LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT SIPAS DOKUMENTEVE ANGLEZE

Muzeu britanik

Lidhja, Lidhja e Prizrenit, Lidhja Shqiptare, Lidhja Shqiptare në Prizren, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Kombëtare, Lidhja e Sigurisë Kombëtare, Lidhja Shqiptare e Sigurisë Kombëtare, Lidhja Kombëtare e Shqipërisë, Besa, siç quhej ajo në dokumentet angleze, paraqitte njëherë një organizatë politiko-ushtarake revolucionare dhe të pavarur të shqiptarëve, e pastaj një Qeveri autonome popullore shqiptare, respektivisht një lëvizje apo një revolucion popullor shqiptar. 1

Karakteri i vërtetë i lëvizjes popullore shqiptare shihet më së miri nga memorandumi i saj, drejtuar Anglisë, në mars të vitit 1878, ku ndër të tjera thuhet: „... një çështje e re do të dalë në shesh nga këto komplikime të grumbulluara — çështje kjo e Shqipërisë (...) Në qoftë se Evropa do ta miratojë vetvendosjen e sllavëve në shtete të pavarura apo autonome, është e qartë se shqiptarët nuk mund t'i lejojnë vetvetes, me kënaqësi, një administrim aq të kalbur dhe të keq, siç ishte ai nën të cilin ishin deri sot. Ata janë të bindur (...) se Qeveria osmane s'do dhe as që ka mundësi t'u japë atyre (shqiptarëve) një gjë (administrim) më të mirë (...). Shqiptarët, të cilët janë të vendosur t'i këputin zinxhirët që i kanë lidhur me Perandorinë Osmane, kërkojnë një Qeveri të ndarë, e cila do të jetë më shumë në harmoni me kërkesat dhe traditat e tyre; ata kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane, të cilës i përkasin për kah raca dhe farefisnia (.. .)". 2

Peticionin drejtuar kundër Paqes së Shën Stefanit, të dt. 30 mars 1878, në emër të Vilajetit të Kosovës, e ka nënshkruar Haxhi Ymer efendiu (Kryetar i Lidhjes së Prizrenit — S. R.). Shqiptarët, edhe me peticionin e 28 prillit të vitit 1878, protestuan kundër Paqes së Shën Stefanit. 3

Zaten, më 3 maj 1878, Kirby Green, ndër tjerash, referoi: „Në krahinën e Gucisë, Plavës, Beranës, Graniqit, dhe në shumicën e shpatijeve lindore të maleve të Shqipërisë Veriore, Lidhja depërtoi në mes të shqiptarëve, duke i lidhur kolektivisht dhe individualisht për të rezistuar, deri në vdekje, të gjitha përpjekjet, pa marrë parasysh a janë ato përpjekje të jashtme ose të Portës, përpjekje këto që duan ta ndërrojnë gjendjen e tanishme të territorit të tyre". 4

Më 4 maj banorët e Dibrës; më 9 maj banorët e Podgoricës, të Shpuzës, Zhabjakut, Ulqinit, Grudës, Kelmendit, Hotit, Kastratit; më 12 banorët e Prizrenit, kurse më 18 maj 1878 banorët e Pejës, Gjakovës, Gucisë etj., protestuan kundër vendimeve të Paqes së Shën Stefanit. 5

Ndërkaq, në telegramin e konsullatës angleze në Shkodër, të dt. 12 qershor 1878, ndër të tjera, thuhet: „Më 10 qershor iu dërgua protesta Vezirit të Madh, e nënshkruar nga banorët e Podgo-ricës, Shkodrës dhe prej të gjithë bajraktarëve të Malësive dhe të Mirditës; peticionarët deklaruan se nuk do ta lëshojnë asnjë territor që i takojnë Shqipërisë dhe se do ta kundërshtojnë me armë dorëzimin e çdo territori — dhe kërkuan me telegram që banarët e të gjitha krahinave shqiptare t'i bashkahen Lidhjes, 6 e cila e ka Komitetin Shqiptar në Prizren. 7

Koha nuk pritte. Situata politike zhvillohej gjithnjë në dëm të interesave shqiptare. Prandaj udhëheqja e Lidhjes Shqiptare u aktivizua edhe më shumë. U muar vendimi që të ftohen „në një mbledhje të përgjithshme në Prizren, përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqipërisë për të diskutuar mbi mbrojtjen e tokave shqiptare po qe se aneksimi i tyre do të vendosej nga Kongresi i Berlinit. Mbledhja u caktua të bëhej më 10 qershor 1878". 8

Lidhur me të, konsulli anglez në Shkodër, Kirby Green, thotë: „Posa u dëgjua se Marrëveshja e Shën Stefanit nuk ishte marrëveshje definitive, Lidhja Shqiptare kaloi në harresë, dhe vetëm në prag të mbledhjes së Kongresit të Berlinit u ringjall". 9

Mirëpo, sulltani, duke synuar që ta thyente tehun revolucionar të Lidhjes Shqiptare dhe asaj t'i jepte karakter „mysliman", në Kuvendin e përgjithshëm të qershorit, ia doli të krijojë fraksi-onin proturk. Për këtë arsye fraksionit revolucionar, të prirë nga udhëheqësit e denjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, — Haxhi Ymer efendiut, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Zija Prishtinës, etj., — iu desh, prej tash, të luftojë vazhdimisht në tri fronte: kundër Qeverisë Osmane, kundër fraksionit të djathtë të Lidhjes, që u krijua në Kuvendin e qershorit, dhe kundër aspiratave të monarkive fqinje dhe të shteteve të mëdha imperialiste të Evropës. Një luftë e tillë nuk ishte e lehtë. Përkundrazi, siç do të shohim, ishte plot me rreziqe dhe pasoja të rënda.

Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të përgjithshëm të Lidhjes së Prizrenit shpërthyen konfliktet e hapta dhe të ashpra në mes të Portës dhe të disa udhëheqësiye shqiptarë që ishin ithtarë të sulltanit nga një anë, dhe të fraksionit të majtë të Lidhjes nga ana tjetër. Kështu, në gjysmën e dytë të gushtit 1878 Porta e dërgoi Mehmet Ali pashën për t'i vënë në zbatim nenet e Traktatit të Berlinit. Porse, shqiptarët progresistë në Gjakovë e vranë misionarin e Portës, Mehmet Ali pashën me suitën e tij e cila përbëhej nga shqiptarët konservatorë (në fillim të shtatorit 1878). Ndër kaq, ushtria e mareshalit, Mehmet Ali pashës, e cila përbëhej nga shqiptarë toskë, kaloi nga ana e fraksionit të majtë të Iidhjes. 10

Vrasja e Mehmet Ali pashës bëri jehonë të madhe si tek shqiptarët ashtu edhe në gjithë Perandorinë Osmane dhe në Evropë. Shqiptarët progresistë vrasjen e mareshalit e priten me entuziazëm, kurse Porta dhe Evropa me shqetësim.

Lidhja e Sigurisë Kombëtare kaloi në aksione të gjera. Kështu, Këshilli Qëndror i Lidhjes, me seli në Prizren, i urdhëroi nënkomiteteve që të kujdesen për sigurinë e të krishterëve dhe të huajve, e në të njëjtën kohë të jenë të përgatitur për të marrë masa më vendimtare për të miren publike. 11

Dy javë pas vrasjes së Mehmet Ali pashës, d. m. th. në fund të shtatorit të vitit 1878, Komiteti i Lidhjes Kombëtare të Shqipërisë e pa të udhës përkohësisht të përqendrohet në Pejë, të cilën e shpalli për kryeqytet të vetin, dhe i ftoi përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqipërisë Veriore dhe të Mesme që të takohen aty. Nga ana tjetër fiset rreth Prizrenit, Gjakovës dhe të Pejës thuhej se ishin në trazira të mëdha, meqë gjatë sulmit i cili mbaroi me vrasjen e Mehmet Ali pashës, shumë malësorë, disa nga të cilët i mbeten besnik Qeverisë Osmane, u vranë. 12

Kalimi i kryeqendrës nga Prizreni për në Pejë u bë nga shkaku se Prizreni dhe lokalitetet e tjera në jug, një herë, nuk e pra-nuan kursin e rreptë të Komitetit të Lidhjes. 13

Pra, lufta e suksesshme kundër politikës së Portës; lufta e rreptë kundër shqiptarëve që mbetën ithtarë të sulltanit; ltifta për stabilizimin e gjendjes në vend; tërheqja e kryeqendrës së Iidhjes nga Prizreni për në Pejë, ku progresistët me Haxhi Zekën në krye ishin më të fuqishëm; ftesa e përfaqësuesve të Shqipërisë Veriore dhe të Mesme që të marrin pjesë në Kuvendin e Iidhjes në Pejë, për ta shqyrtuar situatën e krijuar, dhe për të marrë vendime të duhura për luftën në tri fronte, ishin karakteristikat kryesore të periudhës katër mujore (qershor-tetor 1878). Kuven di i Lidhjes, i cili u mbajt në Pejë, në fillim të tetorit 1878, ishte thjesht Kuvendi i përfaqësuesëve popullor shqiptarë.

Pas këtij kuvendi ngjarjet u zhvilluan më tepër me një luftë të brendshme. Xhelozia lokale dhe aspiratat personale e dobësuan bnkur shumë karakterin kombëtar të Lidhjes. Shqiptarët dërguan përforcime të konsiderueshme në Bosnje. Forcat shqiptare u grumbulluan në Jeni Pazar dhe në qytetet e tjera kufitare, me qëllim që t'i kundërveheshin austriakëve nëse do t'iu afroheshin kufijve shqiptarë, konstaton konsulli Green. 14 Kështu, Kuvendi i Lidhjes, i cili u ftua në Prizren kah fundi i nëntorit të vitit 1878, d. m. th. dy muaj pas mbajtjes së Kuvendit në Pejë, e që u ftua nga ana e sheh Mustafa i Tetovës, i cili më parë e vizitoi sulltanin dhe që llogaritej si qytetar besnik i tij, mund të konsiderohet si kuvend proturk. Mirëpo, kjo ftesë nuk u prit me entuziazëm nga shqiptarët progresistë. Për këtë arsye, përpos Shkodrës, e cila dërgoi një përfaqësues, nuk shihet që krahinat e tjera të kenë dërguar përfaqësuesit e vet. 15

Megjithatë Lidhja, luftën e saj në tri fronte, ditaditës, ë bënte më të ashpër. Prandaj fama e saj rritej në çdo anë. Kështu, në fund të shkurtit të vitit 1879, Lidhja, me një peticion, iu drejtua Britanisë së Madhe, ku ndër tjera, theksohej: „Ngjarjet e fundit dhe rreziku i zhdukjes së kombësisë sonë e rriti dashurinë për atdheun aq shumë të dashur të të gjithë njerëzit e zakonshëm dhe zgjoi në malet tona idetë e përparimit dhe të qytetërimit, të cilat një popull i dëshiron për ruajtjen e ekzistencës së vet, dëshirë kjo e cila nuk mund t'i mohohet.. 16

Me fjalë të tjera koha njëvjeçare në mes të këtij kuvendi dhe të kuvendit të ardhshëm, u shqua më së shumti me luftën diplomatike të Lidhjes dhe me përpjekjet e saj për ta marrë pnshtetin lokal në duar të veta dhe për ta shkëputur vendin nga Perandoria Osmane. Sipas lajmeve angleze Lidhja i kishte dërguar përfaqësuesit të vet — Abdyl Frashërin dhe Mehmet Vrionin — në Itali, Prancë, Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari me qëllim që t'i lutnin qeveritë e atyre shteteve për ndihmë. 17 E në vend pu shteti de facto kaloi në duar të Lidhjes. Ajo, për të siguruar rendin dhe qetësinë mori masa përkatëse. Në Prizren i vari në litar dy vrasës. 18 Në Prizren, në gjysmën e dytë të shtatorit (1879), u tubuan katërdhjetë përfaqësues të Iidhjes Kombëtare. Këta erdhën nga të gjitha viset e Shqipërisë e priteshin të vinin edhe përfaqë-sues të tjerë. Në Kuvend duheshin të shqyrtoheshin „çështjet e atdheut dhe të sigurimit të qetësisë", sepse, për mungesë të aftësisë dhe të masave efikase të organeve të pushtetit osman, vendin e kishte kapluar anarkia. E „nga veprimtaria e kësaj Lidhjeje varej fati i mbarë Shqipërisë", thotë St. John. 19

Më në fund, pasi që kishin mbërritur edhe përfaqësuesit e tjerë të Shqipërisë, më 3 tetor 1879, ia kishte filluar punës Kuvendi i Komitetit të Lidhjes Shqiptare në Prizren. Aty ishte hartuar një peticion për sulltanin, me të cilin kërkohej sajimi i një Principate të lirë dhe të pavarur ose i një Republike të Shqipërisë dhe të Rumelisë (Maqedonisë — S. R.) me Manastirin kryeqytet. 20 D.m.th. u kërkua formimi i një republike të përbashkët të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Gjatë periudhës njëvjeçare (1879—1880) Lidhja organizoi luftëra të armatosura për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë; 21 „krijoi ndjenja më të mëdha në mes të myslimanëve dhe të krishterëve të Shqipërisë Veriore"; 22 mori në duart e veta gjithë pushtetin politik, publik dhe gjyqsor; 23 formoi Komitetin edhe në Janinë; 24 i drejtoi memorandume dhe peticione Fuqive të Mëdha; 25 dhe, në gjysmën e dytë të korrikut 1880, organizoi në Prizren Kuvendin e ri, ku u muar vendimi që të kërkohej nga Porta krijimi i një Vilajeti të njësuar shqiptar. 26

Periudha e fundit e veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (fundi i 1880 dhe çereku i vitit 1881) karakterizohej: me fuqizimin e lëvizjes popullore shqiptare — në Prizren, Gjakovë, Pejë etj., të gjitha autoritetet osmane u pushuan nga postet e tyre dhe ato u zëvendësuan me njerëzit e popullit të zgjedhur nga Lidhja (fillimi i 1881); me dërgimin e emisarëve të Lidhjes nga Shqipëria Veri-Lindore dhe e Mesme për në Shkodër për të predi-kuar bashkimin e Shqipërisë në një vilajet autonom; me njoftimin e Shkodrës se Lidhja ishte detyruar ta formonte shtetin autonam shqiptar dhe kërkoi prej saj që të hyjë në Besë (shkurt 1881), sepse, pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi dhe masave të rrepta të Dervish pashës Lidhja e Shkodrës ishte shuar; me marrjen e pozitës së Kryetarit të Këshillit Administrativ të Prizrenit nga Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Ymer efendiu; me drejtimin e të gjitha punëve në të gjitha kazatë dhe qytetet e Vilajetit të Kosovës nga ana e Lidhjes dhe me vendosjen e rregullit në ato kaza nga ana e policisë së Lidhjes; me kërkimin e Kryesisë së Lidhjes së Prizrenit që 15.000 burra të mbledhur në Kuvendin e Dibrës të marshojnë për në Manastir për t'i dëbuar të gjitha autoritetet civile dhe ushtarake turke (shkurt 1881); me ardhjen e Abdyl Frashërit në Prizren për t'i ndihmuar Lidhjes në luftë kundër organeve osmane; me dërgimin e dy peticioneve sulltanit, — njeri nga kazaja e Pejës, Gjakovës, Prishtinës, Prizrenit, Tetovës, Shkupit dhe Dibrës së Epërme dhe tjetri nga Tirana, Kruja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Gjirokastra, Janina dhe Dibra e Poshtme, me të cilët u kërkua njësimi i të gjitha krahinave shqiptare në një vilajet (fundi i marsit 1881); me tubimin e nja 15.000— 20.000 burrave shqiptarë — myslimanë dhe të krishterë — në afërsi të Shtimjes, për ta kundërshtuar Dervish pashën i cili erdhi, me një ushtri shumë të madhe, për ta shuar Lidhjen (gjysma e dytë e prillit 1881); me thyerjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pse u detyrua të luftojë kundër një fuqie shumë më të madhe se sa ajo që kishte në dispozicion dhe pse, siç na njohton konsulli anglez, Kirby Green, disa udhëheqës të shquar të Lidhjes, meqë ishin funksionarë osmanë, u larguan nga lëvizja popullore shqiptare, dhe iu bashkuan sulltanit; me burgimin në kala të Prizrenit, të disa udhëheqësve të shquar të Lidhjes — Abdyl Frashërit, Shaip agës dhe me ikjen nga Prizreni të Kryetarit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kryetarit të Kuvendit Administrativ dhe Kryetarit të Gjyqit Suprem të Lidhjes, njeriut më me influencë të asaj kohe, Haxhi Ymer efendiut, thotë K. Green. 27

------------------

1 Public Record Office, London, F. O. 78/2784; F. O. 195/1186, 1367; The British Museum, LondGn, Accounts and Papers (38). 1878 —9, 461—477; Accounts and Papers (38). 1878. LXXXIII. 83, 298—301; Accounts an& Pa-pers (41). 1880. LXXX. 80, 321; Accounts and Papers (43). 1880. LXXXIl. 82, 511—512.

2 F. O, 78/2784; Accounts and Papers (38). LXXXIII. 83, 298—301. s F. O. 424/69.

* F. O. 195/1186; F. O. 424/70.

' F O. 424/70, 71; F. O. 195/1206; Accounts and Papers (38). 1878—9- LXXIX. 79, 350—351; 931—932.

• F. O. 195/1186. i F. O. 424/71.

"Kristo Frashëri, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1956, 18, 19. » Accounts and Papers (43). 1880. LXXXII. 82, 511.

io Accounts and Papers (38). 1878-9. LXXIX. 79, 189. u p o 195/HS6; Accounts and Papers (38). 1878—9. LXXIX. 79, 242. u F O 195/1186, Accounts and Papers (38). 1878—9. LXXIX. 79, 339. » F. O. 195/1186; Accounts cmd Papers (38). 1878—9. LXXIX. 79, 377 — 379.

14 F. O. 78/2801; Accounts and Papers (38). 1878—9. LXXIX. 79, 377

— 379.

15 F. O. 195/1186; Accounts and Papers (38). 1878—9 LXXIX 79, 538

— 539, 583.

16 F. O. 78/1879; Accounts and Papers (36). 1878—9. LXXVII. 77, 345

— 348.

17 Accounts and Papers (37). 1878—9. LXXVII. 77, 392—393.

18 P. O. 195/1236.

19» Po aty.

20 Po aty.

21 Po aty

22 F° o!' 195/1323; Accounts and Papers (43). 1880. LXXXII. 82, 77—78.

23 F. O. 195/1317.

24 Accounts and Papers (42). 1881. XCVIII. 98, 576—577.

25, 195/1304; Accounts and Papers (42) 1880. LXXXI. 81, 644.

26 f 6. 195/1303; Accounts and Papers (43). 1880. LXXXU. 82, 591.

27 F. O. 195/1367

nga:
Skënder Rizaj
Copyright www.agimi.com