|
Problemi i ruajtjes së tërësisë territoriale
te Shqipërisë u bë shumë i mprehtë dhe
u vu në rend të ditës, si një problem kardinal
në procesin e zhvillimit historik të popullit shqiptar,
në vitet e Krizës së Lindjes 1875-1878, gjatë
luftës ruso-turke të vite-ve 1877-1878 dhe veçanërisht
gjate viteve të stuhishme të Lidhjes Shqiptare të
themeluar në Prizren (1878-1881) e cila pati si objektiva kryesore:
ruajtjen e paprekshmërisë e të tërësisë
së trojeve kombëtare shqiptare e, bashkë me këtë,
njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë si
dhe bashkimin e tokave të Shqiperisë në një
njësi të vetme kombëtare, mbi bazën e së
cilës do të hidheshin themelet e ngrehinës së
shtetit kombëtar shqiptar.
Lëvizja e masave popullore dhe mendimi politik përparimtar,
që pasqyronte tendencat e zhvillimit historik të Shqipërisë
e të popullit shqiptar, dëshmonte për karakterin
mbarëshqiptar të saj dhe të koncepteve politike që
u parashtruan në shumë dokumente të kohës, siç
qenë dokumentet programatike të Lidhjes Shqiptare, memorandumet
e protestat e shumta dërguar Portës së Lartë
dhe qeverive të Fuqive të Mëdha nga të katër
anët e Shqipërise. Konceptet politike të drejtuesve
dhe aktivistëve kryesorë të Lidhjes Shqiptare mbështeteshin
në doktrinat politike përparimtare të kohës,
në ato parime demokratike e kombëtare që kishin ushqyer
vite me radhë lëvizjet e mëdha e të fuqishme
nacionale revo-lucionare të popujve e të forcave demokratike,
për krijimin e shteteve kombëtare e për demokratizimin
e jetës politike të këtyre shteteve.
Shqipëria, si atdheu i shqiptarëve, në dokumentet
programatike të Lidhjes, në memorandumet,, protestat e
kërkesat e tjera të shumta, shikohet si një madhësi
unike, e pandarë, si nga pikëpamja historike e gjeografike,
ashtu edhe etnike e kombëtare. Përparimi i vendit, lulëzimi
i tij lidhet para së gjithash e mbi gjithçka me ruajtjen
e sigurimin e tërësisë kombëtare e të unitetit
kombëtar. Ky koncept kishte gjetur përhapje edhe para
forcimit të Lidhjes Shqiptare. Atdhetarët shqiptarë
me kohë kishin hedhur idenë e veçimit të tokave
shqiptare nga tokat e kombësive të tjera që bënin
pjesë në Perandorinë Osmane.
Kur copëtimi i Shqipërisë u bë një rrezik
real, pas paqes se Shën-Stefanit dhe Kongresit të Berlinit,
problemi i ruajtjes dhe sigurimit të tërësisë
e bashkësisë territoriale u bë problem qendror dhe
e gjithë lëvizja për mbrojtjen e të drejtave
të shqiptarëve dhe mendimin politik përparimtar shqiptar
e përshkoi si një fill i kuq ideja e mbrojtjes dhe sigurimit
të tërësisë e bashkësisë territoriale,
si kusht paraprak kryesor për krijimin e një Shqipërie
autonome, për përparimin e lulëzimin e saj.
Me krijimin e Lidhjes Shqiptare në qershor 1878, në dokumentet
e saj programatike, siç qenë Akti i vendimeve (Kararna-me),
Vendimi i 2 korrikut e dokumente të tjera, ruajtja e tërësisë
territoriale dhe roli i saj në konsolidimin kombëtar dhe
në organizimin politik, del si një kusht i domosdoshëm
për mbrojtjen e zhvillimin e kombësisë shqiptare,
si kusht i domosdoshëm për krijiinin e një uniteti
kombëtar, politiko-administrativ me tipare shtetërore,
që do të siguronte vetëqeverisjen e Shqipërisë
në kuadrin e Perandorisë Osmane.
Vlen të theksohet se, për ruajtjen e integritetit territorial
të vendit, Lidhja i bëri apel në radhë të
parë e kryesisht popullit shqiptar, i cili, siç e dimë,
luftoi dhe derdhi gjakun për Kombin dhe Atdheun. Ushtria që
do të ngrihej për mbrojtjen e tokave shqiptare do të
mbahej me ndihmat e popullit dhe mjetet financiare që do të
siguronte Lidhja. Në këtë rast Lidhja e injoronte
ndarjen e vjetër administrative të tokave shqiptare në
katër vilajete, prandaj, siç thuhet në Aktin e
vendimeve, ngriti „ndërtesën e saj të bashkimit"
me kryeqytet Prizrenin, duke e konsideruar Shqipërinë
pa përjashtim, Jugun dhe Veriun, si një të tërë
unike. U hodh kështu ideja për një organizim administrativ
territorial mbarëshqiptar, me qëllim që të bashkoheshin
të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët në një
njësi territoriale të vetme e të pandarë. Kjo
ide gjeti një zbërthim të hollësishëm në
Urdhëresën e Lidhjes të 18 qershorit, në nenin
1 të së cilës thuhej: „Për të zbatuar
vendimet e „Aktit të Vendimeve" të marra nga
ana e Lidhjes, do të formohet në qytetin e Prizrenit një
administratë qendrore e përbërë prej personave
më të zgjedhur të deputetëve të çdo
sanxhaku, nga e cila do të varen administratat e çdo
kazaje... Prej personave që do të jenë më të
përshtatshëm do të krijohen në secilën
prej tyre degë të administratës (qendrore)".
Qysh në dokumentet e para të Lidhjes Shqiptare koncepti
i territorit shqiptar i ruajtjes dhe sigurimit të tërësisë
së trojeve shqiptare lidhet ngushtë me atë të
kombësisë si dy madhësi të pandara, si dy anë
të së njëjtës medalje. Asnjëherë koncepti
i territorit shqiptar nuk shikohet nga interesa të ngushta
ekonomike lokale, si një madhësi më vete, por gjithmonë
i lidhur me interesa mbarëshqiptare, i lidhur ngushtë
me parimin e kombësisë. Kombi parafytyrohet si një
madhësi reale që shtrihet në një territor të
caktuar, në trojet shqiptare, prandaj çdo cungim i trojeve
shqiptare shikohej me të drejtë si një dhunim i të
drejtave kombëtare të popullit shqiptar.
Akti i Vendimeve e shpreh qartë dhe pa ekuivoke qëllimin
kryesor të Lidhjes qysh në nenin 1 ku thuhet: „Lidhja
jonë formohet me qëllim... që të veprojë
aktivisht me të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin
e vendit".
Autorët e Aktit të Vendimeve nxirrnin në plan të
parë mbrojtjen e tërësisë tokësore të
Shqipërisë, sepse copëtimi i saj sillte me vete një
rrezik fatal. Copëtimi i vendit, mendonin me të drejtë
udhëheqësit e Lidhjes, do të dobësonte tej masës
Shqipërinë e, si rrjedhim, ajo do të dobësohej
aq shumë sa do të vihej në pikëpyetje perspektiva
e krijimit të shtetit autonom e më vonë të pavarur
shqiptar në një të ardhme të afërt.
Me vendimet që mori Lidhja Shqiptare kryente një akt
të madh historik dhe veten e saj e quante të përjetshme
siç quante kombin shqiptar të pathyeshëm e të
përjetshem në territorin ku ai kishte pasur dhe kishte
shtrirjen e tij. „Kjo Lidhja jonë, -thuhet në Aktin
e Vendimeve, - do të kalojë brez pas brezi ndër fëmijët
dhe fëmijët e t'ëmijëve tanë.. .".
Me këtë Lidhje tregonte se themelet e „ndërtesës
së bashkimit" që ajo po hidhte do t'i jepnin popullit
shqiptar mundësinë për të gëzuar ato të
drejta historike, ashtu siç i kishin popujt e lirë e
të pavarur. „Ne, deklaronin delegatët e mbledhur
në Prizren, nuk do të pranojmë kurrë këtej
e tutje që ndonjë sundimtar të na tiranizojë
dhe të shtypë banorët e tokave tona". Për
këtë ata jepnin besën se do të sakrifikonin
edhe jeten e tyre.
Me zgjerimin e lëvizjeve patriotike të masave popullore
në verë e vjeshtë të vitit 1878, lufto për
ruajtjen e tërësisë tokësore dhe njësimin
e tokave shqiptare në një provincë autonome hyri
në një fazë të re. I mbështetur fuqimisht
në lëvizjet e masave të gjera popullore, në
patriotizmin e tyre të pakufishëm, në gadishmërinë
për të mbrojtur çdo pëllëmbë të
tokës shqiptare, mendimi politik i drejtuesve të Lidhjes
Shqiptare e bëri një hap të madh përapra dhe
programi politik i Lidhjes u pasurua me kërkesa të reja,
më të qarta që iu përgjigjeshin kërkesave
të zhvillimit historik të Shqipërisë, dëshirave
e aspiratave të mbarë popullit shqiptar.
Në mbledhjet e mëdha që u bënë nga fundi
i korrikut i vitit 1878 në Janinë e Prizren, Lidhja Shqiptare
i kërkoi haptazi Portës së Lartë jo vetëm
bashkimin e tokave shqiptare, por edhe njohjen e kombësisë.
Në projektin që i paraqitën Valiut të Janinës
e të Kosovës, përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare
kërkuan zbatimin e reformave dhe njohjen e Shqipërisë
si Vilajet autonom. „Shqiptarët, - thuhet në vendimin
e mbledhjes së Janinës të Lidhjes Shqiptare, më
24 korrik, - të udhëhequr nga ndjenjat patriotike, e gjithë
Toskëria, e Gegëria, u betuan dhe lidhën besën
me shkrimin për të mbrojtur tokën e shenjtë
të vendlindjes".
Për realizimin e këtij qëllimi, në emër
të të gjithë shqiptarëve, përfaqësuesit
e Lidhjes, të mbledhur në Janinë, kërkuan të
vihen në jetë tri çështje:
Së pari, të forcohet gjuha e tyre, me qëllim që
të sigurohet ëkzistenca kombëtare e tyre.
Së dyti, që ata të mundin t'u bëjnë ballë
synimeve pushtuese të armiqve, duhet të bashkohen të
gjithë në një njësi...
Së treti, reformat e nevojshme të zbatohen në Shqipëri
para çdo vendi tjetër".
Nga fundi i verës së vitit 1878 në Shqipëri
u krijua një gjendje mjaft e nderë, u ashpërsuan
marrëdhëniet midis Lidhjes Shqiptare dhe Qeverisë
Turke me asgjësimin e mareshalit turk Mehmet Ali Pasha dhe
të taboreve te tij në fillim të shtatorit 1878. Ajo
u tregoi qartë se shqiptarët jo vetëm që nuk
u bindeshin urdhrave të Stambollit, por përkundrazi ishin
të vendosur të mbronin të drejtat e tyre kombëtare.
Kjo ngjarje i bindi atdhetarët shqiptarë se duheshin parashtruar
kërkesa më të avancuara dhe i mbushi me besim se
masat e gjera popullore do ta prisnin me gëzim të madh
një program të tillë.
Komiteti i Stambollit përpunoi dhe botoi më 27 shtator
1878 programin e ri të lëvizjes shqiptare. Ky program
u botua prej Sami Frashërit në gazetën e tij „Terxhumani
Shark". Programi i ri kishte në themel dy ide krysore:
ruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë
dhe autonominë e vendit. Këto dy kërkesa lidheshin
ngushtë me njëratjetrën. Qeverisja autonome, sipas
autorëve të këtij programi, duhet të shprehej
në bashkimin e të gjitha tokave shqiptare në një
njësi të vetme administrative dhe jo të ndara, aq
më tepër të copëtuara.
Në nëntor 1878 vijmë në një nga pikat
më kulminante të Lidhjes Shqiptare, në mbledhjen
tjetër plenare në Dibër, me delegatë të
ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë. Në
memorandumin e aprovuar në këtë mbledhje vihej në
dukje se copëtimi i Shqipërisë, ashtu siç
u vendos në Kongresin e Berlinit, do të kishte pasoja
katastrofike për fatet e saj. E vetmja rrugëdalje nga
kjo gjendje e vështirë dhe e ndërlikuar ishte bashkimi
i të gjitha kra-hinave të Shqipërisë, duke mos
lënë jashtë saj asnjë pëllëmtaë
tokë, dhe marrja në dorë e qeverisjes së vendit
nga ana e shqiptarëve. Pesë pikat e programit politik
të Lidhjes Shqiptare pasqyronin në mënyrë të
plotë dy idetë themelore: E para, ruajtja e tërsisë
territoriale si një kusht sine qua non për zhvillimin
e përparimin e vendit, për konsolidimin politik dhe për
realizimin e qeverisjes autonome; dhe e dyta, kërkesa e autonomisë
territoriale politike, d.m.th. kërkesa për vetëqeverisje
në shkallë kombëtare, që të përfshinte
në gjirin e saj të gjitha territoret e banuara nga populli
me prejardhje të njëjtë kombëtare, në një
njësi të vetme administrative, me organe qendrore që
kanë nën vartësinë e tyre organet lokale, me
reparte të armatosura të veçanta, me gjyqe e organe
të tjera të përbëra nga nëpunës vendas
që kanë si gjuhë amtare gjuhën shqipe.
Evolucioni i shpejtë i pikëpamjeve politike të Lidhjes
Shqiptare dëshmonte për forcën e madhe të lëvizjes
popullore, për lidhjen e ngushtë të saj me truallin
kombëtar. Programi i ri i Lidhjes tregonte qartë se Lidhja
Shqiptare i kuptonte drejt dhe u përpoq t'u jepte një
zgjidhje të përshtatshme detyrave të mëdha historike
që kishte shtruar zhvillimi ekonomik, shoqëror e politik
i vendit. Kërkesat e reja të Lidhjes Shqiptare e forcuan
edhe më shumë karakterin e hapur antiturk të lëvizjes
shqiptare.
Përballë kërcënimeve të shteteve fqinje,
që kërkonin të copëtonin Shqipërinë,
duke u mbështetur në vendimet e marra nga Kongresi i Berlinit,
lëvizja shqiptare i shtoi përpjekjet e saj për të
ruajtur të paprekura trojet shqiptare dhe të ardhmen e
vendit e lidhi në mënyrë të pazgjidhshme me
ruajtjen e tërësisë territoriale. Kërkesat e
shqiptarëve drejtuar Portës dhe Fuqive të Mëdha
u bënë më këmbëngulëse, propaganda
patriotike e drejtuesve të Lidhjes u intensifikua, gatishmëria
e masave popullore për të mbrojtur me armë në
dorë u shfaq në të katër anët e Shqipërisë
dhe dha rezultatet e para.
Koncepti Shqipëri, si tërësi e tokave të banuara
nga shqiptarët, pjesët e së cilës nënkupton
si një e tërë unike e lindur historikisht u bë
për të gjithë shqiptarët gur i provës së
atdheda-shurisë dhe kusht i parë për konsolidimin
dhe përparimin politik. Lufta e Lidhjes Shqiptare për
sigurimin dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale,
veçanërisht për mbrojtjen e atyre territoreve që
rrezikoheshin imediatisht nga copëtimi, luftë e cila zhvillohej
e ashpër dhe e pandërprerë në dy fronte, kundër
monarkive ballkanike të përkrahura nga Fuqite e Mëdha
dhe kundër Perandorisë Osmane, e bashkoi popullin shqiptar
si një trup i vetëm rreth Lidhjes; Shqiptarët tregoheshin
të paepur në luftën e tyre dhe, me armë në
dorë, dhanë prova të një vendosmërie të
pashoqe për të mbrojtur trojet e tyre, idealet e lirisë
dhe të pavarësisë. Si gjithmonë ai që i
bashkonte ata, i frymëzonte dhe i bënte të paepur,
ishte ideali kombëtar, mbrojtja e çdo pëllëmbë
toke shqiptare.
Vendosmërinë e tyre për të mbrojtur tërësinë
tokësore të Shqipërisë, Lidhja dhe masat e gjera
të popullit e treguan në luftën për mbrojtjen
e viseve shqiptare, të cilat Kongresi i Berlinit padrejtësisht,
në kundërshtim të hapët me parimin e kombësisë,
kishte vendosur t'i shkëputeshin tokës „mëmë".
Lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e Plavës dhe të
Gucisë (tetor 1879 - janar 1880) përbën një
nga faqet më të lavdishme të Lidhjes Shqiptare, si
një lëvizje mbarëshqiptare, për mbrojtjen e
tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Nga Kosova e Shkodra vajtën me mijëra vullnetar dhe, së
bashku me popullsinë e këtyre krahinave, luftuan me heroizëm
për mbrojtjen e tyre. Një qëndresë heroike bënë
shqiptarët për mbrojtjen e Hotit e Grudës, të
cilët përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha vendosën
t'ia jepnin Malit të Zi në këmbim të Plavës
e të Gucisë. Ky pazarllëk i ri në dëm të
Shqipërisë i indi-njoi pa masë shqiptarët, të
cilët filluan të vërshejnë nga shumë krahina
të vendit për të mbrojtur Hotin e Grudën. Vullnetarë
erdhën jo vetëm nga krahinat e afërta, si nga Shkodra,
por edhe nga krahina më të largëta si Mati, Luma,
Kosova, Dibra, Tetova, etj.
Lufta e shqiptarëve për mbrojtjen në fillim të
Plavës e Gucisë e në pranverë të vitit
1880 të Hotit e Grudës, ngjalli një hov të ri
në lëvizjen patriotike popullore në të katër
anët e Shqipërisë dhe kudo populli tregohej i gatshëm
për mbrojtjen e tërësisë se Atdheut. Me sukses
luftoi Lidhja për mbrojtjen e tokave shqiptare në Jug,
që Kongresi i Berlinit rekomandonte t'i jepeshin Greqisë
dhe bëri që problemi i kufijve të mbyllej, duke mbetur
ata ashtu siç qenë.
Një rëndësi të madhe në luftën për
arritjen e unitetit kombëtar e ruajtjen e tërësisë
territoriale patën vendimet e mbledhjes së madhe të
Gjirokastrës, të mbajtur më 23 korrik 1880, ku ishin
përfaqësuar pothuaj të gjitha krahinat e Shqipërisë
së Jugut e të Veriut. Problemi kryesor që u shtrua
në këtë mbledhje ishte problemi i krijimit të
nje shteti kombëtar autonom, i cili do të bashkonte në
një unitet tokësor të gjitha trojet shqiptare. Vetëm
kjo mund të shpëtonte kombin shqiptar dhe Shqipërinë
nga rreziku i copëtimit. Uniteti kombëtar do të mishërohej
në krijimin e një qeverie shqiptare me qendër në
një nga qytetet në mes të Shqipërisë, ndërsa
vartësia nga Turqia do të kufizohej në minimum, në
dhënien e një shpërblimi vjetor dhe të reparteve
ushtarake në rast lufte. Programi i shqyrtuar dhe aprovuar
në mbledhjen e Gjirokastrës shënonte një hap
përpara jo vetëm në ruajtjen e tërësisë
tokësore por edhe në bashkimin e unifikimin e trojeve
shqiptare nën qeverisjen unike, autonome, të një
qeverie kombetare shqiptare.
Pas mbledhjes së Gjirokastrës përkrahësit e
programit të aprovuar në këtë mbledhje, të
mbështetur në masat e gjera popullore filluan të
krijojnë administratën shqiptare dhe të realizojnë
unitetin e vendit.
Solidariteti dhe gadishmëria e popullit shqiptar për
të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës
së tij u shfaq edhe një herë me forcë të
madhe në luftën për mbrojtjen e Ulqinit, të
cilin Fuqitë e Mëdha e jepnin në këmbim të
Hotit e të Grudës, që shqiptarët i mbrojtën
me vendosmëri dhe nuk lejuan që këto t'i shkëputeshin
Atdheut, Shqipërisë.
E gjithë Evropa qe dëshmitare e vendosmërisë
së shqiptarëve për të mtarojtur vendin e tyre.
Një ushtri e madhe turke e përkrahur dhe nga një
flotë detare ndërkombëtare e Fuqive të Mëdha
dhe nga forcat e Malit të Zi u sulën kundër Ulqinit,
për mbrojtjen e të cilit shqiptarët kishin vënë
gjokset e tyre. Armiku ishte shumë më i madh në numër
dhe i armatosur gjer në dhëmbë. Edhe atëherë,
kur 20 anije lufte të Fuqive të Mëdha me 7000 këmbësorë
detarë dhe me 138 gryka zjarri, kur 17 batalione turke qëndronin
përreth qytetit, dhe ushtritë malazeze qëndronin
po në afërsi të Ulqinit, shqiptarët luftuan
me vetëmohim për mbrojtjen e qyte-tit. Por fuqia e armikut
ishte tepër e madhe, vullnetarët shqiptarë u thyen
dhe qyteti i Ulqinit nga fundi i nëntorit iu dorëzua autoriteteve
malazeze nga ana e ushtrisë turke. Humbja e Ulqinit i lëndoi
zemrat e shqiptarëve, por iu tregoi në të njëjtën
kohë se rreziku i copëtimit të Shqiperisë kërkonte
mobilizimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e Atdheut.
Ndërkohë lëvizja e shqiptarëve për unitet
kombëtar e qeverisje autonome e udhëhequr politikisht,
organizativisht e ushtarakisht nga Lidhja Shqiptare, në fund
të vitit 1880 dhe në fillim të vitit 1881 hyri në
një fazë të re vendimtare, në fazën e luftës
së hapur të armatosur kundër pushtuesve turq, dhe
realizoi me dhunë autonominë.
Megjithëse u shtyp Lidhja Shqiptare e themeluar në Prizren,
si një lëvizje e madhe politike për unitetin kombëtar,
për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për
krijimin e shtetit kombëtar shqiptar në formën e
autonomisë, la gjurma të pashlyeshme në historinë
e lavdishme luftarake të popullit shqiptar. Ajo mbeti gjithmonë
si shembull i madh frymëzimi dhe si pikë referimi për
lëvizjen e mëvonshme të popullit shqiptar për
liri, pavarësi e unitet kombëtar.
|