Nënshkrimi i traktatit të
Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë
Osmane |
Fillimi i Krizës Lindore 1875-1878, i kishte preokupuar Fuqitë
e Mëdha evropiane rreth trashëgimit të tokave që
Perandoria Osmane ende i mbante në Gadishullin Ballkanik e
edhe më gjerë. Nga Fuqitë e Mëdha më të
interesuarit për këto vise ishin Rusia dhe Austro-Hungaria.
E para dëshironte të mbizotëronte në këto
treva drejt realizimit të planeve të saj pansllaviste,
kurse e dyta synonte ta okuponte Bosnën dhe Hercegovinën
dhe ta shtonte ndikimin e saj në pjesën perendimore të
Ballkanit dhe kështu të krijonte kushte për depërtim
në Lindje. Këto dy Fuqi të Mëdha në korrik
të vitit 1876 bënë një marrëveshje në
qytetin Rajshtat, lidhur me ndarjen e sferave të interesit
në këto treva. Këto pazarllëqe bëheshin
në kurriz të popujve të nënshtruar të Ballkanit.
Edhe Konferenca e Stambollit në dhjetor të vitit 1876
dëshmoi qartë se shtetet e mëdha vepronin drejt realizimit
të planeve të tyre pushtuese. Ato nuk donin të çanin
kokën për dëshirat dhe të drejtat legjitime
të popujve të vegjël ballkanikë, por shpesh
herë i përdornin si pionë në tabelën e
komplikuar të shahut ballkanik.
Një politikë e tillë e Fuqive të Mëdha
doli në shesh edhe gjatë bisedimeve të Paqes së
Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.
Si ngadhënjyse në luftë, Rusia i diktoi Portës
së Lartë kushtet e Traktatit të Paqes së Shën
Stefanit, me qëllim që t'i realizonte planet e saj për
dominim në Gadishullin Ballkanik dhe për krijimin e principatës
së madhe bullgare si një guberni ruse. Edhe me këtë
rast diplomacia ruse i harroi popujt e vegjël e të nënshtruar
të Ballkanit. Ajo i harroi edhe rivalet e veta, Fuqitë
e Mëdha. Prandaj, kundër një Traktati të tillë
e ngritën zërin popujt e dëmtuar, e në radhë
të parë shqiptarët, trevat e të cilëve
do t'i përfshinte në një pjesë Bullgaria e Shën
Stefanit. Të goditur nga mospërfillja e Rusisë dhe
Perandorisë Osmane, shqiptarët e viseve të Dibrës,
Kosovës etj., u dërguan telegrame protestuese e memorandume,
duke shprehur mospajtimin e tyre me Traktatin e Shën Stefanit.1
Me nje marrëveshje të tillë nuk u pajtuan as Fuqitë
e Mëdha, rivale të Rusisë, të cilat kurrësesi
nuk mund të lejonin dominimin e Rusisë në Gadishullin
Ballkanik. Me insistimin e tyre u konvokua Kongresi i Berlinit,
që kishte për qëllim revidimin e Traktatit të
Shën Stefanit. Mirëpo, edhe në Kongresin e Berlinit
u bënë pazarllëqe të shumta, derisa më
në fund nuk u gjet kompromisi, po ashtu në kurriz të
popujve të Ballkanit, të cilët luftonin për
liri dhe pavarësi të tyre.
Populli shqiptar nuk u pajtua edhe në këto pazarllëqe
të Fuqive të Mëdha, por që nga ditët e
para të Kongresit të Berlinit me anë memorandumesh
të shumta nga viset dhe grupet e ndryshme, u bënte me
dije Fuqive të Mëdha se trevat e tyre nuk ishin të
shkreta, se ata i zotërojnë dhe kërkojnë realizimin
e të drejtave të tyre. Ata në këtë mënyrë
u tregonin Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit,
se ekzistonin si komb, se kishin territor të përbashkët
në të cilin jetonin dhe se ata nuk ishin as turq, as austriakë,
as sllavë.2 Kësisoj ata kërkonin t'u njihej ekzistenca
kombëtare, e drejta për vetëvendosje, territori kombëtar
dhe integriteti territorial. Shqiptarët kështu donin t'u
tregonin Fuqive të Mëdha se nuk pajtoheshin me pazarllëqet
që bënin ato me trevat e tyre,3 duke i kënaqur lakmitë
e qarqeve të ndryshme. Megjithatë, këto qarqe nuk
ia paraqitën Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare
për njohjën e autonomisë.
Megjithëse Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit
nuk u angazhuan drejtpërdrejti për shqyrtimin e kërkesave
shqiptare për shkaqe të shumta, ato në mënyrë
të tërthortë u ndikuan nga memorandumet shqiptare.
Për të zbutur reagimet e popujve që edhe mëtutje
do të mbetnin nën sundimin e Perandorisë Osmane,
ato në nenin 23 të Traktatit të Berlinit kishin paraparë
disa reforma, që gjoja do të ua lehtësonin kushtet
jetësore popujve të robëruar, pra edhe popullit shqiptar.
Në nenin 23 thuhej se Porta detyrohej të krijonte komisione
të veçanta, në të cilat duhej të përfaqësohej
në mënyrë shumë të gjerë elementi
vendës; për të hartuar rregullore të posaçme,
që do t'ua siguronin këtyre krahinave një ad-ministratë
autonome, analoge me atë të Kretës.4 Lidhur me këtë
shtetet evropiane do të formonin një Komision Ndërkombëtar
(Komisioni evropian), me qëllim që të hartonte projektin
e reformave të përmendura dhe të mbikëqyrnin
realizimin e tyre.
Porta e Lartë gjatë kësaj kohe kishte për detyrë
në radhë të parë të zgjidhte çështjën
kufitare me Malin e Zi dhe Greqinë, sipas vendimeve të
Kongresit të Berlinit. Por këto vendime i kundërshtonte
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila konsideronte se cenoheshin
viset e banuara me shqiptarë. Qëndrimi i vendosur i Lidhjes
Shqiptare kundër pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha,
ndikoi që atuoriteti i Lidhjes dhe rëndësia e saj
të rriteshin dita-ditës në sytë e opinionit
publik evropian. Kërkesa për autonominë e Shqipërisë,
të cilën e kishte shtruar Lidhja Shqiptare, pati ndikim
edhe mbi Komisionin Ndërkombëtar në Stamboll, që
të ketë parasysh popullin shqiptar gjatë vendosjes
së fatit të tyre, ose si shënon ambasadori anglez
në Stamboll Goshen, se kombin shqiptar duhet parë si një
element që nuk duhej kapërcyer me rastin e çdo
kombinacioni të ardhshëm politik në Ballkan.5 Kjo
flet për faktin se Lidhja Shqiptare me aktivitetin e saj kishte
kontribuar që edhe Fuqitë e Mëdha ta kishin parasysh
këtë faktor të brendshëm.
Ambasadori austro-hungarez në Romë, në raportin
e tij më 14 maj 1880, shkruan se Perandoria Osmane nuk ishte
në gjendje t'i shtrëngonte shqiptarët dhe t'i detyronte
të pajtoheshin me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe
se, më në fund, dashur padashur do t'ua njihte një
autonomi.6 Eshtë fakt se çështjën shqiptare
e kishte shqyrtuar Këshilli i Ministrave i Perandorisë
Osmane, që dëshmon edhe procesverbali i 6 qershorit 1880,
nga i cili shihet se gjatë shqyrtimit të saj pati mendime
divergjente. Kështu pati mendime që të njihej autonomia
shqiptare, por më në fund mbizotëroi ideja e kundërt
dhe u muar vendimi që kundër Lidhjes Shqiptare të
dërgoheshin forca ushtarake për të rivendosur pushtetin
osman dhe të hudheshin poshtë kërkesat e Lidhjes
për autonominë e Shqipërisë.7 Se aty u shfaqën
mendime divergjente, dëshmon edhe raporti i ambasadorit austro-hungarez
nga Stambolli, në të cilin thuhet se dëshira e sulltanit
për krijimin e një vilajeti shqiptar, me angazhimin e
Said pashës u hodh poshtë.8 Për t'u marrë një
vendim i tillë ndikuan edhe diplomatët e huaj. Kështu,
ambasadori austro-hungarez në Stamboll kërkonte nga Porta
e Lartë të ndërmerreshin masa më energjike kundër
Lidhjes Shqiptare, me qëllim që ajo të mos bëhej
faktor me rëndësi në këto vise.9 Ky kishte kërkuar
që të hudhej poshtë kërkesa e Lidhjes Shqiptare
për autonomi.
Në bazë të raporteve diplomatike, mund të përfundohet
se Qeveria italiane duke synuar të shtonte ndikimin e saj ndër
shqiptarët, si dhe për ta kundërshtuar qëndrimin
e Austro-Hungarisë, kishte propozuar që shqiptarëve
t'u njihej autonomia.10 Ky propozim hasi në kundërshtim
të përfaqësuesëve të Francës, Rusisë
dhe Austro-Hungarisë.
Çështja e autonomisë shqiptare ishte shqyrtuar
edhe para Komisionit Ndërkombëtar në Stamboll, i
cili, në bazë të nenit 23 të Traktatit të
Berlinit, duhej të hartonte një projekt reformash për
viset evropiane të Perandorisë Osmane. Përfaqësuesi
anglez në Komisionin Ndërkombëtar doli me propozim
që shqiptarëve t'u njihej qeverisja autonome, duke bërë
një lloj decentralizimi të pushtetit administrativo-politik
të Perandorisë Osmane. Një mendim të tillë
kishte edhe kryeministri liberal anglez Gledston. Ky mendonte se
shqiptarëve duhej dhënë një kompensim për
territoret e humbura me vendimet e Kongresit të Berlinit. Një
mendim të tillë e përkrahnin edhe përfaqësuesit
diplomatikë të Anglisë në Stamboll Layard dhe
Goshen. Gosheni kishte deklaruar se çështja kufitare
nuk mund të zgjidhej pa konflikte, po të mos i jipej popullsisë
shqiptare një satisfakcion, duke i kënaqur aspiratat e
tij legjitime.11 Një propozim i tillë i përfaqësuesit
anglez në Komisionin Ndërkombëtar hasi në rrezistencë
të vendosur të Perandorisë Osmane dhe të Rusisë.
Kundër një propozimi të tillë ishte edhe Austro-Hungaria,
pasi që ajo ishte e bindur se një autonomi e përgjithshme
shqiptare do ta bënte të mundur dominimin e elementit
mysliman, dhe kështu elementi katolik do të gjendej në
pozitë inferiore.11 Prandaj, përfaqësuesi austro-hungarez
doli me propozim për autonominë e viseve veriore, ku dominonte
elementi katolik, duke shpresuar se atje do ta shtonte ndikimin
e saj dhe do të krijonte kushte për realizimin e planeve
të saj imperialiste.
Diskutimet në mbledhjet e Komisionit Ndërkombëtar
lidhur me zbatimin e nenit 23 të Traktatit të Berlinit,
shkaktuan shqetësime në qarqet qeveritare të shteteve
ballkanike. Këtë e deshmon edhe raporti i përfaqësuesit
diplomatik të Serbisë në Stamboll, i cili u shkruante
eprorëve të vet: Para komisionit evropian gjatë shqyrtimit
të çështjes së reformave për pjesën
evropiane të Perandorisë Osmane, janë paraqitur dy
tendenca kryesore: njëra për një Shqipëri autonome,
e tjetra për një Maqedoni autonome.13 Në këtë
raport ai shpreh frikën se me formimin e Shqipërisë
autonome në kuadrin e saj do të përfshihej edhe elementi
serb, të cilin do ta shtypte shumica shqiptare: në anën
tjetër nëse do të bashkohej me Maqedoninë, elementi
serb do të humbej në shumicën maqedone.14 Për
këtë arsye ai ishte angazhuar që Vilajeti i Kosovës
mos të ndahej midis Shqipërisë dhe Maqedonisë,
por të mbetej si tërësi nën sundimin e Perandorisë
Osmane. Lidhur me këtë çështje ai e kishte
lutur edhe përfaqësuesin rus në Komisionin Ndërkombëtar
Hitrovin, që edhe ai të angazhohej dhe ta paraqesë
çështjen asisoji që gjoja Vilajeti i Kosovës
qenka i banuar në shumicë nga elementi serb. Lidhur me
këtë Jevrem Grujiqi kërkonte nga qeveria e tij, të
dërgonte të dhëna statistikore, nga të cilat
do të shihej se Vilajeti i Kosovës banohej në shumicë
nga elementi serb. Po ashtu, ai kishte kërkuar nga qeveria
që të organizojë dërgimin e telegrameve nga
ana e popullsisë serbe të Vilajetit të Kosovës,
e cila do të kërkonte që të mbetej në kuadrin
e Perandorisë Osmane.15
Ministria e Punëve të Jashtme e Austro-Hungarisë
i drejtohet me një qarkore ambasadorit të saj në
Stamboll dhe konsullit të përgjithëshem në Shkodër,
duke kërkuar prej tyre që bashkë me konsullin anglez
Grin (Green) të shqyrtonin mundësinë e krijimit të
një autonomie për viset veriore shqiptare. ,,Bisedoni
edhe me zotin Grin dhe përpiquni që së bashku t'i
saktësoni modalitetet e projektit, që këto ditë
Komisioni i reformave në Stamboll ta aprovojë".16
Austro-Hungaria, më vonë do të insistojë me
anë të përfaqësuesit të vet në Komision
që ky projekt të aprovohet.
Londra e dinte shumë mirë se në këtë zonë
shtriheshin interesat e Austro-Hungarisë, që ishin në
kundërshtim me interesat e Rusisë, prandaj vendosi të
vepronte në bashkëpunim me Vjenën. Kryekonsulli austro-hungarez
në Shkodër Lippich, hartoinjë projekt mbi autonominë
e viseve Veriore të Shqipërisë, ku do të përfshiheshin
viset e Shkodrës, të Dukagjinit, të Mirditës,
të Lezhës etj. Popullata e përgjithshme e tyre arrinte
92.000 frymë, prej të cilëve 79.500 katolikë
dhe 12.500 myslimanë.17 Projekti austro-hungarez kishte për
qëllim t'i mbronte interesat imperialiste të shtetit të
vet në këto vise, e që ishte në kundërshtim
me interesat kombëtare shqiptare dhe me integritetin territorial
shqiptar, për arsye se çonte drejt copëtimit të
tokave shqiptare. Projekti austro-hungarez parashihte autonominë
për ato vise shqiptare, ku proporcioni ishte 6:1 në të
mirë të elementit katolik shqiptar, kurse mbarë popullsia
shqiptare arrinte në rreth 2.000. 000 banorë, prej të
cilëve si thuhet në një memorandum 1.000.000 ishin
myslimanë, 750.000 të besimit orthodoks dhe 250.000 të
besimit katolik.18
Me këtë projekt parashihej në hollësi ndarja
e Malësisë në rrethe administrative, por duke i ruajtur
instituoionet tradicionale në administrimin lokal siç
ishin: Kuvendi i fiseve, e drejta zakonore, vojvodet etj., që
dëshmon qartë se ky projekt nuk parashihte ndryshime të
mëdha në jetën shoqërore të fiseve të
Malësisë dhe se i vetmi qëllim ishte që ato
vise të binin nën dominimin e Austro-Hungarisë.19
Një zgjidhje e tillë nuk i shkonte për interesi
edhe Anglisë, e cila mendonte se një Shqipëri e fortë
do të mund të shërbente si pengesë për
zgjerimin e shteteve sllave drejt Adriatikut, kurse një autonomi
e viseve veriore nuk do të paraqitte far pengese serioze. Gosheni
mendonte se realizimi i autonomisë së plotë të
Shqipërisë do të kontribuonte në zgjidhjen e
çështjes Lindore. Përfaqësuesi i Anglisë
në Komisionin Ndërkombëtar Fricmoris po ashtu kërkonte
një autonomi të përgjithshme shqiptare që do
të përfshinte katër vilajetet. Ai bile insistonte
të aprovohej një projekt i tillë i cili parashihte
formimin e katër sanxhaqeve shqiptare me qendra në Shkodër,
Prizren, Elbasan e Gjirokastër, që në të ardhmen
të bashkoheshin në një njësi autonome shqiptare.20
Kjo në realitet çonte kah realizimi gradual i autonomisë
shqiptare, por hasi në kundërshtim të fortë
të përfaqësuesit rus, frances e austro-hungarez të
Komisionit. Duke mos gjetur përkrahje te kolegët e tij,
diplomati anglez nuk nguli këmbë për aprovimin e
projektit të paraqitur nga ai, kështu që Komisioni
Ndërkombëtar, me përjashtim të përfaqësuesit
rus, e aprovoi projektin austro-hungarez dhe francez dhe këtë
ia paraqiti Portës së Lartë, e cila duhej ta zbatonte
në jetë.
Në porosinë e Komisionit ndërkombëtar dërguar
Portes së Lartë thtihej: „Në qoftë se
Porta e Lartë do ta shihte oportune të bashkonte krahinat
shqiptare në një vilajet të vetëm — të
nënshkruarit nuk do të kishin asnjë kundërshtim",21
që do të thotë se përf aqësuesit e Fuqive
të Mëdha në Stamboll, edhe pse hartuan disa projekte
mbi zbatimin e nenit 23 të Traktatit të Berlinit, ato
hoqën dorë shumë lehtë nga insistimi për
zbatimin e tyre në jetë. Me këtë, ata i lanë
Portës së Lartë duart e lira që të veprojë
kun-dër shqiptarëve si të donte ajo.
Kjo dëshmon se Fuqitë e Mëdha për shkak të
kundërthënieve që kishin midis tyre, nuk mundën
të gjenin zgjidhje të përbashkët për të
dalë me kërkesa këmbëngulëse para Portës
së Lartë. Kjo u dha krah forcave antishqiptare në
Stamboll t'i hedhnin poshtë kërkesat e Lidhjes Shqiptare
për autonomi dhe ta shtypnin me forcën e armëve lëvizjen
kombëtare shqiptare e ta shpërndanin Lidhjen, që
ishte faktor me rëndësi.22
Edhe kësaj here Fuqitë e Mëdha e treguan fytyrën
e tyre të vërtetë. Duke e lënë Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare pa kurrfarë përkrahjeje, ato
në realitet i ndihmuan Portës së Lartë që
të veprojë lirisht kundër tyre. Duke dashur ta ruanin
ekuilibrin politik të forcave, ato i lanë popullin shqiptar
dhe maqedon edhe më tutje nën zgjedhën e sundimit
të urrejtur osman, për të derdhur gjakun e tyre edhe
tri dekada në luftën për çlirim kombëtar.
------------------
1 Skënder Rizaj, MemorandunA i shqiptarëve drejtuar kundër
Paqes së Shën Stefanit (1878), „GjurmLme albanologjike"
VI, Prishtinë, 1977, faqe 197—199.
2 Historia e Shqipërisë II, Tiranë, 1965 faqe ?«
SHukn Rahimi, lufta e shqiptarëve për autonomi (1897-1912),
3 Prishtine, 1978, faqe 29-31. 'Stavro Skendi, The Mbanien national
amakenig (1878—1912), Yersey, 1967, 4 faqe 46. « Historia
e Shgipërisë II, faqe 135.
5 Arkivi i Maqedonisë, fondi anglez. Mikrofilmi 24. FO 78/3135,
Raport i B 1 a n t i t nga Selaniku, më 31. VII. 1880.
6 Haus-Hof und Staatsarchiv Wien, PA, K. 35. Raporti i konsullit
austro-nungarez nga Roma, më 14 maj 1880.
7 Baçbakanlik Arçivi Yildiz Esas Evraklari, Fa 28
c, 1297 Nr. 976. Procesverbal i Këshillit ministror, më
6 qërshor 1880.
8 HHStA, Wien, PA XVII. Kut. 37 Raporti Ks 52 Bujukdere, më
29 qërshor 1880.
9 HHStA Wien, PA XVII, Kut. 38. Bericht No 60 A—P vertraurlich,
Bujukdere, më 27 korrik 1880. Ky përfaqësues dlplomatik
ishte kundër Lidhjes Shqiptare dhe kerkesave te saj për
autonomi, sikurse edhe vetë Qeveria austro-hungareze, sepse
nuk u shkonte për shtat krijimi i shtetit shqiptar.
10 Historia e Shqiprisë II, faqe 148, 162.
11 Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, faqe 169.
His-toria e Shqipërisë II, faqe 171.
12 Ibidem, taqe 167. Historia e Shqiperisë II, faqe 173.
13 Arkivi diplomatik i Sekretariatit Federatrv i IPunëve të
Jashtme. Sefctori politik. Korrespondenca — Stamboll Fasn.
ni i880. Raporti i Jevrem Grujiqit nga Stambolli No. rez. 42, me
24 qershor 1880.
14 Ibidem.
15 Ibidem.
16 HHStA Wien, PA XVII; Kut. 37 Telegrami i shifruar No. 121 i Mi-nistrisë
së Jashtme të A. Hungarisë dërguar përfaqësuesve
të saj në Shko-dër dhe Stamboll, më 19 qershor
1880.
17 HHStA Wiem, PA XVII Kut. 35 Projekti i konsullit L i p p i c
h, më 27 qershor 1880. Hans Dieter Schanderl, Die Albanienpolitik
Osterreich-Ungarns und Italiens 1877—1908. Wiesbaden, 1871,
faqe 49.
18 HHStA Wien, PA XVII. Kut. 35 Projekti i kryekonsulUt Lippich
nga Shkodra, No. 66, më 27 qershor 1880 në gjuhën
frënge me titull: .J'ro-jet d'une organisation spëciale
des tribus montagnartes de la Province de Scutari".
i'Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet
angleze. Memorandumi i shqiptarëve dorëzuar ambasadont
anglez në Stam-boll më 12 prill 1878. Prishtinë,
1978, faqe 55—58^ Edhei ne dokumente tjera vërt'etohet
se shqiptarët në këtë kohë numromn rreth
dy milion fryme.
20 Historia e Shqipërisë II, faqe 173.
21 Historia e Shqipërisë II, faqe 173.
22 Lidhja Shqiptare e Prizremt në dokumentet osmane 1878—1881,
për-gatitur nga Kristaq Pnfti. Tiranë, 1878, faqe 117.
Vendim i Këshi-llit të Ministrave për dërgimin
e lorcave ushtarake për shpërndarjen e Iidhjes Shqiptare.
|