoc), afër Gjakovës, në praninë e shumë shqiptarëve. Konsulli austro-hungarez në Prizren thekson edhe politikën nxitëse të Stambollit kundër kësaj Lidhjeje dhe madje e dha përsëri tabelën (15. VI. 1880) mbi popullsinë e Vilajetit të Kosovës sipas sanxhaqeve (Prizreni, Prishtina). Për Lidhjen e Prizrenit flasin më në fund edhe aktet e kësaj Konsullate për vitin 1881, ku korrespondencat për Lidhjen e Prizrenit vinin edhe nga vendet e tjera, kurse në aktet për vitin 1882 shihen qartë pasojat pas përfundimit të punës së Lidhjes së Prizrenit në popullsinë e Vilajetit të Kosovës.

Konsulli i përgjithshëm austro-hungarez në Janinë, në vitin 1878, ka plot punë që t'i shkruajnë Vjenës për Lidhjen Shqiptare, e cila, sipas tij, e përfshin: të tërë Shqipërinë dhe, si shkruajnë gazetat, ajo në Prizren është bija e saj. Këtu paraqiten gjerë e gjatë edhe qëllimet e Lidhjes Shqiptare edhe kufijtë e veprimtarisë së saj (Shkodra në veri të Shqipërisë dhe Janina në jug) si dhe për nënshtrimin e saj ndaj Portës në formë të njëfarë autonomie, dhe se gjuhë zyrtare duhet të jetë shqipja (me alfabetin latin). 11

Edhe në aktet e Konsullatës Austro-Hungareze në Manastir në vitin 1878 gjithashtu flitet për Lidhjen e Prizrenit, e pak të dhëna ka edhe në shkresat e Konsullatës në Selanik po për këtë vit.

Në fondin ,,Zivilkommissariat Plevlje", nën 1880, në këto akte shkruan gjithashtu për Lidhjen e Prizrenit dhe për situatën e përgjithshme në Mitrovicë, Prishtinë dhe Pejë, e kështu vazhdon edhe në vitin 1881. Por vetëm atëherë flitet më shumë për Lidhjen në Prizren dhe në disa vende të Kosovës. Ky fond deri vonë ishte pothuaj gati plotësisht i harruar në Arkivin Shtetëror të Vjenës. Në këtë fond „Zivilkommessariat Plevlje" është madje një dokument i madh në 332 faqe „Inhalts-Verzeichniss uber das Ela-borat das Vilayet Kosovo" me titull „Ausarbeitungen des gen. Hauptmanns Oskar Melzer 12 iiber das Vilayet Kosovo (1883)". Në këtë dorëshkrim shumë të rëndësishëm, të përcjellë me shumë tabela dhe harta, autori, pos të tjerash, sjell edhe të dhënat për situatën e kaluar politike në vitin 1879 (XI c).

Në fondin e përmendur më parë , "Montenegro" (1879—1914) — XVII/35 ruhen „Haupakten tiber die albanische Liga 1878— 1881" (1—74 p.), titulli i të cilave vetvetiu flet qartë se për çka është f jala.

Po në këtë libër gjenden edhe „Varia-Gusinja Frage 1879" (fol. 1—520), në të cilat flitet aty-këtu edhe për Lidhjen e Prizrenit, sidomos në faqet 11, 12, 15—18, 512—514.

Në fondin e përmendur „Turkei" (XII/263 B) me titull „Albanische Liga", 13 shkresat e të cilit me kohë i kanë pas shikuar Pekmezi 1928), Kriatkovski (1929) dhe Viezzoli (1937), ka gjithashtu shumë akte për Lidhjen e Prizrenit. Do të ishte e vlefshme të shikohet edhe fondi „Serbien" (XIX/69) në shkrimin me titull „Bildung eines Balkan-Bundes" (1879/1880). Kjo është, në të vërtetë, shkresë sekrete, e dërguar nga Stambolli më 8. IV dhe më 4. IX. 1879 nga konti Zichy kontit Andrassy, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe raportet e të deleguarit austro-hungarez nga Athina (13. XII. 1879). Për më tepër, aty thuhet, veç të tjerash, se Porta po u jep shqiptarëve aso premtimesh që nuk do t'i realizojë kurrë.

Në të njëjtin fond, nën „Varia-Serbien III", që e ka shikuar dr N. Vuço (1957), përshkruhen sulmet e shqiptarëve në viset rreth Nishit, Leskovcit dhe Vranjës etj., do të thotë në ato vise që Porta ia kishte dhënë Serbisë dhe se si për këtë arsye mysli-manët e atjeshëm i ishin ankuar të deleguarit austro-hungarez në Stamboll Zichyt në gjuhën frënge (14. VII. 1879).

Por, përkundër kësaj, ekziston edhe akti për riatdhesimin e të ashtuquajturve shqiptarë serbë në Serbi (Beograd, 23. IX. 1879), për ç'arsye ministri Ristiq i paraqiti notën në gjuhën frenge ministrit turk të punëve të jashtme (3. IX. 1879).

Të gjitha këto janë vetëm fragmente të pakta nga aktet e cituara të disa fondeve të pasura të Staatsarchiv-it (Arkivit Shtetëror) të Vjenës, që kanë të bëjnë me Lidhjen e Prizrenit dhe me ekzistencën e saj dhe lënda e këtillë duhet të ndriçohet sa më shpejt me përkthimin në gjuhën shqipe ose serbokroate për përdorimin më të lehtë të saj nga ana e punëtorëve të interesuar shkencorë.

Është krejtësisht ndryshe situata në lidhje me lëndën arkivore për Lidhjen e Prizrenit në arkivat e Romës.

Në Romë janë edhe Arkivi i Propagandës Fide si dhe Arkivi Sekret i Vatikanit (Archivio Vaticano Segreto) që edhe sot nuk mund të shfrytëzohen për periodën 1878—1881, për të cilët kuria e Romës është shumë e interesuar, sidomos për arsye se në Lidhjen e Prizrenit kanë marrë pjesë edhe shqiptarët — katolikë.

Por, për Lidhjen e Prizrenit ka mjaft të dhëna burimore, megjithëse as afërsisht jo si në Vjenë, në të ashtuquajturin Archivio Storico del Ministero degli Affari Esteri, që gjendet në ndërtesën e bukur dhe shumë të madhe në hapësirën e quajtur Farnesina. Nga shumë fonde në këtë arkiv është me rëndësi në radhë të parë ai me titull ,Rapporti in arrivo-Turchia" (Pos. 23,Pacco 1460) për vitin 1878 (21. XII. 1877—5.IV.1878), ku, në 31 faqe, shqyrtohet ..Questione albanese" (Çështja shqiptare) (Scutari, Decembre 1877) dhe shkruan për Kosovën dhe gjendjen e atjeshine. Kjo vazhdon edhe në shkresën tjetër të ashtuquajtur Paccima (1461— 7.IV—4.VII. 1878; 1462—12. VII— 6. X. 1878; 1463—10. XII.— 22.XII. 1878), 14 ku ka mjaft të dhëna nga Prizreni pikërisht për vitin 1878. Pastaj vijnë librat (Pacoo): 1464 (15. XII. 1878—15. II. 1879), 1465—1467 (1879), pastaj 1468—1469 (1879/1880), nga të cilat shihet qëndrimi i qartë i Italisë që t'u ndihmonte shqiptarëve që ta ndërtonin autonominë e vet ose madje edhe pavarësinë, sepse dëshironte ta vazhdonte dhe ta ruante përzierjem e vet në Orient.

Në Pacco 1470—1471 (1880/1) dhe 1472 (1881/2) përshkruhen turbullirat në Prishtinë dhe sidomos gjendja e vështirë në Prizren si dhe masat e ndërmarra nga ana e pushtetit. Nën „Serie terza: Divisione „Politica" (1867—1888)" gjenden raportet e konsujve ose ambasadorëve italianë nga Bullgaria (Sofja), Serbia (Beogradi), Greqia (Athina) dhe Rumania (Bukureshti) edhe për periodën 1878—1881. Janë veçanërisht të rëndësishme për këtë periodë raportet e Konsullatës së Selanikut. Është veçanërisht interesant raporti për kryengritjen e shqiptarëve (1908—1910) i datës 22. VII. 1910. Në këtë raport madje pohohet se Lidhja Shqiptare në Prizren është proklamuar më 1. VII. 1879 dhe paraqitet qëndrimi i saj.

Janë interesante për këtë periodë edhe përmbledhja „I documenti diplomatici", që e publikoi „Commissione per la publicazione dei documenti diplomatici" i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë — „Seria II", në të cilën paraqiten dokumentet e këtij arkivi për periodën 1870—1896.

Në të ashtuquajturin ,Bollettino consolare" (XVI/II, Roma 1880, XVII/I, Romë 1881) përshkruhet, ndërkaq, gjendja në regjionin e një pjese të Shqipërisë më 1880. Në lidhje me çështjen shqiptare dhe Lidhjen e Prizrenit gjithsesi do të ishte e dëshirue-shme të shikohen mirë edhe disa gazeta, 15 që botoheshin në Romë në periodën 1878—1881, sikurse janë: „Il Risorgimento", „Osservatore Romano" (më 1870 e tutje), „II Popolo Romano" (më 1873 e tutje), që madje kishte korrespondentët e vet në disa pjesë të Evropës.

Natyrisht, me këtë vështrim të shkurtër dhe vërejtje në lidhje me lëndën për Lidhjen e Prizrenit, që gjendet në arkivat e Vjenës dhe të Romës, nuk do të thotë se janë thënë të gjitha. Ne shpresojmë se ky vështrim i shkurtër në lidhje me lëndën e përmendur arkivore burimore do të jetë vetëm nxitje për punëtorët më të rinj shkencorë që sa më parë t'i përvishen punës së hulumtimeve më të thella në arkivat e Vjenës dhe të Romës në lidhje me këtë çështje shumë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

-------------------------

1 Prandaj do të ishte mirë që në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve ne lidhje me Lidhjen e Prizrenit të shikohen në Arkivin Historik të Zares të ashtuquajturat „Geheimakten" të Mlkëmbësisë për Dalmaci, f. 30 (187&-1881) si dhe disa fonde të tjera.

2 ANBRSS, Moskë, 1965.

3 U botua në: Slavjanskoe istoënikovedenie. Institut slavjanovedenija Akad. Nauk SSSR, Moskë, 1965, fq. 320.

4 Përparimi, 1, Prishtinë, 1967, faqe 23—69.

5 Lidhja e Prizrenit dhe çështja e autonomisë së Shqipërisë, Studime historike XXII (V/2), Tiranë, 1968, faqe 115—132.

6 Studime historike, XXII (V/3), TUranë, 1968, faqe 119—168.

7 E. K o p h o s, Greece and the Eastern Crisis 1875—1878, Thessalonika, 1975, pp. Studia albanica 1, XIV (1977), Tiranë, 1977, faqe 161—167.

8 Me sa duket, njëri nga të parët që ka shkruar për çësbtjen shqiptare është A. Lorecchio, me titull La Questione albanese (Gatanzaro, 1898), e pastaj, pas tij këtë e kanë vazhuar të tjerët, sidomos punëtorët shken-corë dhe shkrimtarët në Itali.

9 B. Stulli, Mbansko pitanje 1875—1882, „Aad", Akademia JujrosUaTC e Shkencave dhe e Arteve 318, Zagreb, 1959, 372, bil, 357.

10 Këtë fascikël e kanë shikuar: G. Kriatkovslci (1926, 1928), Konst. Pekmezi (1926, 1927, 1933) dhe Spurny (1935).

11 Shiko më hollësisht: S. Antolak, Kontribut historiatit të luftës së shqiptarëve për alfabetin e tyre, Gjurmime albanologjike 1, Prishtinë, 1969, faqe 27.

12 Ai ishte „Hauptman in Generalstaabs-Corps".

13 Lënda e mikrofilmuar e këtij fondi gjendet sot në Arkivin Krahinor të Kosovës në Prishtinë.

14 Kur dr Ali Hadri ishte në Romë prej 12—19. X. 1968, në Arkivin Mdnistrisë së Punëve të Jashme ai e shikoi këtë toad „Turchia".

15 Nuk është e tepërt të përmendet këtu edhe: Memorandum degli Albanesi indirizzato a S. E. Lord Beaconfield (Trieste, 1878).

nga:
Stjepan Antolak
Copyright www.agimi.com