| Historiografia
e kohës së re u kushton kujdes të veçantë
ngjarjeve historike të lidhura me Krizën Lindore, si pasojë
e së cilës u mblodh Kongresi i Berlinit (13 qershor —
13 korrik 1878). Ky tubim diplomatik ishte imponuar nga forcat imperialiste
evropiane, për hartimin e hartës së re të Gadishullit
Ballkanik dhe të disa shteteve të tjera evropiane në
interes të apetiteve të tyre imperialiste.
Çështja ballkanike si problem i pazgjidhur brenda Krizës
Lindore ishte manifestuar edhe në Paqen e Shën Stefanit,
por më tepër peshoi në seancat e Kongresit të
Berlinit. Barrën e këtyre kombinimeve të shteteve
imperialiste, e mbajtën mbi krahët e tyre një pjesë
e popujve të Ballkanit.
Në lëmshin e madh të këtij problemi, që
është preokupim më tepër për ta parashtruar
se sa për ta zgjidhur, ngase problemet ballkanike të cilat
i parashtroi dhe vendimet që mori Kongresi ishin ngushtë
të lidhura me ekzistencën e popujve të Ballkanit,
një herësh dhe me reagimet e lëvizjes kombëtare
shqiptare, vendimet e marra lidhur me Ballkanin si dhe caktimi i
vijave të reja kufitare prekën thellë interesat e
tyre kombëtare e sidomos ato të popullit shqiptar.1
Çështja shqiptare madje vetëm sa po shtohej. Otto
Von Bizmarku, në seancat plenare të Kongresit të
Berlinit, deklaroi me një indiferencë se për të
parën herë po dëgjonte se ekzistuaka një popull
i quajtur shqiptar diku në jug të Gadishullit Ballkanik.2
Bile sikur u trondit kur dëgjoi për zërin, rezistencën
dhe luftën e tij për ta kërkuar dhe siguruar të
drejtën e ligjshme për të qenë komb më
vete dhe i barabartë me kombet tjera të Ballkanit.3
Interesat vitale të popullit shqiptar para botës i mbronte
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e formuar para se të fillonte
Kongresi i Berlinit. Pjekuria politike dhe angazhimi maksimal i
ideologëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,
drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u pa dhe doli
në shesh në kërkesat e tyre për autonominë
e Shqipërisë, të paraqitura Portës së Lartë
dhe Fuqive të Mëdha. Ata kërkuan me plot urtësi
e dituri që të trajtohej edhe të zgjidhej çështja
e popullit shqiptar. Megjithate, Porta dhe imperialistët evropianë
nuk përfillën të drejtën e këtij populli
me të gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturën
dhe të drejtën historike më të moçme
në Ballkan për ekzistencë shtetërore.
Diplomacia evropiane, e cila në kët kohë e kishte
në dorë dhe po e vendoste fatin e kombeve në Ballkan,
pas Kongresit të Berlinit u aktivizua dhe më tepër
ngase u panë qartë gabimet fatale që kishte bërë
me traktatin e atij Kongresi. Marksi duke bërë një
vështrim mbi qëllimet dhe vendimet e Kongresit të
Berlinit theksonte se: „Diplomatët e perëndimit
gjithnjë e më tepër përpiqeshin për të
ruajtur statusquonë në Ballkan dhe paprekshmërinë
e Perandorisë Osmane për interesat e veta".4
Pas shumë diskutimeve të cilat zgjatën plot një
muaj, diplomatët e Fuqive të Mëdha, më 13 korrik
1878, kumtuan zyrtarisht se Kongresi i Berlinit kishte marrë
fund. Tani filloi qërimi i hesapeve sa në fushëbeteja,
aq edhe pranë tryezave të rrumbullakëta, duke u përpjekur
secila të sigurojë sa më shumë territore në
dobi të vet. Kongresi mori një varg vendimesh me pasoja
të mëdha për jetën dhe fatin e të gjithë
popujve të Ballkanit. Çështja ballkanike në
kuadrin e Krizës Lindore u trajtua në mënyrë
të njëanshme, duke favorizuar Serbinë, Malin e Zi,
Bullgarinë dhe Greqinë, të cilave ua njohu të
„drejtën" e zgjerimit territorial në dëm
të popullit shqiptar, maqedon etj.
Në këtë situatë të ndërlikuar, shqiptarët
kishin një qëndrim pozitiv sa i përket luftës
së përbashkët me popujt e Ballkanit. Ata mbajtën
qëndrim korrekt lidhur me themelimin e federatës ballanike,
duke mos qenë, në parim, kundër saj. Qarqet patriotike
shqiptare pajtoheshin me këtë ide vetëm nëse
edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej një status i barabartë
me popujt e tjerë të Ballkanit.5
Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanë krahë
pretendimeve imperialiste të disa shteteve evropiane dhe të
rretheve qeveritare të shteteve ballkanike, të cilat synimet
territoriale ekspansioniste i kishin të drejtuar posaçërisht
nga Bosna e Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia. Ky Kongres
me njohjen e të drejtës Austro-Hungarisë për
zgjerim në Bosnje e Hercegovinë e pengoi rritjen e Serbisë
dhe të Malit të Zi në atë drejtim. Kështu
përpjekja boshnjako-hercegovase prë t'u çliruar
në kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar.
Popullsia e Bosnes dhe Hercegovinës, në këtë
kohë, u bë viktimë e kombinimeve rreth ndarjes së
sferave të interesit dhe rivalitetit midis Rusisë cariste
dhe Austro-Hungarisë. Austro-Hu-ngaria për të penguar
çlirimin dhe bashkimin e sllavëve të jugut, nën
ndikimin e borgjezisë gjermane, përpiqej të ruante
integritetin e Perandorisë Osmane, respektivisht të përfitonte
territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej të pengonte çlirimin
e sllavëve të jugut dhe të rumunëve.
Përkundër Austro-Hungarisë, Rusia cariste e konsideronte
veten si mbikëqyrëse të lëvizjeve kombëtare
të sllavëve të jugut. Si e tillë, ajo qysh nga
fitorja mbi Perandorinë Osmane dhe në saje të vendimeve
të Paqes së Shën Stefanit, përpiqej që
politika e saj të zinte vend dominant në truallin e Ballkanit.
Me shtrirjen e protektoratit austro-hungarez mbi Bosnje e Hercegovinë,
iu mundësua zyrtarisht Monarkisë së habzburgëve
që ta shtrijë imperializmin e saj në Ballkan, e përmes
tij edhe të imperializmit gjerman që mbështetej në
parullën „Drang nach Osten".6
Kështu, çështja e popujve në Bosnje e Hercegovinë,
Shqipëri e Maqedoni, në momente, dukej sikur kishte humbur
në këtë lëmsh të komplikuar të interesave
të gërshetuara të diplomacisë evropiane dhe
lakmive të rretheve borgjeze, qeveritare, të shteteve
të Ballkanit.6a
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që e drejtonte dhe e udhëheqte
Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, reagoi në mënyrë
kategorike kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.
U përpoq ta ruante integritetin e tokave shqiptare edhe me
forcën e armëve, por dhe në fushën diplomatike,
duke mbajtur korespondencë me të gjitha rrethet demokratike
evropiane dhe me përfaqësuesit e Kongresit. Kështu,
ajo i detyroi kabinetet et Fuqive të Mëdha që të
korrigjonin deri-diku vendimet e tyre e të mendojnë edhe
ato për çështjen e popullit shqiptar dhe shtetin
e tij. Madje, në korrik të vitit 1880 ambasadori anglez
në Stamboll Gosheni deklaronte se „Lëvizja Shqiptare
nuk mund të merret thjeshtë si një manovër e
turqëve për të mashtruar Evropën". Ky diplomat
anlgez, vetëm pak vjet më vonë, gjithashtu do të
theksojë se: "?c?.Kombi shqiptar nuk mund të lihet
mbanë në kombinimet politike te diplomacisë së
ardhshme"
Lëvizja Shqiptare nuk gëzonte kurrfarë përkrahjeje
nga jashtë. Problemi shqiptar prekej në seancat e Kongresit
vetëm sipas rasteve dhe momenteve. Shërbente vetëm
si mjet „për ruajtjen„ e status-quosë ndërmjet
Perandorisë Osmane dhe Fuqive te Medha. Qëllmi kryesor
ishte që tokat shqiptare të shërbenin per kompensime
territoriale në dobi të shteteve fqinje ndërluftuese
me Turqinë, kurse populli shqiptar luftonte jo për të
okupuar dhe aneksuar territore të huaja, por për të
mbrojtur tërësinë e territoreve të veta. Vendimet
e Kongresit të Berlinit i vënë në treg si monedhë
këmbimi territoret e banuara me shqiptarë.
Ndër anekset e protokolit nr. 7 të Kongresit të
Berlinit më i rëndësishmi është aneksi
i dytë ku në mënyrë të saktë tregon
përcaktimin e vijave kufitare ndërmjet Malit të Zi
dhe Perandorisë Osmane, respektivisht territoreve shqiptare.
Diskutimet e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane
në Kongres ishin përpjekje për përcaktimin e
vijave kufitare në mes të shteteve ballkanike dhe Turqisë,
e jo për ruajtjen e territoreve të shqiptarëve. Kjo
ishte përpjekje për mbetjen edhe më tutje të
Perandorisë Osmane në Ballkan. Për këtë
hedh dritë edhe kërkesa e përfaqësuesit të
Portës në protokolin nr. 10 të 1 korrikut të
vitit 1878: „Shteti i tij i kushton rëndësi të
madhe çështjes kufitare me shtetet ballkanike dhe cek
dëshirën që kufijtë ballkanikë mos të
zgjerohen në dëm të Perandorisë Osmane".
Aneksi nr. 1 i këtij protokoli përcakton vijën kufitare
të Malit të Zi. Kufiri do të kalojë „Në
vargun e gjatë të maleve shqiptare, do të ndiqen
vijat midis fiseve Kuçi-Drekalli në një anë
(...) dhe fiset e Kelmendit dlie Grudës në anën tjetër
deri te fusha e Podgoricës, prej kah do të kthehet nga
Pllanica duke ia lënë fiset malësore të Kelmendit,
Hotit dhe Grudës Shqipërisë. Pastaj duke kaluar liqenin
e Shkodrës, kufiri do të kalojë pranë ujdhesës
Gorica Topolla, ku do të kalojnë malin dhe do të
mbërrijë deri në det te vendi Kruçi, duke
i lënë rrethin e Ulqinit Shqipërisë(...)"8
Siç shihet nga materialet, pas Kongresit të Berlinit
aty kah fundi i vitit 1878 dhe në fillim të vitit 1879
vendimet e tij nuk realizoheshin lehtë, ngase Lidhja Shqiptare
e Prizrenit kishte formuar ushtrinë e vet vullnetare për
mbrojtjen e territoreve të banuara me shqiptarë. Që
nga kjo kohë Lëvizja Shqiptare ishte vënë haptas
përballë planeve antishqiptare, si të Fuqive të
Mëdha, vendimeve të tyre, ashtu edhe kundër synimeve
të borgjezive të shteteve ballkanike e Perandorisë
Osmane. Për këtë vendosmëri shqiptare, konsulli
austriak i Vlorës shkruante: „Qeveria turke gjendet tani
para popullsisë së revoltuar dhe të gaçme
për t'u hedhur në kryengritje dhe nuk ka fuqi që
t'ia nënshtrojë popullin autoritetit të saj".9
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt të gjitha
malverzimet që bëheshin lidhur me shkëputjen e tokave
të banuara me shqiptarë dhe aneksimin e tyre shteteve
fqinjë. Prandaj edhe ndërmori masa të gjera popullore
që me luftë t'i mbroj viset e banuara me shqiptarë.
Se Lëvizja Kombëtare Shqiptare ishte e vendosur që
t'i mbronte me forcë, me armë në dorë viset
e banuara me shqiptarë, shihet edhe nga një letër
e Princ Nikollës drejtuar Vezirit të Madh në Stamboll
në fillim të korrikut 1878:
(...) „Besoj madhëri se në të ardhmen do të
na mundësohet një lidhje me ndjenja të pastëra
midis Portës së Lartë dhe principatës së
Malit të Zi, pasi traktati i Berlinit na e ka mundësuar
këtë. Unë prej tash do të garantoj përpjekjet
e mia paqesore dhe të sinqerta ndaj Portës (...)
Vendimet e marra në Kongresin e Berlinit duhet të zbatohen
në mënyrë të saktë, pa kurrfarë lëshimi.
Kjo, duhet të bëhet në të mirë të
popullit tim, dhe besoj se Ekselenca e juaj duhet të mendojë
si unë (...) Është e rëndësishme që
koha mos të kalojë ditën e caktuar të traktatit
të Berlinit, me qëllim që të mos lejohet që
situata të keqësohet dhe njëherësh të mos
shpërthejë ndonjë protestë nga rezistuesit të
cilët mendojnë se do të lihen pas dore. Nga ana tjetër,
Plava, Gucia, Kollashini, Tuzi, si dhe Podgorica janë ngritur
ashpër dhe protestojnë. Koha nuk është që
të presim më tepër, ngase prej dite në ditë
situata po ashpërsohet dhe acarohet më shumë.
Ekselenca Juaj, do të më kuptojë, përndryshe
më duhet të marrë masa të tjera ushtarake për
të ndërruar gjendjen. Besoj se me ndihmën e juaj
do të evitojmë çdo kundërshtim të shqiptarëve
protestues (...).10
E shtrënguar nga Rusia dhe kabinetet evropiane, Porta e Lartë,
pa marrë parasysh protestet e shumta të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, ia filloi bisedimeve me Malin e Zi për
dorëzimin e territoreve të banuara me shqiptarë Malit
të Zi.
Kështu më 21 janar të vitit 1879 në Vir Pazar
u takuan përfaqësuesit e Perandorisë Osmane dhe të
Malit të Zi, për të përpiluar marrëveshjen
e plotë në lidhje me kufirin nga ana midis viseve të
Shkodrës dhe të Malit të Zi.11
Marrëveshja parashihte ditën dhe orën e caktuar
të tërheqjes të ushtrisë turke nga territoret
të cilat do të kalonin në duart e ushtrisë malazeze.
Princi i Malit të Zi me kohë ishte angazhuar për
zgjerimin sa më të madh në tokat shqiptare. Në
qershor të vitit 1878 i kishte shkruar Kongresit të Berlinit
edhe këtë: „Sipas fjalës së fundit të
grofit Andrashi më zvogëlohet vendi i okupuar në
Hercegovinë. Por, më tepër më brengos ajo që
më mbetet në anën e Shqipërisë, një
pjesë të cilën me çdo kusht duhet ta marr,
sidomos Buna, e cila është artere e jetës për
popullin e Ma-lit të Zi si dhe Ulqini, i cili është
mjaft i rëndësishëm për ne".12
Princ Nikolla për ta pasur më të sigurtë prenë
i shkruante kancelarit të Rusisë cariste, Gorçakovit
një letër (fundi i muajit korrik 1878) me të cilën
e informonte se prej Portës së Lartë ka kërkuar
që t'ia dorëzojë Malit të Zi tërë
ato vende për të cilat kishte vendosur Kongresi i Berlinit.
Mirëpo, shprehte dyshimin në realizimin e vendimeve, ngase
Porta e Lartë, duke e parë rezisten-cën e forcave
të armatosura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
zva-rritej t'i zbatonte ato. Midis të tjerave ai i shkruante:
„Për këto zgjerime kaq të vogla që Qeveria
e Madhërisë Suaj na i ka siguruar, do të duhej tani
të mos hasnim në rezistencë dhe vështirësi
të reja. Veziri i Madh në përgjegjen e tij konventon
dispozicione të shkëlqyeshme të Portës së
Lartë për të tashmen dhe të ardhshmen. Por ai
kërkon falje për gjendjen e shkaktuar dhe trazirat që
po ndodhin nëpër vendet e lëshuara, respektivisht
po kërkon prej nesh për ta shtyrë dorëzimin
e këtyre vendeve, derisa myshyri Mehmet Ali pasha të marrë
urdhërin për të ardhur dhe për ta ndalur rezistencën
që janë duke e bërë forcat e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare".13
Nga këto të dhëna del e qartë se rezistenca
e masave shqiptare për ruajtjen e viseve të banuara me
shqiptarë ishte shumë e madhe dhe masive. Madje, as Mali
i Zi, as Porta e Lartë, në këtë kohë nuk
kishin forca t'i kundërviheshin Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare. Bile princ Nikolla frikësohej nga ngjarjet që
mund të zhvilloheshin në territoret e banuara me shqiptarë
si rezultat i ndryshimeve të kufirit. Prandaj i shkruante përsëri
Gorçakovit:
„(...) Kam frikë se do të lindin komplikime serioze
të cilat do të ishin shumë të kobshme për
shtetin tim të vogël që tash është njohtuar
se do të zgjerohet dhe nuk do të jetojë më vetëm
në këta shkëmbinj të egër, ky popull që
tërë jetën ka vuajtur urie. Shpresoj se do të
mundem t'i drejtohem aleatit tim të madh mirëbërësit
tim me qëllim që mbrojtja e tij e fuqishme të intervenojë
në kohën e duhur... që Mali i Zi të marrë
pa luftë të paktën atë që ia ka akorduar
Kongresi i Berlinit me vendimet e tij".14
Kongresi i Berlinit lidhur me caktimin e kufijve të rinj midis
Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane, respektivisht vendeve
të banuara me shqiptarë, formoi një komision të
veçantë ndërkombëtar. Edhe kjo tregon se Fuqitë
e Mëdha i dinin kërkesat e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, prandaj përpiluan me aq seriozitet plane dhe programe
për zbatimin e traktatit të Berlinit. Princ Nikolla, i
sigurt se qëllimet e tij do të gjejnë përkrahjen
nga komisioni ndërkombëtar për përcaktimin e
kufijve ngase në komision bënte pjesë edhe përfaqësuesi
i Rusisë cariste, e hartoi vetë vijën kufitare sipas
dëshirës, e cila do të përfshinte Gucinë
e Plavën. Këtë përmes të përfaqësuesit
të Rusisë cariste, ia dorëzoi komisionit ndërkombëtar.
Vija kufitare sipas princ Nikollës do të ish'te: „(...)
Nga Planica dhe do të shkonte në vijë të drejtë
nëpër majen e Gjergj Isufit dhe Berovës për
të arritur në majën e parë të Ilina Gllavës.
Prej këtu kufiri do të vazhdonte vijën e caktuar
deri në maje të Velika Zhihovës. Pastaj duke vazhduar
vijën e kufirit të propozuar nga komesarët malazezë
deri në maje të Tornov Kamenit, drejtpërdrejt në
majën Sileva Gllavës, prej nga do të arrinte në
vijë të drejtë në majën e Baliosta Gllavës,
për t'u drejtuar pastaj kah maja e Goleshit. Prej Goleshit
kufiri duke vazhduar së pari vijën e propozuar lëshohet
në pikën e fundit përballë majës më
të lartë të Jeqmishtës dhe do të arrinte
prej kësaj në vijë të drejtë, duke formuar
një tangjente me drejti-min e propozuar, Mokra, Velika, pikë
kjo e prerjes së të dy vijave të dakorduara nga delegatët
e të dy shteteve. Më në fund, prej këtu traseja
do të zbresë në burim të lumit Shekullar, rrjedhën
e të cilit do ta përcillte vija kufitare deri te derdhja
e tij në lumin
Lim".15
Për realizimin e kësaj kërkese territoriale, princi
i Malit të Zi, bashkë me diplomatët e tij, nuk kërkonte
ndihmë vetëm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca
dhe Italia. Protestet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që
u drejtoheshin diplomatëve të Fuqive të Mëdha
nuk merreshin parasysh në këtë kohë. Me çështjen
shqiptare, ndonëse sipërfaqësisht, u kacafyt vetëm
Vjena.
Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë, Shvegel iu përgjegj
kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut në një rast duke
i kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, e duke
e marrë në mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi delegatëve
të pranishëm në Kongres se „nuk bën të
mohohet një komb i cili me shekuj ishte autokton". Ai
i ftonte ata që, nëse dëshironin të njiheshin
me popullin shqiptar, ta lexonin librin e Ami Bouëse „La
Turquie d'Europe", Paris, 1840,i cili, ndër të tjerat,
shkruan:
„Shqipëria ka një ardhmëri si shtetet e tjera
ballkanike dhe etnografisht është krejt homogjene, sado
që ka fe të ndryshme, ajo është plotësisht
e zoja të qeverisë vetveten". Megjithate asnjë
nga delegatët nuk i përfilli fjalët e tij. Kongresi
ia njohu vetëm Mirditës një lloj autonomie fisnore,
të cilën më vonë Turqia nuk e përfilli.18
Jovan Ristiqi, ministri i punëve të jashtme i Serbisë
së atëhershme, duke udhëtuar nëpër Gjermani
që të ndiqte së afërmi punën e Kongresit
të Berlinit, u ndal në Vjenë. Qëndrimi i tij
në kryeqytetin e Austro-Hungarisë kishte qëllime
të caktuara diplomatike. Ai u takua me kontin Andrashi dhe
i dorëzoi për Qeverinë e Vjenës një kërkesë
të Qeverisë Serbe. Në këtë takim, siç
theksohej edhe në kërkesën e tij, Jovan Ristiqi kërkoi
nga Andrashi, dhe shpresonte shumë madje, se Qeveria e tij
do të përkrahte zgjerimin e shtetit serb në jug.
Ka të dhëna të cilat e pohojnë mendimin, se
Andrashi kishte pranuar dhe e kishte përkrahur këtë
kërkesë të shtetit serb, dhe se kishte lejuar në
emër të Qeverisë së Vjenës zgjerimin e
Serbisë në drejtim të Novi Pazarit dhe Mitrovicës.
Kuptohet edhe Serbia i bënte të mundur Austro-Hungarisë
që të realizonte disa pretendime të saj që i
kishte shtruar më parë në lidhje me drejtimin e vijës
hekurudhore Beograd—Nish kah Piroti dhe Vranja.17
Në seancën e dytë të Kongresit të Berlinit,
e cila u mbajt më 17 qershor 1878, përfaqësuesi diplomatik
i Anglisë kërkonte me këmbëngulje që në
punën e Kongresit të merrte pjesë edhe Greqia. Ai
këtë propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin që
ekzistonte midis grekëve dhe popujve sllavë, të cilin
me një akt të tillë përpiqej ta evitonte.18
Zgjerimi i shtetit serb në drejtim të jugut, kërkesë
që e përkrahnin disa fuqi të mëdha në Kongresin
e Berlinit, u kundërshtua vetëm nga përfaqësuesi
diplomatik i Turqisë për interesa të Perandorisë
së tij.19
Duke shfletuar protokollin nr. 8 që u miratua nga pjesëmarrësit
e Kongresit të Berlinit, mund të kuptohet se edhe Qeverisë
Greke i ishte lejuar që të dërgonte përfaqësuesit
e vet diplomatik në këtë tubim.20 Nga këto të
dhëna mendojmë se mund të konkludojmë se Qeveria
sërbe dhe ajo e Athinës siguruan të drejta që
të dërgojnë mbikëqyrësit e tyre diplomatikë
në Kongresin e Berlinit. Sa i takon Greqisë, kongresi
çështjen e la të pazgjidhur dhe vendosi që
kufiri ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Greqisë të
caktohej sipas një komisioni që do të formohej nga
të dy palët, ku si bazë do të shërbente
edhe vija kufitare e përcaktuar nga lumenjt Selemvrija në
Thesali dhe Kallamas. Sipas këtij rekomandimi Greqisë
do t'i mbeteshin jo vetëm qytetet Janina, Preveza dhe Arta
me rrethina, por edhe e tërë Çameria.21
Pikërisht në saje të diplomacisë evropiane,
Mali i Zi dhe Serbia arritën të realizojnë një
varg koncesionesh në Kongresin e Berlinit. Kështu deri
sa Mali i Zi duke u mbështetur në Paqen e Shën Stefanit
zgjeroi territorin e vet për 210 mila, me Kongresin e Berlinit
atij iu zvogëlua territori në vetëm 80 mila, ku,
sipas të dhënave, jetonin 50.000 shqiptarë. Në
përgjithësi pas Kongresit të Berlinit, Mali i Zi
disponon, sipas të dhënave të kohës gjithsejt
165 mila territor, me 250.000 banorë.22
Siç dihet, me vendimet e Kongresit të Berlinit Serbia
e fitoi pavarësinë e plotë shtetërore dhe njëherësh
u zgjerua në juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorë,
me një popullsi me mjaft shqiptarë. Disa shkenctarë
kanë llogaritur se pas Kongresit të Berlinit Serbia duhet
ketë pasur gjithsejt 1.000 mila territor dhe 1.600.000 banorë.23
Në kohën e Krizës së madhe lindore (1875—1878)
qarqet imperialiste të shteteve të mëdha dhe ato
të shteteve ballanike i thyen parimet e luftës për
çlirimin kombëtar të popujve të Ball-kanit.24
Popujt e Gadishullit Ballkanik, përkundër pesë shekujve
nën zgjedhen e Perandorisë Osmane, jetuan pothuajse në
kushte historike gati të barabarta, por zhvillimi i procesit
të emancipimit kombëtar të tyre nuk u zhvillua dhe
nuk përfundoi kudo nën kushte dhe rrethana të njëjta
dhe në të njëjtën kohë. Shqipëria
u nda nga Perandoria Osmane më vonë se Greqia, Serbia,
Bull-garia, Rumania dhe Mali i Zi.25
Kështu „koncerti evropian" pavarësisht nga
kërkesat e popujve të Ballkanit, i mbledhur në Berlin,
hartoi hartën e re të Gadishullit Ballkani, sipas interesave
të veta.
-----------------------
1 Historia e popullit shqiptar, II, Tiranë, 1965, fq. 126—127.
Krah. I. Senkevic, Shqipëria në periudkën e krizës
Irndore, Moskë 1865, faq. 122—123.
2 Protokoli Nr. 2 i Kongreslt të Berlinit, dërguar Ministrisë
së Ptmëve të Jashtme të Anglisë, inë
19 qershor 1878. Krah. Arben Puto, Probl. shqip. Studime hist. Tiranë,
1970 nr. 3 f. 128
3 X h. B e 1 e g u, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, iaq.
67—70. Krah.: Shyqri Ballvora, „Studime historike",
nr. 2 Tiranë, 1968 fq. 116—118.
D. Tucoviq, Serbija dhe Shqipëria, Prishtinë, 1975, fq.
94_97.
6 Arkivi i Cetinës, fondi: Ministria e Punëve të
Jashtme, faks. JVs 78 Letër e Princ Nikollës dërguar
kancelarit të Rusisë Cariste, P r i n-cit Garçakov,
kah fundi i muajit korrik, 1878. — Krah.: Historia e popullit
shqiptar II, Tiranë, 1965, faqe 130—132.
6a Dr. Vasil. Popovic, Evropa i Srpsko pitanje u periodu oslo-bodenja,
1804—1918, Beograd. faq. 126—128. Krah.: Potenkini,
Historia Diplomacije, sv. 11, Zagreb, 1951, faq. 22. Krah.: Milorad
EkmeSic, Vstanak u Bosni 1875—1878, Sarajevo, 1960, faq. 79—82.
7 V. I. Lenin, Soci. — Krah.: V. Lenini, Imperializmi faza
e fundit e kapitalismit, vepra — rusisht, faqe 142—245.
7a Protokoli JVs 10, 1 korrik 1878 i Kongresit të Beriinit,
dërguar Kabinetit Britanik nga përfaqësuesi i saj
S a 1 s b e r i, më 4 korrik 1878.
— Krah.: anekset JVel dhe 2 i këtij Protokoli. —
Krah.: Arben Puto, Problemi shqiptar dhe Fuqitë e Mëdha
në gjysmën e dytë të shek. XIX: „Studime
historike", Tiranë, 1970, nr. 3 faqe 132—133.
'Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, faqe. 71—76.
— Krah.: Arkivi i Cetinës, RS. Malit të Zi, fondi:
Ministna e Puiiëve të Jashtme faksimili, JVe 201, letër
e përfaqësuesit diplomatik te Malit te Zi në Stamboll,
Badonjiqit, dërguar nga Stamb^a Qevense Se Malit të Zi
me 9 tetor 1879, lidhur me qëndrimin <*?¦* ™™f%£*\££&?
tfS ptare që nuk e lëshonin tokat shqiptare M&M te
Zi dhe ndernrm l tem-toreve të Havës dhe Gucisë me
Hotin dhe Gruden.
9 Arkivi i Cetinës, fondi: Ministria e Punëve të
Jashtme e faksim Ks 290 letër zyrtare e V. Radonjiqit dërguar
nga Stambolli, Qevense se Maiit të Zi, fq. 2—3.
10 Arkivi i Cetinës, BS e Malit të Zi, fondi: Ministria
e Punëve te Ja-shtme, faksim. 133a/3, e Qeverisë së
Malit të Zi, dërguar Komisionit nder-kombëtar për
caktimin e kufijve, midis Malit të Zi dhe Perandonse Osma-ne,
më 11 maj 1879.
11 Arkivi i Cetinës, RS e Malit të Zi, fondi: Ministria
e Punëve të Ja-sntme, faksim. 77/4, Marrëveshje,
e hartuar në dy kopje në mes Perando-psë Osmane e
Malit të Zi në Virpazar me 21 janar 1879, për dorëzimin
e terntoreve që Kongresi i Berlinit ia dha Malit të Zi.
Marrëveshfla u har-tua në mes eprorëve ushtarakë.
Për Malin e Zi nënshkruan: 1. S. Rado-n.nqi, 2. S. Popovic.
Për Perandorinë Osmane, 1. Riza pashagu-vernator i përgjithshëm,
2. Mehmet Ali.
2 Arkivi i Cetinës i RS Malit të Zi, fondi: Ministria
e Punëve të Ja-sntme, fakS. JV» 18/6—78. Letër
e Princ Nikollës, dërguar një personi, që ka
marrë pjesë në Kongresin e Berlinit, letra është
dërguar më 1 korrik 1878.
1S A. M. Mi 22, fo. 195'1255, raport i konsullit Blanti, dërguar
Ka-binetit Britanik, 12 maj 1879.
Lim".15
Për realizimin e kësaj kërkese territoriale, princi
i Malit të Zi, bashkë me diplomatët e tij, nuk kërkonte
ndihmë vetëm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca
dhe Italia. Protestet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që
u drejtoheshin diplomatëve të Fuqive të Mëdha
nuk merreshin parasysh në këtë kohë. Me çësh-tjen
shqiptare, ndonëse sipërfaqësisht, u kacafyt vetëm
Vjena.
14 Arkivi i Maqedonisë, filml 23, fO. OFIS, 195/12. 56. —
Krah.: Arkivi i Cetinës, R. S. e Malit të Zi, fondi: Ministria
e Punëve të Jashtme, faks. N° 78, letër e Princ
Garçekovnë fund të muajit korrik 1878, pef t'i
ofruar ndihmë për zbatimin e vendimeve të Kongresit
të Berlinit. — Pa aty, i njëjti dokument, faq. 4.
15 Arkivi i Cetinës, RS e Malit të Zi, fondi: Ministria
e )Punëve *e Jashtme. faks. JV«75, sipas së cilit,
Princi i Malit të Zi Nikolla, pro-pozon trasenë e re të
kufirit, të cilën ia dorëzon Komisionit ndërkombetar,
i cili ishte mbledhur për caktimin e kufijve në Plavë
dhe Guci.
16 Protokoli jvft 10, 1 korrik 1878 i Kongresit të Berlinit,
drejtuar Kabinetit Britanik nga Solsberi, më 4 korrik 1878,
fletë për S h v e g e 1 i n, i ciH në seancat e Kongresit
të Berlinit mbrojti të drejtat e shqiptarëve. Krah.:
A. B o n e, La Turqie d'Europe, Paris, 1840, vëll. III, faqe
1—36. K. Frashëri, Stud. fiist. Fill. e levi. kombë.
në Shgipëri, Tiranë, 1978 nr. 1. f. 19—20.
17 Dr V. Popovic, Evropa i srpsko pttanje u periodu oslobo&enja
1804—1918, Beograd, faqe 127—128.
18 Protokolli Nr. 2 i Kongresdt të Berlinit dërguar Ministrisë
së Punë-ve të Jashtme të Anglisë, më
19 qershor 1878.
19 Protokolli nr. 7 pika 4 dërguar Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Anglisë.
20 Protokoli nr. 8 i Kongresit të Beriinit dërguar Kabinetit
Britanik më 24 qershor 1878. — Krahaso: Potemkinin, faqe
24.
21 Revista „Branisllav" nr. 12, 22 korrik 1878, Osjek.
22 Nove granice na Balkanskom Poluotoku, „Obzor" nr.
167, 22 korrik 1878, Zagreb.
23 „Narodni list", Zadar, nr. 61, 7 korrik 1878.
24 Arben Puto, Problemi shqiptar dhe Fuqitë e Mëdha në
gjysmëti e dytë të shek. XIX, „Studime Historike".
Tiranë, 1970 nr. 3 faqe 132—133.
25» Kristo Frashëri, Fillimet e Lëvizjes Kombëtare
në Shgipëri, Studime historlke, nr. 1, 1978 faqe 19—22.
|