DEGA E LIDHJES SHQIPTARE NË GJAKOVË

Gjakova

Me formimin e Vilajetit të Kosovës në vitin 1877, kazaja e Gjakovës bën pjesë në sanxhakun e Prizrenit.1 Në këtë kohë, ashtu sikundër edhe më parë, ky qytet kishte një zejtari dhe tregti të zhvilluar,2 të cilat kushtëzoheshin, pos të tjerash, nga pozita e përshtatshme gjeografike dhe rëndësia strategjike e tij, që ndikuan në intensifikimin e lidhjeve tregtare me Shkodrën, Kosovën, Sanxhakun dhe vendet e tjera të Ballkanit.3 Lidhjet e reja hekurudhore Selanik — Shkup (1873) dhe Shkup — Mitrovicë (1874), nuk i penguan tregtarët e Gjakovës ta vazhdojnë tregtinë me Shkodrën, bregdetin Adriatik e sidomos me Malësinë e Gjakovës,1 e cila ishte e lidhur ngushtë ekonomikisht dhe, si pasojë, edhe politikisht me këtë qytet.

Me gjithë pengesat e shkaktuara nga sundimi i marrëdhënieve feudale dhe nga politika kapitulluese e Portës ndaj kapitalit të huaj, marrëdhëniet kapitaliste kishin depërtuar, megjithëse me ritme tepër të ngadalsuara,edhe në ekonominë e Gjakovës, si rezultat i kërkesave gjithnjë e më të mëdha për mallra të popullsisisë të viseve me të cilat tregtonte Gjakova si dhe i përfshirjes së saj në rrjetin tregtar të shteteve ekonomikisht të pasuara.Kjo shkaktoi shtimin gjthënje e më të madh të ndikimit të shtresave qytetare të trgtarëve dhe të zejtarëve,të organizuar në esnafet e terzive dhe të tabakëve,në jetën ekonomike dhe politike të vendit dhe rritjen e ndikimit të intelektualëve.

Autoritetet osmane nuk ushtronin pushtet të plotë në këtë trevë, sepse fjalen kryesore këtu e kishte paria e vendit e përbërë nga përfaqësuesit e shtresës feudale vëndese, krerët e fshatarë-sisë dhe perfaqësuesit e esnafëve.8 Popullsia e Gjakovës me rrethe i plotesonte detyrimet e ndryshme ndaj pushtetit vetëm gjatë ekspeditave ushtarake. Bile edhe në këto raste autoritetet qeveritare arrinin me vështirësi t'i vilnin taksat dhe ta mobilizonin popullsinë e kësaj ane.9

Në fazën e parë të Lëvizjes kombëtare shqiptare, Gjakova me rrethinë muarr pjesë në kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit, të cilat kishin përfshir një pjesë të madhe të viseve të banuara me shqiptarë.10 Kështu më 1843, kur Porta u orvat ta vendosë administratën e re, Gjakova iu bashkua kryengritjes që kishte filluar në Sanxhakun e Prishtinës.11 Banorët e Gjakovës ngritën përsëri krye kundër urdhërit për dorëzimin e armëve në mars të vitit 1845. Këtyre iu bashkuan kryengritësit e Rekës, të Bytyçit, të Gashit dhe të Krasniqes, të udhëhequr nga Binak Alija dhe Sokol Rama, të cilët arritën ta dëbojnë për një kohë garnizonin turk nga Gjakova.12 Malësia e Gjakovës ishte vatër e qëndresës kundër administratës së re osmane edhe në vitet 1863—65.13 Në vitët 1866—68, popullsia e krahinave të Lumës dhe të Malësisë së Gjakovës, e udhëhequr nga krerët Binak Alija, Shaqir Curri etj., i detyroi autoritetet osmane ta pranonin vetadministrimin e këtyre viseve.14 Të njëjtat të drejta i siguroi së shpejti edhe popullsia e Gashit.15 Por këto lëshime të Portës ishin të përkohshme. Kah fillimi i prillit të vitit 1871, ajo përsëri u orvat ta vendosë regjimin e ri dhe të regrutojë nizamë. Autoritetet qeveritare burgosën për këtë shkak Shaqir Currin, Binak Alinë etj. dhe i dërguan në Nish. Për këtë arsye malësorët rrokën armët, rrethuan qytetin e Gjakovës dhe kërkuan lirimin e krerëve të tyre.16

Gjatë vitëve të krizës ballkanike 1875—77, kur Porta orvatej të rekrutonte në masë shqiptarët për t'i hedhur në luftë kundër Serbisë dhe Malit të Zi, lëvizja çlirimtare antiosmane u intensi-fikua edhe më tepër në Gjakovën me rrethinë ashtu sikundër në të gjitha viset e banuara me shqiptarë. Lufta e popujve ballkanikë për pavarësi kombëtare zgjoi simpatinë e shqiptarëve, të cilët në shumë raste mendonin për një aksion të përbashkët kundër Portës.17 Këtë disponim mendonin ta shfrytëzonin përfaqësuesit e disa shteteve ballkanike, të cilët më vonë e ndrruan qëndrimin. Në një raport të vitit 1876, në të cilin flitet mbi gjendjen e viseve përtej kufirit të Serbisë thuhet se „Malësia dhe Gjakova e refuzojnë mobilizimin ushtarak".18 Repartet e parregullta të Gjakovës, të grumbulluara me shumë vështirësi nga ana e autoriteteve qe-veritare, të cilat u nisën me 18 gusht 1877 për në luftë kundër Malit të Zi, filluan të dezertonin në masë.19 Mirëpo ushtritë serbe dhe malazeze, pasi dëbuan forcat osmane nga viset me popullsi shqiptare, filluan shpërnguljën masive të popullsisë vendase duke shkaktuar një shqetësim të madh në krahinat kufitare dhe bile njëfarë pakënaqësie në disa qarqe qeveritare të këtyre vendeve.20 Për këtë arsye Gjakova, Prizreni dhe vise tjera ishin përfshirë nga turbullira të mëdha.21

Një valë të madhe protestash shkaktuan vendimet e Shën Stefanit. Në qytete të ndryshme u zgjodhën komisione lokale, të cilat organizuan forca ushtarake për mbrojtjen e tokave të tyre dhe mblodhën ndihma për muhaxhirët shqiptarë që bredhnin rrugëve të këtyre qyteteve. Me inisiativën e Komitetit të Stambollit, këto komisione vunë lidhje midis tyre për t'i kryer më mirë detyrat e mbrojtjes dhe për të vepruar në mënyrë më të organizuar në arenën ndërkombëtare.

Kjo valë kundërshtimesh të mëdha kundër Traktatit të Shën Stefanit e kishte përfshirë edhe Gjakovën me rrethinë që në prill të vitit 1878.22 Nga fundi i këtij muaji bejlerët e Gjakovës organizuan një mbledhje paraprake ku shqyrtuan mundësinë e krijimit të një organizate shqiptare dhe masat që duheshin marrë në situatën e krijuar.23 Krerët e lëvizjes popullore në Gjakovë i dërguan Portës telegrame, me anën e të cilave shprehej shqetësimi për fatin e popullit dhe ardhmërinë e Shqipërisë, gadishmëria për ruajtjen e tokave arbërore nga vetë shqiptarët e aftë për armë dhe kërkohej nga Qeveria Osmane ndihmë në armë dhe municione.24 Këto telegrame mbetën pa përgjegje. Prandaj, popullsia e Gjakovës si dhe ajo e viseve të tjera, refuzoi të paguante taksa dhe të dërgonte ushtar.25 Nga ana tjetër u morën masa konkrete për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke midis viseve të Gjakovës, Prizrenit, Podgoricës, Gucisë, Pejës, Shkodrës etj., me qëllim që të pengohet shkëputja e viseve shqiptare e paraparë me Traktatin e Shën Stefanit.26

Lajmet e përhapura gjoja sipas Traktatit të Shën Stefanit, Peja dhe Gjakova duhet të aneksoheshin nga Bullgaria, e shqetësuan edhe më tepër opinionin e këtyre viseve.27

Krahas pregatitjeve në vend u bënë përpjekje edhe në arenën ndërkombëtare. Në protestën e popullsisë së Pejës, Gjakovës, Gucisë dhe Tetovës dërguar ambasadorit frëng në Stamboll më 10 maj 1878, pos të tjerash, thuhej: „Vendi në të cilin banojmë që në kohët e lashta, quhet vend i shqiptarëve, vendi i gegëve dhe, përderisa të gjithë jemi shqintarë përse duhet t'i nënshtrohemi administratës... së bullgarëve ose më mirë të themi skllavërisë ruse? Cila ndërgjegje do ta pranonte këtë?".28

Të pakënaqur me përmbajtjen e dispozitave të Traktatit të Shën Stefanit, që iu imponuan Portës nga ana e Rusisë cariste, dispozita të cilat i cënonin edhe interesat e fuqive të tjera imperialiste, në radhë të parë të Austro-Hungarisë dhe të Anglisë, disa përfaqësues diplomatikë të këtyre vendeve zhvilluan një aktivitet të dendur duke u orvatur ta shfrytëzonin këtë disponim patriotik të masave për qëllimet e tyre.29 Konsulli austro-hungarez i Prizrenit me dragomanin e tij dhe me disa priftërinj katolikë filluan të agjitonin në Gjakovë dhe në Pejë duke e nxitur popullsinë që „ose të qëndronte nën sulltanin, ose t'i nënshtrohej kurorës austro-hungareze që do të ua krijonte një pashallëk të pavarur".30 Ata ftuan telegrafisht nga Peja, më 5 maj 1878 popullsinë e viseve të Pejës, të Gjakovës dhe të Prizrenit që, bashkë me popullsinë e Dibrës, të ishin të gatshëm për luftë kundër Serbisë dhe Malit të Zi.31 Ata mendonin se ia kishin arritur qëllimit ta bënin për vete popullsinë e viseve të përmendura, e cila, gjoja do ta përshëndetë jo vetëm okupimin austro-hungarez të Bosnjës dhe të Hercegovinës, por edhe të vendit të tyre, i cili kërcënohej nga Serbia dhe Mali i Zi.32 Ngjarjet e mëvonshme tregojnë se këto parashikime nuk kishin kurrfarë baze.

Në Gjakovë u mbajt, më 10 maj 1878, një mbledhje ku morën pjesë krerët e Gjakovës, të Pejës dhe të Prizrenit, në të cilën, me propozimin e Haxhi Zekës, u vendos që të çoheshin të gjithë, prej 7 deri më 70 vjet në kryengritje kundër Qeverisë Osmane për mbrojtjën e tokave të tyre.33

Por në kushtet e një disponimi të tillë patriotik që kishte përfshirë viset e banuara me shqiptarë, lindi rreziku që Lëvizja Kombëtare Shqiptare të binte nën ndikimin e jashtëm34 dhe të sulltanit35 dhe të drejtohej kryesisht kundër fqinjve duke lënë pasdore çështjen e autonomisë. Prandaj Komiteti i Stambollit, në përputhje me programin politik të tij, iu drejtua popullit shqiptar me 30 maj 1878, me një proklamatë në të cilën, pos të tjerash, thuhej: „Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjtë tanë, me Malin e Zi e Greqinë, Serbinë e Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbajmë me kërmbëngulje çdo gjë që është e jona".36 Në anën tjetër, anëtarët e Komitetit të Stambollit angazhohen në formimin e një organizate politike shqiptare të përgjithshme, e cila do ta shtronte çështjën e autonomisë së tokave të banuara me shqiptarë. Kështu nga fundi i majit 1878, u mbajt në Gjakovë një mbledhje e përfaqësuesve të Shqi-përisë Veriore, në të cilën u vendos të ftoheshin përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare në një kuvend të përgjithshëm në Prizren, i cili do të mbahej më 10 qershor 1878, në prag të mbajtjes së Kongresit e Berlinit.37 Një kontribut të madh në organizimin e Kuvendit Themelues dha Ahmet Korenica, i cili kishte ardhur në Prizren nga Selaniku për ta tubuar gjithë Shqipërinë dhe për ta bashkuar në luftë kundër Serbisë dhe Malit të Zi. Ai, në marrë-veshje me krerët vendas i kishte ftuar telegrafisht në një kuvend të përbashkët krerët e të gjitha qyteteve të Rumelisë, të Shqipërisë, të Bosnjes dhe të Hercegovinës.38

Në Kuvendin Themelues të 10 qershorit 1878 u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye të të cilës qëndronte Këshilli Kryesor me seli në Prizren. Nga Gjakova me rrethe në këtë Kë-shill bënin pjesë Sylejman Vokshi, Abdullah Dreni, Ahmet Korenica, Shaqir Curri, Binak Alija, Ali Ibra etj.39 Më vonë anëtarë të Këshillit Kryesor bëhën edhe përfaqësues tjerë nga Gjakova me rrethe. Këshilli Kryesor i kishte këto komisione: të punëve të brendshme, të punëve të jashtme dhe të financave. Kryetar i komisionit të financave ishte Sylejman Vokshi,40 i cili luante një rol të rëndësishëm në Këshillin Kryesor.

Në qendrat e tjera të banuara me shqiptarë u formuan Nënkëshillat ose Degët e Lidhjes Shqiptare. Sikundër në të gjitna vendet e tjera, edhe në Gjakovë u formua, fill pas Kuvendit Themelues të Lidhjes, Dega e Lidhjes Shqiptare,41 e cila përfshinte krahinat e Gashit, të Krasniqes, të Hasit, të Bytyçit, të Rekës etj. Kryetar i parë i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gjakovë ishte Abdullah Dreni.42 Pas vrasjes së tij, më 6 shtator 1878, në krye të saj qëndronte Sylejman Vokshi,43 i cili për shkak të punëve të shumta në Keshillin Qendror, zëvendësohet nga Ali aga.44

Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë i kishte forcat e veta ushtarake, të cilat ishin pjesë përbërëse e forcave të përgjithshme ushtarake të Lidhjes Sliqiptare të Prizrenit.45 Ato bënin pjesë në korpusin e Kosovës, i cili „do të ruajë viset nga Mitrovica deri në kazanë e Gjilanit dhe në ato anë do të bashkohet me ushtrinë e Shkupit".46 Detyra kryesore e tyre ishte mbrojtja e territorit që përfshinte Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë, ndërsa dy mijë ushtarë duhej t'i dërgonte si ndihmë për mbrojtjën e Gucisë.47 Dega bënte mobilizimin ushtarak në bashkëpunim me anëtarët e këshillave të pleqve, imamëve dhe myftarëve të qytetit dhe të fshatit; regjistronte sasinë dhe llojin e armëve që dispononte popullsia e vendit; siguronte kafshët për ngarkesa të nevojshme për ushtrinë; siguronte municionet dhe pajisjet e tjera luftarake; merrte pjesë, duke respektuar dëshirën e popullsisë vendëse, në caktimin e komandantit dhe oficerëve të tjerë të ushtrisë dhe në shpërblimin, sipas meritave, dhe dënimin, sipas delikteve, të ushtarëve dhe të oficerëve.48 Numri i popullsisë së mobilizuar përcaktohej nga nevojat e rastit. Kur atdheu ishte në rrezik Dega e shpallte kushtrimin për mobilizim të përgjithshëm sipas parimit „prej shtat deri në shtatëdhjetë vjet" duke mobilizuar tërësisht popullsinë e aftë për luftë ashtu sikundër ndodhi me rastin e vrasjes së Mehmet Ali pashës, kur i gjithë qyteti i Gjakovës ishte shndërruar në një kazermë unike të ushtrisë popu-llore, kur i gjithë prodhimi i vendit ishte orientuar në plotësimin e nevojave ushtarake.49

Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë ndër të parat në gjithë vendin e vendosi pushtetin e Lidhjes, fill pas vrasjës së Mehmet Ali pashës50 mori masa për sigurimin e rregullit dhe të qetësisë, për zhdukjen e gjakmarrjes51 dhe për zëvendësimin e gjyqeve turke me gjyqe popullore.52

Përfaqësuesit e Gjakovës me rrethinë ishin shumë aktivë me rastin e adaptimit të dokumenteve të parë të Lidhjes, me anën e të cilëve përcaktoheshin synimet e saj'.53 Ata, në emër të popullsisë së vendit,kah fundi i qershorit 1878 morën pjesë në hartimin e protestave drejtuar Kongresit të Berlinit kundër vrasjeve,mizorive,grabitjeve dhe çnderimeve të kryera
ndaj popullsisë shqiptare në vendet,që kishin rënë në duart e ushtrive të Rusisë cariste dhe të monarkive ballkanike. 54 Në kërkesat e tyre të drejta apelonin ‘’në emër të të drejtave njerëzore dhe të qytetrimit’’ që të dëgjohej ‘’ zëri i këtij kombi që nuk ka tjetër mbështetje veçse drejtësinë’’. 55

Por shpresat në parimet e larta të qytetërimit evropian u shuan së shpejti kur Kongresi i Berlinit, me pak ndryshime që kishin për qëllim mbrojtjen e interesave të Fuqive të Mëdha, i verifikoi deri diku dispozitat Traktatit të Shën Stefanit. Për këtë arsye Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë ishte shumë aktive gjatë korrikut të vitit 1878, kur u shtrua çështja e dorëzimit Malit të Zi të Plavës dhe të Gucisë, me të cilat Gjakova kishte lidhje të ngushta.56 Ajo, që në fillim të gushtit 1878 arriti të mobilizojë një numër të madh ushtarësh. 57

Nga ana tjetër Porta ishte e detyruar, sipas dispozitave të Traktatit të Berlinit, t'i siguronte kushtet për punën normale të komisioneve ndërkombëtare të kufijve, të ngritur nga Fuqitë e Mëdha, të cilat hasnin në pengesa të pakapërcyeshme nga ana e Lidhjes Shqiptare. Prandaj, Këshilli i Ministrave vendosi me 12 gusht 1878 ta dërgojë si komisar politik për vendosjen e kufijve veriorë, mareshalin Mehmet Ali pashën, i cili kishte për detyrë „për të siguruar qetësinë, kurse popullsine për ta larguar nga përgatitjet e kryengritjes".58

Pasi i njoftoi, nëpërmjet kanalesh diplomatike, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, të Serbisë dhe të Malit të Zi me misionin e tij, Mehmet Ali pasha u nis me 19 gusht 1878, për në Kosovë.59 Nga ana tjetër kërkesat e Serbisë dhe të Malit të Zi për zbatimin sa më të shpejtë të vendimeve të Kongresit të Berlinit, përkrahja e këtyre kërkesave nga ana e Fuqive të Mëdha, lajmet që përhapeshin mbi gadishmërinë e shteteve ballkanike për t'i realizuar me forcë, po të ishte nevoja, dispozitat e Traktatit të Berlinit dhe emërimi i Mehmet Ali pashës komisar për kufijt veriorë, shkaktuan një agjitacion të gjërë rreth qëndrimit që duhej marrë lidhur me misionin e tij dhe me qështje të tjera aktuale. Lidhja Shqiptare ftoi me urgjencë, në fillim të gushtit 1878, shumë antarë të Këshillit të Përgjithshëm nga Dibra, Gjakova, Peja e qytete të tjera për të diskutuar rreth masave që duhej marrë para kërcënimeve të ushtrive malazeze dhe kërkesës së Portës për të mos i rezistuar me armë dorëzimit të Plavës dhe të Gucisë.60 Në mbledhjën e 14 gushtit, që u mbajt në Prizren, u zhvillua një diskutim i ashpër midis rrymës turkomane, të përbërë nga disa klerikë fanatikë myslimanë dhe disa feudalë të mëdhenj, që kërkonin respektimin e vullnetit të Portës, dhe rrymës patriotike, të përbërë nga përfaqësues të masave të gjëra dhe të intelektualëve popullorë, të cilët kërkonin me këmbëngulje të luftonin kundër çdo fuqie, e cila do të cënonte tërësinë territoriale të tokave të banuara me shqiptarë.61

Pasi arriti në Prizren dhe pasi u orvat të bëjë për vehte disa miq të tij të vjetër, krerë të Lidhjes, Mehmet Ali pasha ftoi më 26 gusht në një mbledhje Këshillin Kryesor të Lidhjes dhe parinë e vendit.62 Elementët progresivë patriotikë të Këshillit Kryesor e kundërshtuan ashpër kërkesën e mareshalit turk për dorëzimin e Plavës, të Gucisë dhe të tokave të tjera. Midis tyre u dallua Ahmet Korenica.63

Në një mbledhje tjetër të ftuar të nesërmen nga Mehmet Ali pasha, nuk u paraqit asnjë anëtar i Këshillit Kryesor. Bile, ndërkohë, në një kafene në Marash, garsoni i saj, Ramadan Zaskoci, i ngarkuar nga Lidhja, vrau telegrafistin e mareshalit, i cili e mbante korespondencën me Stambollin në gjuhën frënge, që ngjalli dyshim në radhët e Lidhjes.64 Ky lajm e tronditi thellë mareshalin i cili urdhëroi kapjen e vrasësit menjëherë. Por, Ramadan Zaskoci, me ndihmen e dy shokëve të tijë, kishte dalë jashtë qytetit dhe ishte strehuar në Gjakovë ku e ndiente vehten më të sigurtë.Aty ishte në shërbim të Ahmet Korenicës,të cilin e përcillte në çdo hap si roje sigurimi me dy shokë të tjerë,të cilët e ndihmuan në atentat. 65

Këto aksione, të cilat flasin për qëndrimin e papërkulshëm te Lidhjes ndaj politikës qeveritare të dorëzimit të tokave të banuara me shqiptarë, shqetësuan jo vetëm Portën dhe autoritetet lokale, por edhe disa pashallarë, anëtarë të Këshillit Kryesor, të cilët formuan një delegacion në krye me Abdullah pashë Drenin, për t'i shprehur mareshalit keqardhjen për vrasjen e telegrafistit.66

Në këtë situatë kritike, kur agjitacioni antiosman ishte rritur aq tepër sa të rrezikonte jo vetëm misionin e tij, por edhe integritetin personal, Mehmet Ali pasha, kërkoi një batalion ushtarësh nga Mitrovica67 dhe vendosi të niset për Gjakovë prej nga do ta vazhdonte udhëtimin e tij në kufi të Malit të Zi,68 ku do të takohej me senatorin Petroviq, me të cilin do të diskutonte mënyrën e dorëzimit të Plavës dhe të Gucisë. Pas kësaj do të vazhdonte deri në Podgoricë dhe eventualisht do të takohej me princ Nikollën.69

Disa anëtarë të Këshillit Kryesor të Lidhjes dhe nëpunës shtetërorë osmanë e këshilluan pashain që të mos nisej para se të mirreshin vesh me Malësinë e Gjakovës. Ata mezi e bindën për të formuar një këshill i cili do të shkonte më parë në Gjakovë për të qetësuar popullsinë e revoltuar.70

Por, pa arritur përgjegja, Mehmet Ali pasha u nis për Gjakovë me 31 gusht 1878 dhe u vendos në pallatin e Abdullah pashë Drenit. Ndërkohë Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë kishte zhvilluar një aktivitet intensiv patriotik antiosman. Me përjashtim të kryetarit të saj, Abdullah pashë Drenit, anëtarët e tjerë të Këshillit të Degës shquheshin për qëndrimin e tyre konseguent politik e luftarak në tërë Lidhjen Shqiptare. Midis tyre dalloheshin Sylejman Vokshi dhe Ahmet Korenica.71 Prandaj rrugët e qytetit ishin përplot me luftëtarë nga Gjakova, Beka (më së shumti nga Strellci, Isniqi dhe Carabregu), Gashi, Krasniqja, Bytyçi, Hasi dhe 150 luftëtarë nga Peja, të cilët iu kishin përgjegjur masivisht kushtrimit të luftës kundër „murtatit" Mehmet Ali pashës, të shpallur nga Dega e Gjakovës.72

Anëtarët e Këshillit të Degës, para se të shkonin në bisedë me pashain, u mblodhën në Terzihane, në zyrën e esnafit të terzive, për të caktuar qëndrimin që do të mbanin në bisedime me të.73 Në bisedimet që u zhvilluan në sarajin e Abdullah pashë Drenit, më 1 shtator 1878, përfaqësuesit e Degës së Lidhjes i hodhën poshtë kategorikisht kërkesat, të cilat, në emër të sulltanit i parashtroi Mehmet Ali pasha.

Për këtë arsye mareshali u përpoq të sigurojë përkrahje para këtij qëndrimi të vendosur të Degës, duke u mbështetur në disa krerë të fiseve siç ishin Bajram agë Rrustemi, Hoshi i Nu-rës etj.74 Nga ana tjetër ai shpresonte në ndihmën që do të arrinte nga Mitrovica dhe në dy batalione të tjera që ishin nisur nga Prizreni.75

Më 2 shtator 1878, pas bisedimesh shumë të ashpëra, përfaqësuesit e Degës i dhanë 24 orë afat Mehmet Ali pashës për ta lëshuar Gjakovën.76 Ndërkohë Këshilli i Degës urdhëroi prerjën e rrjetit telegrafik dhe ndaloi një kalorës, të cilin e nisi mareshali për në Prizren për ta dërguar një letër, të cilën ia morën forcat e Lidhjes.77

Pasi dështuan të gjitha përpjekjet që me mjete paqesore ta detyrojnë mareshalin turk të heqë dorë nga misioni i tij, forcat e Lidhjes ia filluan luftës së armatosur, e cila me disa ndërprerje zgjati deri me 6 shtator 1878. Gjatë këtyre përleshjeve të ashpëra u dogj saraji i Abdullah Drenit dhe u vranë Mehmet Ali pasha, Abdullah Dreni, Bajram Rrustemi, Shaqir Curri etj.78 U vranë gadi të gjithë fandasit dhe disa ushtarë turq,të cilët nuk u dorëzuan gjatë luftimeve ashtu sikundër vepruan 6 kompani,të cilat e mbronin marshalin.79Nga luftëtarët e degës u vranë 400 vetë,ndërsa u plagosën 700. 80

Luftëtarët e Degës së Lidhjes të udhëhequr nga Sylejman Vokshi,Ahmet Korenica,Mic Sokoli,Ali Ibra,Islam Batusha81 shumë shumë të tjerë ,treguan me këtë rast nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe tërë humanizmin e luftës së tyre të drejtë,duke iu shmangur ndjenjes së hakmarrjes,që mund të zgjonte në raste të tilla vrasja e një numri kaq të madh nga shokët dhe farefisi i tyre.Zëvendës konsulli nga Selaniku,i shkruante ambasadorit anglez në Stamboll,Lajardit më 14 shtator 1878: ‘’Gjatë dy ditëve,në të dy anët u vranë mjaft,por shqiptarët iu shmangën gjuajtjes në ushtarë,sepse qëllimi i tyre ishte t’i vrasin oficerët dhe të tre udhëheqësit,të cilët i quajnë tradhëtarë të çështjes së tyre. 82

Për të evituar konfliktet që mund të shkaktoheshin nga kjo luftë,Këshilli i Degës vendosi që ‘’ sipas zakoneve-traditave të vjetra’’ të lidhet besa që ‘’të mos ketë në të ardhmen kurrfarë armiqësie dhe konflikti’’.83 Besa përfshinte edhe fandasit edhe serbët. 84 Pas këtyre masave në Gjakovë ‘’ mbretronte siguria dhe qetësia’’89

Vrasja e Mehmet Ali pashës jehoi fuqishëm në opinionin publik ndërkombëtar.86 Ajo tregoi se misioni i tij nuk ishte një manovër e zakoshme e Portës, e cila e kishte dërguar atë „për ta marrë komandën mbi bashibozukët shqiptarë dhe për të luftuar me ta kundër austriakëve",87 por ishte rezultat i një lëvizjeje të përgjithshme popullore,88 me program të qartë politik, e gat-shme të luftojë kundër çdo fuqie, e cila do të tentonte t'i cenojë interesat e popullit shqiptar. Ambasadori anglez në Stamboll i shkruan Sollsberit me 8 shtator 1878: „Veziri i Madh më njoftoi se situatën në Shqipëri e konsideron si shumë serioze. Ai tha se i gjithë vendi ishte në flakë. Pas vrasjes së Mehmet Ali pashës dhe suitës së tij, Porta ka rënë në hall dhe nuk di kë ta dërgojë në atë krahinë... sepse shqiptarët kanë vendosur të mos i dorëzojnë pjesët e territoreve shqiptare që u janë dhënë Serbisë dhe Malit të Zi me marrëveshtjen e Berlinit".89

Kjo ngjarje shqetësoi qarqet sunduese të Fuqive të Mëdha imperialiste, në radhë të parë ato austro-hungareze, të cilat, me ndihmën e klerit, orvateshin pa sukses për ta veçuar popullsinë e krishterë nga Lidhja.90 Këto qarqe shpresonin më kot në likuidimin e saj.91

Vrasja e Mehmet Ali pashës pati jehonë të madhe edhe brenda vendit92 ku shkaktoi thellimin e diferencimit në radhët e pjesëmarrësve në Lidhjen Shqiptare93 autoriteti i së cilës po rritej gjithnjë e më tepër e bashkë me këtë edhe influenca e elementëve patriotë e demokratikë, në dem të ndikimit të pashallarëve dhe të klerit reaksionar, të cilët orvateshin pa sukses ta përja-shtonin Degën e Gjakovës nga Lidhja Shqiptare. Misioni i Mehmet Ali pashës iu ofroi një armë të fuqishme politike patriotëve shqiptarë për të dalë haptazi me një program kombëtar, i cili përmbante kërkesat për autonomi. Ky program i ri i Komitetit të Stambollit, të cilin e botoi me 27 shtator 1878 gazeta „Terxhy-mani Shark" e Sami Frashërit,95 u adoptua në njerën nga mbledhjet e Lidhjes Shqiptare të Gegërisë, në Dibër me 8 nëntor 1878.95

Këto ngjarje shkaktuan shthurjen e administratës osmane në Gjakovë, ku pushteti ishte në duart e shtresave më të ulëta, të cilat qenë të afta ta siguronin rendin dhe qetësinë duke evituar konfliktet e mundshme.96 Për këtë arsye konsujt austro-hungarezë dhe rusë e krahasuan gjendjen e krijuar në Gjakovë me ate të Komunës së Parisit.97

Përfaqësuesit e Lëvizjes kombëtare Shqiptare do ta përdornin vrasjen e Mehmet Ali pashës si mjet frikësimi kundër misionarëve të sulltanit në Shqipëri jo vetëm gjatë viteve të ekzistencës së Lidhjes Shqiptare, por edhe më vonë.98

Në fillim të tetorit 1878, në faqet e shtypit austro-hungarez u shënuan lajme, në të cilat thuhej se antarët e Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kishin vendosur ta shpallin në Gjakovë princin shqiptar, i cili nuk do të kishte kurrfarë lidh jesh me Turqinë," se rrugën Pejë—Prizren do ta kontrollonin çetat e Lidhjes, se në vijën Prishtinë—Pejë—Gjakovë duhët të vendoseshin sa më shpejtë 10—15 mijë ushtarë të Lidhjes,100 për të mos lejuar Osman pashën të hyjë në Shqipërinë Veriore.101

Nga ana tjetër, Porta e Lartë, e vetëdijshme për proporcionet e gjëra që kishte marrë lëvizja popullore, e ndiente nevojën e marrjës së masave të ngutshme dhe efikase. Ambasada osmane në Vjenë deklaronte se „pas kësaj ngjarjeje të trishtueshme (vrasjes së Mehmet Ali pashës — M. R.) ... pritet që ata që kanë guxuar ta kryenin këtë akt të denohen sa më parë dhe rëndë".103 për këtë arsye me urdhërin e Kryeministrit të 27 shtatorit 1878 u dërguan nga Prishtina, qendra e Vilajetit, tri batalione turke në Prizren për ndërprerjën e turbullirave dhe mbrojtjen e të huajve.103 Këto masa nuk e arritën efektin e duhur. Ato nuk shkaktuan „përçarjen në mendime" midis popullsisë së Gjakovës, të Pejës dhe krerëve të malësorëve, as bindjen „urdhërit të shtetit në çdo rrethanë" të gjakovarëve,104 ashtu sikundër e vlerësonte gabimisht qendra e vilajetit situatën politike. Në të njejtin vend ajo qendër konstaton: „Megjithëkëtë, lënia dhe evakuimi i vendeve që dihen (Plavës dhe Gucisë — M. R.) mbetën persëri çështje të hapura".105 Shthurjen e Lidhjes, pas ngjarjeve të Gjakovës e shpresonte edhe Jelineku,106 i cili në nëntor e ndërroi mendimin.107

Për paaftësinë e rivendosjes së pushtetit të Portës dhe të pengesës së përpjekjeve të Lidhjes për autonomi flet edhe një raport i Dervish pashës, në të cilin lexojmë edhe këtë: „ ... ngjarja e Mehmet Ali pashës dhe mosdënimi i aktorëve u bë për shkak se në ato momente ushtria perandorake që gjendej në ato vise nuk ishte e mjaftueshme. Personat që ishin ngarkuar për kryerjen e hetimeve frikoheshin ta kryenin punën e tyre si duhet... Ky gjest inkurajoi krerët e Lidhjes, ndërsa nga ana tjetër mundoheshin kryengritësit ti shëndrojnë viset shqiptare në një formë-qeverisje tjetër me ide të gabuara (autonomi — M. R.)".108

Kërkesat e shqiptarëve për autonomi, të formuluara në fillim të nëntorit 1878 Porta i linte në heshtje. Për më tepër, autoritetet osmane filluan të kërkonin në pranverë të vitit 1879, pagesën e taksave të mbetura dhe marrjen e rekrutëve, me një fjalë rivendosjen e pushtetit osman në ato vise të Kosovës ku organet qeveritare ishin zëvendësuar nga organet e Lidhjes.109 Një pezmatim të madh kishin shkaktuar edhe bisedimet midis Qeverisë Osmane dhe asaj austro-hungareze lidhur me okupimin e Sanxhakut të Novi Pazarit nga Austro-Hungaria110 si dhe përleshjet midis refugjatëve shqiptarë dhe të trupave serbe në kufirin e ri serbo-osman, që kishin „shkaktuar, siç dihet, një turbullirë të madhe midis popullatave të Prizrenit dhe të Gjakovës dhe ishin bërë shkak për përgatitje të mëdha nga ana e tyre".111

Të gjitha këto shkaktuan ndërmarrjën e një vargu akcionesh në viset veriore dhe verilindore. Më 7 maj 1879 përfaqësuesit e Lidhjës në Prishtinë kërkuan nga valiu i Kosovës të drejtën e autonomisë në administrimin e gjyqeve dhe me 12 maj sulltani lejoi themelimin e gjykatave shqiptare pranë gjykatave shtetërore osmane.112 Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë nuk kënaqet vetëm me formimin e gjykatave popullore shqiptare, por kërkon suprimimin e gjykatave shtetërore.113 Ajo filloi emërimin e anëtarëve të gjykatës nga përfaqësuesit më të ndershëm të popullsisë,114 të cilët punonin sipas një statuti të veçantë me karakter orientues, që u shpall për gjykatat shqiptare115 dhe sipas të drejtës zakonore vendase.116

Përpjekjet e Qeverisë Osmane për ta penguar realizimin e kërkesave të Lidhjes Shqiptare të 19 majit 1879 për zgjerimin e autonomisë edhe në administratën shtetërore, revoltuan edhe popullsinë e Gjakovës me rrethe, e cila ishte e gatshme për ta flakur pushtetin e sulltanit po të mos u njihej e drejta për autonomi.117 Me 23 qeshor 1879 u mblodhën në fshatrat Rugovë dhe Zerçan mbi Drin shumë krerë të Dibrës, të Prizrenit, të Gjakovës, të Pejës, etj., për të caktuar masat dhe detyrat e reja ndaj politikës së Portës.118 Në një mbledhje të Këshillit të Lidhjes Shqiptare, të mbajtur në fillim të korrikut 1879 në Prizren, ku morrën pjesë përfaqësuesit e Dibrës, të Gjakovës, të Pejës etj., ishte vendosur të burgoseshin të gjithë njerëzit e sulltanit po qe se nuk do t'i jepej autonomia Shqipërisë.119 Në gjysmën e dytë të korrikut pushteti turk ishte zëvendësuar tanimë me ate të Degës së Lidhjes në Gjakovë".120

Një çështje tjetër, e cila e preokuponte Degën e Lidhjes Shqiptare të Gjakovës, në atë kohë, ishte çështja e mbrojtjes së tokave të banuara me shqiptarë nga kërcënimet e jashtme. Lajmet mbi bisedimet turko-austro-hungareze për okupimin e sanxhakut të Novi Pazarit nga Perandoria e Habsburgëve, e detyruan Degën e Gjakovës të merrte masat e nevojshme ushtarake për mbrojinen e kësaj treve: të fillonte rekrutimin e ushtarëve, grumbullimin e armëve dhe të municionit etj. Në një korrespodencë të kohës nga Prizreni, ndër të tjera, thuhet: „ ... nëpër kadilleqët e Novi Pazarit, të Prizrenit dhe të Gjakovës vlojnë grupet e rekrutëve shqiptarë... Në përgjithësi në ato vende kurr nuk janë bërë pregatitje dhe armatosje të tilla".121 Me 24 maj 1879, në Prizren u mbajt kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në të cilin morën pjesë delegatët e Pejës, të Gjakovës dhe të Novi Pazarit, të cilët vendosën „ta mbronin vendin nga invazioni" të dërgonin në vendet e rrezikuara 15 mijë ushtarë, të kërkonin 10 grosh për kokë të banorëve, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare etj.122 Me të përhapur të lajmeve mbi marshimin e trupave austro-hungareze drejt Novi Pazarit, Dega e Gjakovës dërgoi atje forcat e veta. Nga komandantët e shquar të këtyre forcave ishte Ali Ibra nga Shipshaj, njëri nga anëtarët e Këshillit Kryesor të Lidhjes Shqiptare.123

Përkrahja e parezervë, në të cilën hasi veprimtaria e Lidhjes Shqiptare jo vitëm në mbrojtjën e Sanxhakut të Novi Pazarit, e shqetësoi Portën, e cila, për të asgjësuar forcën e Lidhjes, dërgoi ne tokat e banuara me shqiptarë njerëzit e saj, të cilët orvateshm t'i korruptonin krerët e Lidhjes nëpërmjet të premtimeve, dekoratave, të hollave, të shantazheve etj Ky aksion i luhati vetëm disa krerë feudalë.124

Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë ishte e preokupuar drejtëpërsëdrejti me çështjen e mbrojtjes së Plavës dhe të Gucisë që në ditët e para të themelimit të Lidhjes. Ky obligim ishte sanksionuar, si pamë më parë, nga një varg dokumentash të aprovuara nga ana e Lidhjes Shqiptare. Gjatë vitit 1878 Dega e Gjakovës i përmbushi detyrimet e saj ndaj këtyre viseve të rrezikuara dhe për këtë ndërmori aksionin për vrasjen e Mehmet Ali pashës. Çështja e Plavës dhe e Gucisë u aktualizua edhe gjatë vitit 1879, kur u shkëmbyen midis shteteve të ndryshme një varg notash, memorandumesh e protestash për zgjidhjen e kësaj çështjeje.125 Qeveria osmane nga ana e saj nuk ishte në gjendje t'i përmbushte detyrimet e saj që dilnin nga vendimet e Kongresit të Berlinit lidhur me këtë çështje, sepse i frikësohej një kryengritjeje shqiptare, e cila do të shkaktonte humbjen e të gjitha viseve shqiptare.

Përfaqësuesi i Degës së Lidhjes të Gjakovës, Mehmet Abdullahu, nënshkroi më 15 gusht 1879 protestën e Komitetit të Lidhjes Shqiptare, të ngritur për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, drejtuar komisionit evropian për caktimin e kufijve, në të cilën, pos të tjerash, thuhej: „Caktimi i kufijve nuk mund të behët pa pëlqimin e gjithë Shqipërisë dhe pa pjesëmarrjen e kryetarëve dhe bajraktarëve që kanë letra fuqiplote, të rregullta dhe të nënshkruara".126

Megjithatë çështja e Plavës dhe e Gucisë qëndronte pezull. Mali i Zi, pasi i përdori të gjitha mjetet paqesore për zgjidhjen e saj, filloi përgatitjet ushtarake. Për këtë arsye edhe Lidhja mori masat e nevojshme ushtarake. Pos mijëra vullnetarëve që u paraqitën, në shërbim të forcave të grumbulluara në Plavë e Guci u vunë edhe një mijë kuaj për të transportuar ushqimet dhe municionet nga Gjakova dhe Peja për në kufi.127 Gjakova me rrethe, e cila „që disa vjet me radhë ishte vazhdimisht në kryengritje e sipër",128 ishte mobilizuar për luftë në nëntor 1879. Për këtë arsye aty u mbyll pazari.129 Brenda disa ditësh arritën në kufi nga Peja dhe Gjakova 2 mijë luftëtarë.130 Forcat vullnetare, të mobilizuara nga Dega e Gjakovës, ishin nën komandën e Sulejman Vokshit, Riza Kryeziut dhe Bajram Currit, të cilin, ndonëse i ri nga mosha, e kishin marrë fisi i Krasniqes si pris në vend të babait të tij. 131

Pas konfliktesh të armatosura midis forcave të Lidhjes dhe Malit të Zi, Porta përsëri, nën presionin e Fuqive të Mëdha, mori masa energjike për dorëzimin e këtyre krahinave Malit të Zi. Ajo ngarkoi për këtë qëllim mushirin Muhtar pashën, komandantin e Rumelisë, i cili arriti më 6 dhjetor 1879 në Prizren për t'i bindur krerët e Lidhjes për të mos penguar dorëzimin e Plavës dhe të Gucisë.132

Muhtar pasha nuk arriti sukses në bisedimet me krerët e Gjakovës, të Pejës, të Plavës dhe të Gucisë. Ai iu drejtua popullsisë së këtyre krahinave me një thirrje, me të cilën kërkonte t'i bindeshin urdhërit të sulltanit për dorëzimin e Plavës dhe të Gucisë.135 Por Lidhja e kërcënoi mushirin se do ta gjejë fati i Mehmet Ali pashës nëse nuk heq dorë nga misioni i tij.134 Për
shkak të pozitës së tij të vështirë, të cilën ia parashtroi konsullit rus në Prizren Jastrebovit,135 Muhtar pasha u detyrua të hiqte dorë nga misioni i tij.

Duke parë qëndrimin energjik të Lidhjes Shqiptare ndaj kërkesave të Muhtar pashës për dorëzimin e Plavës dhe të Gucisë, princ Nikolla vendosi ta zgjidhë këtë çështje me armë. Kështu më 5 janar 1880 filluan luftimet e rrepta në Velikë e Pepiç, ku forcat e Lidhjes, në të cilat bënin pjesë shumë luftëtarë nga Gjakova dhe Malësia, korrën një fitore të shpejtë.136

Ngjarjet rreth Plavës dhe Gucisë patën një jehonë të madhe si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në vendet e banuara me shqiptarë. Ato e shtuan besimin e masave popullore dhe të udhë-heqësve patriotikë të Lidhjes në forcat e veta dhe thelluan urrejtjen e tyre kundër Portës, e cila ishte diskredituar në sytë e shqiptarëve jo vetëm për qëndrimin e saj ndaj çështjes së kufijve, por edhe për përpjekjet e përsëritura të saj në mbledhjen e rekrutëve dhe taksave për llogari të viteve të kaluara.137 Për këtë arsye mareshali Ahmet Muhtar pasha nuk arriti as të bëjë dorëzimin e Plavës dhe të Gucisë as të rikthejë pushtetin osman në Prizren, në Gjakovë dhe në Pejë me gjithë të 12 batalionet e nizamëve që kishte në dispozicion.138 Sipas disa lajmeve të shtypit të kohës, duket se Lidhja Shqiptare e kishte transferuar selinë e vet nga Prizreni në Gjakovë, ku ishin mbajtur disa mbledhje, në të cilat ishte vendosur të mbaheshin me çdo kusht Plava dhe Gucia, të ftoheshin ushtarët shqiptarë që ishin në shërbim të forcave osmane të hynin në shërbim të Lidhjes, të njoftohej për këtë Muhtar pasha dhe Stambolli.139

Marrëdhëniet me Portën u ashpërsuan në mënyrë të veçantë në pranverë të vitit 1880 kur filluan bisedimet midis përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, të cilat i propozuan Portës që, në vend të Plavës dhe të Gucisë, ti dorëzohej Malit të Zi Hoti, Gruda dhe Kelmendi. Lajmi për këtë pazarllëk të ri e forcoi edhe më tepër bindjen e masave dhe të udhëheqësve patriotë se vetëm autonomia e fituar me forcën e armëve mund të siguronte integritetin territorial dhe realizimin e të drejtave kombëtare. Këto ngjarje e shtuan edhe më tepër konfrontimin e pikëpamjeve brenda në Lidhje midis forcave patriotike dhe disa krerëve feu-dalë, të cilët mbanin qëndrim indiferentë ndaj këtyre ngjarjeve. Prandaj anëtarët më aktivë të Komitetit drejtues të Lidhjes Shqiptare si Sylejman Vokshi, Ahmet Korenica, Ali Ibra dhe Haxhi Jonuzi themeluan në Gjakovë, me 21 mars 1880, Lidhjen e re, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e malësive të Gjakovës, të Prizrenit dhe të Lumës. Lidhja e re i kundërshtonte përpjekjet e Qeverisë për rekrutimin e ushtrisë dhe për rivendosjen e gjyqeve turke në tokat e banuara me shqiptarë dhe kërkonte një bashkëpunim më të ngushtë me të krishterët shqiptarë, si faktor të rëndësishëm për përballimin e rreziqeve nga jashtë.140 Në këtë drejtim Lidhja e re në Gjakovë vendosi lidhje me Lidhjen mbrojtëse, të formuar në Shkodër me 3 prill 1880.141

Lëvizja për pastrimin e Lidhjes nga elementët feudalë e turkomanë të cilët qëndronin anash këtyre ngjarjeve vendimtare përfshiu edhe Prizrenin, ku në fillim të prillit 1880 shkuan nja 200 krerë të Malësive të Gjakovës dhe të Pejës për të vendosur „sullet" e Lidhjes, të cilat i kishin shkelur 7 krerë feudalë, të cilët u internuan nga Prizreni. Ahmet Muhtar pasha nuk pati guxim t'i pengonte këto aksione.M2 Në fund të prillit 1880, 600 luftëtarë të rretheve të Gjakovës u nisën në drejtim të Prizrenit për të kërkuar lirimin e 9 personave nga burgu.143

Pas shpalljes solemne të autonomisë së Shqipërisë në Shkodër më 17 prill 1880, lëvizja u përhap edhe në krahinat e tjera të Shqipërisë Veriore. Në Prizren gjithashtu u bë një grushtshtet kundër qeveritarëve turq më 14 maj 1880 dhe Lëvizja e shpalli autonominë. Lëvizja u shtri pastaj në Pejë dhe në Gjakovë.144 Kryengritësit shqiptarë morën Gjakovën dhe dëbuan kajmekamin turk të qytetit.145


Në anën tjetër Dega e Lidhjes në Gjakovë bënte përgatitje, bashkë me forcat e Prizrenit dhe të Pejës, ta sulmonte ushtrinë malazeze në Guci për ta dobësuar sulmin ushtarak të Malit të Zi në Grudë, në Hot dhe në Kelmend,146 të cilat, sipas marrëveshjes, do t'u dorëzoheshin Malit të Zi me 22 prill 1880. Ajo kishte angazhuar forcat e saj edhe në Jug ku bisedimet greko-turke, që u zhvilluan në Stamboll, përfunduan pa sukses dhe prandaj pritej të mbahej me 16 qershor 1880 në Berlin një konferencë për t'i zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Sipas lajmeve të një gazete turke nga Dibra, nga Gjakova edhe nga Peja ishin nisur 20 mijë shqiptarë drejt Janinës për të krijuar „një kordon ushtarak gjatë kufirit grek".147

Duke parë rrezikun imediat që po i kërcënohej Portës nga ana e Lidhjes Shqiptare, veçanërisht në ato vise ku fjalën kryesore e kishin elementët patriotikë në Lidhje, autoritetet qeveritare os-mane filluan të shestonin plane për të qëruar energjikisht hesapet me kryengritjen shqiptare. Në këto përgatitje parashihej rezistenca që do t'i bënte Gjakova me rrethe rivendosjes së pushtetit osman. 148

Për të evituar rrezikun nga masat e përmendura dhe për të forcuar bashkimin brenda në Lidhje ishin „nisur për në Dibër nga tetë të deleguar nga Prizreni e Gjakova për t'i tërhequr e bërë për vete këta".149

Dega e Lidhjes në Gjakovë muarr pjesë aktive edhe në veprimtarinë, që u zhvillua për mbrojtjen e Ulqinit, i cili me propozimin e Anglisë dhe të Austro-Hungarisë, në fillim të qershorit 1880, duhet t'i dorëzohej Malit të Zi në vend të Hotit, Grudës dhe Kelmendit, dorëzimin e të cilave e penguan forcat ushtarake të Lidhjes. Këshilli kryesor i Lidhjes Shqiptare mbajti një mbledhje të rëndësishme me 30 qershor 1880 në fshatin Rakoc, afër Gja-kovës, në të cilën u muar vendimi për të kundërshtuar me armë edhe dorëzimin e Ulqinit.150 Për këtë arsye Dega i dërgoi forcat vullnetare, të cilat duhej t'u bashkoheshin njësive të tjera në Shkodër prej nga do të niseshin në mbrojtjen e Ulqinit.151 Për më tepër, për shkak të vështirësive, që shkaktoi ardhja e Dervish pashës në Shkodër dhe arrestimi me të pabesë i krerëve kryesorë të Lidhjes mbrojtëse, Dega e Lidhjes në Gjakovë bëri në dhjetor të vitit 1880 mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë personave te aftë për pushkë, për t'i dërguar për çlirimin e Ulqinit.152

Dorëzimi i Ulqinit nga ana e Dervish pashës, internimet dhe burgimet në vend të amnestisë së premtuar, orvatjet e tij për të nxjerrë rekrutë dhe taksa të reja dhe gjendja e vajtueshme eko-nomike shkaktuan konfrontimin e drejtpërdrejtë midis Lidhjes dhe Portës, kompromituan para popullit elementët që predikonin taktikën e pritjes dhe i dhanë mundësi krahut autonomist në Lidhje për ta marrë udhëheqjen në duart e tij.153 Prandaj vala e Kosovës kishte përfshirë edhe Gjakovën.154 Komiteti i Stambollit dërgoi, në dhjetor të vitit 1880 kryetarin e tij, Abdyl Frashërin në Shqipëri.155 Ai, i shoqëruar nga disa shokë, vizitoi pos vendeve të tjera në Jug dhe Veri, edhe Gjakovën.156

Në këtë situatë elementët autonomistë si Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Shaip Spahiu, Ali Ibra etj., të përkrahur nga masat e gjera popullore, të cilët kërkonin realizimin e autonomisë me luftë kundër Portës, dëbuan nga Këshilli Kryesor elementët oportunistë e kapitullues, morën gjithë pushtetin e Lidhjes në duart e veta dhe e shpallën Komitetin e ri „Qeveri të Përkohshme".157

Detyra kryesore e Qeverisë së Përkohshme ishte organizimi i forcave ushtarake dhe zgjerimi i pushtetit të saj në krahinat e tjera të vendit. Këto njësi të rregullta ushtarake nuk do të lufto-nin, si më parë, vetëm në krahinat e tyre, por do të shërbenin në çdo vend sipas nevojës. Popullsia, nëpërmjet të kontributeve vullnetare në të holla, e siguronte furnizimin e tyre. Vetëm qyteti i Gjakovës kishte siguruar për këtë qëllim 21 mijë lira flori.158

Qeverisë së përkohshme iu bashkuan menjëherë ato vende, në të cilat tanimë organet e Portës ishin zëvendësuar nga ato të Lidhjes si Luma, Gjakova, Gucia dhe Peja.159

Dëga e Lidhjes në Gjakovë dha një kontribut të madh në realizimin e prograinit të Qeverisë së Përkohshme. Në repartet e Lidhjes të komanduara nga Sulejman Vokshi, të cilat morën Shkupin, me 4 janar 1881, bënte pjesë një numër i konsiderueshëm luftarësh nga Gjakova me rrethe.160 Pasi vendosën një kontroll të rreptë në zyrën telegrafike dhe hekurudhë,161 ato futën nën kontrollin e tyre Prishtinën.162 Së shpejti pushteti i Qeverisë së Përkohshme u vendos edhe në Vuçitërnë, Gjilan, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër etj.163

Këto suksese të Qeverisë së Përkohshme shqetësuan së tepërmi si Portën ashtu edhe Austro-Hungarinë, e cila menjëherë mori masa përkatëse.164

Porta nga ana tjetër po përgatitej për t'i qëruar hesapet me Lidhje me forcën e armëve nëse nuk do t'ia arrinte me të mirë qëllimit. Mareshali Dervish pasha, pasi bëri dorëzimin e Ulqinlt dhe pasi shpërndau Degën e Lidhjes në Shkodër, i propozoi Stambollit dërgimin e forcave të shumta ushtarake për ta nënshtruar popullin shqiptar. 164

Por, Porta, e cila nuk ishte në gjendje të ndërmirrte një fushate me përmasa të gjëra ushtarake para se ta zgjidhte çështjen e kufirit grekoturk, dërgoi emisarë të ndryshëm për t'i bindur shqiptarët mbi kujdesin e sulltanit që tregonte për ta.168 Kërkesat e tyre për autonomi ajo i konsideronte jo patriotike për derisa atdheu" ishte në rrezik.167

Për shkaqet e përmendura dhe nën presionin e Anglisë dhe të Austro-Hungarisë, Qeveria Osmane e pranoi më 24 mars 1881 marrëveshjen kufitare me Greqinë.168 Pas kësaj ajo i pat duart e lira për t'i intensifikuar përgatitjet ushtarake kundër Lidhjes, të cilat i kishte filluar që në janarin e 1881 nën drejtimin e Dervish pashës. Ky në planet e tij për shpërndarjen e Lidhjes, parashikonte likuidimin e udhëheqësve kryesorë të saj si Sulejman Vokshin, Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin, Ali Ibrën etj.169 Pas marrjes me pabesi të Shkupit dhe pas shprehjes së nënshtrimit të disa elementeve feudalë, Dervish pasha, ndonëse i kënaqur nga këto suksese, është i detyruar ta informojë Portën „se popullsia e Prizrenit dhe e Gjakovës ende janë duke bërë rrezistencë dhe nuk binden lehtë" 170

Pas Shkupit, Dervish pasha e mori pa ndonje veshtiresi Ferizajin ku gjithashtu iu dorëzua një grup bejlerësh, pjesemarres në Lidhje, si Ilias pashë Dibra Zia bej Prishtina, Ali Dragë Mitro-vica etj. Prej këtu ai po përgatitej për të kaluar në Prizren, në qendrën e Lëvizjes.

Përballë këtyre ngjarjeve Lidhja protestoi pranë Fuqive të Mëdha kundër ekspeditave ndëshkimore të Dervish pashës dhe kërkoi autonominë si mjet për të siguruar të drejtat kombëtare. Nga ana tjetër ajo shpalli kushtrimin e luftës kundër ushtrisë osmane.

Si kurdoherë Dega e Gjakovës iu përgjegj menjëherë kësaj ftese dhe mori masat konkrete. Disa përfaqësues të sajë si Sulejman Vokshi, Hasan efendi Shllaku, Ali Efendiu etj.,171 gjendeshin në Prizren për ta organizuar mbrojtjen. Më 5 prill 1881 arritën në Gjakovë shumë malësorë, të cilët po përgatiteshin për të kaluar në Ferizaj.172 Për këtë arsye aty u mbyll pazari.173

Forcat e Lidhjes kishin zënë dy pozicione të rëndësishme, pranë të cilave duhej të kalonte ushtria osmane. Në afërsi të Shtimjes ishin vendosur 3000 veta nën komandën e Mic Sokolit dhe të Ali Ibrës, ndërsa forcat tjera nën komandën e Sulejman Vokshit kishin zënë grykën e Carralevës.174 Gjithashtu në Shtimje u bart aparati telegrafik, funksionimin e të cilit e kontrollonte Kahreman beu nga Gjakova me malësorë.175

Pas disa përleshjesh, në të cilat u pasqyrua epërsia e ushtrisë osmane në njerëz dhe në armatime, forcat shqiptare nën komandën e Mic Sokolit, të Binak Alisë dhe të Sulejman Vokshit u grumbulluan afër Slivovës ku u zhvillua ndeshja vendimtare, në të cilën patën humbje të rënda të dy palët. Ndonëse pësuan disfatë, shqiptarët treguan akte të heroizmit të pashembëllt. Mic Sokoli, për të ngritur moralin e bashkëluftëtarëve u hodh në grykën e një topi, të cilin e mbuloi me trupin e tij.176

Pasi theu qëndresën shqiptare në Dule dhe në Suharekë, prej nga forcat shqiptare u tërhoqën në drejtim të Gjakovës, Dervish pasha hyri në Prizren më 23 prill 1881. Prej këtu ai ftoi udhëheqësit e Lidhjes nga Prizreni, Gjakova, Luma etj., që t'i paraqiteshin menjëherë. Thirrjes së tij nuk iu përgjegjën Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Ali Ibra etj.177

Pas pushtimit të Prizrenit, udhëheqësit e Komitetit të Lidhjes Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Ali Ibra dhe shumë krerë të malësorëve u mblodhën në Gjakovë, ku ishte qendra e fundit e qëndresës kundër Dervish pashës.178

Mareshali turk kishte dërguar menjëherë në Gjakovë gjeneralin Haxhi Osman pashën me 12 batalione,179 dhe me një përfaqësues të tij për shqiptarët e atjeshëm, nga të cilët kërkonte t'i nënshtroheshin sulltanit se përndryshe do të ndërmirreshin „denime tejet të rrepta".180 Trupat turke hasën në qëndresën e forcave shqiptare, të cilat nuk i lejuan të futeshin në krahinën e Gjokavës.181 Vetëm pas ardhjes së 10 batalioneve të tjera nga Thesalia ushtria osmane e rifilloi sulmin kundër qytetit, i cili ra në duart e saj në javën e parë të majit 1881. 182

Por orvatjet për ta nënshtruar rrethinën e Gjakovës nuk patën sukses. Në Malësi, në Krasniqe dhe në Gash u grumbulluan më tepër se 3000 malësorë të udhëhequr nga Sulejman Vokshi dhe Ymer Prizreni për të mos e lejuar ushtrinë osmane t'i shkelë këto anë.183

Pas rënies së Gjakovës, Dervish pasha nxitoi ta informonte Portën se të gjitha vendet e Lidhjes gjindeshin në duart e tij dhe se e kishte shuajtur kryengritjen.184

Me rastin e rivendosjes së administratës osmane në Gjakovë u burgosën disa nëpunës telegrafistë,185 të cilët, në kohën e Lidhjes, nuk iu kishin nënshtruar urdhërave të drejtorit të përgjithshëm të post-telegrafës të Vilajetit të Kosovës.186


Gjakova - Qarshia e madhe

Më 24 maj 1881 Dervish pasha, i shoqëruar nga një batalion redifësh, u nis përsonalisht për në Gjakovë. Kur iu afrua qytetit ai i mblodhi komandantët e njësive dhe i urdhëroi ta informonin popullin se detyra e tij ishte mbledhja me forcë e tatimeve edhe për vitet e kaluara dhe rekrutimi i popullsisë.187 Ai në mënyrë demagogjike, duke iu premtuar sigurinë, u orvat t'i bënte për vete të krishterët e Gjakovës,188 nga të cilët kërkonte bedelien për 7 vitet e fundit, ndonëse me shekuj ata ishin të liruar nga shërbimi ushtarak.189

Përfaqësuesit e Malësisë, të Hasit, të Krasniqes dhe të Gashit i hodhën poshtë energjikisht kërkesat e Dervish pashës, të cilat i paraqiti ai gjatë bisedimeve që pati me rastin e vizitës së tij në Gjakovë,190

Rekrutimi nuk pat sukses as në qytetin e Gjakovës. Prandaj Dervish pasha deklaroi se da të hiqte dorë nga rekrutimi i mëtejshëm po t'i siguronte qyteti 500 redifë për armatën e tij dhe po të paraqiteshin 100 vullnetarë per shërbim në pallatin e sulltanit,191

Qëndresa kundër regjistrimit të popullsisë, rekrutimit dhe pagesës së tagrave vazhdonte me intensitet gjithnjë e më të madh veçanërisht në Malësi, në Rekë, dhe në Has. Në Has ajo mori përmasa aq të gjëra sa ta detyronte Haxhi Osman pashën t'i kërcënojë ata se do të dërgonte nga Gjakova 2 batalione dhe 1 bateri malore. Për këtë arsye Haxhi Osman pasha i kërkoi leje Dervish pashës për fillimin e aksionit ushtarak, por ky nuk e lejoi të ndërmerrte kurrëfarë fushate para se të arrinte personalisht në Gjakovë. 192

Dervish pasha u nis për në Gjakovë më 24 qershor 1881 i shoqëruar nga Ali pashë Gucia.193 Në bisedime me krerët e Hasit, pasi i përdori dredhitë e tij të njohura, duke mos kursyer as lotët, arriti ta qetësojë Hasin.194 Por nuk arriti kurrfarë suksesi te bajraqet e Malësisë dhe të Rekës, të cilat nuk donin të dinin për rekrutim, regjistrimin e popullsisë dhe për kërkesat e tjera.195 Për këtë arsye ai dëshironte ta arrite pacifikimin e këtyre viseve me metoda të buta.196

Më 28 qershor 1881, Dervish pasha e ftoi në Prizren një mbledhje madheshtore, në të cilën morën pjesë edhe shumë feudalë nga Shkodra, Dibra, Tetova etj. Ai kërkoi nga të pranishmit të dëshmonin, duke nënshkruar një mazbatë se ai e kishte rivendosur rendin dhe qetësinë që nga Shkodra e deri në Shkup.197

Konstatimet e mbledhjes së përmendur nuk përputheshin me realitet. Fiset malore të Gjakovës e kishin kërcënuar Haxhi Osman pashën se do të përfundonte si Mehmet Ali pasha nëse nuk do të tërhiqej nga Gjakova. Pas këtij kërcënimi, me 1 korrik 1881, Haxhi Osman pasha u tërhoq nga Gjakova në Prizren,198

Gjatë muajit korrik 1881, popullsia e Gjakovës me rrethe e vazhdoi qëndresën kundër orvatjeve të Dervish pashës për t'i nënshtruar këto vise, ndonëse ai, në fillim, mori masa ndëshkuese duke burgosur kajmekamin Riza bej Kryeziun, të cilin e kishte emëruar vetë në këtë post.199 Por për ta qetësuar popullsinë vendëse ai shumë herë hoqi dorë nga kërkesat e tij.200 Nga ana tjetër mareshali turk dërgoi dy herë delegatët e tij me dhurata dhe me premtime për t'i bërë për vete kundërshtarët e tij Sulejman Vokshin, Ymer Prizrenin, Ali Ibrën dhe krerët e tjerë të fiseve, që gjendeshin në fshatin Shipshaj të Gashit, por ata mezi arritën të ktheheshin.201

Fshatarët e Rekës, të Malësisë dhe të Hasit, të zhgënjyer nga qëndrimi me dy faqe i Dervish pashës dhe të përfaqësuesve të tij, filluan aksionet e armatosura kundër ushtrisë osmane duke vrarë shumë ushtarë turq.202 Për t'u hakmarrë për ushtarët e vrarë dhe për t'i nënshtruar fiset e përmendura, Haxhi Osman pasha u nis, në krye të 4 batalioneve, në mbrëmje midis 10 dhe 11 gushtit, për në Rekë prej nga do të vazhdonte në Gash dhe në Krasniqe.203 Forcat kryengritëse e sulmuan ushtrinë osmane, që ishte drejtuar në Rekë, në fshatrat Dobrosh,204 Batushë,205 Voksh206 dhe Junik.207 Ato përbëheshin nga 4000 luftëtarë,208 të cilët i shpartalluan ushtarët osmanë, që u kthyen në Gjakovë duke lënë, pos 30 të vrarëve209 edhe shumë pushkë dhe 60 arka municion.210


Për shkak të jehonës që pati kjo fitore (ndonëse turqit mundoheshin ta fshihnin disfatën e tyre), Dervish pasha përgatitej të kalonte përsëri në Gjakovë për ta përmirësuar bilancin e tij deficitar në këtë vend.211 Ai ishte shumë i pakënaqur me Haxhi Osman pashën, të cilin e fajësonte për këtë disfatë dhe për pakënaqësinë e fiseve malore.212 Për këtë arsye në vend të Haxhi Osman pashës u emërua liva Hasan pasha.213

Fill pas kësaj fitoreje të nesërmen u mblodh e gjithë Malësia dhe viset e nahijes së Gjakovës dhe vendosën ta sulmonin qytetin nëse nuk do të tërhiqeshin forcat turke. 213

Ndërkohë kryengritësit e kazasë së Gjakovës të vendosur për t'i realizuar me çdo kusht kërkesat e tyre, dërguan një delegacion te Ali pashë Gucia për të kërkuar prej tij t'ua kthente ndihmën dhe sherbimet që ia kishin bërë më 1879—1880, gjatë mbrojtjes se Plaves dhe të Gucisë.215

Konfliktet e përmendura midis kryengritësve dhe të ushtrisë osmane, sidomos disfata e saj në Rekë, zgjuan një interesim të posaçem të Qeverisë së Malit të Zi, e cila kërkonte t'i bashkoheshin malesitë e Shqipërisë Veriore.216

Këmbëngulja e popullsisë në mbrojtjen e të drejtave autonome, mossuksesi i ndërmarrjeve ushtarake, inisiativa e kryengritesve të kazasë së Gjakovës për ta zgjëruar frontin antiosman duke u hdhur edhe me viset e tjera (Plavë, Guci etj.) dhe interesimi i Malit të Zi e detyruan Dervish pashën të heqë dorë nga ekspeditat ndëshkuese dhe t'i rifillojë bisedimet me krerët e fshatarëve kryengritës, ndonëse kishte në dispozicion 22 batalione ushtarë.217 Këto bisedime përfunduan më një lloj marrëveshjeje paqesore, sipas së cilës popullsia e këtyre viseve do ta njihte sulltanin dhe do t'u bindej urdhërave të Dervish pashës vetëm nëse ato nuk do të ishin në kundërshtim me të drejtat e tyre autonome të kahmotshme.218

Për ta arritur dhe për ta ruajtur këtë paqe, Dervish pasha përdori të gjitha mjetet. Ai jo vetëm që u lëshoi pe kërkesave të kryengritësve, por krerëve të tyre u dërgoi dhurata dhe të holla.219
Për ta ruajtur edhe më tutje ndikimin e sajë mbi Ali pashë Gucinë, dhe për ta shkëputur nga ndikimi i fiseve kryengritëse të Gjakovës, Porta e emëroi atë mytesarif të sanxhakut të posaformuar të Pejës.220

Dervish pasha mendonte se me qetësimin e fshatrave kryengrttëse të Gjakovës e kishte pacifikuar të gjithë Shqipërinë. Ndonëse këtë e kishte shpallur disa herë, ate e mundonte vazhdimisht frika nga një kryengritje e papritur. Prandaj ai vendosi ta kalonte dimrin në Prizren.221

Megjithë koncesionet e Dervish pashës, pakënaqësia rritej gjithnjë e më tepër, sepse gjendja ekonomike e viseve kryengritëse ishte e vajtueshme. Çmimet e artikujve ushqimorë dhe të një numri artikujsh të tjerë rriteshin vazhdimisht për shkak të thatësisë dhe të pranisë së një numri të madh ushtarësh.222 Pakënaqësinë e tyre e shtonte edhe situata e krijuar politike, anarkia dhe tendencat për zbatimin e ligjeve të reja.

Për këtë arsye kryengritësit i zgjeronin dhe i thellonin vazhdimisht kërkesat e tyre223 dhe Dervish pasha i pranonte ato, sepse, pos të tjerash, përgatitej për të kaluar në Lumë dhe në Dibër për ta stabilizuar pushtetin osman.224 Prandaj nënkonsulli austro-hungarez i Prizrenit, i befasuar nga koncesionet e Dervish pashës, përfundonte se „çdo gjë do të marrë fund dalngadalë nën komandën e Sulejman Vokshit, të Ali Ibrës dhe të prijësve të fiseve malore.225


Duke humbur shpresën se do të kishte sukses në qetësimin e këtyre viseve, Dervish pasha dha dorëheqje. Por Porta nuk ia pranoi këtë. Ajo i premtoi ndihma edhe më të mëdha ushtarake,226 që perbeheshin nga 12 batalione të reja dy nga Shkodra dhe 10 nga Epiro-Thesalia.227 Nga ana tjetër edhe Lidhja nuk qëndroi duarkryq, ajo i rimëkëmbi në shumë vende Degët e saj dhe lidhi besën midis të gjitha fiseve që ishin në konflikt.228

Kërkesat që kishin shtruar Lidhja shqiptare për autonomi dhe për mbrojtjen e kufijve të tokave të banuara me shqiptarë ishin aktuale edhe pas vitit 1881. Një grup kryengritësish, që përbëheshin nga masat e gjera, në krye me Hazër Hysen Gjakovën, i penguan me armë në dorë, në shkurt të vitit 1882, orvatjet e autoriteteve lokale për ta bërë regjistrimin e popullsisë në kazanë e Gjakovës.229 Përfaqësuesit e Gashit dhe të Krasniqes morën pjesë në një mbledhje, e cila u mbajt në Kastrat më 26 prill 1883 ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shalës, të Shoshit, të Nikajt, të Merturit dhe si duket edhe të Mirditës. Aty u vendos të themelohej Lidhja e re mbrojtëse e fiseve të Shqipërisë Veriore për mbrojtjen e kufive nga Mali i Zi. Për këtë arsye Porta konsideronte se situata ishte shumë serioze në këto vise.230

Sulejman Vokshi bashkë me patriotë të tjerë bënte përpjekje për të mëkëmbur Komitetet e Lidhjes Shqiptare. Prandaj Porta dërgoi Vesel pashën, i cili arriti në Gjakovë më 4 shtator 1885 dhe arrestoi Sulejman Vokshin dhe shumë udhëheqës të tjerë të Lidhjës së re, që ishte në formim e sipër,231 të cilët së shpejti i liroi për shkak të kryengritjes në Rumelinë Lindore.232

Nga sa u tha më lart del se Dega e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë ishte njëra nga më aktivet dhe më progresivet në Lidhjen Shqiptare. Veprimtaria e dendur e përfaqësuesve të Gjakovës me rrethe fillon që në ditët e para, gjatë përgatitjeve për thirrjen e Kuvendit themelues në Prizren. Këtë mund ta shpjegojmë me bazën shoqërore ekonomike mbi të cilën mbështetej lëvizja kombëtare në këtë trevë, me strukturën sociale dhe interesat konkrete klasore të pjesëmarrësve në këtë lëvizje.

Siç dihet në veprimtarinë e Degës së Lidhjes në Gjakovë muarën pjesë masivisht dhe ia dhanë vulën e tyre, që në fillim, shtresat më të gjera të fshatarësisë së varfër dhe të malësorëve, të cilët pa ndërprerë, që në vitet '40 të shek. XIX luftonin kundër reformave skllavëruese të Tanzimatit, që kishin për qëllim zhdukjen e administratës autonome të tyre. Gjatë kësaj lufte ato nuk ranë nën grackën e Portës, e cila përpiqej ta vendoste administratën turke duke emëruar nëpunës shqiptarë, e bile banorë të krahinave të tyre, të cilët ishin besnikë të Portës.253 ishin këto po ato forca, që luftuan edhe më parë kundër po atyre krerëve kundër të cilëve luftuan edhe gjatë Lidhjes si, bie fjala, kundër Bajram agës kreut të fisit të Gashit, i cili sipas Timajevit, konsullit rus të Prizrenit, ,e kishte humbur tërë ndikimin dhe forcën e tij... duke kaluar në shërbimin turk",234 kundër Abdullah pashë Drenit, të cilin, sipas konsullit Austro-hungarez të Prizrenit, „e kishin gjue të vetët pas nji lufte të bjerrun"235 etj. Këto masa luftuan në momentin e duhur edhe kundër atyre krerëve, me të cilët, në të kaluarën, kishin mbrojtur me armë në dorë traditat dhe trevat e të parëve, por që në një moment vendimtar për fatin e popullit shqiptar nuk u treguan në nivelin e famës dhe të misionit që kryenin, si bie fjala, kundër Shaqir Currit „heroit të kohës dhe të fisit të tij",236 siç e quante Jastrebovi.

Masat fshatare të Hasit të Rekës dhe të Dushkajës ishin të lidhura ngusht me ato të Malësisë së Gjakovës nepërmjet të lidhjeve familjare dhe të institucioneve të përbashkëta popullore. Për shkak të pozitës dhe të institucioneve të ngjashme shoqërore, ato përbënin një front të përbashkët politik në marrëdhëniet me pushtetin otoman. Këto ushtronin një ndikim të madh edhe në jetën politike të qytetit të Gjakovës, që ishte qendra e vetme ekonomike ku gravitonin këto krahina. Pos lidhjeve ekonomike këto ishin të lidhura me qytet edhe nëpërmjet të krerëve të fiseve, të cilët, ndonëse me kohë jetonin në qytet, nuk i kishin ndërprerë lidhjet me viset prej nga e kishin prejardhjen.

Duke marrë parasysh kontradiktat e thella ekonomike, shoqërore dhe politike që ekzistonin prej kohësh midis këtyre masave dhe pushtetit osman, kontradiktat që u thelluan veçanërisht gjatë Krizës Lindore pasojat e të cilës Porta dëshironte t'i kapërcente në kurriz të popullit të shtypur, janë krejtësisht të natyrshme lëvizjet e gjëra spontane të masave të gjera popullore, që kishin filluar para Lidhjes së Prizrenit, lëvizje, të cilat shprehen nëpërmjet të dezertimeve nga ushtria turke dhe që vazhduan më tutje në kohën e Lidhjes në luftë kundër krerëve të tyre trathtarë të interesave të popullit me rastin e vrasjes së Mehmet Ali pashës, kundër pushtetit otoman me rastin e refuzimit të reformave dhe te gjyqeve të sulltanit dhe të zëvendësimit të tyre me gjyqe dhe nëpunës të dalë nga vetë populli si dhe në luftë kundër forcave ushtarake të Dervish pashës për të ruajtur traditat e krijuara gjatë Lidhjes. Vetë pjesëmarrja masive e masave në ngjarjet e Gjakovës i detyroi përfaqësuesit diplomatikë të huaj t'i krahasonin këto ngjarje, pa marrë parasysh pasaktësinë e tyre historike, me ngjarjet e komunës së Parisit.

Në veprimtarinë e Lidhjes marrin pjesë edhe zejtarët dhe tregtarët e Gjakovës, të organizuar në esnafe si dhe masat e tjera të varfëra të qytetit. Zejtarët dhe tregtarët e qytetit ishin të pakë-naqur me politikën ekonomike kapitulluese të Perandorisë Osmane ndaj kapitalit të jashtëm, i cili, në bazë të kapitulacioneve që gëzonte, i konkuronte me sukses prodhimit të vendit dhe kështu e pengonte zhvillimin normal ekonomik. Pos mungesës së një politike ekonomike protekcioniste, zhvillimin e zejtarisë dhe të tregtisë e pengonte edhe sistemi fiskal dhe administrativ i ndarjes së zonave të banuara me shqiptarë në njësi administrative të izoluara — në Vilajete. Kur kësaj ia shtojmë korrupcionin, që kishte kapluar administratën turke atëherë mund ta kuptojmë më lehtë paknaqësinë e madhe të këtyre masave me gjendjën ekzistuese.

Duhet të nënvizojmë me këtë rast se në Gjakovë ende nuk kishte ndërmarrje grosiste të lidhura me firmat e jashtme, të cilat do të ndikonin në përputhjen e interesave ekonomike kltë tyre me ato të kapitalit të huaj. Përkundrazi konsumatorë kryesorë, mbështetja kryesore ekonomike e këtyre shtresave, ishte popullsia e shumtë e viseve përreth, që gravitonte në këtë qytet. Për këtë arsye këtu nuk mund të priteshin lëkundje politike, karakteristike për shtresat e larta në lëvizjen kombëtare. Po të ekzistonte ndonjë dukuri e tillë ajo do të zhdukej shpejt nën ndikimin e fuqishëm politik të konsumatorëve fshatarë dhe malësorë, dëshirës së të cilëve ishin të detyruar t'u nënshtroheshin tregtarët dhe zejtarët gjakovarë. Nga kjo mund ta kuptojmë lehtë angazhimin maksimal të të gjithave shtresave qytetare dhe qëndrimin progresiv autonomist të tyre, mbajtjen e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme pikërisht në zyrat e esnafeve të Gjakovës.237

Si në të gjitha viset e tjera të vendit, edhe në Gjakovë feudalët luajtën një rol të rëndësishëm në organizimin dhe në aksionet e para të Lidhjes duke llogaritur se me këtë do t'i mbronin interesat e tyre klasore, që ishin mishëruar në ruajtjen e autoritetit të sulltanit që kërcënohej nga rrethanat e krijuara në atë kohë. Por ata nuk pajtoheshin plotësisht me qëllimet e autono-mistëve për shkëputjen nga autoriteti i sulltanit, sepse me këtë do t'i rrezikonin privilegjet e tyre politike dhe shoqërore, që mbështeteshin pikërisht në regjimin ekzistues. Pasojë e këtyre pikëpamjeve ishin lëkundjet, tërheqja bile edhe tradhëtia e këtyre elementeve në momentet vendimtare për fatin e popullit shqiptar, përleshjet e rrepta të armatosura brenda në Degën e Lidhjes dhe marrja e rolit udhëheqës nga elementët patriotë, që kishin dalë nga gjiri i popullit ose që luftonin për interesat e tij.

Në ngjarjet e shtatorit 1878 një pjesë e tyre si Abdullah Dreni, Bajram Rrustemi, Shaqir Curri etj., gjetën vdekjen duke mbrojtur vijen politike, që dëshronte t'ia impononte Lidhjes sulltani. Një pjesë tjetër si Riza bej Kryeziu, Hasan efendi Sllaku, Kahreman beu e të tjerë, të frikësuar nga entusiazmi patriotik, që kishte përfshirë turmat, nuk guxuan të dilnin haptas kundër tyre, por pritnin rastin e volitshëm për të kaluar në anën tjetër ashtu sikundër ndodhi në kohën e shuarjes me forcë të Lidhjes, kur këta nxituan t'i deklaronin Dervish pashës gadishmërinë e tyre për t'u vënë në shërbim të sulltanit.

Pikërisht në këtë luftë të ashpër klasore, gjatë zhvillimit të së cilës kemi edhe zhdukjen fizike të disa krerëve, duhet kërkuar shkaqet e demokratizimit të Degës së Lidhjes në Gjakovë, të aktivitetit të saj progresiv patriotik dhe të afirmimit të figurave të ndritshme, të udhëheqësve dhe komandantëve të shquar si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Ali Ibra, Binak Alija, Ahmet Korenica etj.

-----------------------
1 Skënder Rizaj, Vilajeti i Kosovës më 1878. Vjetari i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1977 p. 250 Dr Ali Hadri, Gjakova prej the-melimit deri më 1941. Kosova 1 Prishtinë 1972. p. 230. Idem, Gjakova në LNÇL. Prishtinë 1974. p. 20. Cif. Shukri Rrahimi, Vilajeti i Ko-sovës, Prishtinë 1969. p. 12.
2 Dr Ali Hadri, Gjakova prej themelim.it... 387. Idem Gjakova gjatë LNÇ... 21. I. C. Jastrebov, Stara Srbija i Albanija. Spomenik XLI Srpska Kraljevska Akademija, Beograd 1904. p. 2. Zija Shkodra, Esnafet Shqiptare (shek. XV—XX). Akademia e Shkencave e RP të Shqipë-risë, Tiranë 1973. pp. 67, 224, 287, 289. I d e m. Çështje të tregut shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare. Studime historike 1. Tiranë 1978. pp. 51, 52, 54, 57, 78 etc. B. Vulovic, Stara Carsija u Dakovici, p. 1. Skënder Ri-zaj, Ekonomia dhe shoqëria e Kosovës në gjysmën e dytë të shek. XIX sipas burimeve osmane, angleze dhe shqiptare. Kosova 6. Prishtinë 1976. pp. 23, 25.
3Dr Ali Hadri, Gjakova prej themelimit... 383. Idem Gjakova gjatë LNÇ... 21, 22. Z. Shkodra, Esnafët shqiptarë... 287, 289. etc. Idem. Çështje të tregut shqiptar... 52, 71, 80. Mr Bedrush Sheliu, Një raport i I. Mullerit për Kosoven në vitin 1838. Kosova 5. Prishtinë 1976 p. 68.
4Dr Ali Hadri, Gjakova prej themelimit... 392. Idem, Gjakova gjatë LNÇ... 22. Z. Shkodra, Çështje të tregut shqiptar... 56, 78, 82.
5Dr Ali Hadri, Gjakova prej themelimit... 389. Idem, Gjakova gjatë LNÇ... 20. Z. S h k o d r a, Esnafët shqiptarë... 289 et passim. I d e m, Çështje të tregut shqiptar... 54, 82. Jastrebov, Stara Srblja i Alba-nija... 2.
6 Dr Ali Hadri, Gjakova prej themelimit... 391. Idem, Gjakova gjatë LNÇ. 20. Z. S h k o d r a, Esnafët shqiptarë... 209, 213, 215, 219.
7 Nevojat praktike të tregut impononin përdorimin e gjuhës shqipe në letërkëmbimin tregtar, ashtu si në viset e tjera shqiptare, edhe në Gja-kovë. Jup Kabashi nga Gjakova i shkruane shqip firmës tregtare Stefan Bianki në Shkodër (Z, Shkodra, Çështje të tregut... 84, vërejtje 171). Prandaj në shkollën fillore shqipe, e cila ekzistonte që nga viti 1851, punuan edhe mësues laikë si Pashko Logoreci dhe Mihi 11 Kurti (Jashar Rexhepagiqi, Zhvillimi i arsimit dhe sistemit shkollor të kombësive shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918, Prishtinë 1970. p. 153). Në shekullin e kaluar filloi përkthimi në gjuhën shqipe edhe i veprave fetare. (Cf. Ali Hadri, Gjakova prej themelimit... 393, 394. I d e m, Gjakova gjatë LNÇ. 20. Z. S h k o d r a Esnafët shqiptarë... 267).
8 A. Hadri, Gjakova prej themelimit... 391. Idem, Gjakova gjatë LNÇ. 20. Cf. Jastrebov, Stara Srbrja i Albanija... 17. Z. Shkodra, Esnafët shqiptarë... 219, 266. B. Shehu, Një raport i J. Milllerit... 65.
9 Cf. Historia e popullit shqiptar, Vëllim i dytë, Prishtinë 1969, 85. I- G. Senkevic Albanija v period vostocnova krisisa (1875—1881gg). Akademija Nank SSSR, Moskva 1964. Zija Shkodra, Shqipnia në ko-hën e Tanzimatit, Tiranë 1959 p. 40. L i g o r M i 1 e, Kryengritjet popullore në fillim të Rilindjes sonë (1830—1877). Tiranë 1962. p. 147 B. Shehu: Një raport i J. Miillerit. ..65).
10 Kryengritjet kundër reformave centralizuese të Tanzimatit që fi-lluan pas viteve '40 të shek. XIX ishin vazhdim i rezistencës shekullore antiosmane e cila tani zhvillohet në kushte të reja. Për ndryshim nga kryengritjet e viteve '30, të cilat poashtu ishin drejtuar kundër reformave centralizuese, këto kanë karakter të ri shoqëror, politik dhe ideologjik edhe në Gjakovën me rrethe, ku më 1831 popullsia ishte e gatshme për ta ndihmuar Mustafa pashë Bushatin në luftë kundër sulltanit (L. Mile, Kryengritjet popullore... 72). Në shtator të vitit 1837, plasi një kryengritje, „pas së cilës nahija e Gjakovës bashkë me territorin e Hasit, në brigjet e djathta të Drinit u shpall e pavarur". Avdi Begu, i emëruar nga Hismet pasha „pas një gjakderdhje në mes të banorëve të qy-tetit dhe shërbëtorëve të oborrit ia dorëzoi pushtetin e përkohshëm dy sbefave të partive demagogjike që ndodhën në Gjakovë — Abdurrah-man Agait, kryetarit të rrotaaqepësve dhe Haxhi Ibrahimit — kryetarit të lëkurpunuesve — me kusht që sistemi tatimor të rregullohej në shka-llën që ekzistonte para vitit 1837". (B. Shehu, Një raport i J. Mttlle-rit... 65).
11 Z. S b k o d r a, Shqipnia në kotiën e Tanzimatit... p. 40. L. M i 1 e, Kryengritjet popullore... 145. Hist. e popullit Shqiptar II... 53.
12 Z. S h k o d r a, Shqvpnia në kohën e Tanzimatit... 40. L. M i 1 e, Krysngritjet popullore... 146—147. A. H a d r i, Gjakova prej themelimit... 397. Kristo Frashëri, Fillimet e Lëvizjes kombëtare në Shqipëri. Studime historike 1. Tiranë 1978. p. 41. Hist. e popullit shqiptar II... 54.
13 Z. S h k o d r a, Shqipnia në kohën e Tanzimatit... 56. L. M11 e, Kryengntjet popullore... 164. Hist. e popullit shqiptar II... 85.
14 I. G. S e n k e v i c, Iz islorii Albanskogo osvoboditelnogo dvizemja v 1866gg. (po materialam sovjetskih arhivov), Moskva. p. 114. Idem, AlbO' nija vperiod vastocnogo krizisa... 195, 196. Z. S h k o d r a, Shqip. në kohën e Tanssimatit... 56, 57, L. M i 1 e, Kryengritjet popullore... 168. Raport i H r i s t i c i t, 12 prill 1866. Arkivi i Kosovës, Hist. e popullit shqiptar II. 97.
15 I. G. Senkevic, Iz istorii Aloanskogo... 114. Përfaqësuesit e Gjakovës nuk pranuan të shkonin në Prizren për taisedime me përfaqësue-sit e komisionit special për hetime. Për këtë arsye anëtarët e komisionit në krye me A r i f b e u n, të shoqëruar mga Ismail pasha u dety-ruan të shkonin në Gjakovë nëpër acar për të qetësuar popullsinë e atje-shme. (I. G. Senkevic, Albanija v period... 1S6),
16 „Crnogorac", 9 prill 1971.
17 Hist. e popullit shqiptar II... 109—112. Cf. Jovan Hadzivasd-1 j e v i c, Arbanaska Liga — Arnautska Kongra i srpski narod u Turskom Carstvu (1878—1882). Beograd 1909 p. 19. Kristo Prashëri, Lidhja e Prizrenit (1878—1881). Tiranë 1956. p. 10, 12, LSenkevie, Albanija p period... 72. Shukri Rahiml, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë 1969 p. 50.
18 Arkivi i Institutit Ushtarak në Beograd, Knjiga izveStaja sa granice
0 neprijatelju 4. V. 1876. do 8. VI. 1876 Popisnik 2. Kutija 3.
19 Leka nr. VI—XII, Shkodër 1940. p. 134. Raport i konsullit austro--hungarez, Jelinekut dërguar ministrit të Punëve të Jashtme kontit A n d r a s h i, Prizren 18 shtator 1877.
20 J. Hadzivasilevic, ArbanaSka Liga... 11—20 K. Frashëri, Lidhja e Prizrenit,.. 13—14. S h. R a h i m i, Vilajeti i Kosovës... 53. Pro pozim dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Sërbisë mbi masat për „kthyerjen e shqiptarëve të ikur... në vatrat e tyre të mëparshme", Beo-grad 3 shtator 1880. Arkivi i Kosovës.
21 Prof. Dr Skënder Rizaj, Lldhja Shqiptare e PrizrenU në do-kumente angleze (1878—1881). Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1978. p. 48. Raport
1 Mavromatit, konsullit grek në Shkodër, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, D e 1 y a n n-i t, Shkodër 18 shkurt .1878 (rnë tutje S. R i z a j LSB.P në dok. angleze).
22 Leka nr. 10—12. Shkodër 1938. p. 544. Raport i kryekonsullit austro--hunagrez, Lipihut, dërguar Andrashit, Shkodër 11. maj 1878 dhe raport i Jelinekut dërguar Andrashit, Prizren 14. rnaj 1878. K. Prashëri, Lidhja e Prizrenit... 17. I. SenkevitS, Albanija v period... 96. A. H a d r i, Gjakova deri më 1941... 389. I d e m, Gjakova gjatë LNÇ... 24. S h. R a h i m i, Vilajeti i Kosovës... 53. I d e m, Lufta e shqiptarëve për autonomi (1897—1912), Prishtinë 1978. p. 28. Idein, Lidhja e Priz-renit dhe çështja e autonomisë 1878—1881. Jehona 6. Shkup 1978. p. 670. S. Rizai, LSHP në dok. angleze... 156. Raport i K. Green-it, kontit Granvi'.le, Shkodër 22 qeshor 1880. Cf. Raport i të besuarit serb nga Prizreni N. Steicit më 15. Xi. 1877—26. VI. 1878 Diplomatski Arhiv Sek-retarijata za inostrane poslove PO 1878, P. IV, nr. 478 (më tutje: DA SIP).
23 K. Prashëri, Lidhja e Prizrenit... 18.
24 Leka... 544. Raport i kons. austro-hungarez Jelinekut, Prizren 14. maj 1878. Cf. Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 187S—1912. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë 1878. p. 14. (më tutje: Akte të Rilindjes Kombëtare). Protestë e popullsisë së Pejës, Gjakovës, Gucisë dhe Ictovës drejtuar amba-sadorit të Prancës në Stamboll, Pejë 10. maj 1878. Ligor Mile, Shqipë-ria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit I (1876—1879). Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë 1978. p. 151. (më tutje: L. Mile, Shqipëria në vitet e LSHP).
25 Leka, 544.
26 S. Rizaj, LSHP në dok. angleze... 156. Raport i Green-it, Shko-dër 22 qershor 1880. L. Mile, Shqipëria në vitet e LSHP... 147. Raport i Kolono Cekaldit, konsullit frëng — Ministrit të Punëve të Jashtme, V a d i n g t o n i t, Shkodër 4 Maj 1878. Akte të Rilindjes Kombëtare.. • 14. Protestë e Popullsisë së Pejës, Gjakovës dhe Ictc/ës, ambasadorit francez në StamboJl, 10 maj 1878. Gjyltekin Shehu, Lidhja e Prizrenit në dok. franceze (dorëshkrim) Arkivi i Kosovës.
27 Akte të Rilindjës Kombëtare... 14. Leka... 544. L. Mile, Shqipëria në vitet e LSHP... 151.
28 ibid.
29 DA SIP. Raport i Steiqit, Priaren 15. XI. 1877 — 26. VI. 1878.
30 Ibid.
31 lUd.
32 Leka... 545. Baport i Jelinekut — Andrashi, Prizren 14 maj 1878.
33 DA SIP. Raport i Steiqit, Prizren 15. XI. 1877 — 28. VI. 1878.
34 Në raportin e përmendur të Steiqit thuhet se konsulli austro--hungarez, Jelineku e dragomani itij Baltoja dhe disa priftërinj katolikë që pajtoheshin me të, agjitonin në Prizren, Pejë, Gjakovë etj., kundër Sërbisë dhe Malit të Zi dhe për bashkimin me Austro-Hungarinë, e cila u premtonte autonominë. Po këtu flitet edhe për propagandën që bënin përfaqësuesit diplomatikë anglezë në Kosovë prej vitit 1877 e tëhu dhe për kontaktet e tyre me Haxhi Zekën dhe Ahmet Kore-nicën (DA SIP).
35 Sulltani u përpoq të krijojë kontakte me krerët shqiptarë që po pregatitnin Lidhjen si me Sheh Mustafa Tetovën, Abdyl Fra-shërin, Ahmet Koronicën etj. A. Frashëri refuzoi të shkonte në audiencë te sulltani sepse dëshironte të merrte pjesë në Kuvendin The-melues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878—1881. Tiranë 1939 p. 17).
36 K. F r a s h ë r i, Lidhja e Prisrenit... 18. Akte të Rilindjes korribë-tare... 18—19.
37 I. Senkevid, Albanija vperiod vastocnego krizisa... 102 Sh. Ra-himi, Vilajeti i Kosovës... 55 Cf. K. Frashëri, Lidhja e Prizrenit... 18. A. Hadri, Gjakova prej themelimit... 398. Idem, Gjakova në LNÇ... 24.
38 DA SIP Raport i S t e i q i t, Prizren 15. XI. 1877 »- 26. VI. 1878 S h. R a h i m i, Elemente ië shtetësisë në Lidhjen e Prizrenit. Jehona 2. Shkup 1978 p. 162.
39 J. Hadzivasiljevid, ArbanaSka Liga... 122 DA SIP — Raporti
i Steiqit.
40 Anëtarë të këtij komisioni ishin: Zi j a be j Prishtina, Shef ik bej Gilani dhe dy të tjerë (Sh. Rahimi, Elemente të shtetësisë... 164. X h. B e 1 e g u, Lidhja e Prizrenit... 30).
41 Në një urdhëresë të Lidhjes Shqiptare për organizimin e adminis-tratës dhe të ushtrisë së saj të 18 qershorit 1878, përveç tjerash, thuhet: „Përveç deputetëye që do të mbeten në administratën qendrore, të tjerët do të kthehen në vendet e tyre, do të forrnojnë sa më parë degët e ad-ministratës për kazatë dhe do të venë në gadishmëri brenda 10—15 ditëve ushtrinë e tyre të grumbulluar aty" (Akte të Rilindjes Kombëtare... 43 Cf. Ili j az Rexha, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane (1878—1881). Arkivi i Kosovës. Prishtinë 1978 p. 27. X h a f e r B e 1 e g u, Lidhja e Priz-reni... 48).
Degët përbëheshin nga 10—40 anëtarë sipas madhësisë së kazave. Këta ishin „njerëzit më të shquar të fisit dhe të popullit". Kristaq Prif-ti, Lidhja Shqiptare e Prizrerdt në dokumentët osmane 1878—1881. Akad. e Shkenc. të RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1878. 104. I. R e x h a, L. P. në dok. osmane... 78).
42 K. P r a s h ë r i, Lidhja e Prizrenit... 29. A. H a d r i, Gjakova deri më 1942... 398. I d e m, Gjakova në LNÇ... 25.
43 Në raportin e konsullit Austro-hungarez nga Prizreni, Jelinekut, dërguar kontit Andrashi më 15 shtator 1878 ku bëhet fjalë mbi gjen-djen politike në Vilajetin e Kosovës e sidomos në Gjakovë dhe në Pejë pas vrasjes së Mehmet Ali pashës, pos tëtjerashthuhet: „... Sikur mu njof tue shi në ket ças prei Gjakove, sheh Mustafa beu banon pra-në kadis Ahmet Efendi Korenica, e për ma tepër kanë mtaajtë mbledhje të mëshefta me dy Myderrizët e mdhai e me Presidentin Syle j-man Agën, qi gjindet aty që me ardhjen e tij..." (Leka... 559).
44 K. P r i f t i, LSHP në dok. osmane... 104. I. R e x h a, LP në dok. osmane... 78.
45 Akte të Rilindjes Kombëtare... 43—48. I. Rexha, LP në dok. os-mane... 26—30.
46 Op. cit. 46, 56.
47 Nga forcat e Gjakovës dhe të Kolashindt do të dërgoheshin një mijë ushtarë në mbrojtjen e Kolashinit (Ibid).
48 Ibid.
49 Vetëm në sajë të një organizimi të jashtëzakpnshëm Dega arriti të pranojë, vendosë, ushqejë dhe të furnizojë me armë e municione një nu-mër aq të madh luftëtarësh, i cili, sipas disa burimeve ndoshta të teprua-ra, arrinte në 15 mijë vetë.
Qytetarët e moshuar të Gjakovës dhe të fshatrave përreth ftregojnë shumë detaje, për të cilat kanë dëgjuar nga prindërit e tyre pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve. Ata pohojnë se të gjithë dyfekçinjët e çarshisë së Madhe punonin natë e ditë në dyqanet e tyre për t'i rregulluar armët dhe për ta pregatitur municionin për luftë, se të gjithë bukëpjekësit e qytetit gatuanin pa ndërprerë bukë, taile bukë misri me „ujë të ftoftë" për luftë-tarët, se të gjithë mullinjtë e qytetit bluanin vazhdimisht për të siguruar miell për bukë dhe taxhi për kafshë, arsye për të cilën u zbrazën shumë hambarë dhe kosha të qytetar&