|
Dëshmi historike për këtë është dekreti
i Garibaldit, i datës 20 tetor 1860 nga Kaserta me të
cilën ai italo-shqiptarëve u dha mirënjohjen kombëtare
për trimëri dhe atdhedashuri
Historia e emigrimeve të shqiptarëve në Itali,
e në pjesën më të madhe në mbretërinë
e Napolit, është shumë e gjatë dhe komplekse:
paraqet, në të vërtetë, anët e errëta,
për ç'arsye shumë të dhëna e data janë
në njëfarë dore aproksimative, me që mungojnë
burime prej nga mund të nxirren informata të sigurta.
Shumë gjëra kanë qenë thënë lidhur
me ardhjen e shqiptarëve në Itali, por pak prej tyre mund
të jenë të pranueshme, mbasi dalin nga legjenda e
rrëfime. Mirëpo ekzistojnë burime të sigurta
lidhur me vendqëndrimet, me shkallën e rritjes dhe evolucionin
të kësaj popullate në kontekstin e saj të ri
shoqëror. Megjithëqë nuk mund të hyhet në
paraqitjen në detaje të datave dhe të momenteve historike
të emigrimeve mbasi mendimet janë kontraverse, është
me rëndësi të thuhet, siç kërkon biseda
jonë, se shqiptarët erdhën në Itali në
grumbuj dhe në kohë të ndryshme, duke filluar nga
shekulli XIV deri në shek. XVIII. Është e qartë
se grumbujt më të dendur erdhen menjëherë pas
vdekjes së Skenderbeut, sipas Marrëveshjes së këtij
të fundit, papes dhe mbretit të Napolit. Marrë në
përgjithësi mund të thuhet se në këtë
periudhë fillon historia e vërtetë e shqiptarëve
në vendin tonë, dhe për atë që na intereson,
në Kalabri. Kalabria ishte shekuj me radhë qendër
e fenomeneve dridhëse që kontribuan padyshim në modifikimin
dhe determinimin e konfiguracionit të posaçëm të
saj gjeografik, gjë që i shkoi shumë për shtat
princëve e baronëve, e mund të themi, autoriteteve
në përgjithësi, në kohën kur erdhën
këta të ikur të varfër e pa kurrfarë trashëgimie
pos pasurisë së tyre të vetme: traditës, zakoneve,
besimit, shpirtit revolucionar dhe mospëruljes ndaj tiranisë.
E pikërisht kjo tërësi e gjërave, të njohura
si veti të tyre, i bënë të rrezikshëm në
sytë e krerëve të vendit, të cilët, për
të mos lejuar që të ndikonin negativisht në
sistemet e tyre të dominimit (të kemi parasysh faktin
se gjendemi, si epokë, në feudalizëm të plotë),
i shpërndanë nëpër lokalitete të ndryshme,
të zgjedhura në pikëpamje strategjike, për t'popullzuar
ose ripopullzuar. Katundet e okupuara ishin shumë të vogla
dhe larg njëri-tjetrit; një garanci më shumë
që shqiptarët mos të kishin mundësi të
bashkoheshin si fuqi.
Brenda një kohe të shkurtër marrëdhëniet
me autoritetet dhe banorët vendës arritën në
aso shkalle sa që, të mashtruar e të zemëruar,
u bënë thirrje të gjitha instancave që t'ua
plotësojnë autonomisht nevojat më urgjente dhe t'ua
garantonin të gjitha mjetet për ekzistencë. Lindën
kështu bashkësitë autoktone përballë italianëve
fqinjë: marrëdhëniet e tipit fisor, fqinjësor
dhe shoqëror mbeteshin ende brenda rrethit të përkatësisë,
duke e ushqyer gjithnjë e më tepër dëshirën
për autonomi, d. m. th. të mbetnin në bashkësi
autonome. Në këtë aspiratë për autonomi
shihet dëshira ende e gjallë e kurrë e mistifikuar
që të mund të jetonin sipas skemave dhe modeleve
të etërve të tyre, që edhe sot bëhen përpjekje
të ripërtërihen, sepse ishin të pasura me përmbajtje
dhe me një histori plot domethënie. Vetëm në
pak raste u verifi-kua shkrirja totale me bashkësitë italiane.
Në anën tjetër, me kalimin e shekujve, për
shkak të marrëdhënieve të vazhdueshme me territoret
përreth dhe me bashkësitë fqinje lindi dëshira
për lidhje dhe pjesëmarrje në kompleksin e ngjarjeve
shoqërore-ekonomike e politike të vendit, që i kishte
pranuar si të ikur, edhe pse me mosbesim të madh. Mirëpo
e gjithë kjo ishte vetem pasojë natyrore, sepse nevoja
për të përmirësuar kualitetin e jetës diktonte
kushtet e sjelljeve.
Shqiptari, i ndjekur dhe i bërë nomad për shkaqe
historike, nga etja për pushtetet e myslimanëve, e maskuar
me flamurin e luftës së religjionit, e ruajti këmbënguljen
për t'u bërë ballë fyerjeve, ruajti mburrjen
për të mbetur shqiptar kudo që të jetë,
duke bartur me vete jo vetem gjërat më të nevojshme,
por edhe gjëra natyre tjetër, të komunikimit, të
kulturës, të shkollës e të arsimimit.
Duke analizuar çdo të dhënë historike që
disponojmë ne nuk gjejmë në asnjë rast farë
shenje që të ketë ekzistuar një shkollë
e vërtetë për shqiptarët si bashkësi; në
të vërtetë nuk patën ku-rrë një institucion
formalisht të pranuar, pavarësisht nga ajo që do
të jenë e do të përfaqësojnë kolegji
Korsini në fillim e ai i Shën Adrianit më vonë,
por vetëm më 1732: derisa i pari ishte instrument komunikimi
dhe për formimin e përmbajtjeve të reja religjioze,
kolegji i Shën Adrianit, me kalimin e dekadave, ishte edhe
ent i formimit dhe promovimit laik.
Në momentin në të cilin arbëreshët e Kalabrisë,
edhe pse duke iu përmbajtur traditës, kulturës e
religjionit të tyre, u integruan në sistemin politik e
ekonomik italian, ditën të japin kon-tributin e tyre në
rriten ekonomike dhe në realizimin e demokracisë, duke
i qëndruar besnikë koshiencës revolucionare që
gjithmonë i kishte frymëzuar e në lidhje me paraardhësit
të dalluar në luftërat kundër shtypësit
mysliman. Pasi që u bënë pjesëmarrës e
pjesërisht edhe protagonistë të ngjarjeve e të
përparimit të atdheut të tyre të ri, nuk mund,
sipas mendimit tim, të mos mblidhen ndërlidhjet midis
ngjarjeve në tërë vendin dhe zhvillimit të mendimit
dhe të vetëdijes demokratike të arbëreshëve,
në formimin e së cilës ndikoi shumë puna edukuese
e kolegjit të Shën Adrianit e në rend të parë
nga disa drejtues të tij.
Kolegji themelohet në një periudhë përplot
vlime politike e evolucione kulturore që pa dyshim determinuan
ngjarjet që e frymëzuan për aq kohë, me modifikime
pasuese e relative.
Është e qartë se përballë gjendjes modeli
fillestar i politikës kulturore që, ani pse me plot të
meta, si të gjitha institucionet, qe për shumë kohë
një pikënisje politiko-religjioze dhe model kulturor për
bashkësitë. Këto të fundit identifikonin në
të mënyrën për t'i ruajtur shtyllat themelore
të civilizimit të tyre të vjetër si p.sh., traditën,
të drejtën, vlerat religjoze e morale e kjo mund të
shihet në dimension të drejtë vetëm në
se kihet parasysh se arbëreshët nuk shohin ndër këto
institute një gjerarki asiologjike, sepse të gjithë
janë të pranishëm në çdo manifestim të
jetës së përditshme. Mirëpo duhet pranuar faktin
se, në qoftë se qëllimi i pafë ishte që
t'i jepej jetë një institucioni edukativ për arbëreshët,
në kuptim të përpunimit dhe përhapjes së
kulturës, ajo ishte shkollë elite, si pat thënë
A. Marchiano në shkrimin e tij „Vita di Masci",
lidhur me kolegjin: „vetëm familjet më të pasura
i dërgojnë fëmijët e tyre të ndershëm
në kolegjin e Shën Adrianit".
Mirëpo kjo ishte një e metë e përgjithshme
e kulturës së asaj kohe, shkak për të cilin
vetem pakica i shfrytëzoi beneficionet, qoftë nga pikëpamja
kulturore, qoftë nga pikëpamja e evolucionit revolucionar
të mendimit dhe të ideve.
Viti 1700, në Itali si në tërë Evropën,
shënon vijat e para e kryesore të përtërirjes
së mendimit politik e kulturor e për pasojë modifikimin
e institucioneve edukuese, prej të cilave fillon të kërkohen
metoda të reja t'i realizojnë në praktikë në
pajtim me rriten intelektuale e politike. Pikëmbështetja
e kësaj të fundit mund të identifikohet lehtë
në besimin gjithnjë më të madh në përparimin
e shkencës dhe në mendimin e ri filozofik, faktorë
këta që do të jenë momente prioritare në
formimin e një koncepti të ri politik. Jemi dëshmitarë
të lindjes së një kulture të re laike që
fillon të paralajmërojë nevojen e ballafaqimit të
teorisë me praktikën. Në fillim vetëm pak grupe
e mandej një shumicë gjithnjë më e madhe njihen
me të dhënat konformistike të determinuara nga të
pranuarit pasiv të skolasticizmit dhe të kurializmit.
Në të vërtetë, mbrojtja e vlerave tradicionale
kishte përparuar, deri në pikën e fundit, nga ana
e jezuitëve, ngulmuesve në mbikëqyrjen kishtare mbi
arsimin, të cilët kundërshtonin këtë tendencë
gjithnjë e më të përhapur që të çmohet
parimi i dobisë praktike të shkencës, parim ky në
të cilin zinte rrënjë nevoja për reforma konkrete
e të realizueshme.
Ligjet e pandryshueshmërisë së procesit historik
garantonin një përhapje gjithnjë e më të
gjerë dhe pranueshmëri të ideve të reja, në
bazë të të cilave formuloheshin kërkesa eksplicite
për arsimim më praktik e më pak dogmatik, të
krijohen shkolla të reja, të futen mësime më
konkrete, përmbajtje për t'i ballafaquar me përjetimet
reale dhe me praktikën e sjelljes shoqërore të bashkëkohësve,
edhe në seminaret kishtare. Në këso klime nisin të
lindin idetë, si ato të Mario Paganit, mbi natyrën
e aristokracisë, sepse tregonin papërshtatshmërinë
dhe anakronizmin e koncepteve tradicionale kundruall fazave të
evolucionit e të transformimit të një shoqërie
në të cilën, barazia në kundërshtim me
teorinë e privilegjeve të trashëguara, bëhet
aspirata më e lartë.
Pikerisht midis këtij acarimi politiko-kulturor dhe ekonomik
ndërmjet pushtetit laik e atij të klerit lind kolegii
italo-shqiptar, për themelimin e të cilit do të japim
informata të shkurtëra historike me qëllim që
të nxirren e të cilësohen viat themelore. Nuk do
të kishte kurrfarë rëndësie nëse i përmendim
cilët qenë dhe sa qenë ata që u filluan në
altarin e lirisë e të demokracisë po qe se nuk do
t'i veçonim plotkuptimësitë prioritare në
shumë nivele bisedash, d. m. th. në atë shoqëror,
kulturor e politik (e pse ,jo edhe pedagogjik) në një
optikë edhe pse të largët e të lakmueshme, me
të drejtë mësimi. Pikërisht për këtë
inkuadrohen në të qenët e saj si institucion dhe
në manifestimet e jashtme të jetës së shqiptarëve
të Kalabrisë: në të vërtetë, në
të përmblidhen të gjitha interesat e tyre intelektuale,
morale e religjioze.
I themeluar, pas shumë kërkesave të italo-shqiptarëve,
nga papa Klementi XII, ndihmohet nga ky i fundit me rreth 12000
skuda, të marrë nga fondet e thesarëve papalë,
si shpenzime për punimet e para.
Shpenzimet për tri vjetët e para i hoq Samuel Rodota,
iniciatori kryesor i kësaj shkolle.
Sipas asaj që shkruante në letrën e papes për
themelimin „Ex-injuncto Nobis" qëllimi ishte ai
që të shikohen nevojat shpirtërore të italo-shqiptarëve
të ritit grek. Nxënësit edukoheshin dhe mbaheshin
me shpenzimet e Kolegiit prej momentit kur jepnin betimin se do
të merreshin me religjion. Ishte e paraparë po ashtu edhe
mundësia e drejtorit të pranojë në shkollë
edhe ata që nuk do të merreshin me çështje
fetare, por të cilët do të paguanin një shumë
të caktuar vjetore.
Kështu, Kolegji prej fillimit përbëhej prej dy brezave:
i pari nga nxënës që nuk paguanin e të tjerët
konviktorë të cilët pranoheshin vetem nëse familjet
e tyre ishin në gjendie të paguanin. Numri i konviktorëve
vinte duke u rritur në krahasim me nxënësit, sepse
vinin nga shumë anë që të mësonin letërsi
e shkenca.
Pas vdekjes së Rodotes, që ishte drejtori i parë,
në këtë post së pari erdhi imzot De Marchis
e mandej imzot Archiopoli deri më 1794. Gjatë kësaj
periudhe shkolla u ballafaqua me vështirësi të shumta,
me karakter ekonomik para së gjithash, probleme këto që
nuk u zgjidhën por që gjithnjë bëheshin më
serioze.
Kur u bë drejtor imzot Bugliari, ai përdori të gjitha
mjetet në dispozicion të rifillojë aktivitetin dhe
punët t'i nxjerrë në rrugë të mbarë,
por të gjitha përpjekjet e tij mbeten të kota, sepse
nevojat ekonomike ishin të shumta.
Mandej Bugliari iu drejtua qeverisë ta shtrojë edhe një
herë e ta analizojë rëndësinë që institucioni
kishte për arbëreshët e Kalabrisë dhe për
pamundësine e tyre të zgjidhnin problemet e Panumërta.
Mbreti Ferdinanti IV, pasi i muar në shqyrtim kërkesat
e ankesat, me një shkresë të 1 marsit 1794 kërkon
që Kolegji të transferohet prej S. Benedeto Ullano, atje
ku kolegji prej ditës së parë qe quajtur Corsini,
në S. Demetrio Corone në manastirin S. Adriano, të
ardhurat dhe pasuria e së cilës duhet t'i dorëzoheshin
drejtorit të kolegjit.
Personaliteti i Bugliarit u formua në Kolegj ku qe ushqyer
e kultivuar thirrja e tij për liri e demokraci. Pikërisht
për këtë drejtim që për praktikën
e re edukative arkipeshkopi Cardamone nga Rossano e definon „farkëtari
e djajve dhe e jakobinëve".
Pa dyshim, qëllimi i fundit ishte që t'i jepej rinisë
një formim jo në kundërshtim me evolucionin kulturor
e të mendimit të kohës. Interesi religjioz e ai për
një arsimim më të gjerë u mishërua aq sa
i dhanë jetë një instituti kishtar laik. Nëse
diku simboli i lirisë dhe aspirata për të i kishin
shtytur shqiptarët të migronin ishte e pamundur mos t'u
printe edhe një herë këmbëngulja e fisnikëria,
të vëna në sprovë nga ana e tiranisë borbone.
Këto ndjenja liridashëse, duke gjetur fuqi e mundësi
më të mëdha aksioni në koordinimin kulturor
të Kolegjit, u bënë, si në epokat e tjera, elementi
shtytës i kryengritjes kundër tiranisë dhe privilegjit
të kastes. Këtë e dëshmojnë faktet, ngjarjet
dhe sakrificat e Rilindjes.
Për motivet e sapopërmendura Bugliari dhe i tërë
Kolegji qenë objekte persekutimesh: shumë dëme u
sollën strukturës dhe nxënësve, ndërsa
vetë peshkopi u vra gjatë plaçkitjes së S.
Sofia di Epiro natën e datës 19 gusht të vitit 1806.
Mirëpo, kolegji, pëkundër pritjeve të Borbonit,
doli edhe më i fuqishëm, sa u bë flamur i lirisë
rreth të cilit u mblodhën arbëreshët e Kalabrisë,
madje në numër të madh. As sakrifica e Imzot Bugliarit,
që i preku e i trazoi bashkësitë shqiptare, si çdo
vdekje tjetër heroike, nuk qe e kotë, sepse vepra e tij
qe çmuar aq sa që pasardhësi i tij imzot Domenico
Belusci nuk mundi pa e vazhduar duke e kultivuar te nxënësit
shpirtin për liri e barazi.
Nga kjo shkollë del një numër i madh atdhetarësh
e luftëtarësh për bashkim e pavarësi të
Italisë; midis tyre të rikujtojmë i Mauro, i Tocci,
i Nocito, i Baffa, De Rada Gennaro Placco, i Sette Conforti, Vincenzo
Stratigo, Antonio Marchiano. U cituan emrat më të njohur
që në të njëjtën kohë, në ngjarjet
lokale qenë protagonistë, strategë e heronj. Deri
këtu mund të marrim dy data kryesore rreth evolucionit
dhe formes së vetëdijes demokratike të arbëreshëve
dhe të kontributit të madh që e dha kolegji i Shën
Dhimitër Korones në realizimin e tij; nëse në
kohën e Bugliarit qe njëfarë dore qendër për
përhapjen e ideve jakobine, gjatë periudhës së
Restaurimit u bë seli shumë aktive e Karbonerisë,
shoqëri e fshehtë që duke pasur degë e seli
në të gjitha shtetet italiane, u bë inisiatore e
lëvizjeve të para për pavarësi të Italisë
së lirë e të bashkuar.
Nuk është fare margjinale të argumentojmë për
sa u tha se-pse kësaj mund t'i bashkohet e tërë biseda
për peshen dhe aftë-sinë e propagandimit të
ideve për liri e drejtësi sociale midis ba-shkësive.
Gjendemi në fillim të shekullit XIX, afro tre shekuj
pas ardhjes së grupeve të mëdha të shqiptarëve,
dhe duhet cekur se kushtet për jetë nuk ishin përmirësuar
shumë në krahasim me të kaluarën, kur të
merren parasysh toka e paktë që u ishte dhënë
për ta punuar, mungesa e arsimimit, kriminaliteti i baronëve
dhe lakmia e nëpunësve të tatimeve. Ishte e qartë
se politika qeveritare synonte t'i varfëronte gjithnjë
e më tepër bashkësitë shqiptare me qëllim
t'i mbante vazhdimisht në dorë, e kjo kryhej përmes
detyrimeve fiskale precize, të cilave shqiptarët nuk mund
t'u nënshtroheshin. Gjithë kësaj lipset shtuar averisionin
e përhershëm e shekullor të peshkopëve latinë,
të cilët u përpoqën me të gjitha mjetet
të nënshtronin ritin grek që praktikohej në
bashkësitë që ishin në dioçezet e tyre,
me qëllim të futnin ritin latin. Kështu lindin luftëra
e armiqësi interne midis njërës anë që
ishin kryengritësit e, anës tjetër, që ishin
shtypësit.
Këtë gjendje deprimuese të bashkësive shqiptare
duhet impu-tuar edhe borgjezisë që lindte midis vetë
arbëreshëve, e shtypur edhe nga ligjet shkatërruese
feudale, që bëheshin pronarë të pa-surive e
të tokave që më parë u takonin feudalëve
të tjerë. Naty-risht se nuk kërkohet të mbrohen
këto akte të aproprimit të pa-drejtë (që,
pos të tjerave, favorizuan ndarjen në shtresa midis këtyre
bashkësive) në çastin kur thuhej se kjo ishte pasojë
e sis-temit politiko-ekonomik në të cilin ishin integruar
sistem ky që i kishte detyruar arbëreshët të
merrnin qëndrime të caktuara.
Zemërimi për jetë të mjerë që bënin
dhe për padrejtësinë sociale i shtyri shqiptarët,
dhe jo vetëm ata, të jenë kundër regjimit borbon.
Gjërat ndryshuan shumë prej çastit kur e hapen
shkollën e cila bëri kthesë pozitive në kulturë
e në gjendjen sociale. Studentët dhe mësuesët
që punonin aty ishin hallka lidhëse midis Kolegjit e bashkësive.
Mësimet dhe përpunimi e kultivimi i ideve të reja
e revolucionare transmetoheshin jashtë nga mësuesit e
studentët duke ndjekur logjikën e farefisnisë. Në
këtë mënyrë Kolegji afirmohej si qendër
propagande dhe e përhapjes së mësimeve dhe e ideve
që u përqafuan gjerësisht nga masa si për shkak
të pakënaqësisë ndër ta si për idenë
që e frymëzonte. Sipas mendimit të shumë studiuesve
të çështjeve shqiptare, kjo shkollë e vetme
që arbëreshët e Kalabrisë arritën ta kishin
ishte pikënisje e vetëdijes demokratike të tyre,
që kishte si pasojë zhgënjimin e klasës hegjemone,
e cila nuk u gjend më para një populli inert e të
pashkolluar, por të përgatitur dhe të gatshëm
për revolucion, sepse tani është i aftë t'i
kuptonte idetë e domethëniet.
Ngjarjet në kohën e Rilindjes italiane tregojnë
si dashuria për liri dhe aspirata për demokraci u bënë
shtytëse për të çuar krye kundër tiranisë
feudale e shekullore të burbonëve.
Përfaqësuesit shtetërorë, pas shenjave të
para të kryengritjes nga ana e arbëreshëve, u vërsulen
mizorisht mbi shkollën e mbi nxënësit, sepse dëshira
e parë ishte që të shpartallohej kjo „farkëtari
idesh liberale e demokratike".
Duket gjë e dobishme të sjellim për këtë
qëllim një frazë të thënë nga gjyqtari
hetues i Rossanos, Ferdinando De Simone, me rastin e procesit të
kryengritësve shqiptarë, midis të cilëve vëllezërit
Mauro: „Duke shkuar pas ideve të rebelizmit e të
komunizmit të inspiruara nga anëtarët e familjes
Mauro, filluan të të vihen në lëvizje në
çdo mënyrë e të proklamojnë se Statuti
konstitucional nuk i konvenonte më tjetër kombit, e se
mbreti nuk vepronte në mënyrë të ndershme, etj..."
Nga kjo ndodhi te arbëreshët zgjohet vetëdija demokratike
e revolucionare, e dëshmuar edhe më mirë nga lëvizjet
në Kozencë më 1844, nga kryengritja kalabreze më
1848 dhe nga të gjitha ngjarjet që e karakterizojnë
luftën për bashkimin e Italisë, ngjarje këto
që tregojnë poashtu sa patriotë kishte edukuar kolegji
Shën Adriano. Dy figura të rëndësishme tipike
të këtij formimi: Agesilao Milano e Attanasio Dramis,
personalitete këto që i zgjodhëm si shembuj jo rastësisht.
Dramisi hyri në kolegj më 1842 si konviktor duke sjellë
me vete një edukim politik që e kishte marrë në
familjen e tij, e që bukur shumë ishte ushqyer me përmbajtje
të reja kulturore e ideologjike nga i tërë sistemi
edukativ i shkollës e mbi të gjitha nga mësuesi Antonio
Marchiano. Shokë i pat Antonio Nocitin, Nicodemo Baffan, figura
rilindase të cituara më parë, dhe Agesilao Milanon.
Aty qëndroi deri më 1848, vit në të cilin e
pa dështimin e lëvizjeve kryengritëse.
Pa dyshim populli nuk ishte ende i pjekur për të përballuar
situata që do të mund të ndryshonin kahen e historisë
së Italisë. Kërkohej kohë jo aq e shkurtër
që pjekuria individuale dhe kolektive të arrinte stadet
e mjaftueshme për t'i parë më mirë problemet
në mënyrë më koherente dhe efektive aq sa edhe
vepruese. Ky front demokratik që ishte instaluar midis bashkësive
shqiptare ishte në rrezik të mos qëndronte më
tjetër ndaj okupimeve sistematike të tokave që krijonin
luftëra të brendshme midis tyre.
Pas dështimit të lëvizjeve Dramisi u përpoq
të shkojë në Romë me qëllim të futej
në radhët e republikanëve por u arrestua, u dënua
dhe u lirua më 1852.
Më 1856 Dramisi dhe Agesilo Milano menjëherë pas
vendimit të marrë nga ana e komitetit të fshehtë
të Kozencës, që kishte nevojë të vinte
kontakt ma komitetin e fshehtë të Napolit, në bazë
të kërkesave të tyre u pranuan të kryejnë
shërbimin ushtarak në radhët burbonase në zëvendësim
të vëllezërve përkatës. Agesilao Milano
i kishte folur në komitet dhe mikut Dramis për qëllimet
e tija për ta vrarë mbretin dhe nga të gjitha anët
i kishin arritur lutje të mos ndërmerrte nisiativa private,
sepse me siguri do të shkonin huq dhe do t'i sillnin dëm
si vetë atij, ashtu edhe gjithë organizates. Megjithëse
dukej se ishte gati të hiqte dorë nga qëllimet e
veta, në 8 dhjetor 1856 bëri atentat kundër mbretit.
U burgos menjëherë, u muar në pyetje dhe u torturua
me qëllim t'i tregonte emrat e komplotistëve të tjerë.
Pasi që torturuesve e gjyqtarëve u tha sypatrembur se
vepra ishte vetëm frut i vendimit të tij, më 13 dhjetor
të të njëjtit vit e sollën para trekëmbëshit
në Sheshin Cavalcatoio në Napoli.
Ndërkaq fillon shtypja mbi shqiptarët si në Napoli
ashtu edhe në Kalabri. Vincenzo Rodota shkarkohet nga posti
i nëndrejtorit të Kolegjit, i cili mbyllet deri më
1858.
Dramisi bashkë me shumë të tjerë arrestohen
dhe mbyllen në burgjet e Kalabrisë. Midis të njëmijëve
figurojnë personalitete të njohura të botës
italo-shqiptare, që ishin dalluar në raste të mëparshme
revolucionare e që njëlloj ishin formuar e kalitur në
Kolegjin e Shën Adrianit, i cili edhe një herë intervenonte
me aftësinë e tij koordinuese me qëllim që Garibaldi,
sapo të arrinte, të gjente mikpritjen e nevojshme, si
revolucionar që ishte dhe për shtytjen që u kishte
dhënë masave që të vepronin për të
fituar lirinë e demokracinë.
Me të arritur ai iu bashkua Legione Pace, i përbërë
nga 500 shqiptarë, prej të cilëve rreth treqind të
prirë nga Sprovieri që si hero i Sapri Battista Falcone,
qe edukuar në Kolegjin S. Adriano. Dëshmi historike për
këtë është dekreti i Garibaldit, i datës
20 tetor 1860 nga Kaserta me të eilën ai italo-shqiptarëve
u dha mirënjohjen kombëtare për trimëri dhe
atdhedashuri; u dha një dotacion prej 12.000 duketësh
me qëllim të rindërtohej godina e Kolegjit në
Shën Dhimitër Korone dhe një lavdithuerje fatosëve
dhe bujarëve shqiptarë të njohur në vepra të
mëdha për çështjen kombëtare.
Pjekuria e vetëdijes demokratike e revolucionare e arbëreshëve
pasqyrohet në mënyrën më të qartë
në evolucionin e pozitës politike të Dramisit, i
cili nuk i ndërpreu kurrë marrëdhëniet me botën
kalabreze-shqiptare, që ishte frymëzuar dukshëm nga
mendimi dhe idetë e tij.
Pas ndërmarrjes garibaldiane dhe ngjarjeve kombëtare që
pasuan lind grupi i ri i cili shkëputet nga macinizmi dhe u
bashkohet rrymave socialiste. Aktiviteti i tij politik midis viteve
1864 dhe 1872 ishte shumë i madh: bën pjesë në
redaksinë „II popolo d'Italia", bashkëpunon
në themelimin e shoqates „Liberta e giustiza", merr
pjesë në seksionin napolitan të Intemacionales.
|