
Në Vjenë, sikur pashë
Skënderbenë
|
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit të veprimeve
me armë në dorë përdori në shkallë
të gjerë edhe veprimet diplomatike. Një vend të
rëndësishëm në këtë drejtim zë
veprimtaria diplomatike që zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare
nëpër kryeqytetet e fuqive pjesëmarrëse të
Kongresit të Berlinit, në muajt prill—qershor të
vitit 1879.
Për shkak të qëndresës së vendosur dhe
të organizuar të popullit shqiptar, deri në praverën
e vitit 1879, nuk kishte qenë e mundur të zbatoheshin
vendimet e Kongresit të Berlinit. Sido-mos i mprehtë ishte
bërë protalemi në Jug, në lidhje me përcaktimin
e vijës së re kufitare greko-turke që kishte rekomanduar
Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetësuar thellësisht
nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste
mbi gjithë vilajetan e Janinës, në të cilën
popullsia shqiptare përbënte pjesën më të
madhe dhe më kompakte të banorëve të saj. „...në
sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak në
Athinë, Konti Dubski, ushqehet dëshira për t'i dhënë
një shtrirje sa më të madhe"1 vijës kufitare
të rekomanduar. Aneksimi i Shqipërisë së Jugut
shihej si një „garanci e sigurt për të ardhmen
(e helenizmit)".
Përballë këtij rreziku edhe në Jug, ashtu si
në krahinat e tjera të Shqipërisë, nën
udhëheqjen e Lidhjes, po zhvillohej një veprimtari e fuqishme
edhe e gjithanshme për të kundërshtuar me armë
shovinistët grekë, bile edhe vetë Portën, në
rast se ajo do të bënte qoftë edhe një lëshim
të vogël lidhur me territoret shqiptare. Në protestat,
thirrjet, memorandumet që iu drejtuan Fuqive të Mëdha
dhe Portës së Lartë, shprehej vendosmëria e
paepur e mbarë popullit shqiptarë për të bërë
çdo sakrificë dhe për të mbrojtur deri në
vdekje kombësinë dhe trevat e tij jugore.
Duke vlerësuar situatën e krijuar, konsulli francez në
Selanik raportonte se „ ... shqiptarët janë shumë
të acaruar dhe i shpallin me krenari qëllimet e tyre për
të kundërshtuar çdo lloj aneksimi" dhe se
„ Greqisëdo t’i duhet të përballojë
një rezistencë shumë serioze në qoftë se
ngul këmbë në pretendimet e sotme".2 Porta e
Lartë, e interesuar për të ruajtur të pa prekura
territoret e Perandorisë, megjithëse hyri në bisedime
me Greqinë, nuk donte të merreshin si pikënisje linjat
e rekomanduara në protokollin e 13-të të Kongresit
të Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante të
detyrueshme dhe vijën Kalamas—Selemvria, të rekomanduar
prej tij, e konsideronte të papranueshme. Por, e paaftë
për t'i bërë ballë presionit të Fuqive
dhe për t'iu kundërvënë atyre, përpiqej
të përdorte si argument qëndresën e fuqishme
të shqiptarëve. Ndërsa qeveria greke ngulte këmbë
në zbatimin e linjës së rekomanduar.
Në këto kushte bisedimet e komisionit greko-turk që
u zhvilluan në Prevezë në muajt shkurt—mars,
e që u zvaritën ditë të tëra, nuk mund
të jepnin e nuk dhanë asnjë rezultat.
Qarqet sunduese greke të ndodhura përballë qëndresës
së vendosur të Lidhjes Shqiptare dhe të pakënaqura
nga rezultati i bisedimeve kërkuan ndërmjetësimin
e Fuqive nënshkruese të Traktatit me qëllim që
të siguronin përkrahjen e tyre për aneksimin e tokave
që aspironin.
Në gjendjen e krijuar Lidhja ndërmori hapa të rinj
dhe zhvilloi një veprimtari diplomatike intensive për
të ndikuar aktivisht në favor të çështjes
shqiptare pranë Fuqive të Mëdha, dhe për të
krijuar një opinion publik botëror, i cili ishte mjaft
i dezinformuar nga armiqtë e Shqipërisë.
Në mars të 1879-ës, mbledhja e Komitetit të
Lidhjes i Prevezës vendosi të dërgonte një delegacion
në Evropë, për të mbrojtur të drejtat dhe
interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhëheqësi
i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashëri,
delegacioni në muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet
e pesë Fuqive të Mëdha, nënshkruese të
Traktatit të Berlinit (Romën, Parisin, Londrën, Berlinin
e Vjenën) si edhe Stambollin. Si përfaqësues i mbarë
popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmëri pranë
kabineteve evropiane të drejtat legjitime të shqiptarëve,
tërësinë territoriale e paprekshmërinë
e Shqipërisë dhe u deklaroi atyre se të gjithë
shqiptarët, të bashkuar si një trup i vetëm
do të luftonin në rast se Evropa do të lejonte aneksimin
e një pjese të vendit të tyre nga ana e Greqisë,
edhe sikur vetë Porta të detyrohej ta pranonte këtë
aneksim.3
Anëtarët e delegacionit, megjithëse kishin marrë
përsipër një detyrë „shumë të
guximshme nga të gjitha pikëpamjet", e kishin për
nder dhe ishin të vendosur që ta përmbushin misionin
e diplomatëve të parë të kombit shqiptar pa
u dekurajuar. „Ne do të trokasim në të gjitha
dyert, pa humbur zemër"4 — deklaronte Abdyl Frashëri.
Nisja e delegacionit ndeshi qysh në fillim, në Prevezë,
në qëndrimin negativ të zëvendës konsullit
të Francës si dhe të konsullit austro-hungarez, të
cilit iu duk si „arrogancë" dhe „e habitshme"5
që Lidhja po niste një delegacion për të mbrojtur
të drejtat e kombit shqiptar.
Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetësim
në qarqet qeveritare të Athinës dhe në Portën
e Lartë. Të dy palët reaguan dhe u përpoqën
për ta penguar veprimtarinë e delegacionit shqiptar.
Me insistimin e madh të Athinës, u nis një delegacion
„epirotas" në po ato kryeqytete, si kundërpeshë
për të luftuar përçapjet e misionit shqiptar
dhe për të neutralizuar efektin që mund të bënte
ai në Evropë.
Po kështu, Porta e Lartë, e vendosur në politikën
e saj antishqiptare, për të ruajtur të paprekur sundimin
e vet mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nuk mund të
pranonte që ky të për-faqësohej nga dikush tjetër
përveç asaj, dhe aq më tepër që shqiptarët
të vepronin në mënyrë të pavarur në
arenën ndërkombëtare. Prandaj përpjekjet e delegacionit
ajo i konsideronte si veprime „të pahijshme" dhe
të „paarsyeshme". Në telegramet që ministri
i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane u
drejtonte ambasadorëve të vet në Romë, Paris,
Berlin, Vjenë, i porosiste të vepronin në mënyrë
të tillë që përfaqësuesit shqiptarë
„të heqin dorë nga misioni që kishin marrë
përsipër".6
Përpjekjet e Portës së Lartë për të
penguar veprimtarinë diplomatike të Lidhjes në arenën
ndërkombëtare, janë një aspekt tjetër që
hedh poshtë pikëpamjet e asaj historiografie që e
paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellë të Portës dhe
nismat e saj si të nxitura e të organizuara nga ajo.
Me gjithë këto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tërhoq
nga rruga e nisur, i ndërgjegjshëm se vetëm ai kishte
të drejtën dhe ishte në gjendje të mbronte interesat
më jetike të popullit shqiptar. „Porta e Lartë
flet si qeveri e cila është e lidhur gjer në një
farë mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte
Abdyl Frashëri, ndërsa ne „kemi ardhur në perëndim
me qëllim që të parashtrojmë gojarisht vendimin
e një populli të tërë... e t'i japim të
kuptojë Evropës se preferojmë të vdesim të
gjithë me armë në dorë duke luftuar kundër
atyre që duan të pushtojnë vendin tonë".7
Kjo ishte përgjigjja që përfaqësuesit shqiptarë
i dhanë Portës së Lartë.
Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nëpërmjet memorandumit
me shkrim që iu dorëzoi kabineteve të Fuqive të
Mëdha dhe Portës së Lartë, si edhe me anë
të parashtrimit gojarisht të kërkesave shqiptare
në takimet me personalitete të larta zyrtare të tyre.
Në këtë memorandum, ngrihej zëri i protestës
ndaj vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit,
i cili kishte mohuar dhe cënuar rëndë të drejtat
e kombit shqiptar.
Në të shpreheshin qartë në emër të
popullit shqiptar kërkesat themelore të lëvizjes:
ruajtja e tërësisë tokësore dhe njohja e kombit
shqiptar, si një komb që kishte luftuar për të
ruajtur atdheun e vet, kombësinë e vet, gjuhën dhe
zakonet. „Një komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin
e tij, thuhej në memorandum, — nuk duhet lejuar, të
sakrifikohet... pa asnjë arsye të ligjshme".8 Duke
kërkuar nga Fuqitë e Mëdha që të hiqnin
dorë nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit,
në memorandum shprehej vendosmëria e paepur e të
gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur me gjak
atdheun dhe kombësinë përballë rreziqeve që
i këcënonin.
Në fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi në Romë,
ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete të tjera
politike.Kërkesat shqiptare gjetën një farë
përkrahje në qarqet qeve-ritare italiane. Vetë kryeministri
u pohoi atyre se pretendimet e padrejta të Greqisë (mbi
Epirin) nuk do të merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste për
një kthesë në politikën italiane ndaj çështjes
së kufirit greko-turk, në krahasim me qëndrimin e
mbajtur në Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetëm kishte
treguar „simptoma aq të ngrohta për Greqinë",
por për më tepër ishte bashkuar me Francën në
përkrahje të rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte
që mbretëria greke të dëmshpërblehej në
Tesali. Kjo kthesë padyshim nuk buronte nga „dëshira
e mirë" për të njohur luftën e popullit
shqiptar për të drejtat e tij kombëtare, por kishte
të bënte kryesisht me interesat e Italisë në
Shqipëri.
Nga informatat që kishte marrë qeveria italiane ishte
bindur se realizimi i pretendimeve greke do të ndeshte në
një rezistencë shumë të ashpër nga ana
e shqiptarëve, gjë që do të çonte padyshim
„në komplikacione të rënda", duke krijuar
një gjendje shqetësuese për atë. Prandaj ajo
ishte e interesuar, që të mos krijohej „një
situatë (e tillë) nga e cila, Austria", rivalja e
saj kryesore në Ballkanin Perëndimor, „do të
përfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes së qetësisë
do të okuponte edhe Shqipërinë".10
Italia, duke e konsideruar shkatërrimin e Perandorisë
Osmane vetëm si çështje kohe, jo vetëm përpiqej
të evitonte vendosjen definitive të Austrisë në
bregdetin për karshi, por për të realizuar në
të ardhmen synimet e saj preferonte që Epiri më mirë
të mbetej nën Perandorinë, se sa të bashkohej
dhe të asimilohej nga një shtet tjetër.
Megjithatë, Italia duke mos qenë në gjendje të
luante një rol më vete, dhe nga frika se mund të
izolohej krejt në „koncertin evropian", nuk mori
asnjë angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e përcolli
atë me fraza të përgjithshme se protestat e tij do
të merreshin në konsideratë, se ishte duke u biseduar
çështja e ndërmjetësimit të fuqive, prandaj
shqiptarët nuk duhej t'u shkaktonin vështirësi Fuqive
të Mëdha.11
Ndryshe nga ç'ndodhi me qarqet qeveritare, kërkesat
e drejta të delegacionit tërhoqën vëmendjen
e rretheve demokratike si dhe të shtypit përparimtar italian,
të cilat ngritën zërin në mbrojtje të të
drejtave të kombit shqiptar dhe i bënë thirrje qeverisë
italiane që të mos bashkëpunonte për të
shtypur një kombësi në interes të një tjetre.
Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua për në Paris.
Për përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartë
se ato do ta kishin shumë më të vështirë
realizimin e misionit të tyre në Francë.
Në Kongresin e Berlinit ishte pikërisht përfaqësuesi
francez Vadingtoni që, në përkrahje të pretendimeve
greke, kishte rekomanduar vijën e lumenjve Kalamas—Selemvria
si bazë për rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe më
pas, Franca nguli këmbë pranë Fuqive të Mëdha
për të vënë në veprim protokollin e 13-të
të Kongresit, e për ta detyruar Portën që të
hynte në bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit
në Prevezë nuk dhanë rezultat, ajo jo vetëm
shprehu gadishmërinë e plotë, por edhe shpresën
se kërkesa e Athinës për ndërmjetësimin
e fuqive në favor të saj, do të pritej me dashamirësi.12
Megjithëkëtë delegacioni kishte iluzionin se argumentet
e tij të drejta, të mbështetura me qëndresën
e organizuar të popullit shqiptar, do të ndikonin për
një ndryshim në qëndrimin e Francës, e cila,
ndonëse ishte përkrahëse e pretendimeve greke ashtu
si dhe Fuqitë e tjera, nuk ishte e interesuar për prishjen
e statuskuosë në Ballkan.
Në takimin që patën me ministrin e Jashtëm
Francez, Vadingtonin, përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare
i deklaruan atij se protokollet e Kongresit të Berlinit lidhur
me kufirin jugor kishin sjellë shqetësime në të
gjithë Shqipërinë, dhe, pasi kundërshtuan bindjen
e Vadingtonit se cedimet në favor të mbretërisë
greke nuk do të shkaktonin kundërshtim nga ana e popullsisë,
ata shprehën vedosmërinë e popullit shqiptar për
t'i dalë zot vendit të tyre „në rast se nuk
do të merreshin parasysh protestat dhe nuk do të njiheshin
të drejtat e tij".13
Përgjigjja zyrtare që Vadingtoni i dha delegacionit tregonte
se kabineti francez njihte Portën e Lartë si të vetmin
autoritet me të cilën mund të bisedohej për
këtë problem dhe, e përcolli atë te Konferenca
e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhëzime
ambasadorit të tij në Stamboll që të mos u bëhej
ndonjë padrejtësi të dyja palëve".14
Shprehje akoma më e hapur e këtij qëndrimi ishte
paraqitja e shtrembëruar e problemit shqiptar në gazetën
zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombësinë
shqiptare „vetëm një endërr të disa kokëkrisurve".15
Duke iu përgjigjur kësaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve
qeveritare franceze në artikullin e botuar në „Monitër
Universel", në maj 1879, Abdyl Frashëri shkruante:
„Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj.
Banorët e Alsasë dhe Lorenës rënkojnë kur
kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse
një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët,
të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun
e një fatkeqësie të tillë"?16
Në maj të 1879-ës, delegacioni shqiptar vizitoi
kryeqytetin e Anglisë, Gjermanisë dhe të Austro-Hungarisë.
Këto fuqi, ishin mbrojtëse më të vendosura të
parimit të ruajtjes së Perandorisë Osmane, parim
që u shërbente atyre për të ndaluar depërtimin
e mëtejshëm të Rusisë dhe influencës së
saj në Ballkan dhe për të vazhduar vetë grabitjen
e Turqisë. Rrjedhimisht ato ishin kundër çdo lëvizjeje
çlirimtare që mund ta prishte statuskuonë e me
të edhe Perandorinë. Si pasojë edhe qëndrimi
i tyre ndaj përfaqësuesve të Lidhjes Shqiptare ishte
pothuajse i njëjtë dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar
për të evituar „trazimet e kom-plikimet" e
paparashikuara dhe të padëshirueshme për të
në Ballkan, si dhe për të qenë „korrekt"
me zotimet e fshehta që kishte marrë ndaj Portës
në çastin e marrjes së ishullit të Qipros,
ishte bërë, sipas shprehjes së një gazete të
kohës „garancia më e sigurtë"17 për
Turqinë.
I trembur nga një kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte
se mbretërisë greke i duheshin dhënë ato territore
që mund ta forconin atë, por jo ato që ajo nuk mund
t'i nënshtronte e t'i sundonte në rrugë paqësore.
Prandaj ai përdori tërë ndikimin e vet që mbretëria
greke të hiqte dorë nga pretendimet mbi Janinën dhe
mbi territoret e Shqipërisë Jugore, të cilat ajo
nuk mund t'i merrte dot pa luftë. Nga ana tjetër Anglia
nuk ishte e interesuar aspak që të përkrahte qoftë
edhe moralisht çështjen shqiptare. Ishin këto arsyet
që nën maskën e ruajtjes së statu-kuosë,
„të paqes dhe të drejtësisë", nuk
u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbëri më
në fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar,
jo në Forejn Ofis, por në shtëpinë e tij. Pasi
përfaqësuesit shqiptarë i parashtruan dëshirat
e kombit të tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i
qetësonte" ata duke u deklaruar se për këtë
çështje do t'i jepte udhëzime ambasadorit të
tij në Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisë)
ndonjë gjë nga Epiri.18 Pra Anglia i përcolli emisarët
shqiptarë pa marrë përsipër asnjë angazhim
në përkrahje të të drejtave të popullit
shqiptar.
Akoma më i keq qe qëndrimi që mbajtën ndaj
delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, të cilat nuk denjuan
as ta prisnin fare atë.
Kabineti i Berlinit, vazhdonte të ishte për „inkurajimin
e perspektivave" të zmadhimit të mbretërisë
helene edhe në kurriz të tokave shqiptare, për ta
përdorur atë si kundërpeshë ndaj pan-sllavizmit,
këtij rreziku serioz" për Evropën Lindore. Me
këtë shpjegohet edhe fakti që qarqet qeveritare gjermane
nuk pranuan të zhvillonin kurrfarë bisedimesh me përfaqësuesit
nga Shqipëria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veçse
një „shprehje gjeografike". Siç shprehej
sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do të
mbahej një qëndrim mjaft mospërfillës.
Kabineti i justifikoi qëndrimin e vet duke deklaruar se „nuk
ishte i interesuar drejtpërdrejtë në punët që
i përkisnin Lindjes" (gjë që nuk ishte aspak
e vërtetë) dhe se meqë „nuk kishte pra-nuar
gjer tashti asnjë përfaqësues që kishte ardhur
nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund të priste as delegacionin
shqiptar. Përsa i përket memorandumit që iu dorëzua,
Bulovi nuk ngurroi ta cilësojë me cinizëm si „aspak
interesant" dhe se „në çdo radhë"
të këtij ai shihte „vulën e një ekzagjerimi
tendencioz".20
I njejti qëndrim iu rezervua delegacionit edhe në kryeqytetin
e Perandorisë Habsburge në Vjenë. Austro-Hungaria,
e interesuar jo vetëm për ruajtjen statuskuosë por
njëkohësisht edhe si një fuqi me synime të drejtpërdrejta
në Ballkan, aspironte të shtrihej në pjesën
Perëndimore të tij, duke përfshirë edhe tokat
shqiptare deri në Vlorë. Si rrjedhim ajo e orientonte
politikën e vet kundër lëvizjes shqiptare.
Në këto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi,
ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritën përfaqësuesit
e Lidhjes Shqiptare nën pretekstin se nuk ishin pranuar as
përfaqësuesit e Rumelisë Lindore.21
Ky qëndrim i kabineteve të Berlinit dhe të Vjenës
ndaj emisarëve shqiptarë, që nuk ndryshonte në
thelb nga ai i kabineteve të tjera dëshmonte se qarqet
zyrtare të Fuqive të Mëdha vazhdonte me konsekuencë
politikën e mosnjohjes së popullit shqiptar si komb më
vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas të Perandorisë
Osmane.
Lidhja Shqiptare nuk u tërhoq përballë këtij
qëndrimi armiqësor e mospërfillës të Fuqive
të Mëdha ndaj interesave të popullt shqiptar.Ajo
iu përgjegj kësaj mospërfilljeje duke luftuar me
armë në dorë për të mbrojtur të drejtat
e kombit shqiptar.
----------------
1 Hans-Hof-und Staatsarchiv, Politisches Archiv (më tej do
të citohet HHStA PA) Raport i ministrit austro-hun^arez në
Athinë dërguar Minis-trisë së Punëve të
Jashtme në Vjenë, më 26 !:orrik 1878.
2 Archives du Ministere des affaires Etrangëres, Correspondence
polir tique et consulaire (më tej do të citohet AMAE)
Raporti i konsullit fran-cez në Selanik dërguar më
12 shkurt 1879 ministrit të Punëve të Jashtme Vadingtonit
në Paris.
3 Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878—1881.
Për-gatitur nga Kristaq Prifti. Tiranë 1978, dok. 12 fq.
31.
4 AMAE, Raport i z/konsullit të Francës në Janinë,
dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Vadingtonit
në Paris më 26 mars 1879.
5 HHStA, PA, Raport i konsullit austro-hungarez në Janinë
dërguar baronit von S c h w e g e 1, më 30 mars 1879.
6 Lidhja Shqiptare e Prizrenit..., dok. 13, fq. 32, dok. 23, fq.
42.
7 Pa aty, dok. 15, fq. 33.
8 Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1878—1912)
Përgatitur nea Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranë
1978, fq. 86.
9 Basvelaket Arsivi. Jildiz esas evraki kisin nr. 14, evrak no-88/7
zarf nr. 88, karton nr. 12 (më tej do të citohet BVA).
10 Po aty.
12 PAV?%' T^tër e Vadingtonit, kr-'eministër dhe ministër
i Pit nëve të Shtm^tfFrancës, dërfuar Tiso,
ministrit të Francës ne Athme
më ^ffldlfaShqivtare e Prizrenit..., dok. 17, fq. 35.
14 BVA dok. i cituar.
15 Arkivi Qendror Historik i RPSSH, Fondi i D e R a d ë s.
Dosja 54/1 dok. 267—268.
16 Shih — A. B u d a, Shqiptarët përballë krizës
lindore, në rev. „Studime Historike", 1978, nr.
1.
17 AMAE, Raport i të ngarkuarit të përkohshëm
te Francës në Athinë, dërguar ministrit të
Punëvs të Jashtme Vadingtomt, më 25 qer-shor 1879.
18 BVA. Dok. i cituar.
19 Po aiy.
20 Politisches Archiv des Auswartingen Amtes. Njoftlm i sekretarit
të shtetit Bulov, drejtuar madhërisë së tij
Perandorit dhe mbretit, Berlin, 23 maj 1879.
31 BVA, Dok. i ci .uar.
|