|
Në
prag të Krizës Lindore, rrethet patriotike që organizuan
dhe udhëheqnin Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në
gjysmën e dytë të shekullit XIX, kristalizuan edhe
më tepër rolin e saj politik sa në suazat të
Perandorisë Osmane, aq edhe te shtetet evropiane dhe ballkanike.
Kuptohet se ky proces i Lëvizjes Kombëtare është
i lidhur ngushtë edhe me disponimin luftarak të masave
fshatare shqiptare, të cilat nuk mund më ta duronin politikën
fiskale të qeverisë së Stambollit. Por këtë
disponim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dëshironin
ta shfrytëzonin për interesa të veta shtetet fqinje,
në radhë të parë Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.1
Në këtë drejtim u angazhua dhe Rusia cariste, e cila
në vitin 1874 përpiqej të organizonte një kryengritje
të përbashkët shqiptaro-maqedonase.2
Mirëpo, gjatë viteve 1875-1878, Kriza Lindore vazhdimisht
po acarohej. Paqja e Shen Stefanit, e cila e favorizonte politikën
e forcimit të një Bullgarie të Madhe në dëm
të serbëve, maqedonasve dhe shqiptarëve, pos diplomacisë
evropiane dhe popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik,
shqetësoi së tepërmi edhe rrethet patriotike shqiptare.
Për këtë arsye, njerëzit që udhëheqnin
Lëvizjen Kombëtare Shqiptare e shtruan si nevojë
urgjente bashkimin e tërë forcave të cilat në
ngjarjet e ardhshme duhej ta shtronin çështjen e autonomisë
dhe të mbronin trevat e banuara me shqiptarë nga copëtimi.
Prandaj në prag të formimit të Lëvizjes së
Prizrenit filluan të mbahen tubime të shumta. Kështu
gjatë pranverës së vitit 1878, në qytetet më
të mëdha të vilajetit të Manastirit dhe Kosovës
filluan të qarkullojnë grupe të vogla patriotike
për të agjituar rreth formimit të Lidhjes Shqiptare.3
Stojniqi, konsulli i Serbisë nga Prizreni në fund të
muajit prill të vitit 1878 raportonte se në Dibër,
Tetovë, Strugë, Kumanovë, Prizren, Gjakovë,
Pejë, Gusi e tjera vende shqipatrët po organizojnë
shumë tubime me karakter politik.4
Në procesin e këtyre ngjarjeve, Lëvizia Kombëtare
shqiptare formon organin e vet më të lartë politiko-ushtarak
- Lidhjen e Prizrenit. Kështu, ajo pos maturisë tregoi
edhe pjekuri të lartë ideo-politike ku bënte pjesë
edhe procesi kulturo-arsimor që si i tillë hapi horizonte
të reja në lidhje me emancipimin kombëtar.5 S'ka
dyshim se në binarët e kohës - Lidhja e Prizrenit
tek e fundit ishte edhe produkt i zhvillimit të marrëdhënieve
shoqërore-ekonomike dhe politike të vendit dhe njëherësh
edhe dukuri e koniukturës ndërkombëtare, të
cilën e hudhi në zjarr Kriza Lindore.8
Pjekuria e Lidhjes së Prizrenit dëshmohet shumë
herë dhe si e tillë ajo diti që kërkesat e popullit
shqiptar t'i lidhte ngushtë me luftën për çlirimin
kombëtar dhe social të popujve të robëruar të
Ballkanit. Mirëpo, programi kombëtar që hartoi Lidhja
Shqiptare dhe që më vonë e parashtroi si kërkesë
ishte i lidhur ngushtë ku më shumë e ku më pak
me interesat antagoniste të Fuqive të Mëdha dhe disa
shtete të Gadishullit Ballkanik.7 Prandaj në intervalin
midis traktatit të Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit8
dhe Lidhjes së Prizrenit, Lëvizjes kombëtare shqiptare
iu desh të kalonte nëpër shum batica dhe zbatica
të kohës të mbarsur me aq shumë ngjarje ndërkombëtare.9

veshje Dibrane |
Megjithëse Lidhja e Prizrenit gjendej para vështirësive
të mëdha „si deti pa fund", ajo duke u mbështetur
në shtresat e gjera popullore (1878 - 1881) u ngrit në
një nivel të atillë sa që shqetësoi jo
vetëm oborrin perandorak të dovletit, por edhe shumë
qeveri imperialiste të Evropës dhe të Ballkanit.
Lidhja e Prizrenit pasi ishte e tërë shqiptarëve
aktiviteti i sajë manifestohej edhe në territorin e sotëm
të Maqedonisë, sidomos ndër vendet e banuara me shqiptarë,
si në Dibër, Tetovë, Shkup e vende të tjera.
Materialet burimore të asaj kohe na ofrojnë të dhëna
të shumta në lidhje me aktivitetin e Lidhjes së Prizrenit
në territorin e sotëm të Maqedonisë. Kështu,
në vendimet e aprovuara nga Dega e Lidhjes në Dibër
gjejmë të dhëna jo vetëm që janë të
lidhura me rrethinën e Dibrës, por me mbarë veprimtarinë
e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, sidomos me kërkesat
që parashtronte ajo. Kështu, në fillim të dokumentit
theksohet se Arnautlluk - quhen shumica e vendeve që përfshihen
mbrenda sanxhaqeve të Shkodrës, Jeni Pazarit, Prishtinës,
Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Beratit, Gjirokastrës,
Prevezës dhe Janinës - dhe se në këtë territor
jeton një popullsi prej 2 milion banorë dhe se të
gjithë flasin një gjuhë.10
Më tej theksohet është fjala për një krahinë
të madhe të Turqisë dhe se „shqiptarët
me trimërinë, aftësinë dhe rëndësinë
e pozitës gjeografike të viseve të tyre janë
pararojë dhe fuqi luftarake e ushtrisë otomane".11
Në këto vendime që i aprovoi Dega e Lidhjes së
Prizrenit në Dibër theksohet fakti se popullit shqiptar
pas Kongresit të Berlinit i kanoset rreziku i copëtimit
gjë që do të sillte shfarosjen e kombit, rasës
dhe besimit për të konkluduar: „Prandaj për
të evituar tërë këto, nevojitet që në
krahinat e Arnautllukut një orë e më parë të
zbatohen (islahat) reformat e kërkuara dhe përmirësuese
që përbëhen prej pesë konkluzave si më
poshtë:
— E para: Të gjitha viset e Arnautllukut të bashkohen
në një vilajet, me seli në një qytet, i cili
do të jetë njësoj i afërt dhe i përshtatshëm
për tërë viset rreth tij;
— E dyta: Tërë nëpunësit (me'mur) që
shërbejnë në krahinat e Arnautllukut duhet të
dinë edhe gjuhën shqipe.
— E treta: Të përhapet arsimi dhe në shkolla
të mësohet gjuha shqipe.
— E katërta: Të zbatohen të gjitha vendimet
që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin
dhe iteresin shtetëror dhe kombit, të cilat aprovohen
nga Kuvendi i Këshillit Qendror12 i cili do të vendoset
më qendër të vilajetit për të vazhduar
punën e vet katërmujore deri në fund të vitit.
— E pesta: Të caktohet një sasi e mjaftueshme nga
të ardhurat, e cila do të përdoret posaçërisht
për zhvillimin e arsimit dhe ndërtimit publik - punëve
botore..."I3 Nga raporti i vendimeve të aprovuara nga
Dega e Lidhjes së Dibrës kuptojmë se këshillin
e drejton Iljaz pashë - Dibra së bashku me anëtarët
e tjerë.14
Kah fundi i muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor
të vitit 1878, në Dibër vjen Abdyl Frashëri
së bashku me parinë e Toskërisë. Me këtë
rast paria e Dibrës organizoi një kuvend ku diskutohet
rreth formave të bashkëpunimit dhe kërkesave që
duhet aprovuar në lidhje me çështjen shqiptare.
Në fillim të vendimeve të aprovuara, gjejmë
edhe të dhëna të tilla: „Në kuvendin tonë
(të Dibrës - M. K.) kësaj radhe si përfaqësues
i Organizatës së Lidhjes së Toskërisë erdhi
Abdyl beu (Frashëri - M. K.).
Në bisedimet që u zhvilluan midis nesh dhe përfaqësuesit
në fjalë u shqyrtuan dhe u morën në konsiderim
pasojat e gjendjes kadastrale që e kanë përfshirë
shtetin tonë në pjesën e Rumelisë si dhe rreziqet
që tash dhe në të ardhmen janë duke iu kanosur
atdheut tonë, përkatësisht provincave të Arnautllëkut.15
Më tej aprovohen pesë kërkesat kryesore16 por me
konstatimin se ato „janë çështje që
na ngrenë moralisht dhe materialisht dhe na sigurojnë
ardhmëri dhe mirëqenie të lumtur".17
Më poshtë, në vendimet e aprovara konstatohet se
këto kërkesa do t'i përcillen Stambollit nëpërmjet
të nji komisioni të veçantë të autorizuar
prej mbarë sanxhaqeve të banuara me shqiptarë. Më
tutje konstatohej se deri në realizimin e këtyre kërkesave
shqiptarët janë të një gjuhe dhe kompaktë,
të bashkuar dhe të gatshëm për të përdorur
çdo gjë derisa të realizohen kërkesat në
fjalë. Në fund, me plot bindje konstatohej: „Çdo
njeri që do të jetë kundër këtyre kërkesave,
nuk do të konsiderohet shqiptar, por para të gjithëve
do të konsiderohet si armik i atdheut dhe i popullit tonë
dhe se ky është vendimi që e parashtrojnë më
2 nëntor të vitit 1878.18
Në lidhje me këtë marrëveshje që është
arritur midis parisë së Dibrës dhe Toskërisë,
janë informuar edhe organet më të larta të pushtetit
osman.19 Kështu Valiu i Kosovës, në bazë të
raporteve të marra nga mutesarifi i Dibrës, e lajmëronte
Protën e Lartë për sa vijon:
„Esenca e këtyre (organizimeve) është bashkimi
i vendeve, territoreve shqiptare të ashtuquajtura Gegëria
dhe Toskëria, gjë e cila nuk është sekrete për
Shkëlqesinë e Kryeministrisë. Valiu më poshtë
kumtonte se shqiptarët kërkojnë formimin e një
vilajeti autonom, nën mbrojtjen e Perandorisë Osmane;
dhe konstatonte:
„Unë mendoj se këtë punë, po shihet haptazi,
askush nuk mund ta ndërrojë. . . Megjithatë është
e ditur se për qeverisjen dhe rregullimin e një krahine
kaq të madhe (si është Arnaut-lluku) me një
popullsi të papërkulur, kërkohen nëpunës
të sprovuar, të aftë, me eksperiencë në
punët politike, të jenë të arsimuar dhe me vetëdije
të lartë e të shëndoshë.
Mbetet që veprimet dhe kërkesat e tyre të rrezikshme
të refuzohen tërësisht. . . Si do që të
jetë, përfundonte shkresën e tij valiu i Kosovës,
këto mendime në mënyrë sekrete parashtrohen
për njoftim dhe dijeni".20
Nga këto të dhëna që i hasim në burimet
osmane, kuptojmë dy gjëra tejet esenciale: E para se Lidhja
shqiptare, menjëherë pas formimit të saj bën
përpjekje që të evitojë në çdo mënyrë
karakterin proislam që deshti t'ia mveshte rryma feudale dhe,
së dyti, nuk janë të vërteta disa mendime që
i hasim në historiografi se pushteti osman në fillim e
favorizonte Lidhjen e Prizrenit, përkatësisht kërkesat
e saj.
Në lidhje me veprimtanë e Lidhjes së Prizrenit gjatë
vitit 1878 në territorin e sotëm të Maqedonisë
të dhëna mjaft interesante na ofron konsuli i Anglisë
me seli në Selanik. Kështu, gjatë muajve dhjetor
- janar të vitit 1878, ky diplomat anglez informonte organet
kompetente të Anglisë se Lidhja Shqiptare injoronte në
përgjithësi vendimet e aprovuara me Traktatin e Shën
Stefanit dhe Kongresin e Berlinit. Më tej, diplomati në
fjalë, në raportin e tij theksonte „se tash Lidhja
Shqiptare nuk njeh pushtet tjetër, pos të vetin"
dhe se një pjesë e shtabit të saj është
vendosur në qytetin e Shkupit.
Megjithëse raportet e diplomatit anglez me seli në Selanik
në lidhje me veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit
janë të kufizuara për vitin 1879, përsëri
hasim në të dhëna që deridiku ndriçojnë
një pjesë të problemit që po shqyrtojmë
kështu, në maj të vitit 1879, Blanki i raportonte
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë
se është bë arestimi i më se 200 shqiptarëve
nga ana e organeve të pushtetit osman ka shqetësuar se
shqiptarët e Kosovës aq edhe ato të Maqedonisë
dhe se një masë e madhe kryengritsish shqiptarë nga
Dibra, Tetova, Shkupi dhe territori i Kosovës, po përgaditen
për t'u nisur të mbrojnë Plavën dhe Gusinë,21
territore që sipas vendimit të Kongresit të Berlinit
duhej t'i takonin nën sovranitetin e Malit të Zi.
Nëpërmjet të një raporti tjetër, konsuli
britanik nga Selaniku, me 12 maj të vitit 1879 njoftonte kobinetin
e Anglisë se në qytetin e Shkupit ndihet njëfarë
qetësie e përkohëshme. Mandej shkruan se valiu i
Manastirit - Muhtar pasha, sipas informatave të mbledhura ka
nisur për në Dibër, Shkup dhe qytetet e Kosovës
emisarë të veçantë, që të bindin
shqiptarët që të mos i sulmojnë forcat ushtarake
të Austro-Hungarisë në veri të Novi Pazarit
me qëllim që të mos acarohen marrëdhëniet
në mes Stambollit dhe Vjenës.22 Zaten Nazif pasha përpiqej
që në vilajetin e tij të mos ndihet aktiviteti i
Lidhjes së Prizrenit, e cila sipas të dhënave diplomatike
të konsullit austro-hunagrez, Lidhja Shqiptare në vilajetin
e Manastirit zhvillohej me intensitet të madh.23 Kështu,
marrëdhëniet midis Lidhjes Shqiptare dhe pushtetit osman
gjatë vitit 1879 vazhdimisht acaroheshin.
Duke i kristalizuar vazhdimisht qëndrimet e veta, rritej dhe
pasqyroliej plotësisht edhe forca e Lidhjes së Prizrenit,
sidomos gjatë vitit 1880. E drejta ngjarjet e zhvilluara gjatë
pranverës së atij viti (mars-maj) treguan qartë se
Lidhja e Prizrenit nuk kishte më asnjë iluzion se Porta
e Lartë do të njihte autonominë e popullit shqiptar.
Prandaj u vendos që forcat e saj këtë synim ta realizonin
me forcë.
Prej proklamatave dhe kërkesave zyrtare u kalua në akcion
konkret. Në të vërtetë kjo masë u aprovua
në Kryesinë e Lidhjes së Prizrenit që u mbajt
në mars të vitit 1880, ku u vendos që njerëzit
më të besuar të Lidhjes Shqiptare, të vizitonin
tërë vendet e banuara me shqiptarë, sidomos qytetet
e Shkupit, Tetovës, Dibrës, Manastirit dhe të tjera
vende, për t'a përgatitur popullsinë e këtyre
trevave në lidhje me ngjarjet e ardhshme. Këta persona
që u bënë agjitatorë të fortë të
Lidhjes Shqiptare mbanin me vete proklamatën e aprovuar të
Lidhjes së Prizrenit drejtuar ambasadorëve të Fuqive
të Mëdha në lidhje me autonominë e popullit
shqiptar. Me këtë rast, konsulli i Austro-Hungarisë
me seli në Prizren, raportonte se Lidhja Shqiptare kërkonte
autonominë e Shqipërisë dhe shkëputjen definitive
nga pushteti osman,24 derisa konsuli austro-hungarez nga Shkodra
po ashtu u raportonte organeve kompetente të Vjenës se
Kryesia e Lidhjes Shqiptare kërkon autonominë e një
shteti të madh shqiptar me qendër në Manastir.25
Mirëpo, njerëzit e Lidhjes Shqiptare qysh në fillim
të vitit 1880, kishin filluar aksione jo vetëm në
vendet e banuara me shqiptarë, por edhe në territoret
e Maqedonisë Lindore, ku ele-menti shqiptar nuk ishte i pranishëm.
Ky preokupim i njerëzve të Lidhies, shihet nga një
raport telegrafik i valiut të Kosovës, me të cilin
njoftohej Qeveria e Stambollit se Dega e Lidhjes së Shkupit
kishte formuar një komision për të vizituar tërë
kazatë dhe për të mobilizuar njerëzit.26
Nga të dhëna burimore kuptojmë se Xhavit beu së
bashku me komisionin që formoi Lidhja e Shkupit, kishte shkuar
në Shtip për mobilizimin e ushtrisë shqiptare. Mirëpo
një grup njerëzish, posaçërisht Sheh Sali
Efendiu nuk ishin pajtuar me këtë kërkesë. Xhavit
beu i zemruar që oferta e tij nuk u realizua, kërkonte
nga Lidhja e Shkupit që ta arrestonte Salih beun, pasi nuk
dëshironte të ndihmonte Lidhjen Shqiptare.27
Lidhur me këtë aksion të Lidhjes Shqiptare nga Shkupi,
ishte përpiluar një raport nga valiu i Kosovës, ku
thuhej: „... Mirëpo duhet ditur se këto organizata
dhe degë të Lidhjes, në asnjë mënyrë
nuk janë duke njohur dhe përfillur as organet qendrore
(turke - M.K.) as ato lokale dhe për çdo çështje
janë duke vepruar sipas urdhërave dhe udhëzimeve
që merren nga Lidhja Qendrore e Prizrenit... Deri tash Lidhja
ka mobilizuar 71.222 ushtarë-rezervistë. Lidhja është
duke i thirrë tërë ata, të cilët janë
kundër regjimit, ligjit dhe veprimit mbretëror - si dhe
popullsinë që ende është besnike në një
kryengritje të përgjithshme".28 Valiu i Kosovës,
pas" ishte njoftës i mirë i situatës së
krijuar, i shtrënguar nga frika, pasi raporton se shqiptarët
janë ngritur në kryengritje që të mos paguajnë
tatime shtetërore, propozon:
„Për të vendosur rregull dhe qetësi në
këto vise të këtij vilajeti (fjala është
për vilajetin e Kosovës - M. K.), për t'i mbrojtur
organet e pushtetit dhe popullsinë besnike ndaj mbretërisë,
kërkohet që sa më parë të dërgohen
forca të mëdha ushtarake, respektivisht 40-50 batalione
(tabore) për të thyer plotësisht qëndresën
dhe rezistencën e këtyre kryengritësve.. ,".29
Si do që të jetë, preokupimi i Lidhjes Shqiptare
që të veprojë edhe në vendet e pabanuara me
popullsi shqiptare ishte më tepër një demonstrim
i forcës së saj se sa një aksion me dimensione të
gjera. Si do qe të jetë Dega e Lidhjes Shqiptare në
Shkup, në këtë kohë tregon aktivitet shumë
të madh dhe tejet shqetësues për pushtetin osman.
Kjo shihet edhe nga një telegram që e dërgonte në
Stamboll valiu i Manastirit - Ahmet Muhtar pasha duke raportuar
se „.,. fshatarët shqiptarë përgjigjen kategorikisht
se nuk do të japin asnjë ushtar nga djemt e tyre.. .".30
Në fillim të muajit gusht të vitit 1880, valiu i
Kosovës e informonte Qeverinë e Turqisë se brenda
vilajetit të Kosovës, pas sanxhakut të Tashlixhes
(Plevles) deri te të gjitha kazatë si dhe në vetë
Shkupin dhe vendet e tij veriore si Kumanovë, Kaçanik
dhe disa qytete të Maqedonisë Lindore veprojnë forcat
e Lidhjes së Prizrenit dhe se për çdo degë
janë zgjedhur nga 10-40 anëtarë, bile prej çdo
fisi dhe kombësie. Nga raporti në fjalë konkludohet
se kryetar i Degës së Lidhjes së Shkupit është
zgjedhur Jashar Beu, për degën e Preshevës - Maksut
Efendiu, në Gjilan - Osman beu, në Gjakovë - Ali
aga, në Vuçiternë - Abdurrahman aga, në Mitrovicë
- Osman efendiu myderis, e të tjerë.
Në raportet ceket fakti se Degët e Lidhjes Shqiptare veprojnë
sipas instrukcioneve të marra nga organizata qendrore e Lidhjes
së Prizrenit dhe nuk respektojnë organef e pushtetit osman.31
Vetëm pas disa ditëve, valiu i Kosovës, nëpërmjet
të një raporti të gjatë telegrafik e bënte
me dije Qeverinë e Stambollit, se shqiptarët kanë
aq guxim sa që kanë hequr dorë prej çdo gjëje,
posaçërisht në likuidimin e përgjithshëm
të gjyqeve osmane. Në të njëjtin raport gjejmë
të dhëna në lidhje me aktivitetin e Degës së
Lidhjes në Dibër, se paria e kësaj ane propozonte
që Organizata Qendrore e Lidhjes së Prizrenit të
organizonte një kuvend të ri në Prizren ku të
aprovohej vendimi për formimin e një vilajeti, të
përziheshin nëpunësit turq dhe të sulmoheshin
pozitat ushtarake osmane nëse kërkesa e Lidhjes nuk aprovohej
nga ana e Qeverisë së Stambollit. Valiu i Kosovës
në fund informonte Stambollin se ishte informuar që shumë
delegatë të Lidhjes së shpejti do të mblidheshin
në Dibër.32
Vetëm disa ditë më vonë, valiu i Manastirit,
e informonte po ashtu Qeverinë e Stambollit me aktivitetin
e Lidhjes Shqiptare si në territorin e tij, ashtu edhe ndër
vende të tjera. Gjendja paraqitej si e pavolitshme për
pushtetin Osman dhe propozonte:
„...Pasi mbretëron pasiguria dhe shqetësimi (në
këto provinca) pasi të përfundojmë këtë
çështje në mënyrë të pëlqyeshme,
rruga më e drejtë është që te veprohet
sipas rrethanave që do t'i diktojë koha dhe situata".
Ai shton se duhet organizuar 12 batalione ushtarë anadollakë
në Manastir dhe se në vetë qytetin duhet të
formohet një komision qeveritar, i cili do të bisedonte
me përfaqësuesit më të dalluar të Lidhjes
në Toskëri dhe Gegëri, duke i grumbulluar që
të gjithë në qytetin e Manastirit. Pasi autoriteti
nuk është i sigurtë se përfaqësuesit e
Lidhjes së Prizrenit nga vilajeti i Kosovës nuk do të
pranojnë të vijnë në këtë tubim, ai
propozon që të „ftohen personalisht anëtarët
e komisioneve (degëve) të sanxhaqeve të Dibrës,
Tiranës, Gjirokastrës, Janinës, Prevezës dhe
Korçës".33 Valiu i Manastirit mendonte se me një
veprim të tillë do të mund t'i perçante Toskërinë
dhe Gegërinë, Lidhjen Shqiptare në përgjithësi.
Derisa situata lidhur me veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit
po acarohej vazhdimisht në kuadër të politikës
osmane, gjatë muajve gusht-tetor të vitit 1880 diplomatët
e Fuqive të Mëdha së bashku me Qeverinë e Stambollit,
për t'i kompensuar Malit të Zi Plavën dhe Gusinë
- territore që shqiptarët kryengritës nuk lejuan
të kalojnë nën sovranitetin e Cetinjes, pas shumë
këshillimesh e aktualizuan çështjen e Ulqinit,
kurse Porta e Lartë u zotua se ky qytet me forcë do t'i
jepej Malit të Zi.34 Loja e Fuqive të Mëdha rreth
çështjeve shqiptare shkaktoi shqetësim të
madh në radhët e Lidhjes së Prizrenit. Derisa elementi
feudal shqiptar priste direktivat nga Stambolli për të
marrë qëndrim, Kryesia e Lidhjes Shqiptare aprovoi vendimin
e shpejtë që të organizohej sa më parë
një tubim, i cili do të mbahej në Dibër. Me
këtë rast rryma përparimtare e Lidhjes deklaroi se
nuk ishte e gatshme të bënte kompromis me Portën
dhe propozoi të shpallej autonomia, menjëherë dhe
pa lejen e Qeverisë së Stambollit.35
Lidhja Shqiptare nuk e kishte preokupuar mirë vetëm Perandorinë
Otomane, por edhe Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike.
Në këtë situatë vendimtare për Lidhjen,
konsulli anglez në Selanik, e njoftonte kabinetin britanik
për sa vijon: „... Nga Shqipëria Lindore, këtu
(në Selanik - M.K.) arriti lajmi se Lidhja Shqiptare është
e gatshme të organizojë edhe një meting (mbledhje)
lidhur me çështjen kryesore greko-turke36 dhe... se
kolegu i im italian M. Lambentegi ka dërguar një shqiptar
që të marrë pjesë në mbledhje.. ,".37
Në kuvendin e Dibrës i cili filloi punimet më 20
tetor të vitit 1880, pos elementit liberal dhe progresist,
morën pjesë edhe feudalët shqiptarë turkomanë,
prandaj edhe u aprovuan dy rezoluta. Ndërsa me rezolutën
e parë kërkohej autonomia e plotë, me rezolutën
e feudalëve kërkohej një autonomi e kufizuar.38 Në
lidhje me tubimin e Dibrës, konsulli britanik raportonte se
në këtë tubim kishin marrë pjesë 5000 shqiptarë.39
Ai jep të dhëna të shumta dhe thotë se prej
sulltanit është kërkuar autonomia e plotë, duke
i premtuar një ushtri prej 60.000 regrutësh. Në lidhje
me tubimin e Dibrës që organizoi Lidhja Shqiptare, diplomati
anglez na ofron edhe të dhëna të tjera.
Tubimi i Dibrës, sado që lejoi të manifestoheshin
edhe tendencat feudale, tregoi se Lidhja Shqiptare merr masa serioze
për t'u shkëputur njëherë e përgjithmonë
nga vartësia e Perandorisë Osmane. Lidhur me ç'është
thënë dhe aprovuar në Kuvendin e Dibrës na njofton
ambasadori britanik me seli në Stamboll. Ai i raporton Kabinetit
Britanik se përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare të
tubuar në Dibër kishin aprovuar disa vendime dhe se kishin
dërguar delegatë të veçantë te sulltani.
Në lidhje me ngjarjen e Dibrës, diplomati anglez konkludonte:
„ ... Dokumenti që solli delegati (nuk jep të dhëna
për cilin delegat është fjala - M. K.) përmban
informata të shkurta mbi rezolutat e aprovuara në Asamblenë
e Shqiptarëve (Kuvendi i Dibrës - M. K.) në të
cilat thuhet se kurrëfarë diskriminimesh të sulltanit
nuk do t'i pranohen edhe nuk do të zbatohen nga ana e shqiptarëve..
.".40 Edhe konsulli i Austro-Hungarisë me seli në
Shkodër, e njoftonte Ministrinë e Punëve të
Jashtme të Vjenës se në Kuvendin e Dibrës ishin
aprovuar dy rezoluta, një proturke dhe një tjetër
që mbronte kërkesat autonome të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare.41 Mirëpo, Porta e Lartë, si zakonisht, nuk
i mori në konsiderim kërkesat e parashtruara nga Lëvizja
Shqiptare.42
Pas kalimit të Ulqinit në duar të Malit të Zi,
më 26 nëntor të vitit 1880, Lidhja Shqiptare veçmas
në vilajetin e Kosovës dhe pjesërisht atë të
Manastirit, sulmonte me forcat e veta vullnetare repartet osmane
dhe kështu tërë pushteti juridiko-administrativ kaloi
në duar të Lidhjes Shqiptare.
Komandanti i Kosovës, gjeneralkoloneli Osman pasha, më
3 dhjetor të vitit 1880 e njoftonte Ministrinë e Luftës
se paria shqiptare në Kuvendin e Dibrës kishte vendosur
të mos i jepte ushtri dhe rezervistë Qeverisë Osmane.
Ai shton se popullsia e vilajetit të Kosovës dhe të
Manastirit refuzojnë të japin regrutë. Ai më
tej shkruan: „ ... Organizata Qendrore e Lidhjes së Prizrenit
me degët e veta që janë formuar në vilajetin
e Kosovës, qe shndërruar në pushtet, pasi që
kishte zbatuar të gjitha masat që kishte dëshiruar.
Degët e lartpërmendura kishin marrë guximin të
cënojnë prestigjin e pushtetit lokal turk që e kanë
marrë nëpër këmbë tërësisht".43
Komandanti turk në fund kërkon me çdo kusht shpërndarjen
e Lidhjes Shqiptare, por pa sukses.
Rrethet patriotike në dhjetor të vitit 1880 organizuan
Lidhjen e Prizrënit dhe u zgjodh Komiteti i saj i ri, i cili,
me përpjekjen e Abdyl Frashërit, që kish ardhur fshehurazi,
formoi edhe Qeverinë e Përkohëshme. Pas këtij
riorganizimi, kryengritësit shqiptarë sulmojnë repartet
osmane. Trazirat e shumta që përfshijnë tërë
territorin e Kosovës, shtrihen edhe në Dibër, Tetovë
e të tjera vende. Turbullira të mëdha ishin bërë
edhe në Shkup. Konsulli britanik nga Selaniku, raportonte:
„ ... Vendi gjendet në një anarki të rezikshme.
Qyteti (i Shkupit) dhe katundet e afërta gjenden nën pushtetin
e Ligës Shqiptare... Kjo lëvizje u shfaq
në Shkup - pas urdhërave të marra nga Stambolli që
të vihen nën flamur regrutët e visit të ardhshëm".44
Në të vërtetë, Shkupi kaloi tërësisht
në duar të Lidhjes Shqiptare pasi forcat e saj, nën
komandën e Sulejman Vokshit hynë në këtë
qytet në fund të vitit 1880.45
Pushteti i Qeverisë së Përkohëshme të
Lidhjes së Prizrenit, pos Shkupit u shtri edhe në Kumanovë,
Tetovë, Gostivar dhe Dibër. Në të vërtetë
në Dibër lindi konflikti i armatosur midis ushtrisë
kryengritëse shqiptare dhe repartit të ushtrisë turke
të stacionuar në këtë qytet. Mirëpo, forcat
e Lidhjes Shqiptare, të ndihmuara nga popullsia e Dibrës,
arritën që të vendosin pushtetin e Lidhjes në
këtë qytet.46 Po në këtë kohë, valiu
i Kosovës informonte Qeverinë e Stambollit se Lidhja e
Prizrenit kishte dërguar njerëzit e saj në Dibër
për të bindur parinë e kësaj ane që të
japë kontributin e vet në lidhje me organizimin e forcave
të armatosura për nevojat e Lidhjes Shqiptare.47
Aktiviteti dhe sukseset kaq të mëdha të Lidhjes
shqiptare shqetësuan në fund të vitit 1880 dhe në
fillim të vitit 1881 Fuqitë e Mëdha dhe disa shtete
të Ballkanit, por më tepër Qeverinë e Turqisë,
e cila aprovoi kërkesat e valiut të Kosovës dhe të
Manastirit që Lidhja Shqiptare të shpartallohej me forca
të veçanta ushtarake. Porti i Selanikut është
shndërruar në poligon të madh, ku për çdo
ditë vinin anije e forca nga Stambolli e Anadolli.48 Ardhja,
e tyre ishte planifikuar. Lidhja Shqiptare duhej likuiduar me hekur
e zjarr.
Nga ana tjetër feudalet turkomadhë shqiptarë duke
shfrytëizuar autoritetin e Lidhjes së Prizrenit, bëjnë
përpjekje që të mbledhin tatime në emër
të Lidhjes në shumë vende të Maqedonisë
Lindore.49 Lidhur me këtë aksion të feudalëve
njihemi nga një informatë e konsullit britanik në
Selanik, ku i gjejmë edhe këto të dhëna: „...
Disa shqiptarë i vizitojnë rrethet e vilajetit të
Kosovës me qëllim që të agjitojnë në
popull për të përkrahur Lidhjen e tyre.. .".50
Rrethet e Radovishit, Shtipit dhe Kaçanikut nuk kanë
asgjë të përbashkët me Lidhjen, siç vihet
në dukje nga telegrami i marrë nga valiu i atyre komunave..
.".5l Blanti dy ditë më vonë inforrnonte Kabinetin
Britanik se në shumë vende punët po zhvilloheshin
me seriozitet të hovshëm dhe se në Shkup, Prishtinë,
Prizren, Dibër dhe vende të tjera „ ... Lidhja sundon
krejt e pavarur. Të gjitha hotelet dhe hanet vizitohen nga
agjentë të dërguar nga këshilli lokal i Lidhjes
dhe të gjithë të huajt janë të detyruar
të tregojnë pasaportet e tyre".52
Mirëpo, autoriteti i Lidhjes Shqiptare po merrte vazhdimisht
përmasa të gjera. Kështu, konsulli austro-hungarez
nga Shkodra, në fillim të muajit mars të vitit 1881,
raportonte: „Pas largimit të mutesherifit nga Prizreni
dhe Tetova, Lidhja sundon në mënyrë apsolute... me
anën e Shaip agës që u emërua mutesherif nga
ana e Lidhjes, pasi ishte edhe nënkryetar i Lidhjes. Rrogat
nëpunësve u jepen rregullisht. Sigurimi publik është
më i mirë se në kohën kur administrata drejtohej
nga funksionarët e Portës".53
Edhe pse Porta e Lartë, e liruar nga presioni ndërkombëtar
gjatë muajve të parë të vitit 1881 provonte
mënyra të ndryshme për të penguar aktivitetin
e Lidhjes së Prizrenit, përpjekjet e saj thuajse dështuan
tërësisht. Këtë më së miri e dëshmoi
rasti me një hap që ndërmorën në atë
kohë feudalët e Dibrës. Në të vërtetë
Sadik pasha, prijës i feudalve të Dibrës, i ndihmuar
nga kryengritësit shqiptarë që erdhën nga Prizreni,
pas një përleshje të shkurtër dëbon forcat
osmane, kurse pushteti administrativo-juridik në Dibër
dhe rrethinë kalon në duar të njerëzve të
Lidhjes. Mutesherifi dhe nëpunësit turq u strehuan në
Manastir.54
Përkitazi me aktivitetin e Lidhjes së Prizrenit në
rrethin e Dibrës dhe qëndrimin e Abdyl Frashërit
në këtë anë,55 konsulli britanik nga Selaniku
në fund të muajit fror të vitit 1881 raportonte se
Dibra e Poshtme dhe e Sipërme kishin krijuar marrëdhënie
shumë të afërta miqësore në lidhje me zgjerimin
e aktivitetit të Lidhjes në këto anë.56
S'ka dyshim se Lidhja e Prizrenit në këtë interval
kohe (1878 - 1881) iu imponua „koncertit europian" të
Fuqive të Mëdha, kurse parimet e çështjes
së integritetit dhe të autonomisë u kurorëzuan
me një varg suksesesh. Dhe derisa Lidhja e Prizrenit në
pranverë të vitit 1881 po përgatitej të organizonte
një tubim të gjerë për të shpallur autonominë,
Qeveria e Stambollit u dha urdhër taborreve të dislokuara
në Selanik të marshojnë në drejtim të Shkupit,57
nën komanden e Ibrahim pashës, si paravajtje që do
t'i printe një aksioni edhe më të madh. Ibrahim pasha,
pasi erdhi në Shkup, u orvat që të likuidonte Lidhjen
e Shkupit dhe udhëheqësit e saj.58 Ngjarjet e Shkupit
e preokupuan edhe konsullin britanik me seli në Selanik. Ai
për hovin e këtyre ngjarjeve raportonte se Ibrahim pasha,
pasi ishte informuar me veprimtarinë dhe planet e njerëzve
që e udhëheqëshin Degën e Lidhjies së Shkupit,
kishte kërkuar prej tyre të mos shkaktonin turbullira,
duke iu kërcënuar se do të përdorte edhe forcën
në rast nevoje. Mirëpo, shefat e Lidhjes së Shkupit
e kishin hudhur poshtë këtë kërcënim dhe
nuk ishin pajtuar që të takoheshin me të, pa marrë
instrukcione nga organet kompetente të Lidhjes së Prizrenit.
Atëherë pjesa më e madhe e tyre ishte arrestuar dhe
të lidhur i kishin dërguar në Selanik. Grupin e të
arrestuarve e përbënin: Jashar beu, kryetar i Desës
së Lidhjes së Shkupit, Haxhi Musli beu, Abdurrahman beu,
Hilmi beu, Haqif beu, Tefik Ali efendiu, Abdyl aga dhe anëtarë
të tjerë.59
Pas kalimit të Shkupit në duar të forcave të
reja osmane,të cilin Dervish pasha në fillim të vitit
1881 e shëndrroi në poligon të vërtet ushtarak
prej kah do t’i drejtohet Kosovës për të shpartalluar
Lidhjen e Prizrenit,aktiviteti i Degës në territorin e
sotëm të Maqedonisë nuk ndihet më pos në
Dibër.Megjithëkëte, ky territor gjatë tëre
kohës deri sa vepronte Lidhja e Prizrenit dha kontribut të
madh,sidomos në rrethet ku jeton popullata shqiptare.
---------------------
1 I. G. Senkevic, Albanija v period v ostocnoga Moskva, 1965, faq.
64.
2 Patrioti maqedonas Isajo Mazhovski në memoaret e veta shkruan
se në këtë kohë ka kontaktuar me krerët
e parisë së Dibrës, të cilët i kishin thënë
se „po përgaditen për të shpallë pavarësinë
e Shqipë-risë...". Shif: Vozspomenonija na Isajo
Rudev Mazhovski, Sofija, 1922, faq. 12.
3Jovan Hadzivasilevic, ArbanaSka liga, Beograd, 1909, faqe 37—38.
4 Arkivi dipllomatisë i Sekretariatit për Punë të
Jashtme të Jugo-sllavisë, Sektori Politik: Nr. 839 —
Raport i konsullit S t o j n i q nga Priz-reni, 26. 04. 1878.
5 M. K o d r a, Lidhja e Prizrenit shikuar nga aspekti i disa doku-menteve
britanike 1879—1881, Kosova Nr. 3, Prishtinë, 1974, f.
45.
6Stefanaq Pollo, Lufta e popullit shqiptar për çlirimin
nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit, Studime historike,
Nr. 2, Tiranë, 1968, faqe. 89—91.
7Aleks Buda, Çështja shqiptare dhe marrëdhëniet
ndërkombëtare në vitet 1878—1S81, Buletini
i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria: Shkencat
shoqërore, Nr. 4. Tiranë, 1962, faqe. 186—187.
8 S h y q r i Ballvora, Lidhja e Prizrenit dhe çështja
e autonomisë së Shqipërisë (shënimet tjera
si në fus. 8. faqe 186—187).
9 Në lidhje me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe çështjen
shqiptare, gazeta serbe që botohej në Novi Sad, shkruante:
„...Kongresi i Berlinit në të vërtetë
nuk u kujdesua sa duhet për interesat e popujve të Lindjess
Atij shumë më tepër i kishte mbetur të shkundte
vobeksinë nga Porta, të shtynte përf\indimisht yendimin
e gërshetimit të çështjes Lindore dhe njëkohësisht
kësaj radhe të sigurojë interesat e përgjithshme
evropiane... I vetmi është populli shqiptar të cilin
me këtë rast diplomacia e lartë dhe e ditur e ka
harruar. Mlrëpo ai është popull i cili gjithësesi
ka merituar t'i kushtohet pak më teoër kujdes... Turqia
i konsideronte shqiptarët si banorë që i besojnë
dhe se në çdo rast mund të mbështetet në
to. Evropa tjetër nuk është kujdesuar shumë
për ta dhe ishte e kënaqur që nuk ka pasur ndonjë
shkak që ta ngarkojë mbi vete edhe atë hall..."
(shih. gaze-ta: „Zastava") — Novi Sad, Nr. 80 1
(13. VI. 1879).
10 Basbakanlik arçivi — Istanbul, Nr. 1295 —
Vendimet e Degës së Lidhjes së Dibrës —
të aprovuara nga paria e l>ibrës më 14 tetor të
vitit 1878. (Shtojmë se materiali burimor që do të
jërdoret gjendet në fondet e Arkivit Krahinor të
Prishtinës dhe se me këtë rast e falënderojmë
sho-kun Ilijaz Rexhën për përkthimin. — M.
K.).
11 Po aty, i njëjti dokument.
12 Duket se fjala është për Kuvendin e Lidhjes së
Prizrenit.
13 Po aty — i njejti dokument.
14 Dokumenti në fjalë përfundon rne konstatimin:
„Në emër të për-faqësuesve të
zgjedhur paraqitet ky vendim (kararname)... Kryetar i Or-ganizatës
së Lidhjes së Dibrës (Reis-i cem'iyyet-i Debre),
Iljaz pasha. Nga paria e Organizatës së Lidhjes në
Dibër, Sadik b e u, muderis — anëtar, Nimanullah
— anëtar, Selimi — anëtar, Ymer Lutfiu
— anëtar, I s 1 a m i — anëtar, Ismail Vehbi
— anëtar, N u r e d i n
— anëtar, Xhaferi — anëtar, Mehmeti, anëtar
— Shënimet si në fus. 11—14. »)
15 Basbakanlik arçivi — Istanbul, Nr. 557 — Vendime
që i aprovoi Kuvendi i Dibrës ku mori pjesë paria
e Toskërisë dhe e Dibrës, më 2 nëntor të
vitit 1878.
u Pesë kërkesat e parashtruara të njëjta, si
fus. 11—14.
17 Si në fus. 15, i njejti dpkument.
18 Vendimi i aurovuar në Kuvendin e Dibrës është
i nënshkruar nga tëdypalët. Përfaqësuesi
i Lidhjes të Toskërisë Abdullah Hysni (pseu-donim
i Abdyl Frashërit) me autorë Ibrahim Mustafa, Zeneli,
Ibrahimi, kryetari i organizatës së Dibrës —
Iljaz Pibra, me anëtarë: Nimetullahu, Azizi, Sadiku, Nuredini,
Xhaferi, Zeneli, Mehmedi, Hasani, Nuriu, Selimi, Arsllan Fehmiu,
Ymer Lutfiu, iNumllahu, Ismaili, Ibrahimi, Osmani — shif fus.
15.
19 Valiu i Kosovës, lajmëronte Kryeministrinë e Turqisë
për sa vijon: „Bashkangjitur me këtë shkresë...
parashtrpj dy kopje të raporteve të marra nga mytesarifllëku
i Dibrës, t'i studioni dlie t'i shikoni hollësisht. Si-pas
tyre u zhvilluan bisedime midis organizatës së Lidhjes
së Dibrës dhe Abdyl beut, i cili si përfaqësues
i Organizatës së Lidhjes së Toskërisë,
para disa ditëve kishte ardhur në Dibër ku u rauar
vendimi në lidhje me rregu-llimin e vilajetit..." Shif.
Basbakanlik arçivi — Istanbul, Nr. 1295, 14 Nën-tor
— 1878.
20 Po aty — i njejti dokument.
21 Arkivi i Maqedonisë (AM) 22 Fondi: Foeren Ofis (F. O.) (78)
2982 — Raport i konsullit britanik — B 1 a n k i t dërguar
nga Selaniku më 7. I. 1879.
22 A. M. M. 22 = FO = 195/1256, Raporte të konsullit B1 a n
t dër-guar organeve kompetente të Anglisë më
12. V. dhe 29. IX. 1879.
23 „... Komiteti i Lidhjes Shqiptare ka dërguar njerëz
në qarkun e Manastirit të bëjnë propagandë
për Projektin e Lidhjes rreth bashkimit të territoreve
në një provincë autonome shqdptare. Shih. Arkivi
shtetëror i Vjenës, ose: (HHSTA = Wien), PA. XVII = K.
35 = Montenegro, Bericht. Nr. 3, Monosir, 6. II. 1880.
2* (HHSTA — Wien) PA. XVII. Montenegro = K. 35. Bericht. No.
53. Prizren, 23. VI. 1880.
25 (HHSTA = Wien) PA. XVII. Montenegro K. 35. Bericht. No. 89 =
Skodër, 10. VIII. 1880.
26 Basbakaniik Arçivi = Istanbui, Nr. 1296/20. II. 1880.
27Xhavit Beu, punëtor i dalluar i Lidhjes shqiptare në
Shkup dhe udhëheqës i komisionit për rekrutimin e
ushtrisë shqiptare në kazanë e Shkupit.
28 Po aty, i njejti dokument.
29 Po aty, i njejti dokument.
30 Basbakanlik arçivi — Istanbul — Nr. 976, 2.
VI. 1880.
31 Basbakanlik arçivi — Istanbul, Nr. 977, 5. VIII.
1880.
32 Që të mos .realizohej ky aksion i Lidhjes, yaliu i
Kosovës mes masave të tjera i propozonte Stambollit se
„duhet të pengohen këta (për-faqësuesit
e Lidhjes M. K.) të shkpjnë në Dibër. Së
pari duhet të zgjidhen disa persona nga paria autoritative
dhe dijetarë nga Stambolli dhe të dërgohen në
Dibër, të cilet do të punojnë në pengimin
e bashkimit të Di-branëve... Shkurtimisht në se nuk
veprohet, kështu atëherë Arnautlluku në tërësi
do të na dalë prej dore...". Shih. Basbakanlik arçivi
= Istanbul, Nr. 1501, 9. gusht 1880.
33 Basbakanlik ar§ivi = Istanbul, Nr. 1501, 13. VIII. 1880.
34Masar Kodra, Op. cit. si në fus. 5. faq. 52=53.
35 ShukriRahimi, Vilajeti i Kosovës, L>rishtinë, 1969,
faq. 67—68.
36 Informata e Blantit nuk është e saktë, pasi tubimi
në fjalë ka të bëjë me çështjen
e Ulqinit.
37 AM. M. 25. FO. 78/3136 — Raport i Konsulit B1 a n t dërguar
Ka-bmetit Britanik nga Selaniku më 17 tetor të vitit 1880.
38 I. G. Senkevi<5, si në fus. 1. faq. 165—167.
39 Mendojmë se numri nuk është i saktë.
40 „... Përsa u përket kufijve të Shqipërisë
së Ee ato shtrihen deri në Vadim, në afërsi
të Selanikut ku do të bëjë pjesë Manastiri
me Ohrin, etj. Xhemal beu, i biri i Iljaz pashës me prejardhje
shqiptare, më 4 nëntor (1880) është nisur për
Stamtaoll me një prpjekt, me të cilin kërkohen sankcione
:të cilat sulltani nuk do t'i pranojë. Shqiptarët
në përgjithësi janë të bindur se Porta
e shejtë nuk do ta refuzojë kërkesën për
autonominë, duke pasur parasysh shërbimet reale të
dhëna Qeverisë (Turke) në çështjen me
Malin e Zi...". Shif. AM. M. 22 = F. O. 195/1253, Selanik,
5. X. 1880.
41 AM. M. 25. JFO. 78/3136, Selanik 16. XII. 1880. Për situatën
e Shkupit, në këtë dokument gjejmë edhe këso
informatash: „... Porta <duhej të mendonte me kohë
për të marrë masa më energjike ndaj një
lëvizje të tillë (fjala është për
lëvizjen shqiptare) e cila prej dite në ditë zgjerohej
gjithhjë e më tepër, gjë që mund të
shkaktojë që Turqia t'i humbë pro-vincat më
të besuara Evropiane. Shqiptarët këtu janë shumë
të preokupuar politikisht...".
42 Po aty.
43 Po aty.
44 Po aty.
45 M a s a r K o d r a, si në ius. 5. faq. 55—56.
46 AM. M. 25. P. O. 78/33161. Raport i konsullit Blant dërguar
nga Selaniku më 22. II. 1881.
47 Basbakanlik arçivi = Istanbul, Nr. 66309, 11. II. 1881.
48 AM. M. 25. FO. 78/3316, Raport i konsullit Blant dërguar
Kabine-tit Britenik, Selanik, 19. I. 1881.
49 Histori e Shqipërisë, — Tiranë, 1965, faq.
182.
so Në këtë kohë edhe pjesa më e madhe e
Maqedanisë Lindore bënte PJesë në Vilajetin
e Kosovës.
51 AM. M. 25. FO 78/3316 = Raport i Blankut dërguar nga Sela-niku
më 20. II. 1881.
52 AM. M. 25. FO. 78/3316 — Raport i konsullit B1 a n t dërguar
nga Selaniku më 22. II. 1881.
53 (HHSTA — Wien). PA. XII. K. 263, Bericht. Nr. 34 = Raport
i kon-sullit të Austro-Hungarisë dërguar në
Shkodër më 4. III. 1881.
54 AM. M. 25. FO. 3316. Letër e konsullit Blankut, dërguar
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë,
Selanik, 28. II. 1881.
55 Shih. më gjerë: M. K o d r a, Lidhja e Prteremt, shikuar
nga aspekti i disa dokumenteve britanike 1879—1881, Kosova,
3. Prishtinë, 1974, faq. 60—62.
56 AM. M. 25. FO. 78/3316 — Letër e konsullit Britanik
dërguar Minis-trisë së Punëve të Jashtme
të Anglisë, Selanik, 29. II. 1881.
57 Në lidhje me këtë qytet, konsulli i Austro-Hungarisë
në Shkup, lajmëronte Qeverinë e Vjenës për
sa vijon: „Në mbrëmje të 4 janarit të
vitit 1881, Sulejman Vokshi, anëtar i dalluar i Lidhjes së
Prizremt nga rrethi i Gjakovës si zbatues i vendimeve të
Lidhjes së Prizrenit duke qenë në krye të 600
kalorësve e ka marrë Shkupin...". Shif. (HHSTA —
Wien) PA. XVII = shifra — 191—95 — Raport i konsullit
të Austro-Hun-garisë Waldhart me seli — Shkup dërguar
Ministrisë të Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë,
Shkup, 10. I. 1881.
(fotokopje, pranë Arkivit Krahinor — Prishtinë).
58 Si në fus. 55, faq. 62—63.
59 AM. M. 25. P. O. 78/3316 — Raport i konsullit Blant dërguar
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë,
Selanik, 20. III. 1881.
|