|
Pas
Luftës ruso-turke, Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi
i Berlinit me vendimet e tyre, jo vetëm që i linin viset
shqiptare nën sundimin osman, por parashihnin që shumë
territore të tyre t'u dorëzoheshin shteteve ballkanike.
Këto vendime e cënuan shumë rëndë identitetin
kombëtar dhe integritetin territorial të shqiptarëve.
Ato shkaktuan që më tepër të organizohet dhe
të intensifikohet Lëvizja Nacionalçlirimtare e
popullit shqiptar, e cila kishte filluar qysh nga vitet 1830.
Kjo Lëvizje gjatë viteve 1878-1881 u shndërrua në
një organizatë politike ushtarake, e cila, gradualisht,
e shkatërroi pushtetin osman në viset shqiptare dhe e
mori në duar të veta. Në fi-llim të vitit 1881
arriti shkallën më të lartë revolucionare të
organizimit të saj me formimin e Qeverisë së Përkohëshme
Shqiptare.
Lidhja e Prizrenit, e cila mbështetej në masat e gjera
popullore, udhëheqej nga patriotë të dalluar, siç
ishin: Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Zija Prishtina,
Mic Sokoli etj., por ndër ta dalloheshin vëllezërit
Frashëri. Ata nuk kursyen as jetën as pasurinë, por
vepruan për të drejtat dhe pavarësinë e kombit
shqiptar.
Qysh heret, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit XIX, rilindësit
shqiptarë, ideologët dhe patriotët të dalluar
të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që punonin dhe
jetonin në Stamboll e vende të tjera që ishin inkuadruar
në shërbime të ndryshme të administratës
osmane, zhvillonin një aktivitet të gjerë ideopolitik
për të mirën e kombit.
Nga viti 1858-1875 dalin në skenën politike e kulturore
Vaso Pasha, Kristoforidhi, Hoxhë Hasan Tahsini, Ismail Qemali,
Jani Vreto, Abdyli, Samiu dhe Naim Frashëri,1 të cilët
bëjnë përpjekje për formimin e një alfabeti
të përbashkët të gjuhës shqipe dhe të
shoqërive kulturore.3 Sipas gazetës osmane „Mümeyiz"4
këta kishin formuar një Komision për hartimin e alfabetit
të gjuhës shqipe qysh në vitin 1869, pra dhjetë
vjet para se të formohej Shoqëria e të Shtypurit
Shkronja Shqip.
Këta rilindës ia parashtruan disa herë kërkesat
e veta Qeverisë Osmane lidhur me përhapjen e arsimit në
gjuhën shqipe, por nuk u përfillën dhe asnjëherë
nuk u morën në shqyrtim nga ana e Portës së
Lartë.
Ky Komitet, i cili u formua në legalitet, ndikoi dhe bëri
presion të vazhdueshëm nëpërmjet kanaleve të
ndryshme pranë Qeverisë Osmane, që të formohet
një shoqëri kulturore shqiptare dhe të legalizohet
veprimtaria e saj, e cila duhej të merrej me përhapjen
e arsimit dhe botimin e librave në gjuhën shqipe. Në
të vërtetë, qëllimi kryesor i patriotëve
shqiptarë ishte që në këtë mënyrë
të zhvillonin një veprimtari ideopolitike.
Me organizimin dhe aktivitetin e gjithanshëm si dhe me lidhjet
që mbante me Komitetin e Arbëreshëve në Itali,
Komiteti i Stambollit arriti ta orientojë drejt kahjen e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare në përgjithësi, si dhe hartoi
platformën ideologjike, politike dhe kulturore të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit në veçanti.
Komiteti Politik i Stambollit ishte i përbërë nga
shqiptarët e besimit islam si dhe të atij të krishterë
me përfaqësim të barabartë. Aktivistët,
që e përbënin këtë Komitet, ishin njëkohësisht
edhe anëtarë të Shoqërisë Kulturore, d.
m. th. zhvillonin një aktivitet të përbashkët
politiko-kulturor.
Një fenomen i tillë ishte i rrallë në historinë
e popujve të tjerë, sepse shqiptarët, të cilët
u takonin tri besimeve të ndryshme, vepronin bashkarisht për
një ideal. Ata, edhe pse nën ndikimin e rrethanave dhe
kushteve historike dhe politiko-ekonomike të vështira,
u përfshinë në shoqërinë osmane, greke
dhe italiane duke u përshkruar nga kultura dhe mënyra
e jetesës së tyre në shekujt e mëparshëm,
prej të cilëve një pjesë e tyre u asimiluan,
porse nuk u mungoi asnjëherë vetëdija kombëtare.
Këtë fenomen e dëshmojnë sidomos burimet5 dhe
kronikat6 osmane, të cilat sjellin shënime për origjinën
dhe prejardhjen e shumë personaliteteve shqiptare që u
shquan gjatë periudhës osmane, qoftë në lëmin
politiko-ushtarak apo letraro-shkencor.
Si shembull për këtë mund të marrim Jahja Bej
Dukagjinin,7 me origjinë shqiptare, poetin më të
madh të klasicizmit turko-osman, që jetoi në shekullin
XVI dhe shkroi poezi në gjuhën osmane. Në divanin
e tij, që u zbulua në Kajro,8 ai mburrej me origjinën
shqiptare duke thënë: „e sojit të shqiptarët
është origjina jime".9
Gjithashtu edhe shumë shkrimtarë, historianë dhe
personalitete të tjera, që kishin pozita të larta
në administratën osmane, nuk e mohonin origjinën
e tyre shqiptare.10
Fakti, se shqiptarëve nuk u mungonte ndërgjegjja kombëtare,
dhe që ajo ishte më e zhvilluar se te popujt e tjerë
të Ballkanit, e vërtetojnë shkrimtarët frëngë
Lamartini, Hannotaux e Gab-riel Jarray dhe historiani i famshëm
gjerman Wirthi, të cilët në shkrimet e tyre e thonë
këtë botërisht.11
Është shumë vështirë të thuhet se
kur kishte zënë fill të themelohej kolonia shqiptare
e Stambollit, sikurse është vështirë të
dihet sesa ishte numri i shqiptarëve që kishin mërguar
në Stamboll, apo në viset e tjera të Perandorisë
Osmane gjatë pesë shekujve. Mirëpo, dihet se ky numër
në gjysmën e parë të shekullit XIX ishte mjaft
i madh dhe relativisht do të vijë duke u rritur gjithnjë
e më shumë deri në periudhën e Lidhjes së
Prizrenit,12
Komiteti Organizativ i Stambollit dhe Shoqëria Kulturore kishin
arritur të ushtronin një ndikim të madh jo vetëm
në aktivitetin politik, por edhe në atë kulturor-letrar,
në të gjitha shoqëritë dhe kolonitë e tjera
shqiptare, të cilat u formuan në Bukuresht, Kajro, Sofje
etj.
Komiteti i Stambollit, si mund të kuptohet nga një burgim
osman, aktivitetin e vet e kishte filluar qysh në mars të
vitit 1877, në kushte shumë të vështira ilegale,
kur edhe u zgjodhën shumë deputetë shqiptarë
në Parlamentin e parë osman, si përfaqësues
të vilajeteve shqiptare.'3
Sipas burimeve të tjera osmane mund të konkludojmë
se me inisiativën e Abdyl dhe Sami Frashërit, qysh në
fillim të muajit mars 1878, u themelua ky Komitet, i cili e
merr karakterin e një organi zyrtar shqiptar në emigrim,
me emrin Komiteti Qendror për mbrojtjen e të Drejtave
të Kombësisë Shqiptare.
Në këtë kohë vepronte edhe Lëvizja përparimtare
e osmanlinjve të rinj, në lëvizjen e të cilëve
ishin inkuadruar edhe disa shqiptarë, si Ismail Qemali, Sami
Frashëri etj. Sami Frashëri u bë miku më i ngushtë
i njërit nga udhëheqësit kryesorë të kësaj
Lëvizjeje, i poetit të madh Namik Kemalit, që ishte
shqiptar nga e ëma.
Kjo Lëvizje e kishte edhe Komitetin e saj me seli në
Paris, i cili quhej „Yeni Osmanli Cem' iyyeti". Vepronte
për ta shkatërruar sistemin despotik të sulltanit,
i cili e çonte vendin drejt shpartallimit. Nën presionin
e kësaj Lëvizjeje sulltan Abdyl Hamidi II në fund
të vitit 1875 ishte i detyruar të pranojë Kushtetutën
(Kanun-i esasi), të cilën e patën përgatitur
xhonturqit dhe më 23 dhjetor 1876 u shpall një sistem
konstitucional-parlamentar. Me këtë kushtetutë parashihej
edhe formimi i Parlamentit Osman, i cili do të përbëhej
nga deputetë të zgjedhur nga të gjitha vilajetet
e Perandorisë Osmane. Në këtë Këshill Popullor
duhej të zgjidhej një deputet për çdo 50.000
banorë, kurse prej 29 krahinave të mëdha duhej të
zgjidheshin 100 deputetë dhe 40 delegatë për Senat.15
Si përfaqësues dhe deputetë të Vilajetit të
Janinës në Parlamentin Osman, i cili ia filloi punës
në mars të vitit 1877, u zgiodhën këta persona:
Abdvl bei (Frashëri), Mustafa bej Janina, Mehmet Ali bej Vrioni,
Mihail Harito Efendiu, Daviçon Efendiu, dhe Nikolla Çanaka
Efendi.16
Nga Vilajeti i Kosovës u zgjodhën: Ymer Prizreni. Zenel
Abedin Prishtina. Mustafa efendi Kosova, Sylejiman bej Kosova (nga
Sanxhaku i Nishit), Sotiraqi efendiu, Apostol efendiu, Mihodamish
efendiu dhe Andon efendiu.17
Nga Vilajeti i Shkodrës: Jusuf efendiu, Mustafa Nuri pasha
(Vlora -I. R.), Selim efendiu, Filip efendiu (Doda - I. R.) dhe
Angel efendiu.18
Nga Vilajieti i Selanikut: Mustafa beu, Mehmet Shefik pasha, Qerim
bei efendiu, Avram efendiu, Istefan efendiu dhe Vasilaq efendiu.19
Pasi u formua Komiteti i Stambollit, si organ i parë shqiptar
në mërgim për mbrojtjen e të drejtave të
kombësisë shqiptare, siç u theksua edhe më
lart, shumë figura patriotike që punonin dhe jetonin në
Stamboll, si edhe shumë deputetë të këtii Parlamenti
që ishin me origjinë shqiptare, filluan të inkuadrohen
dhe të bashkëpunojnë me këtë Komitet. Kryetar
i tij u zgjodh Abdyl Frashëri.
Anëtarët kryesorë të tij ishin: Vëllezërit
Frashëri, pastaj Pashko Vasa, Jani Vreto, Zija Prishtina, Ali
Danish Prishtina, Ahmet Korenica, Mihail Harito, Mustafa Nuri Vlora,
Abedin Dino, Seid Toptani dhe Mehmet Ali Vrioni. Anëtarë
të këtij Komiteti ishin edhe shumë deputetë
shqiptarë që ishln zgjedhur si përfaqësues të
vilajeteve shqiptare në Parlamentin Osman, në fillim të
vitit 1877.20 Prandaj, si anëtarë të Komitetit të
Stambollit ishin edhe Haxhi Ymer Prizreni, Zejnel Abedin Prishtina,
Mustafa efendi Kosova, Filip (Doda - J. R.) Angeli Efendi Shkodra,
Jusuf Efendiu (Shkodra -J. R.) Selim Efendiu etj.
Sipas burimeve osmane21 dhe disa burimeve serbe,22 me inisiativën
dhe angazhimin e gjithanshëm të Komitetit të Stambollit
u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në të cilën
më vonë shumë anëtarë të këtij
Komiteti morën pjesë aktive. Disa prej tyre u bënë
jo vetëm anëtarë, por edhe udhëheqës kryesorë
të Komitetit Qendror të Lidhjes së Prizrenit dhe
të Degëve të saj.
Jovan Haxhivasileviqi thotë se në krijimin e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit ndikoi më së shumti Komiteti i Stambollit
dhe anëtarët e tij. 23
Porta ishte përpjekur gjatë tërë shekullit
XIX t'i zbatojë reformat edhe në viset shqiptare, si dhe
në disa vise të Perandorisë, mirëpo kishte hasur
në rezistencë të fortë nga ana e shqiptarëve,
sepse këto reforma nuk e përmirësuan gjendjen e tyre
por, përkundrazi, e vështirësonin. Për këtë
shkak Qeveria Osmane e internonte parinë dhe krerët shqiptarë
në Azinë e Vogël, të cilëve u ndalohej
rikthimi në viset e tyre. Këta më vonë vendoseshin
në Stamboll dhe rrethinat e tij.
Këta kundërshtarë të shtetit osman e kishin
gjetur strofullën e emigrimit në Stamboll dhe binin në
kontakt me personalitete të ndryshme politike të shteteve
të huaja, të cilët i nxitnin që të mendonin
për atdheun e tyre. Edhe pse shumë personalitete shqiptare,
sidomos nga gjysma e shekullit XIX, punonin në shërbime
të ndryshme të Perandorisë Osmane, kurrsesi nuk e
harruan atdheun e vjetër të tyre.24
Grumbullimi dhe prezenca e tyre e madhe në Stamboll ndikonte
dhe i nxiste që të mendonin dhe punonin për lirinë
e vendit të tyre.
Haxhivasileviqi, duke transmetuar këtë shënim, thotë:
„Në këtë kohë filluan të grumbulloheshin
shqiptarët e Stambollit rreth varrit të Ali pashë
Tepelenës, si të ndonjë varri të shenjtë.
Mbi varrin e tij, i cili gjendet në Silivri Kapisi, shqiptarët
e kishin shkruar një mbishkrim: „Këtu pushon koka
e të famshmit Ali pashë Tepelenës, i cili 50 vjet
me radhë u mundua për pavarësinë e shqiptarëve".25
Në mes të shqiptarëve, të cilët ishin
vendosur në Stamboll, kishte personalitete të shquara
që u afirmuan edhe në lëmin e politikës, shkencës,
kulturës. Ata punonin në mënyrë intensive duke
mbledhur rreth vetes edhe shqiptarë të tjerë. Qëllimi
i tyre kryesor ishte të vinin lidhje sa më të mira
me shqiptarët në atdheun e tyre.26 Gjatë viteve 1876-1878,
u formua Shoqëria letraro-kulturoro-politike e shqiptarëve
në Stamboll. Kjo Shoqëri kishte edhe Komitetin Qendror
(Këshillin Qendror) i cili, edhe pse vepronte në mënyrë
ilegale, zhvillonte një aktivitet të gjallë për
çlirimin e popullit shqiptar.27
Shpirti i këtij Komiteti ishte Abdyl Frashëri, si dhe
anëtarët e tjerë: Naim Frashëri, Konstandin
Kristoforidhi, etj. Lidhjet kryesore të këtij Komiteti
bëheshin në mes shqiptarëve të Shqipërisë
së Mesme dhe asaj të Jugut, sepse në këtë
kohë nga radhët e shqiptarëve të pasur, në
këto vise kishte edhe shumë shqiptarë myslimanë
të arsimuar dhe të shkolluar.28
Komiteti i Stambollit, duke e njohur gjendjen e vështirë
në viset shqiptare, zhvillonte një propagandë të
dendur duke u udh-hequr nga ideja kryesore që të gjithë
shqiptarët të përfshihen në një lëvizje
të armatosur kundër pushtetit osman. Gjithashtu ky Komitet
ka zhvilluar propagandë ndër shqiptarët që të
luftojnë për një Shqipëri të pavarur dhe
në të njëjtën kohë e kanë përgatitur
dhe organizuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.29
Haxhivasileviqi, përkitazi me çështjen shqiptare,
sjell mjaft shënime faktografike, por interpretimet dhe komentimet
e tij janë tejet tendencioze dhe nacionaliste. Edhe ato burime
serbe që i ka përdorur, i ka keqpërdorur, kurse në
disa raste jep shënime, që janë pjellë të
mendjes së tij dhe nuk kanë kurrfarë mbështetje
shkencore. Tezën e tij se gjoja Lidhja Shqiptare e Prizrenit
ishte krijesë e Portës me karakter fetar dhe panislam,
e hudhin poshtë qartazi dokumentet osmane30 si dhe shumë
burime të tjera evropiane.31
Komiteti Politik i Stambollit e themeloi Shoqërinë Kulturore
dhe për një qëllim tjetër. Nëse do të
zbulohej aktiviteti i tij politik, ai do të vazhdojë veprimtarinë
e tij nëpërmjet të kësaj shoqërie. Pas
themelimit të Shoqërisë, e tërë veprimtaria
politike u zhvillua pothuajse nëpërmjet të saj. Me
shuarjen e Lidhjes u ndërpre edhe aktiviteti i Komitetit Politik,
kurse veprimtaria e Shoqërisë Kulturore u zhvillua në
kushte shumë të vështira, kështu që pas
vitit 1884 u shua tërësisht. Ndërkaq, më vonë,
në vitet 1885 -1886, Jani Vretoja i formoi Degët e kësaj
Shoqërie në Bukuresht dhe në Aleksandri.32
Me ashpërsimin e gjendjes politike në vitet 1878-1879,
në kohën kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit u ballafaqua
me vendimet e padrejta të Traktatit të Shën Stefanit
dhe të Kongresit të Berlinit dhe me qëndrimin armiqësor
të Portës së Lartë, plasi lufta në terrenin
politik dhe diplomatik, e cila e ngriste popullin në këmbë
që të mbrojë me armë në dorë identitetin
kombëtar dhe integritetin tokësor të shqiptarëve.
Kjo luftë i bashkoi edhe më fort intelektualët shqiptarë
në Lëvizjen Kombëtare dhe shtroi kërkesë
të domosdoshme në organizimin e punës në terrenin
ideologjik, politik dhe propagandistik.33
Kësaj kërkese i prinë patritotët dhe ideologët
shqiptarë të Stambollit të cilët në fillim
të vitit 1879, me anë të Shoqërisë Kulturore,
arritën të botojnë „Alfabetaren" dhe me
këtë rast, propo-zuan një alfabet të vetëm
dhe të përbashkët për gjuhën shqipe, duke
u munduar t'i zgjidhnin të gjitha mosmarrëveshjet që
ekzistonin deri atëherë rreth kësaj çështjeje.
Kjo „Alfabetare" u botua në 20.000 kopje dhe u dërgua
në kolonitë e tjera shqiptare të mërgimit dhe
në viset shqiptare.34 Kishte për qëllim të rriste
ndërgjegjen kombëtare në masat e gjera popullore.
Patriotët shqiptarë, që jetonin në mërgim,
sidomos në Stamboll, si u theksua edhe më parë, qysh
nga viti 1869 dhe sidomos në vitin 1871 protestuan në
mënyrë të ashpër kundër administratës
osmane, e cila zbatohej në vilajetet e banuara nga shqiptarët.
Këtë reagim e shohim nëpërmjet të gazetës
„Basiret" që botohej në Stamboll dhe të
gazetës „Prizren" që dilte në Prizren,
sepse e para në numrin 465 të vitit 1871 kishte botuar
një artikull me nënshkrim „Një Shqiptar"
(„Bir Arnavut") në të cilin theksohej se popullsia
e Vilajetit të Prizrenit, si ajo myslimane, po ashtu edhe ajo
e krishterë, është me shumicë me origjinë
shqiptare. Prandaj gazeta e Prizrenit, e cila botohej përgjysmë
në gjuhën turke dhe në gjuhën „bullgare"
(serbe - I. R.) nuk i shërbeu askujt.35
Artikullshkruesi nga Stambolli kërkon që të dy faqet
e gazetës të shtypen në gjuhën shqipe, e jo
në gjuhën „bullgare" (serbe). Sipas mendimit
të artikullshkruesit, sa i përket alfabetit shqip, kjo
çështje mund të zgjidhej lehtë. Alfabeti mund
të përpilohet me shkronjat që do të huazoheshin
nga alfabeti latin.
Redaksia e gazetës „Prizren" në nr. 7 të
25 shtatorit 1871 i përgjigjet atij duke thënë se
nuk është e vërtetë se popullsia është
krejtësisht shqiptare në Sanxhakun e Shkupit dhe në
atë të Nishit, por është edhe „bullgare"
(lexo maqedone) dhe serbe të cilët i kanë edhe shkollat
e veta në Prizren në gjuhën „bullgare"
(serbe). Gjuha shqipe ende nuk ishte gjuhë letrare, por edhe
po të ishte do të kishte shpenzime të mëdha
për të shtypur gazetën me një alfabet të
ri (latin). Në qytete shqiptarët e dinin gjuhën turke,
kurse në fshatra do të hapeshin shkollat turke, prandaj
do të mësonin dhe lexonin në gjuhën turke.36
Artikullshkruesi i gazetës „Basiret" përsëri
kërkon nga gazeta „Prizren" të japë sqarime
për çfarë arsyesh nuk mund të botohej edhe
në gjuhën shqipe dhe sipas tij edhe gazeta e Vilajetit
të Janinës dhe ajo e Shkodrës do të duhej të
dilnin edhe në gjuhën shqipe. Në përgjigjen
e vet të 6 nëntorit 1871 gazeta „Prizren" thotë
se nuk është kompetente të mirret me këto çështje.37
Është interesante se si redaksia e gazetës në
fjalë nuk e zë në gojë Prizrenin, Prishtinën,
Pejën, Shkodrën, të cilat ishin të banuara në
shumicë me popullsi shqiptare, por e përmend me tendencë
Nishin, Shkupin, ku kishte edhe popullsi të konsiderueshme
serbe dhe maqedone.
Këtë polemikë në formë të kërkesës
lidhur me shtypjen e gazetave të vilajeteve edhe në gjuhën
shqipe, ku me shumicë banonte popullsia shqiptare, e kishte
zhvilluar Ismail Qemali i cili kërkonte që kjo kërkesë
të zbatohej në jetë.
Në këtë kohë Ismail Qemali merrej me publicistikë
dhe ishte shef i korrespondencës dhe kryeredaktor i gazetës
së Vilajetit të Danubit që dilte në Rushquk
(Ruse) të Bullgarisë, ku ishte vali Mithat pasha.38 Si
duket edhe nga kjo, Ismail Qemali, megjithëse ishte jashtë
Stambollit, gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare sidomos
gjatë periudhës 1878-1881, mbante korrespondencë
me Komitetin Politik dhe Shoqërinë e të Shtypurit
Shkronja Shqip të Stambollit. Nga kjo polemikë mund të
konkludojmë se Qeveria Osmane nuk dëshironte që popullsia
shqiptare të arsimohej në gjuhën amtare. Ajo frikësohej
se, nëse ajo do të ngritej në pikëpamje arsimore
dhe kulturore, gradualisht do t'i dilnin prej dore viset shqiptare.
E gjithë kjo luftë që e zhvillonin patriotët
shqiptarë me qarqet sunduese osmane, kishte karakter politik.
Qysh nga muaji mars i vitit 1878, Komiteti i Stambollit mori qëndrim
që në radhë të parë të zhvillojë
një luftë diplomatike, duke iu kundërvënë
presionit të Fuqive të Mëdha, si edhe aspiratave
të shteteve borgjeze ballkanike lidhur me mbrojtjen e tërësisë
territoriale të viseve shqiptare, të cilave iu kërcënohej
rreziku në një anë nga Rusia Cariste, që i përkrahte
qarqet sunduese të shteteve ballkanike, e cila sidomos tentonte
ta zgjeronte Bullgarinë në dëm të tokave shqiptare,
kurse në anën tjetër nga Austro-Hungaria dhe Italia
që ndërhynin në çështjen shqiptare, sidomos
nëpërmjet të misionarëve klerikalë dhe
të kishave të tyre.39
Komiteti, duke e vlerësuar situatën e përgjithshme
politike e hartoi brenda muajit prill Projektin ide të Programit
të parë me karakter kombëtar, të cilin e miratoi
më 30 maj. Më datën 10 (22), 25, 26, 27, 28 dhe 29
qershor të vitit 1878, kur Kuvendi themelues i Prizrenit vazhdonte
mbledhjet e tij, disa artikuj të këtij Programi, janë
përfolur dhe komunikuar në formë të kamufluar
nga Sami Frashëri në gazetën „Tercüman-i
Sark", për të cilët mendojmë se janë
aprovuar nga mbledhjet e Kuvendit të Lidhjes gjatë muajit
qershor të vitit 1878.40 Këto pjesë jepeshin në
gazetën e përmendur dhe shkruheshin nën maskën
e titujve: Çështja lindore, intrigat sllave dhe greke
në Rumeli, protestat e popullsisë shqiptare etj. Samiu
vepronte në këtë mënyrë që të
mos zbulohej nga Qeveria Osmane aktiviteti politik dhe ilegal i
Komitetit. Zakonisht këta artikuj politikë nuk nënshkruheshin
nga ana e Samiut. Mirëpo, disa prej tyre nënshkruheshin
me pseudonime të ndryshme, me qëllim që ta bënin
me dije Portën dhe opinionin evropian se shqiptarët nuk
do të lejonin të bëheshin pazarllëqe me tokat
e tyre. Zakonisht përdorej pseudonimi Patrioti Iskender, Patrioti
nga Gegëria, Patrioti nga Toskëria, Patrioti nga Rumelia
(Ballkani).41 Pa dyshim këta artikuj i shkruanin patriotët
dhe ideologët kryesorë të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, anëtarët e Komitetit të Stambollit.
Sikurse dihet, artikujt kryesorë në këtë gazetë
i ka shkruar vetë Sami Frashëri. Në bazë të
një artikulli, që është shkruar pikërisht
atë ditë kur Sami Frashëri paraqitet si kryeredaktor,
më 10 (22) qershor 1878, shihet haptazi se aty janë shprehur
kërkesat për bashkimin e viseve shqiptare në një
administratë të vetme unike, dhe për mbrojtjen e
viseve të tyre nga pretendimet e shteteve monarkiste ballkanike.42
Këto kërkesa janë pjesë të nxjerra nga
Programi i parë kombëtar, të cilat botoheshin në
gazetën „Tercüman-i Sark", në mënyrë
të pjesërishrne, siç u theksua edhe në parë,
për të mos u hetuar aktiviteti i Komitetit Politik, derisa
të përforcohej Lidhja.
Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të
kombësisë shqiptare, i cili zhvillonte një aktivitet
politik mjaft të suksesshëm për mbrojtjen dhe bashkimin
e kombit dhe të tokave shqiptare, e intensifikoi punën
gjatë muajve prill edhe maj 1878, në një nivel më
të lartë. Prej 18-29 maj të vitit 1878 Komiteti mbajti
disa mbledhje, kurse më 30 maj 1878 aprovoi një Proklamatë
e cila u drejtohej të gjithë patriotëve shqiptarë
dhe kërkonte të organizoheshin dhe të mobilizoheshin
në të gjitha drejtimet dhe instancat për të
mbrojtur tokat e tyre që rrezikoheshin nga qeveritë monarkiste
ballkanike.43
Kjo Proklamatë pati jehonë jo vetëm ndër intelektualë,
por edhe te borgjezia shqiptare. Ajo zgjoi ndërgjegjen kombëtare
edhe ndër masat e gjera popullore; te fshatarësia, klasa
punëtore, zejtarët të cilët ishin gjithnjë
të shtypur dhe të eksploatuar nga sistemi feudal osman
dhe administrata e tij e korruptuar.
Komiteti i Stambollit i kishte vënë vetes detyrë
të rëndë dhe me përgjegjësi të madhe.
Ai kishte rol të madh në organizimin e masave shqiptare
për zgjedhjen e çështjes shqiptare.
Në këtë drejtim Komiteti i Stambollit i dha shumë
rëndësi krijimit të marrëdhënieve sa më
të mira me fqinjtë, sidomos me grekët, malazeztë
dhe serbët. Komiteti i Stambollit arriti të vënë
kontakte dhe të lidhet me forcat progresive në viset shqiptare
dhe në këtë drejtim kontribuoi mjaft. Kur në
vitin 1877 në mes të Malit të Zi dhe Turqisë
shpërtheu lufta, shqiptarët morën qëndrim neutral,
edhe pse ishin shtetas osmanë dhe nxiteshin nga Qeveria Osmane
që të hynin në luftë kundër malazezve.44
Komiteti angazhohej në mënyrë maksimale që
konflikti ndërfqinjësor dhe ndërnacional të
zgjidhet në mënyrë paqësore. Në Proklamatën
e tij thuhej: „Komiteti do të bëjë të
gjitha përpjekjet për mbrojtjen para opinionit publik
dhe diplomacisë evropiane -të të drejtave të
kombësisë shqiptare në Shqipërinë Veriore,
siç ka bërë për të njëjtën
arsye edhe në Epir".45
Përveç kësaj Komiteti Qendror i Stambollit deklaronte:
„Ne dëshirojmë me gjithë zemër të
jetojmë në paqe me mbarë fqinjët tanë:
Malin e Zi, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë; ne nuk
duam dhe nuk kërkojmë asgjë prej tyre, por jemi krejt
të vendosur që ta mbajmë atë (tokë) që
është e jona. T'u lihen shqiptarëve tokat e tyre".46
Në të vërtetë, kjo proklamatë kishte karakter
kombëtar. Ajo tregonte se lufta e popullit fqi kundër
Perandorisë Osmane kuptohej drejt dhe përkrahej, por me
një kusht: Toka e shqiptarëve të mos prekej. Në
të theksohej vendosmëria e shqiptarëve për të
mos lejuar shkeljen dhe copëtimin e trojeve, që ua kishin
lënë të parët. Komiteti Qendror i Stambollit
e shihte si obligim që gjithashtu t'u bënte me dije Fuqive
të Mëdha se shqiptarët nuk kishin asgjë të
përbashkët me sistemin feudal dhe despotik të shtetit
osman, i cili i kishte lënë ata në errësirën
shekullore.47
Komiteti e përhapte devizën se shqiptarët ishin
fare mirë në gjendje të qeverisnin veten.
Në Promemorien drejtuar ambasadorit britanik në Stamboll,
Komiteti Qendror theksonte: „Shqiptarët janë të
vendosur t'i këpusin të gjitha lidhjet me sundimin osman;
ata kërkojnë një administratë të veçantë,
që u përgjigjet më tepër nevojave dhe aspiratave
të tyre. Shqiptarët kërkojnë të drejtën
të hyjnë në gjirin e familjes së madhe evropiane,
pjesëtarë të së cilës janë".48
Po të kemi parasysh historinë e shqiptarëve në
shekullin XIX, duke parë me kujdes këtë pjesë
të promemories, arrijmë në këtë përfundim:
shqiptarët i kundështuan reformat osmane të Tanzimatit,
sepse ato kishin për qëllim të forconin edhe më
shumë shtypjen osmane. Shqiptarët, në kundërshtim
me pikëpamjet e të tjerëve, janë në gjendje
ta qeverisin vetvetën, janë të gatshëm të
ndjekin rrugën e qytetërimit, por shtypja e huaj i pengonte
të ecnin përpara.49
Tendenca e përparimit nuk është aspak e huaj për
ne. Por, para së gjithash, shtrohet detyra e ngutshme e mbrojtjes
së tokave tona, e luftës së vendosur kundër
përpjekjeve për t'i copëtuar trojet shqiptare. Prandaj,
edhe qe vendosur të formohet një qendër dhe organizatë
e përgjithshme rreth së cilës do të bashkoheshin
të gjithë shqiptarët. Përfaqësuesit e lëvizjes
patriotike shqiptare vendosën që kjo qendër të
ishte në Prizren,50 i cili kishte rendësi të madhe
politike dhe ekonomike për viset shqiptare.
Komiteti i Stambollit, si edhe më vonë Komiteti Qendror
i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, preferonin marrëdhënie
të mira me popujt fqinj të Ballkanit. Komiteti i Stambollit
përkrahte në tërësi inisiativën e disa
përfaqësuesëve progresivë serbë dhe malazezë,
si edhe të Lidhjes Shqiptare, që të formohej një
aleancë në mes tyre, sikurse që ishte vepruar me
boshnjakët kundër armikut të përbashkët.
Por, kjo aleancë mund të arrihej vetëm me kusht
sikurse kërkonte Lidhja e Prizrenit, që më parë
qarqet sunduese të Serbisë dhe të Malit të Zi
të hiqnin dorë nga pretendimet e tyre territo-riale kundër
viseve shqiptare.51 Këtë kusht në parim qarqet në
fjalë e kishin pranuar, pasi që këtë gjë
e vërtetojnë lajmet telegrafike që kishin arritur
në Stamboll, ku thuhej: „Kuptohet se serbët dhe
malazezët i kanë dërguar përfaqësuesit
e tyre në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit që të
bëjnë një marrëveshje me Komitetin Qendror të
Lidhjes, selia e së cilës është në Prizren.52
Komiteti i Stambollit e përkrahte këtë ide dhe shprehej
se nëse do të veprohet në baza të barabarta,
të shëndosha dhe parimore, kjo aleancë do të
ishte e mundshme, bile më se e nevojshme dhe forcat shqiptare
do të luftonin me siguri së bashku me forcat serbe, malazeze
dhe boshnjake kundër ushtrisë së Austro-Hungarisë,
sidomos për mbrojtjen e Sanxhakut të Novipazarit për
t'u ndërprerë depërtimin forcave të saj në
drejtim të Detit Adriatik.53
Këtë gjë e vërteton edhe një dokument
osman i 13 shtatorit të vitit 1878, i cili vë në
pah se pas luftës së Gjakovës ndërmjet forcave
shqiptare dhe ushtrisë osmane, u arrit armëpushimi dhe
u bë një marrëveshje me serbët për ndërprerjen
e armiqësive.54
Më 18 qershor 1878 Komiteti Politik i Stambollit mbajti një
mbledhje dhe e shqyrtoi situatën politike në përgjithësi,
veçanërisht gjendjen e vështirë në të
cilën gjendeshin viset shqiptare. U rnor vendimi që të
dërgohej një protestë duke i kundërshtuar vendimet
e Fuqive të Mëdha, që tentonin që kufijtë
e shtetit grek të zgjeroheshin në dëm të viseve
shqiptare.55
Komiteti deklaronte: „Ne i respektojmë të drejtat
e të tjerëve dhe nuk kërkojmë tjetër gjë,
vetëm se gjithashtu të respektohen dhe të merren
parasysh të drejtat tona. Neve as që na shkon ndërmend
të paraqesim projekte në dëm të fqinjve tanë,
por kërkojmë që fqinjtë tanë të heqin
dorë nga synimet zaptuese të tyre kundër nesh dhe
vendeve tona".66
Komiteti i Stambollit protestoi te përfaqësuesit e Kongresit
të Berlinit: „Ne i kemi shpallur të pajustifikueshme
qëllimet aneksioniste të Greqisë dhe sot po e përsërisim
dhe po e verifikojmë po atë deklaratë. Ne protestojmë
kundër copëtimit të atdheut tonë të dashur.
Humbja e vendeve aq të shtrenjta për qenien tonë
kornbëtare nuk do të jetë për ne veçse
një dënim me vdekje. Populli shqiptar është
vendosur të ngrihet si një trup i vetëm kundër
lëshimit qoftë edhe të një pëllëmbë
toke më të vogël të vendlindjes së tij".57„Evropa
nuk mund të mos i njohë të drejtat tona. Ne u bëjmë
thirrje ndjenjave të saj të na shpëtojë nga
fatkeqësitë e mëdha që na kërcënohen
nga sulmet e Greqisë".58
Komiteti i Stambollit, duke vazhduar aktivitetin e tij të
pandërprerë, më 20 qershor të vitit 1878, në
mbledhjen e vet mori qëndrim që t'ia dërgojë
një memorandum Kongresit të Berlinit dhe të kërkojë
prej tij ta marrë parasysh edhe çështjen shqiptare,
ruajtjen e tërësisë territoriale të viseve të
tyre, si edhe për zbatimin e reformave përmirësuese
nga ana e Portës. Ky Memorandum i ishte drejtuar Bizmarkut,
kryetarit të Kongresit të Berlinit dhe përfaqesuesit
të Gjermanisë, Andrashit, ministër i punëve
të jashtme dhe përfaqësues i Austro-Hungarisë
në Kongres, dhe Vadingtonit, ministër i punëve të
jashtme dhe përfaqësues i Francës në Kongres.
Anëtarët e Komitetit të Stambollit, me anën
e këtij Memorandumi deshtën ta bënin me dije opinionin
evropian që, lidhur me çështjen shqiptare duhet
të kishin kujdes, pasi që tokat shqiptare kishin zot të
vetin. Lidhja nuk pranonte që Porta e Lartë dhe Sulltani
ta përfaqësonin popullin shqiptar, meqë ajo kërkonte
sikurse edhe kombet e tjera ballkanike ta formojë një
shtet autonom.59
Në këtë Memorandum thuhet: „Ne do ta tepronim
në qoftë se në mes të shqetësimeve serioze
që e preokupojnë tani Kongresin do të fillonim t'i
flisnim për histori, për gjuhë dhe për etno-grafi,
për të provuar ekzistencën e popullit shqiptar. Ne
mjaftohemi të tregojmë këtu kufijt e viseve shqiptare
që fillojnë nga Tivari, Shkodra, me të gjitha malet
e banuara nga katolikët, nga Peja, Kurshumlija, Prishtina,
Leskovci, Vranja, Shkupi, Manastiri, Grebeneja, Pindi, Kallarita
e Narta dhe mbarojnë në gjirin e Mbrakisë.60
Komiteti i Stambollit gjithashtu kërkonte nga Kongresi i Berlinit
se nëse si pasojë e Traktatit të Shën Stefanit,
mënyra e administrimit të brendshëm do të pësonte
ndryshime, në këtë rast në emër të
popullit shqiptar kërkonte që të formohet një
Komision ad hoc i përbërë nga shqiptarët dhe
nën mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha dhe me pëlqimin
e Portës së Lartë të studiojë formën
dhe të hartojë rregulloret e institucioneve të reja
lokale, duke ua përshtatur karakterit, zakoneve dhe nevojave
të viseve shqiptare.61
Si shihet, Komiteti i Stambollit me këtë kërkon
që të formohet një administratë e veçantë,
ku do të bashkoheshin të gjitha viset shqiptare në
një njësi territoriale të vetme e cila do t'u përgjigjej
rrethanave politiko-ekonomike dhe nevojave kxolturore-arsimore të
popullit shqiptar.
Komiteti organizativ dhe politik i Stambollit e lidhi ngushtë
luftën kundër copëtimit të viseve shqiptare
me luftën për autonominë territoriale administrative
të vendit. Komiteti i Stambollit zhvilloi një aktivitet
të gjithanshëm si në planin e brendshëm, ashtu
edhe në atë të jashtëm. Ai arriti që të
lidhet me forcat progresive të brendshme të viseve shqiptare
dhe me udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare qysh
në fillim të vitit 1878, dhe së bashku me këto
forca i bëri të gjitha përgatitjet për formimin
e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këtë ide dhe detyrë
të shenjtë arriti ta realizojë plotësisht më
10 qershor 1878.
-----------------------
1 Basbakanlik arsivi, Stamboll, Fondi Yildiz Evrak esasi, miihte-life
dok. nr. 1187/1, më tej B. B. A. I; Krahaso: Lidhja e Prizrenit
në do-kumentet osmane 1878—1881, Përgatitur nga
Iliaz Rexha, Arkivi i Ko sovës, Prishtinë, 1978, f. 184.
2 Historia e letërsisë shqipe, vëllimi I, II, Prishtinë,
1971, f. 441; N a-cip Alpan, Arnavut alfabesi nasil dogdu, Ankara,
1979, f. 52—54.
3 Historia e popullit shqiptar, vëll. II, Prishtinë, 1969,
f 117—120.
4 Mumeyyiz gundiiluk gazetesi, nr. 79, viti H. 1286 (1869), Belediye
Kutuphanesi, Istambul.
5Ibn Kemal, Tevarih* Ali Osman, Istambull, 1!
"Bursali Mehmed Tahir, Osmanli muelifleri, Istambul, 1910.
7 Ilijaz Rexha, Hulumtimi i dokumenteve dhe dorëshkrimeve në
gjuhët orientale në Kosovë, Vjetari i Arkivit te
Kosoves, Pnshtinë, 1974, f. 192.
3 Dar-al-vasaik tarihlye kavmiye — Arkivi Qendror i Egjiptit,
Kajro.
9H. Kaleshi, Roli i shqiptarëve në letërsinë
orientale, Seminari i Kulturës Shqiptare për të huaj,
Prishtinë 1976, nr. 2. f. 152.
10 Jahja Dukagjin Zade Arnauti, Koxha Sinan Pasha, Lutfi Pasha,
Koçi Beu, Fazil Ahmed pashë Qyperliu, Mufid Libohova,
Syrja Vlora etj. 'Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Shkodër,
1939, £. 4.
2 R e x h e p Qosja, Kolonia e Stambollit, Seminari i Kulturës
Shqi-ptare për të huaj, nr. 4.
13 Basbakanlik arsivi, Meclis-i meb'usan, Istambul, 1293 (1878),
Zabit Ceridesi, Devre, 2 cild, ictima, 1, f. 144—55.
14 Historia e letërsisë shqipe, vep. cit., f. 449; Historia
e popullit shqip-tar, vep. cit., f. 90.
15 Nacip P. Alpan, Prizren Arnavut Birligi, Ankara, 1978, f. 33.
16 Baçbakanlik arçivi, Meclis-i Meb'usan, vep. e cit.,
f. 155.
17 Po aty, f. 155.
18 Po aty, f. 155.
19 Po aty, f. 156.
20 Po aty, t. 157.
21 B. B. A. I, dok. nr. 1174/1.
22 Jovan Had2ivasilevi<5, ArbanaSka Liga, Beograd, 1909, f. 29.
23 Po aty, f. 30. M Po aty, f. 31.
"Cedo Mijatovid, Carigradske slike i priliJce, f. 164; Sipas
H a x h i v a s i 1 e v i q i t, f. 31.
26 Po aty, f. 32.
27 Po aty, f. 33.
28 Po aty, f. 33—34.
29 Po aty, f. 35.
30 Lidhja e Prisrenit në dokumente osmane, f. 10; Lidhja shqiptare
e Prizrenit në dokumentet osmane 1878—1881, Përgaditur
nga Kristaq Prif ti, Tiranë 1978, f. 6—8.
31 Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
1878—1881, Buri-me frenge, Përgatitur nga L i g o r M
i 1 e, Tiranë, 1978, f. 3—5; Lidhja Shqiptare e Prizrenit
në dokumente angleze 1878—1881, dokumentet i tran-skriboi,
i shqipëroi, dhe i komentoi Skënder Rizaj, Arkivi i Kosovës,
Prishtinë, 1978, f. 18—20; Lidhja e Prizrenit në
dokumente austriake 1878— 1881, përkthyar nga Ahmet Abdullahu,
(dorëshkrimi në Arkivin e Kosovës); Lidhja e Prizrenit
në dokumentet jrenge 1878—1881, Përkthyer
Gjyltekin Shehu, (dorëshkrimi në Arkivin e Kosovës).
32 Historia e letërsisë shqipe; Historia e popiMit shqiptar,
f. 91.
33 Suleyman Kiiçe, Osmanli tarihinde Arnavudluk, Izmir, 1944,
f. 246.
34 Historia e letërsisë shqipe, f. 441.
gen 119,
35 Prizren vilayet gazetesi, nr. 7, 25. 9. 1871. H. Kaleshi, H.
Jur-K
36 PO aty.
37 Po aty.
38 H. Kaleshi, H. JUrgen Kornrumpf, vep. e cit. t. 120.
39 Basiret gazetesi, 21 prill 1878. Belediye ktitiiphanesi, Istambul.
40 Terciiman-i çark, nr. 74 10 (22) qershor 1P78, Belediye
kiituphanesi, Stamboll.
41 Tercuman-i $ark, nr. 79 dhe nr. 80, 27—28 qershor 1878.
42 Terciiman-i ?ark, nr. 81, 29 qershor 1878.
43 Aktet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 1878—1312,
Përgatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Akademia e
Shkencave KSPSH, Tiranë, 1978, f. 18.
44 Po aty 18.
45 Po aty 19.
46 Po aty.
47Kolë Xoxi, Lidhja Shiptare e Prizrenit, Tiranë. 1978,
f. 50.
48 Po aty, £. 50.
49 Po aty, f. 51.
50 Po aty, f. 51.
61 Tercuman-i $ark, nr. 108, 15 gusht 1878. 52 Tercuman-i $arJc,
nr. 109, 16 gusht 1878.
w Terc&man-i ?ark, nr. 104, 11 gusht 1878; T. ?ark, nr. 130,
6 shtator 1878
54 Basbakanlik arsivi, Fondi Irade defteri, dok. nr. 62915.
55 Aktet e RUindjes kombëtare shqiptare, f. 37.
56 Po aty.
57 Po aty.
58 Po aty, f. 38.
59 Po aty, t. 48. «° Po aty, f. 49. 01 Po aty, f. 50.
|