EKSPOZITA  KOMBĖTARE  E  ARTEVE  FIGURATIVE 1/16

 

EKSKLUZIVE:

KUSHTUAR 125-VJETORIT TĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT

Pėrgatitėn:

Valentin Batalaku
Agim Mustafa

Lidhja Shqiptare e themeluar nė Prizren mė 1878, njėqindvjetori i sė cilės u kremtua para 25 viteve, u bė burim frymėzimi pėr artistėt tanė, tė cilėt krijuan njė radhė veprash tė bukura kushtuar asaj dhe nė pėrgjithėsi luftės sė popullit tonė pėr ēlirim e bashkim kombėtar.

Nga strukturat e atehėrshme shoviniste serbo-malazeze tė Prizrenit dhe disa hyzmeqarėve vendas prezentimi i katalogut nė lidhje me ekspoziten kombėtare tė arteve figurative  kushtuar 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ka qenė e ndaluar dhe gati tėrė tirazhi i shtypur nga Shtėpia botuese "8 Nėntori" Tiranė ėshtė konfiskuar dhe shkatrruar nga kėto struktura tė pėrmendura.Por, falė guximit, gjindshmėrisė dhe kujdesit tė disa atdhetarėve prizrenas,duke pėrfshirė edhe z.Parim Kosovėn- pėrgjegjėsin e kompleksit tė Muzeut tė Lidhjes sė Prizrenit,  njė pjesė e vogėl e tirazhit ėshtė fshehur dhe ruajtur deri mė sot.

Prandaj,me iniciativėn e anėtarėve tė stafit redaktues tė faqes www.agimi.com  dhe me rastin e kremtimit tė 125 vjetorit tė LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT,pėr herė tė parė katalogu i ndaluar po iu prezentohet bashkėkombasve tanė kudo qė janė nė botė.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u formua si njė organizatė politike dhe ushtarake mbarėshqiptare. Nė kushtet e acarimit tė krizės lindore, kur fuqitė e mėdha imperialiste dhe shtetet shoviniste fqinje kėrcėnonin rėndė tėrėsinė territoriale te Atdheut, ndėrsa Perandoria Osmane vazhdonte t'ua mohonte shqiptarėve edhe tė drejtat mė elementare, ajo mori nė dorė fatet e kombit, u vu nė krye te lėvizjes sė gjerė popullore dhe luftoi me armė e me penė pėr tė mbrojtur paprekshmerinė dhe tėrėsinė e trojeve shqiptare, pėr t'i bashkuar ato nė njė shtet tė lirė kombėtar shqiptar. Lufta e Lidhjes sė Prizrenit pėr ēlirim e bashkim kombėtar ishte njė sfidė e pashembullt qė u bėhej imperialistėve dhe shovinistėve. Edhe pse vetėm, populli shqiptar u ngrit me guxim kundėr "tė fuqishmėve", i frymėzuar nga njė patriotizėm i flaktė, i vendosur tė bėjė ēdo sakrificė pėr tė mos lejuar qė tė drejtat e kombit shqiptar tė merren nėpėr kėmbė nga kushdo qoftė. Lufta heroike e Lidhjes sė Prizrenit la mbresa tė thella nė ngjarjet e mėvonshme dhe u bė njė shembull frymėzimi pėr brezat qe e vazhduan luftėn derisa u fitua  pavarėsia mė  1912.

Kjo energji optimiste, ky vullnet i hekurt, ky karakter trimėror dhe heroizėm revolucionar evokohet nė njė radhė veprash kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Subjektet e tablove, tė skulpturave, fletėve grafike e punimeve tė aplikuara pėrfshijnė njė diapazon mė te gjerė, qė shtrihet nga periudha para Lidhjes, gjer te shpallja e pavarėsisė. Kompozime tė gjera, tablo pėrfytyrimesh masive e nė frymė epike heroike pasqyrojnė ngjarje te mėdha te viteve te Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ato gjallėrohen pėrmes njė shorehjeje tė zhdėrvjellėt artistike, koloriti tė gjallė e shpesh me kontraste, pėrmes zgjidhjesh tė larmishme kompozicionale nė stilin e individualitetin e ēdo autori.Nė ekspozitė vėmė re tė dalin edhe portrete tė skalitura nė mėnyrė tė dukshme tė udhėheqėsve e tė luftėtarėve tė shquar popullorė. Tablotė na krijojnė epokėn e Lidhjes kur populli ynė luftoi me guxim pėr ēlirim e bashkim kombėtar.

Nė kėtė ekspozitė, epoka e Skėnderbeut vjen si jehonė e gjallė e heroizmit dhe e lavdisė sė popullit shqiptar nė luftė kunder dyndjes osmane. Ajo pasqyrohet nė tablo ngjarjesh historike dhe monumentale. Por figura e Skėnderbeut ka qenė burim i madh frymėzimi gjatė lėvizjeve tė Rilindjes Kombėtare dhe portreti i tij, qė simbolizon lirine dhe bashkimin e popullit shqiptar nė luftė kundėr pushtuesve tė huaj, shfaqet kudo nė disa nga veprat e nė mes tė skenave tė pėrfytyruara. Tablo tė tjera janė ndalur nė epokat e mėvonshme tė pushtimit osman, nė pamje tė larmishme plot karaktere e kolorit kombėtar, tė kryengritjeve popullore, qė nuk patėn reshtur njėra pas tjetrės e qė pėrgatitėn 1878-n.

Tablotė dhe statujat qė zėnė fill nga subjekte e motive tė epokave tė mėvonshme tė Rilindjes Kombėtare janė gjithashtu tė karakterit dramatik e epik, pasqyrime dinamike e me vėrtetėsi jetėsore tė lėvizjeve tė gjera tė popullit nė luftė pėr ēlirim nga zgjedha osmane, tė frymės entuziaste te shpalljes sė pavarėsisė mė 1912. Luftėtarėt trima, veshjet shumėngjyrėshe, ambientet kombėtare shqiptare i gjejmė nė tablotė nė tė cilat pasqyrohet pjesėmarrja e popullit nė pėrpjekjet dhe nė luftėrat pėr liri e pavarėsi, pėr idealet e Rilindjes Kombėtare. Krenaria, guximi dhe fisnikėria e shqiptarit mishėron nė njė radhė statujash tė bukura realizuar me njė plastikė dinamike e silueta ekspresive tė luftėtarėve tė Lidhjes si dhe tė periudhave tė tjera.

Gjejmė nė kėtė elspozitė portrete dhe buste tė figurave tė shquara historike tė luftėtarėve popullorė, tė udhėheqėsve politikė dhe ideologėve e mendimtarėve tė shquar shqiptarė gjatė gjithė epokės sė Rilindjes Kombėtare.

Nė kompozime ngjyrash tė gjalla me kontrast, nė portrete tė ngrohta e me botė tė pasur, nė buste tė skalitura thellė, monumentale e disa herė legjendare, evokohet fizionomia e trimėrisė, zgjuarsisė, nderit dhe idealeve tė larta tė Udhėheqėsve tė tillė politikė si Pashko Vasa e Abdyl Frasheri, tė dijetarėve e ideologėve tė tillė tė ndritur tė ēėshtjes shqiptare si Sami Frashėri e Hasan Tahsini, tė udhėheqėsve tė luftėrave popullore si Sulejman Vokshi, Isa Boletini e Ēerēiz Topulli, tė trimave guximtarė e tė paepur si Ramadan Zaskoci, Mic Sokoli e Sef Kosharja, tė grave trime e tė degjuara si Bubulina e Tringa, tė artistėve, poetėve e mendimtarėve tė shquar shqiptarė si Onufri, Naim Frashėri e Fan Noli e shumė tė tjerė.

Veprat e tė gjitha llojeve e gjinive, si nė pikturė e skulpturė ashtu edhe nė seritė grafike, pėrmbajnė idetė e heroizmit, tė qėndresės sė pathyeshme, tė idealeve tė larta tė atdhedashurisė e tė pėrparimit. Kėto ide i gjejmė edhe nė punimet e arteve tė aplikuara. Heroizmi dhe lavdia nė shekujt e kaluar tė popullit shqiptar evokohet edhe nė pejsazhe me motive historike epike dhe lirike.

Ngjarjet dhe figurat e pasqyruara nė kėtė ekspozitė janė interpretuar nė prirjen e zhvillimit tė tyre historik, me vėshtrimin nė tė ardhmen,ku mė nė fund,siē na ėshtė e njohur, edhe Lufta Ēlirimtare e Popullit tė Kosovės sė bashku me UĒK-nė e vėrtetuan njė gjė tė tillė.Tablotė, skulpturat, fletėt grafike janė njė evokim emocional disa herė edhe patetik i bukurisė, i madhėshtisė me romantizėm dhe me frymė atdhetare i ngjarjeve historike dhe i protagonistėve tė tyre, i atyre aspiratave dhe idealeve qė populli shqiptar pretendon ti  realizojė nė tėrė hapsirėn etnike

 
përgaditën:
Valentin Batalaku
dhe
Agim Mustafa
Copyright www.agimi.com 2003