|
Raportet diplomatike dhe konsullare greke janë shfrytëzuar
shumë pak nga studiuesit e historisë shqiptare.1 Mirëpo,
ato paraqesin informata të pasura, sepse në shekullin
XIX grekët dhe shqiptarët kishin marrëdhënie
të ngushjta dhe gjithashtu, ngase grekët u kushtuan rëndësi
të veçantë tokave të banuara nga shqiptarët,
meqë ato paraqitnin rrugë kalimi për sllavët
e Ballkanit, sidomos për malazezët dhe serbët. Para
Krizës së Lindjes të viteve 1875-1878, konsullata
greke kishte në Artë, Prevezë, Janinë, Sarandë,
Vlorë, Gjirokastër, Durrës. Me shpërthimin e
kryengritjes në Bosnje e Hercegovinë, u hapën konsullata
të reja në Berat dhe në Shkodër.
Por në Korçë dhe Elbasan Porta refuzoi hapjen
e tyre, siç duket e frikësuar nga përhapja e aktivitetit
politik grek në Shqipëri.2
Nga këto konsullata, si dhe nga ato në Manastir dhe Selanik,
Qeveria greke informohej mirë për lëvizjet e shqiptarëve.
Informatat e tjera vinin nga vendet e tjera, kryesisht nga Konstantinopoli
(Stambolli), Bukureshti, madje edhe nga Aleksandria, ku grekët
kishin marrëdhënie miqësore, bile edhe marrëdhënie
familjare me shqiptarët.
Në shekullin XIX, siç del nga dokumentet konsullare,
mbizotëronte opinioni në qarqet greke se grekët dhe
shqiptarët ishin popuj të afërt ndërmjet veti.
Duke qenë në numër të vogël, në krahasim
me sllavët e Ballkanit, ata nuk mundën të jetonin
si të ndarë, por ishin të lidhur ngushtë, që
në një mënyrë ose në tjetrën të
formonin një shtet të përbashkët.
Shembulli i Austro-Hungarisë ushtroi një ndikim të
madh në këtë drejtim. Një argument tjetër
që dukej se i shkonte për shtat kësaj ideje që
shembulli i shqiptarëve të besimit të krishterë-ortodoksë
që jetonin brenda Mbretërisë ereke. Këta kishin
një traditë të gjatë të bashkëpunimit
me grekët sidomos gjatë luftës së grekëve
për pavarësi, kështu që atëherë ata
ishin integruar tërësisht në shoqërinë
greke.
Për më tepër, fakti se një proces i ngjashëm
ishte duke u zhvilluar në mes të shqiptarëve ortodoksë,
të cilët jetonin nën sundimin e turqëve në
Maqedoni dhe Epir. kjo për grekët qe një indikacion
edhe më i madh se dy popuj mund të bashkëjetojnë
nën një kulm të përbashkët shtetëror.3
Kuptohet se këto ide ishin pranuar nga shumë konsuj grekë
që shërbenin në Epir dhe në Shqipëri.
Si rezultat i kësaj ata në raportet e tyre për lëvizjen
shqiptare, u përpoqën të mbanin një qëndrim
negativ me propagandën e huaj në mesin e shqiptarëve,
dhe që të shfaqin më shumë shenja skepticizmi
të zgjimit kombëtar shqiptar.
Në mesin e konsujve grekë, Epaminondas Mavromatis krenohej
se ishte ekspert për Shqipërinë. Ky ishte konsull
në Shkodër që nga viti 1876. Një ndër synimet
e tij kryesore, kur u ngarkua në detyrën e tij në
këtë vend të largët, ishte t'i jepte njoftime
Qeverisë së tij, për grupet e ndryshme shqiptare
dhe të vlerësojë përçasjet e tyre në
lëvizjet e ardhshme politike, natyrisht duke pasur ndërmend
interesat afatgjate greke. Sipas tij në vitet '70 populli shqiptar
nuk kishte më tepër se 1-1,2 milionë banorë,
dhe këta ishin të ndarë në këtë mënyrë:katolikë
110-120 mijë, që jetonin më dendur në Veri,
ata nuk ishin mjaft të fortë në pikëpamje politike
e ekonomike për të siguruar elementin e përbashkët
për të gjithë shqiptarët. Këta të
ndarë nga shqiptarët myslimanë dhe për mungesë
të familjeve të forta dhe të pasura, ishin element
që i zvogëluan gjasat e tyre për t'u bërë
„piedmont" të Shqipërisë.
Shqiptarët myslimanë (të parallogaritur rreth 600-700
mijë) e kishin konsideruar elementin e krishterë si inferior
për ta, dhe urrenin idenë për rënien nën
influencën e katolikëve. Mavromatis besonte se ata kishin
më tepër dëshirë të bashkëpunonin
me shqiptarët e krishterë ortodoksë me të cilët
shumë myslimanë toskë kishin tipare të përbashkëta.
Megjithatë, myslimanët ishin të ndarë ndër
vete për interesa individuale dhe për shkak të grindjeve
të familjeve të tyre më të mëdha, po ashtu
edhe për dyshimet dhe krenarinë që kishin kultivuar
në mesin e shumë sekteve të ndryshme religjioze.
Edhe për shqiptarët e besimit ortodoks (të parallogaritur
në 300-400 mijë), Mavromatis besonte se nuk do të
anonin lehtë nga shqiptarët katolikë, pasi që
ata ishin nën ndikim të madh të grekëve.
Në anën tjetër, për shkak të pasurisë
së tyre dhe veçanërisht për marrëdhëniet
e afërta të tyre me toskët, ishin në gjendje
të luanin rol të madh në lëvizjet politike.4
Një vështrim të përgjithshëm kishin grekët
veçanërisht për Krizën e Lindjes të 1878,
për disa kryengritje të Shqiptarëve që kishin
shpërthyer kryesisht nga shqiptarët myslimanë bejlerë,
të cilët para së gjithash ishin të etshëm
për të ruajtur privilegjet e tyre nga taktika cënuese
e Portës.
Ata nuk kishin pasur karakter nacional dhe nuk përpiqeshin
t'i kundërviheshin autoriteteve osmane në tokat e tyre.
Kjo është sqaruar sipas pikëpamjes së profesor
C. Paparigopoulos, që gjatë kryengritjeve të ndryshme
shqiptarët e krishterë-ortodoksë, të cilët
nuk gëzonin privilegje të njëjta, s'ishin pajtuar
t'u bashkoheshin kryengritësve dhe, në të vërtetë,
ka raste që ata kishin mbajtur anën e autoriteteve osmane.5
Kjo të bën të kuptosh se grekët i konsideronin
të krishterët më të afërt për ta,
dhe si elemente që anojnë kah ata në rast të
vendosjes së politikës së re në Shqipëri.
Ky qëndrim ishte shpre-hur gjithashtu edhe nga Këshilli
Britanik në Shkodër, sepse kur Kirby Green (Kirbi Grijn)
i raportonte Shërbimit të Punëve të Jashtme,
shkruante:6
„Në Shqipëri të Mesme dhe të Ultë,
shqiptarët e krishterë anojnë nga Greqia, e jo nga
Italia, për liri dhe përparim. Grekët nuk pretendojnë
se ata janë HELENË të kulluar, dhe i quajnë
ata albano-grekë, por ata janë grekë aq sa edhe piedmondët
italianë, dhe unë mund të vërtetoj nga marrëdhëniet
e mia personale me shqiptarë të shumtë të Shqipërisë
së Mesme dhe të Ultë, se nuk ekziston kurrfarë
dëshire për t'u bashkuar me Italinë, apo me një
mbretëri. Kjo është e pamundshme në Mbretërinë
e stërnipave të Skënderbeut. Ata preferojnë
të kthehen shumë shkallë prapa në histori dhe
përkujtojnë se nën Pirron dhe Aleksandrin e Madh
bota i konsideronte ata grekë. Përveç kësaj
ata kanë vërtetuar se në Greqinë bashkëkohëse
fëmijtë e heronjve shqiptarë të luftës
së pavarësisë nga Specia dhe Hidra dhe lokalitete
të tjera që u janë caktuar vendet e caktuara dhe
e kanë nda lirinë dhe të mirat materiale në
qeveri".
Ngjarjet e 1875-1878 sidoqoftë i detyruan grekët të
marrin qëndrim pragmatik ndaj shqiptarëve. Disa nga konsujt
grekë ishin në gjendje të diktonin lëvizjet
për autonominë e shqiptarëve. Sipas mendimit të
Petros Logothatisit, konsull në Manastir, ideja për autonominë
e shqiptarëve në Shqipërinë Veriore ishte inicuar
dhe zhvilluar nga një numër besimtarësh të kishës
angleze, që vepronin në Durrës, Tiranë, Elbasan
dhe Starovë. Kjo ide u përkrah mirë nga disa bejlerë,
por ajo nuk ia doli të arrijë deri te masa myslimane,
e cila para Krizës së Lindjes nuk kishte ide të qarta
për një shtet nacional.7
Mavromatis në anën tjetër, duke raportuar nga Shkodra,
bindet për faktin që koncepti për një shtet
nacional kishte filluar të përfitojë shumicën
nga rradha e shkollarëve të parë të shqiptarëve.
Sidoqoftë, ai besonte se një kthesë serioze për
realizimin e këtyre ideve kishin ndikimet kontradiktore të
fuqive të huaja. Kjo, sipas mendimit të tij, ishte elementi
kryesor i prishjes së dëshirës së shqiptarëve
për një shtet të ndarë autonom.8
Kryengritjet në Bosnje e Hercegovinë më 1875 çelën
rrugë për riafrim midis popujve të Ballkanit. Më
1876 serbët u propozuan grekëve një marrëveshje
dhe në të njejtën kohë i kishin njoftuar që
ata u kishin bërë një propozim të ngjashëm
rumunëve, malazezëve dhe shqiptarëve. Grekët
nuk ishin ende të gatshëm të përgjigjeshin pozitivisht.
Dhe bile ata e shikonin me një dyshim iniciativën serbe
në Shqipëri. Ministri i huaj Aleksandër Kontostavlos
u përgjegj se Greqia nuk ishte ende e gatshme për një
marrëveshje të tillë. Edhe nëse pranonte të
vepronte në Shqipëri, ajo do të vepronte vetë,
sepse, siç shkruante, ai: shqiptarët janë të
lidhur me racën greke më shumë nyje të pazbërthyeshme.
Përzierja e Serbisë atje mund të provokonte rreziqe
dhe të nxiste kërkesa që do të shpinin kah grindja.9
Kjo ishte pikëpamja e cila e shtyri Mavrornatisin që më
1876, të marrë qëndrim negativ ndaj kërkesave
territoriale në jug nga ana e malazezëve. Sipas tij, interesat
greke do të përmbusheshin më mirë sikur princ
Nikolla të orientohej nga Hercegovina dhe të qëndronte
larg Shqipërisë.10
Në ndërkohë, kryeministri Aleksandër Koumoundouros,
një pragmatist dhe avokat i zoti për gjithë bashkëpunimin
në Ballkan, kishte dërguar emisarë sekretë në
Epir, Shqipërinë Jugore dhe në Korfuz, për të
kontaktuar me prijësit e shqiptarëve, rreth revoltës
së përbashkët për dëbimin e turqëve.11
Në vazhdën e këtyre iniciativave, qeveria e re e
koalicionit në Athinë filloi bisedimet politike me disa
prijës shqiptarë, në mesin e të cilëve
ishte Abdyl bej Frashëri, Mehmet Ali Vrioni dhe të tjerë.
Greqia u ofronte alternativisht shqiptarëve vetëqeverisje
në shtetin e zgjeruar të Greqisë ose një formë
monarkie duale nën mbretin Xhorxh (George) gati si shembull
i Austro-Hungarisë. Dhe si ofertë të fundit, ajo
mund të njohë dhe të ndihmojë Principatën
Shqiptare. Gjithsesi kjo principatë nuk do t'i përfshinte
territoret e Epirit. Në anën tjetër, shqiptarët
kërkonin një principatë të gjerë të
tyre, që do të përfshinte tërë Epirin.
Për grekët që jetonin atje, ata do të ofronin
një autonomi të përgjithshme. Një principatë
e tillë do të bashkohej me Mbretërinë Greke
me një besëlidhje të fortë.
Këto bisedime që patën filluar në Janinë
në korrik të vitit 1877, kryesisht në mes të
E. Mavromatisit dhe Abdyl bej Frashërit, vazhduan në Konstantlnopol
në dhjetor me Stefanos Skouloudis, si ndërmjetësues
grek dhe përfunduan pa sukses në Korfuz, në fillim
të shkurtit të 1878, posa lufta ruso-turke përfundoi
me armëpushim me marrëveshjen e Adrianopoles.12
Si zgjidhje të fundit shqiptarët propozuan që çështja
e kufijve të lihej manash deri pas lufte dhe kërkuan nga
Greqia që të armatoseshin me armë dhe të merrnin
të holla për një aksion të përbashkët
kundër Portës. Ndryshimet në qëndrime dhe mospajtimet
e gjata patën krijuar dyshime të thella në të
dy anët, dhe asnjera anë s'dëshironte t'ia kthente
shpinën asaj që konsi-derohej si detyrë fundamentale.
Përfundimi i luftës ruso-turke dhe kryengritjet e posafilluara
greke në Thesali, Kretë, Epir dhe Maqedoni paraqitnin
gjasa shumë të vogla për t'u ngritur greko-shqiptarët
kundër Portës. Në anën tjetër, grekët
tash kishin vërejtur se shqiptarët më me dëshirë
do të anonin nga ushtria turke për mposhtjen e kryengritjeve
në Epir. Në këto rrethana, kryeministri Koumoundouros
i dërgoi këtë telegram Skouloudisit në Korfuz,
që në të vërtetë e tregon ftohjen e kontakteve
greko-shqiptare.13
„Unë mendoj se është shumë rrezik të
bashkëpunojmë në mëkëmbjen e fuqive armiqësore
në krahun tonë. Shqiptarët janë turq (mendon
ai, janë besnik ndaj shtetit otoman), ata kanë interesa
të përbashkëta me ta, dhe ata kanë përfituar
nga ata. Pse ata të mbajnë anën tonë? Ata nga
ne shpresojnë të përfitojnë për themelimin
e kombit të tyre. Atyre sidoqoftë u mungojnë mjetet
dhe ne na lusin që t'i furnizojmë, me qëllim përfitimi
të synimeve të tyre. Ka rrezik që ne të armatosim
një popull që kërkon toka prej nesh. Po qe se ata
çohen në kryengritje pa ndihmë, dhe okupojnë
regjionet e kërkuara, dhe kështu të organizuar parashtrojnë
kërkesat e tyre, si do t'u përballojmë ne? Veçanërisht
nëse ne jemi të penguar për të marrë pjesë
në turbullirat, atëherë po i hyjmë rrezikut
që të lirojmë një komb të egër, të
pabesë, interesat e të cilit nuk përputhen me interesat
tona. Ky është rreziku që po i hyjmë ne nëse
nuk e zgjidhim në favor tonin më parë dhe në
mënyrë të sigurt këtë çështje
të ndërlikuar dhe të kemi në dorë sigurimet
konkrete të sinqeritetit të tyre, në mënyrë
që t'i detyrojmë publikisht dhe zyrtarisht të deklarohen
vetë në favor të programit tonë të përbashkët
Ti e ke vërejtur këmbënguljen e tyre për refuzimin
e të gjitha këtyre qëllimeve, të cilat nëse
ne nuk i realizojmë, mund ta humbim, në vend që ta
fitojmë kauzën tonë kombëtare. Përpiqu
që t'i mënjanosh këto pengesa dhe para se të
bësh këtë, mos gabo të marrësh çfarëdo
qëndrimi të prerë".14
Dhe si u diktua më vonë, Qeveria Greke në fillim
të vitit 1878 pat filluar të merrte parasysh seriozisht
dyshimet se mos bejlerët shqiptarë, me të cilët
ai ishte duke bërë negociata, nuk kishin përfaqësues
të zotin i cili do t'i bashkonte bashkatdhetarët e vet
në një drejtim unik politik. Ky zhvillim që erdhi
bashkë me përfundimin e luftës ruso-turke me armëpushim,
dhe pasi që u vërejt se kurrfarë progresi nuk u bë
nga lëvizjet e fundit politike, marrëveshjet përfunduan.
Kështu, derisa marrëveshja e Shën Stefanit nënshkruhej,
rrugët e grekëve dhe shqiptarëve u ndanë. Grekët
u drejtuan kah pushtimi i Thesalisë, por tërhoqën
ushtrinë e tyre kur u njoftuan për armëpushimin e
Shën Stefanit. Por kryengritjet greke të cilat vazhdonin
në Kretë, Thesali, Maqedoni dhe në jug të Epirit
u lejuan që të vazhdohen bile edhe u forcuan. Një
grup i vogël grekësh zbritën në Sarandë
në fillim të marsit, por së shpejti u shtypën
nga forcat otomane të Janinës dhe nga forcat jo të
rregullta shqiptare. Në krahinën e Delvinës 30 fshatra
të krishterësh u plaçkitën dhe u dogjën.15
Në anën tjetër shqiptarët duke i pasur parasysh
pasojat e marrëveshjes së Shën Stefanit, filluan
të ndërmarrin aksione të rrepta, të pavarura
nga Porta, në fushën ushtarake dhe politike. Marrëveshja
e Shën Stefanit shkaktoi panik te shumica e popujve të
Ballkanit dhe i shtyri ata të ngriten kundër. Komitetet
greke, për shembull në Thraki dhe Maqedoni, nënshkruan
kërkesa të panumërta kundër aneksimit të
tyre në shtetin e madh bullgar.16 Gjithashtu edhe shqiptarët
filluan t'u bashkohen qarqeve për nënshkrimin e kërkesave
të tyre. Sipas S. Maratos, konsull grek në Gjirokastër,
ideja për peticion pat rrjedhur nga disa pashallarë shqiptarë
në Konstantinopol. Udhëheqësit lokalë myslimanë
patën tentuar të mbledhin nënshkrimet dhe vulet e
bashkësive në letrat e bardha të kompletuara dhe
më vonë t'i dërgoheshin kongresit evropian. Kjo përpjekje
dështoi në saje të divergjencave në pikëpamje
mes udhëheqësve myslimanë dhe opozitës së
të krishterëve. Myftia i Gjirokastrës bëri me
dije se kishte marrë një telegram nga Janina të nënshkruar
nga Abdyl bej Frashëri, Rrustem Celia Pisari dhe Bekir efendi
Vourga, të cilët e informuan ate se të krishterët
dhe myslimanët e krahinës së Janinës dhe Prevezës
dëshironin të nënshkruanin kërkesën kundër
dorëzimit të Epirit dhe Thesalisë Greqisë dhe
e nxiti atë të bëjë të njëjtën
gjë edhe në Gjirokastër. Por Maratosi përgjigjej
se asgjë s'doli nga kjo kërkesë.17
Këto lëvizje u patën shtuar dyshimet grekëve,
që frigoheshin se reagimet e shqiptarëve ndaj paqes së
Shën Stefanit më vonë mund t'i kthente kundër
kërkesave të Greqisë ndaj Epirit. Si rezultat i kësaj,
qeveria greke i udhëzoi konsujt e vet që t'i bindin të
krishterët që të mos i nënshkruanin kërkesat
e shqiptarëve.
Në prag të Kongresit të Berlinit, Maratosi ishte
në gjendje të raportonte se krejt të krishterët
e Sanxhakut të Gjirokastrës, duke përfshirë
krahinat e Gjirokastrës, Delvinës, Tepelenës dhe
Permetit, kishin refuzuar të nënshkruanin peticionin.18
Qëndrim të ngjashëm kishin edhe të krishterët
e krahinave të Sarandës ashtu siç shihet nga raporti
i konsullit grek të këtij qyteti.19 Nga Veriu konsujt
grekë raportonin se nënshkrimi i peticioneve po përparonte
mirë. Mavromatisi njoftonte Athinën se krejt shqiptarët
(myslimanë, katolikë, mirditas) kishin nënshkruar
peticionet kundër aneksimit të tokave të shqiptarëve
nga ana e Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Sipas tij këto peticione u përkrahën aktivisht nga
osmanët autoritativë si dhe konsujt e Austrisë dhe
Italisë. Ai ishte i informuar se konsulli italian kishte përpiluar
një tekst sipas mendimit të tij, një tekst tjetër
për shqiptarët katolikë, për të përfshirë
krejt shqiptarët që kundërshtuan çfarëdo
ndryshimi të territorit. Por përpjekjet e tij nuk patën
sukses.20 Më në fund, konsulli grek në Berat raporton
për një mospajtim në rritje e sipër ndërmjet
shqiptarëve të Shqipërisë së Mesme dhe
të Veriut, për idenë e çfarëdo ujdie
politike me grekët. Bile kishte disa udhëheqës që
shprehnin mendimin se nëse do të imponohej një qeveri
e huaj, do të ishte më e preferueshme të votohej
për një protektorat britanik.21
Problemi i peticionit nxori në dritë qëllimet politike
divergjente të shqiptarëve dhe grekëve. Deri në
fillim të vitit 1878 diplomatët grekë ishin munduar
shumë për kundërbalancimin e influencave të
huaja mes shqiptarëve, dhe të zhvillojnë lidhje të
ngushta me ta. Tash, prëpjekjet e tyre qenë të drejtuara
në paksimin e iniciativave të patriotëve shqiptarë,
së paku që ata të mos drejtoheshin kundër interesave
afatgjate të helenizmit.
Ky qëndrim shihet qartë nga konsujt grekë dhe shtresat
diplomatike të asaj kohe.Një ilustrim interesant është
qëndrimi grek ndaj marredhemeve shqiptaro-malazeze Dy vjet
para prapaskenave të vitit 1878 konsulli grek në Shkodër
shfaqi dëshirën që të mos përziheshin në
Shqipëri. Tash Mali i Zi si dhe Greqia hasën në një
refuzim identik nga ana e Portës që t'u shtrohen vendimeve
të Kongresit. Mavromatisi ishte i gatshëm të propozonte
një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Greqisë,
kështu që të dy do të përdorin presionin
dhe t'i përvetësojnë tokat e caktuara për ta
nga Kongresi. Kjo, natyrisht, kishte të bëjë me tokat
të cilat shqiptarët i kontestuan me malazeztë dhe
grekët.22 Qeveria greke merrte indikacione të shumta për
rritjen e opozitës shqiptare, për qëllimet e saj
në Epir. Në mars të vitit 1878, përmes Epiratës
Greke në Konstantinopol, ajo kishte mësuar për memorandumin
e Vaso Pashës dërguar ambasadorëve të Fuqive
të Mëdha.23
Ashtu siç dihet, memorandumi bënte f jalë për
dëshirën e shqiptarëve që t'u kundërshtonin
vendimeve të Shën Stefanit, dhe kërkuan vendosjen
e një principate shqiptare, duke përfshirë tërë
Epirin. Por vërshima e lajmeve në lidhje me Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare arriti në kryeqytetin grek në
prag të konvokimit dhe gjatë mbajtjes së Kongresit
të Berlinit. Kanalet kryesore të informatave mbi ngjarjet
në Shqipëri të Epërme dhe në Maqedoni ishin
konsullatat e Selanikut dhe të Shkodrës, si dhe deri diku
konsullata e Manastirit. Mbi ngjarjet në jug, informatat kryesore
vinin nga konsullata e Janinës si dhe nga nënkosullatat
e Beratit, të Sarandës dhe Gjirokastrës. Raportin
e parë mbi Kuvendin e Prizrenit e dërgoi Konstantin Vatikiotis,
konsull i përgjithshëm grek në Selanik më 7-19
qershor.
Vatikiotisi kishte marrë informata nëpër Veles nga
bejlerët dhe pashallarët e Shkupit, Qystendilit, Velesit
dhe Shtipit, të cilët ishin nisur për në Prizren
me qëllim të grumbullimit të forcave ushtarake për
të luftuar kundër copëtimit eventual të tokave
të tyre me qëllim aneksimi nga ana e shteteve të
krishtera të Ballkanit. Flitej se do të formoheshin 7
divizione ushtarake për të qenë në gjendje gatishmërie
dhe për t'u nisur në 5 drejtime të ndryshme. Autoritetet
osmane ishin vënë me dije për këtë aktivitet,
bile përflitej se ato i inkurajonin ata. Sidoqoftë, Vatikiotis
s'deshi të merrte përgjegjësinë për këtë
informatë, por ai e bindi Ministrin e tij se një rezistim
i armatosur nga shqiptarët myslimanë të këtij
regjioni ishte i mundshëm. Një javë më vonë,
me lajme konkrete dhe emra të përfaqësuesve, Vatikiotisi
u bind edhe më shumë për dyshimin e tij se Porta
qëndronte prapa Kuvendit të Prizrenit, ndoshta edhe e
përkrahur nga Austria dhe Italia.24 Disa ditë më
vonë, nga Manastiri, Petros Logothetis raportoi se shqetësimi
në radhët e osmanëve, siç shkruan ai, kishte
arritur pikën e kulminacionit në javët e kaluara.
Megjithë dyshimet e Monastiriotes, në fillim, për
të vërtetuar projektin e konfederacionit që do të
përfshinte Kosovën, Shqipërinë Veriore dhe Manastirin,
„osmanët" e Manastirit i zgjodhën papritmas
dy përfaqësues të cilët menjëherë
u nisën për në Prizren. Logothatisi mendonte se një
forcë e pavarur „Otomane" ishte formuar edhe pse
autoritetet lokale pohonin se nuk dinin gjë për këtë.
Më afër Lëvizjes, Mavromatisi informoi në mënyrë
direkte ministrin e jashtëm Delianis, tash më në
Berlin se: „Shteti brenda në shtet" tashmë
funksiononte në Prizren, ku 17 bejlerë nga Prishtina,
Reka e Ultë dhe e Naltë (Dibra), Tetova, Gjakova, Tashlixha(?)
dhe Mati, kishin formuar një shtet të përkohshëm,
që delegatët nga Shkodra dhe se fiset malore dhe Mirdita
ishin njohtuar për të hollat që ishin grumbulluar
për të pregatitur një ushtri me rreth 100.000 vetë.
Mavromatisi kishte dëgjuar për përfaqësuesit
e parë të Mirditës se ishin të zgjedhur nga
autoritetet otomane pa pranimin e princ Bibë Dodës. Për
më pak se dy javë më vonë, Mavromatisi kishte
në dorë një lajm më të bindshëm, dhe
tash mund t'i bindte se Mirditasit merrnin pjesë aktivisht
në Lidhje, dhe se princi i tyre kishte fituar titullin e pashës
së shqiptarëve së bashku me katër të tjerë
dhe se ai ishte një avokat i zoti i popullit shqiptar.25
Në të vërtetë, në bisedime private me
konsullin grek princi kishte pohuar se Shqipëria ishte formuar
nga 4 vilajete: i Shkodrës, i Manastirit, i Kosovës dhe
i Janinës me gjithsej 9 milionë shqiptarë dhe kërkoi
mendimin e konsullit nëse vendimet e marrëveshjes së
Berlinit mund të konsiderohen ende të vlefshme, në
rast se shqiptarët vendosin të vepronin si komb i ndarë.26
Mavromatisi, sikurse shumica e kolegëve të tij, ishte
i bindur se qeveria osmane i kishte inkurajuar aktivisht punët
përgatitore në Prizren, gjersa influencat austriake këtu
kanë mundur të lozin rol të madh. Megjithatë,
reagimi i tij i parë nuk ishte në tërësi negativ.27
„Gjer më tash" shkruante ai, „shteti në
f jalë ishte në interesin tonë. Sidoqoftë, nëse
merr proporcione më të mëdha, nëse kjo lëvizje
merr përmasa të gjëra të kulluara shqiptare,
nëse bejlerët e Shqipërisë së Mesme dhe
të Ulët gjithashtu shkojnë në Prizren (e të
cilët deri më tash nuk kishin vepruar kështu), atëherë
kjo do të ketë ndikim të rrezikshëm dhe serioz
në interssat e rëndësishme greke". Në përgjithësi
raportet e konsullit grek për Lidhjen e Prizrenit u orvaten
të pranojnë tubimin e Kuvendit të mbledhur në
Prizren, se ajo ishte me dijen e administrates osmane, dhe nëse
në të vërtetë, ajo nuk ishte e inspiruar nga
Porta, dhe bile e inkurajuar nga Austria dhe mundësisht nga
Italia.
Mavromatisi dukej se ishte edhe më i sigurt në bindjen
e tij edhe pse ai s'mund të sillte kurrfarë dëshmie
konkrete, së paku një evidencë të vlefshme në
dobi të supozimeve të tij. Raportet e konsujve të
Manastirit dhe Selanikut vërtetuan këtë vlerësim,
por vetëm për njohurinë që ka të bëjë
me mospëlqimin e autoriteteve osmane. Më vonë, kur
u vra Mehmet Aliu, Mavromatisi mendonte se incidenti ishte vepër
dinake e Portës, e cila në anën tjetër i shtynte
shqiptarët që ata t'i rezistonin vendimet e Kongresit,
gjersa në tjetrën anë, ajo i bëri që ta
vrisnin Mehmet Aliun me qëllim që t'i bindte Fuqitë
e Mëdha se ajo nuk e kishte kontrollin mbi kryengritësit
shqiptarë.28 Sidoqoftë, interpretimi i këtillë
u refuzua nga ambasadori Aleksander Koumdourriotis, i cili me një
vështrim më të mirë shkruante se edhe pse Porta
në fillim e kishte inkurajuar rezistencën popullore, pak
më vonë ajo kishte kuptuar se me sjelljen e ngjarjeve
gjer në fund, ajo shkaktonte rrezik për humbjen e kontrollit
mbi shqiptarët. Kjo ishte arsyeja e saktë pse ajo e kishte
dërguar Mehmet Aliun me shpresë që ta zbusë
situatën.29 Gjatë muajve të pasigurtë të
tërë vitit 1878 dhe veçanërisht para dhe menjëherë
pas Kuvendit të Kongresit të Berlinit, një ndihmë
të papritshme për çështjen shqiptare e dhanë
grekët, gjë që s'e prisnin shumica e forcave të
huaja.
Reagimi i tyre instiktiv ishte që ose ta zvoglonte atë,
ose t'ia atribuonte asaj nxitjen nga të huajt dhe Turqia. Pa
mëdyshje, këtu kishte diçka të vërtetë
(në këtë vlerësim). Gradualisht, pasi që
Lëvizja Shqiptare u tregua e fuqishme dhe e qëndrueshme,
me gjithë peripetitë dhe mosmarrëveshjet e brendshme,
pati mirëkuptime nga anë të ndryshme. Kjo ndodhi
disa vjet pas 1891-shit kur Porta u shtërngua të zbatonte
masa të ashpra ushtarake që t'i shtypte mospërfillësit
shqiptarë dhe revoltën e hapur. Në atë kohë,
qeveria greke e Koumoundouros, duke e parë mundësinë
e ballafaqimit të hapët dhe konfliktin me Turqinë,
kërkoi të arrinte një marrëveshje me shqiptarët.
Ai i dërgoi telegram konsullit të tij të përgjithshëm
në Selanik që të shkonte në Jug dhe t'i shqyrtonte
mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje
me shqiptarët. Ai besonte se po qe se Lëvizja Shqiptare
përforcohej „një aksion të sigurt dhe një
bashkëpunim ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve
mund të ishte i mundshëm", duke shtuar se „ne
kemi interesim të sinqertë për Shqipërinë
dhe se ne s'do t'i refuzojmë asaj ndihmën tonë".30
Rrjedhat e ngjarjeve në atë kohë nuk lejuan realizimin
e një bashkëpunimi të tillë. Por grekët
disa herë kërkuan të gjenin një mirëkuptim
politik me shqiptarët.
Ngjarjet e viteve 1875-1878 dhe veçanërisht formimi
i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit patën ndihmuar që
të merrej një qëndrim më i qartë ndaj shqiptarëve
si komb në vete, dhe kështu vendosën parimet e tyre
në baza më se reale. Vlen të përmendim në
këtë pikëpamje raportin e një konsulli të
ri grek në Shkodër të shkruar më 1883, i cili
ndryshon shumë nga parallogaritë e hershme të Mavromatisit.31
„Shqiptarët" shkruante ai, - „kanë një
epsh të pashtershëm për përmbysjen e robërisë
dhe për një shtet në të cilin do ta qeverisin
vetë. Faktikisht, ata nuk i takojnë askujt dhe s'kanë
qëllime të tjera pos fitimit të autonomisë së
tyre".
Dhe, më 1886, peshkopi grek në Korçë bëri
këtë vlerësim për aktivitetet e Abdyl bej Frashërit,
në një raport të gjatë Qeverisë greke.32
„Abdyl beu veproi sinqerisht për bashkimin e shqiptarëve
të krishterë dhe myslimanë që jetonin në
Epir dhe Maqedoni, dhe që t'i ngrinte ata në një
komb „modern" me principatë të tyre.
Për këtë qëllim ai sakrifikoi pasurinë
dhe postet e tij zyrtare, vuajti në mërgim dhe arrati,
dhe humbi çdo gjë. Ai nuk mohoi se përpjekjet e
tij kishin pak gjasa të korrnin sukses, megjithëse ai
pa dyshim e dinte vlerën që kishte pasuria për të.
Por të gjithë atyre që u përpoqën t'ia
bënin me dije pasojat, ai u ishte përgjegjur rreptësisht
se ai ishte duke mbjellë farën mirë, kështu
që të tjerët mund ta korrin frytin".
Më në fund një autoritet eminent grek profesor Konstantin
Paparigopoulos, i cili si historian dhe kryetar i shoqatës
për përparimin e letërsisë greke, pat një
pozitë të lartë në shoqërlnë dhe politikën
greke, në një raport drejtuar kryeministrit Trikoupis
më 1883 mbajti qëndrim shumë kritik për formimin
e programit politik ndaj shqiptarëve.
Në vend të saj, ai propozoi që në rast të
rritjes së kombësisë shqiptare, Greqia kishte vetëm
2 alternativa: ose të kërkonte vendosjen e principatës
autonome shqiptare në një kulm të përbashkët,
me Greqinë-mbretin dhe parlamentin, ose të inkurajonte
themelimin e pricipatës së pavarur shqiptare të bashkuar
me Greqinë me një lidhje permanente. Po qe pranohej propozimi
i dytë, atëherë grekët dhe Qeveria e tyre do
të lidhnin marrëdhënie miqësore me shqiptarët,
duke filluar me mësimin e gjuhës shqipe në shkollat
greke në Epir, Shqipëri dhe kudo që jetonin shqiptarët.
Kjo rrugëdalje me gjemba për Epirin mund të rregullohej
me votat e tërë popullit.33
Të gjitha këto qëndrime tregojnë se vlerësimi
i përgjitiishëm i faktorëve të shqiptarëve
pat filluar të zinte vend te përfaqësuesit përparimtarë
grekë pas vitit 1878. Idetë e vjetra nuk u zhdukën
për një natë.
Por, një fillnisje kishte marrë hovin. Nuk ishte shumë
vështirë të gjurmohej kjo prapaskenë e lëvizjeve
graduale të shqiptarëve të viteve 1870 dhe veçanërisht
të Lidhjes së Prizrenit.
..............................
1 A recent study makes an extensive use of these archives. See:
E1 e f-theria Nikolaidou, Foreign propagandas and the Albanian National
movement in the Dioceses of Durazzo and Velegrada; end of 19th and
be-ginning o/ 20th centrry, Janina, 1978 (in Greek).
2 Archeio Ypourgeiou Exoterikon (AYE), File, „Constantinople
Emba-ssy, 1876", Kontostavlos to Koundouriotis (Constantinople),
No. 9206, 8/20 Oct. 1876.
3Evangelos Kofos, Greece and the Eastern Crtsis, 1875—1878
Thessaloniki, 1875, pp. 24—25.
4 AYE, Pile 99/1, 1876, Mavromatis to Kontostavlos, No. 22, 5/17
Oct. 1876; AYE, Unnorribered file „Consular Reports and Dispatches,
1878", Ma-tararigas, to Delyannis, No. 41, 28 May 1878.
5 AYE, Unnumbered Pile, „Consulates in Macedonia, 1883",
C. Papari-gopoulos, President of the Association for the Advanoement
of Greek Let-ters, to Prime Minister Charilaos Trikoapis, No. 773,
25 June 1883.
6 FO421/30, K. Green to Salisbury, April 22, 1878.
7 AYE, File „A-W, 1879", P. Logothetis to Ministry of
Foreign Affairs No. 87, 18 Feb. 1879.
8 AYE, File 99/1, 1876, Mavromatis to Kontostavlos, No. 22, 5 Oct.
1876,
9 AYE, File „Belgrade Consulate General, 1875—1878",
Kontostavlos to Doskos, No. 4057, 11 Feb. 1876
10 AYE, File 99/1, 1876, Mavromatis to Kontostavlos, No. 27, 2/14
Nov.
1876.
11 E. K o f o s, op. cit., p. 65
12 M. Spyromilios in „Greece and Albania; an attempt at a
Greek-Alba-nian rapprochement during 1877—1378", Neos
Kouvaras, Athens, 1962 (in Greek); E. Kofos, op. tit., pp. 145—147.
13 AYE, File, „Greek-Albanian Negotiations, 1878", Koumoundouros
to Nomarch of Kerkyra and Stefanos Skouloudis, 3/15 Feb. 1878 (cyph.
tel.);
T^„*„O nn rit «. 146.
14 AYE, Pile „Consulates in Macedonia, 1883", Ministry
of Foreign Af-fairs to the Association for the Advancement of Greek
Letters, No. 960, 19 Jyly 1883.
15 Miltiadis Seizanis, The Policy of Greece and the Revolt oj 1878
in Macedonia, Epirus and Thessaly (in Greek), Athens, 1879. Also,
E. Kofos, op. cit., pp. 178—179.
16 Evangelos Kofos, The Revolt in Macedonia in 1878 (in Gre-ek),
Thessaloniki, 1969.
17 AYE, File „Congress of Berlin, 1878", Maratos to Ministry
of Fo-reign Affairs, No. 57, 10 June 1878.
18 AYE, File „Consular Reports and Dispatches, 1878",
S. Maratos to Th. Delyannis, No. 50, 27 May; No. 57, 10 June; No.
62, 17 June.
18 AYE, File, „Consular Reports and Dispatches, 1878",
Matarangas (Santi Quaranta) to Ministry of Foreign Affairs, 28 May.
20 AYE, File, „Skodra Consulate, 1878", Mavromatis to
Delyannis, un-numbered 4/16 June 1878, and No. 12, 5/17 June 1878.
21 AYE, File „Consular Reports and Dispatches, 1878",
Evangelides (Berat) to Ministry of Foreign Alfairs, No. 35, 22 March.
2 AYE, File „Skodra Consulate, 1878", Mavromatis to Ministrv
of Foreign Affairs, No. 2, 22 March, and No. 11, 29 May.
23 AYE, File, „Constantinople Embassy, 1878", Koundouriotis
(Constan-tinople) to Delyannis, No. 783, 18/30 March 1878 (secret).
24 AYE, Pile, „Consulate of Greece in Thessaloniki; Confidential
Re-ports, 1878", Vatikiotis to Delyannis, No. 546, 7 June 1878,
and /No. 576, 13/27 June (Pile „Congress of Berlin").
25 AYE, File, „Consulate of Greece in Monastir, 1878"
Logothetis to Delyannis, No. 183, 11/23 June 1878.
26 AYE, File „Congress of Berlin", Mavromatis to Delyannis
semi-offici-al (mid-June, no date); and Mavromatis to Koumoundouros,
No. 19, 19 June /1 July 1878 (File 61/la, 1878).
27 AYE, File unnumbered, „Consular Reports and Dispatches,
1878", Mavromatis to Koundouriotis (Constantinople), No. 22,
26 June 1878.
28 AYE, File „Embassy at Berlin, 1878". Mavromatis to
Ministrv ol Foreign Affairs, 1/13 Sept. 1878 (cyph. tel.).
29 AYE, Pile „Circulars and Telegrams to Missions, 1878",
Koundourio-(Constantinople) to Ministry of Foreign Affairs, No.
2633, 12 Sept 1878.
30 AYE, Unnumbered Pile „E", sub-file „Consulate
of Thessaloniki, 1.881", Koumoundouros to P. Logothetis (Thessaloniki),
No. 806, 5/17 April 1881 (tel.), and Logothetis to Koumoundouror,
No. 364, 11/23 April 1881.
31 AYE, File „A-W, 1883", sub-file „Consulate at
Skodra", Report unnu-mbered, 30 April 1883.
33 Copy of report by the Bishop of Koreha Filotheos, 1. September,
1886, in AYE, File „Albanian Question-Consulates in Macedonia,
1886"
33 AYE Kle, „ConstUates in Macedonia: Association for the
Advance-ment of Gr^ek Letters, 1883", Paparigopoulos to Trikoupis,
No. 773, 25 Ju-ne 1883.
|