QËNDRIMI I RUMANISË NDAJ LËVIZJES ÇLIRIMTARE SHQIPTARE (1878-1886)

Lufta e viteve 1877-1878 bëri shumë ndryshime në hartën e Evropës Juglindore. Rumania, Serbia dhe Mali i Zi u bënë shtete të pavarura, ndërsa Bullgaria u bë principatë autonome. Mjerisht, as Marrëveshja e Shën Stefanit as Kongresi i Berlinit nuk parashihnin formimin e shtetit shqiptar, e hapat e parë të ndërmarrë nga Lidhja e Prizrenit nuk mund të zbatoheshin menjëherë në jetë.

Që nga viti 1878 shumë shtete interesohen për pjesën juglindore të Evropës. Austro-Hungaria fiton mjaft duke e zaptuar Bosnën, Hercegovinën dhe vendos ushtrinë në Sanxhakun e Novi Pazarit. Me zaptimin e këtyre vendeve Monarkia e Habsburgëve mori karakter ballkanik e në vend të diplomacisë cariste e cila synonte kah Konstantinopoli, koalicioni austro-gjerman (1879), pa marrë parasysh se në radhë të parë i rrezikonte Selanikasit dhe bregdetin e Detit Egje, u kushton vëmendje të madhe edhe tokave shqiptare. Edhe pse Italia iu bashkua bllokut gjermano-austriak e së bashku përbënin Aleancën Tripalëshe (1882), ishte mjaft e hidhëruar meqenëse në vitin 1878 nuk mundi t'i marrë bazat kryesore në bregdetin shqiptar, e sukseset e Vjenës siç vëren historiani G. Kandeloro, përfunduan me rënien e vetë udhëheqësisë demokratike të cilën Italia e kishte deri në atë kohë (dhjetor 1878).

Fakti, që së shpejti pas Kongresit të Berlinit, Serbia, Mali i Zi dhe Rumania hynë në orbitën ekonomike e politike të Austro-Hungarisë (Rumania me 1883 e nënshkruan marrëveshjen politike me të), shpjegohet me prapambeturinë ekonomike e politike të Rusisë cariste e veçanërisht me gabimet e bëra nga diplomacia ruse ndaj Serbisë e Rumanisë me rastin e Marrëveshjes së Shën Stefanit.

Pjesëmarrja e Rumanisë në luftën e viteve 1877-1878 ia solli vendit pavarësinë kombëtare dhe ia ngriti prestigjin si në Ballkan, ashtu edhe në Evropë (më 1881 ne mbanim marrëdhënie diplomatike me 18 shtete duke përfshirë edhe SHBA).

Pavarësia dhe sovraniteti i Rumanisë, fituar me humbje të mëdha në njerëz (10.000 të vrarë e të plagosur) dhe mundësitë materiale i dhanë një hov zhvillimit të mëtejshëm. të vendit. Pava-rësia ia siguroi shtetit rumun barazinë juridike me të gjitha shtetet sovrane dhe ia krijoi mundësitë për mbrojtjen e industrisë së vendit me qëllim të përforcimit ekonomik të shoqërisë rumune. Rumania e pavarur tani mund të udhëheqë politikën e vet të jashtme duke i mbrojtur interesat e veta ekonomike dhe politike. Për rumunët e Transilvanisë, Bukovinës e të provincave të tjera të banuara me shumicë me popullësi rumune çështja e pavarësisë ka stimuluar luftën për bashkimin kombëtar.

Rumania e pavarur fitoi respekt të posaçëm kryesisht në Evropën Jugperëndimore ku mbretëronin traditat e lashta. Shumë popuj të Balkanit gjetën te ne azil dhe mirëkuptim. Duke mos pasur kurrëfarë problemesh me asnjë shtet të Ballkanit, dhe duke mos pasur as aspirata territoriale, Rumania edhe më tepër i forcoi marrëdhëniet me Serbinë, Malin e Zi, Greqinë, me Principatën Autonome të Bullgarisë, madje edhe me Perandorinë Osmane. Këto marrëdhënie u zhvilluan aq shumë sa që në shkurt të vitit 1880 sulltani, për nder të ministrit rumun Dimitrije Bretuanu, shtroi drekë dhe deklaroi që „është më se e nevojshme për Tur-qinë dhe Rumaninë të mbajnë marrëdhënie miqësore". Shprehu kënaqësinë për sjelljen korrekte të udhëheqësisë rumune ndaj myslimanëve të Dobruxhës (një provincë e vjetër rumune në mes të Danubit dhe Detit të Zi, ku osmanlinjtë sunduan në periudhën 1417-1477 duke e banuar me popullësi turke e tatare).

Sa i përket popullsisë shqiptare që gjendej në Rumani duhet të japim disa sqarime. Qysh në Mesjetë shqiptarët e besimit ortodoks u vendosën në Vllahi, Moldavi dhe Transilvani, ku gjetën kushte të volitshme për jetë. Kjo u intensifikua më tepër nga shek. XVII, mu për shkak se njëri nga sundimtarët e Moldavisë -Vasil Llupu (1633-1654) ishte me prejardhje shqiptare. Në territoret rumune, të cilat ishin nën sundimin e turqve, kështjellat si ajo e Breilës, Xhurxhu, Turnu (1829), Dobruxha u banuan nga shqiptarët myslimanë që ishin në shërbim të Perandorisë Osmane. Kah mesi i shek. XIX në Bukuresht, Ploesht, Breilë, Kelerashe, Krajovë, Fokshan, Mereshesht etj. jetonin shqiptarët të grupuar në koloni. Këta filluan të interesohen për atdheun, interesohen për libra të botuara në gjuhën shqipe, për përtrirjen e traditave të kohës së Skënderbeut. Njëri nga figurat e ndritshme të rilindjes shqiptare, siç dihet ishte Naum Veçilharxhi, i cili jetoi e punoi në territorin e Rumanisë. Ai në vitin 1844 botoi alfabetin e njohur (Evetarin). Ky alfabet i plotësoi kërkesat e shqiptarëve të të tri besimeve. Këtë e vërejti edhe shkencëtari i njohur rumun Johan Eliade Redulesku.

Autori i kësaj informate, i cili e studio veprimatrinë e Naum Veçilharxhi dhe i cili në Prishtinë e përgatiti për shtyp punimin i cili ka të bëjë me „Rolin e Berillës në Rilindjen e popullit shqiptar" (1829-1912) bazohet në këtë forum ndërkombëtar ku janë mbledhur albanologët e njohur që me forca të përbashkëta të ndriçohen një varg aspektesh nga jeta e këtij pefsonaliteti të shquar. Që të mos largohemi nga tema duhet cekur se udhëheqësia, qeveritare dhe shoqëria rumune edhe më tutje i kanë përkrahur shqiptarët që mbetën në Rumani, duke u ofruar mundësi për organizimin e komiteteve, për botimin e teksteve periodike në jetën kulturore dhe politike. Jashtë kufijve të vet Rumania u angazhua për autonominë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Në projektet e ndryshme të botuara në bashkëpunim me popujt e tjerë të Ballkanit (fjala është për periudhën 1848-1877) e veçanërisht në organizimin e vitit 1866 ku politikani K. A. Rose-tti luajti rol të madh në riorganizimin e Gadishullit Ballkanik, parashihej shteti shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane. Duke u bazuar në këtë s'është e rastit që në shtator të vitit 1876 Komiteti i Lidhjes së Milanos, për çlirimin e Gadishullit Ballkanik, kryetar nderi i të cilit ishte Xhyzepe Garibaldi, iu drejtua në emër të burrit të shtetit progresiv italian Marko Antonio Kanini, që jetoi disa vjet në Rumani, rumunëve, shqiptarëve dhe grekëve që ta përkrahin luftën e filluar nga ana e Serbisë dhe Malit të Zi kundër Perandorisë Osmane. Megjithatë, ngjarjet zhvillohen, fillon lufta në vitet 1877-1878, ku nënshkruhet Marrëveshja e Shën Stefanit (në mars 1878) e cila fatkeqësisht nuk parashihte asgjë konkrete sa u përket territoreve shqiptare. Derisa supozohej që kjo Marrëveshje do të rishqyrtohet, shqiptarët mundohen që me anë të konjukturës së farmuar t'ia paraqesin kërkesat e veta forumit të ri evropian. Kërkohen veprat e Lidhjes së Prizrenit në kushtet e njohura dhe me këtë rast desha të cek se edhe përfaqësuesit e emigrantëve shqiptarë në Rumani kanë qenë në Prizren. Vepra e parë shkencore e shkruar në bazë të burimeve të pasura të dokumentuara, e cila iu kushtua Lidhjes, u botua në Konstancë të Rumanisë me 1922, autor i së cilës ishte K. Dako.

Emigrantët shqiptarë që jetonin jashtë vendit e veçanërisht në Rumaninë e pavarur, të rrethuar nga policia dhe cenzura turke, i dhanë kontribut të veçantë luftës për çlirimin e Shqipërisë. Në këtë veprimtari, e cila u zgjerua pas vitit 1878, paraqitet një etapë e re të cilën e karakterizonte një kualitet dhe kuantitet më i lartë. Këtë rritje e mundësoi organizimi i shoqërive kulturore me qëllime të qarta politike. Kështu plejada e shqiptarëve të rinj që jetonin në Rumani projektoi alfabetin latin të përshtatur për tingujt e gjuhës shqipe, me ndihmën e të cilit mundën të botojnë libra në gjuhën shqipe. Në vitin 1880 në Bukuresht u themelua „Dega e shoqërisë të shkrimit shqip" e në fund të vitit 1884 po në Bukuresht u ftua mbledhja e kolonisë shqiptare, e cila formoi shoqërinë kulturore „Drita"

Duhet të precizohet fakti se meqë shqiptarët që jetonin në Rumani kishin të afërmit apo familjet e tyre në Shqipëri, apo në ndonjë vend tjetër të Perandorisë Osmane, ata nuk mundën haptas ta sulmojnë politikën osmane vetëm e vetëm që të afërmit e tyre të mos u nënshtroheshin torturave. Për këtë shkak, në pajtim me udhëheqësinë rumune, u bë një dredhi në atë mënyrë që në vendet udhëheqëse të shoqërisë ,Drita" u zgjodhën rumunët e më vonë madje edhe sulltani i Turqisë u zgjodh për kryetar nderi të shoqërisë. N. Naço i cili arriti në Rumani me 1844 theiksonte në qarkoren „Letra e hapët", që ... „marrëdhëniet mike dhe inte-resat e aspiratat e përbashkëta në Gadishullin Ballkanik i nxitën udhëheqësit e shquar rumunë t'u ndihmojnë shqiptarëve. Ndër ata që i përkrahën shqiptarët dallohen: K. A. Rosetti, Mihail Ko-gelniqanu, Dimitrije Bretuanu, Jon Gika, Vasile Aleksandri, V. A. Ureke, P. P. Karp, D. Butkulesku, B. D. Hashdeu e të tjerë" të ci-lët përveç që ishin politikanë të shquar, ishin edhe shkrimtarë të Rumanisë në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Më vonë N. Naço kështu iu drejtua shkencëtarit dhe enciklopedistit Bogdan Petriqejk Hashdeut: „ ... atë që ju bëtë për popullin e pafat shqiptar ishte e mjaftueshme sa mos ta harrojnë përkrahjen tuaj të çiltërt". Kështu me përkrahjen e patriotëve rumunë komitetet shqiptare filluan të botojnë tekste e libra letrare, gazeta dhe fletushka të ndryshme, të cilat u përhapën te shqiptarët, si në territorin e Rumanisë, ashtu edhe në atë të Perandorisë Osmane. Librat dhe revistat periodike të botuara në Rumani arritën madje edhe deri te shqiptarët e Egjiptit, Italisë, Siberisë, Irkutskës, SHBA-ve. Intelektualët shqiptarë filluan të punojnë shumë kështu që vetëm në Bukuresht me 1886 u botuan pesë vepra të Naimit.

Rumania, duke mos pasur kurrfarë problemesh me shtetet e Evropës juglindore pas vitit 1878, dhe duke mos pasur synime territoriale ishte aktive në Ballkan. Siç dihet, ajo ishte ndërmjetë-suese e konfliktit serbo-bullgar të vitit 1885. Bisedimet për paqe u zhvilluan në Bukuresht, ku u nënshkrua paqa me 1886. Delegacionet shprehën kënaqësi të plotë për ndërmjetësimin e saj në këtë konflikt.

Rumania, i përkrahu plotësisht popujt e Ballkanit që shtriheshin në veri të Danubit, deri në formimin e shteteve të tyre. Pas viti 1878 vazhdoi pa kursyer ta përkrahë Lëvizjen çlirimtare shqiptare, deshi që popullsia arumune, e cila jetonte në Ballkan, ta ketë lirinë, t'i ketë shkollat me mësim në gjuhën amtare, ta ketë kultin e vet fetar. Arumunët që jetonin në Maqedoni, Epir dhe Shqipëri, patën pozitë të ngjashme si shqiptarët, meqë që të dy këto kombe nuk patën shtetin e tyre. Për këtë arsye ata shpeshherë bashkoheshin në një front të përbashkët për t'i fituar të drejtat e veta. Në këtë konjukturë qeveria rumune është interesuar që shqiptarët t'i kenë shkollat me mësim në gjuhën amtare, ta kenë kultin fetar, ta kenë autonominë e vet.

Duke i vazhduar marrëdhëniet e mira shekullore me popujt fqinj, populli rumun disa herë e ka përkrahur luftën e tyre në liri dhe pavarësi. Shtëpia e rumunit ka qenë e hapur si për shqipta-rin, serbin, grekun, malazezin apo bullgarin dhe ka luftuar për rilindjen e vet kombëtare.

Rumania ka përcjellë luftën e pakursyer të patriotëve shqiptarë për pavarësi kombëtare dhe ka përshëndetur shpalljen e pavarësisë me 1912, së cilës kontribut të veçantë i solli kolonia shqiptare që ishte në vendin tonë.

nga:
Nikollae Çakir
Copyright www.agimi.com