|
Kriza lindore gjatë periudhës 1875—1878 e ndryshoi
shumë klimën politike të Shqipërisë dhe
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i dha një karakter ndërkombëtar.
Fill pas kërkesës së Thesalisë dhe Epirit nga
ana e Grekëve në Kongresin e Berlinit, ata menjëherë
ranë në konflikt me shqiptarët rreth përcaktimit
të tokave shqiptare. Problemi kryesor në marrëdhëniet
greko-shqiptare ishin kërkesat e tyre identike për territore
të njëjta.
Ky problem rrjedh që nga praktika turke, ngase ata i ndanin
popujt sipas besimeve të tyre religjioze. Në Perandorinë
Osmane religjioni ishte faktori kryesor në identifikim politik.
Grekët përpiqeshin që të gjithë ortodoksët
t'i konsideronin si grekë, pa marrë parasysh gjuhën
e tyre amtare. Ky definicion i tyre ishte i ngjashëm me konceptin
e popullit që kishin osmanët. Kjo pikëpamje ishte
në kundërshtim me pikëpamjen nacionaliste të
asaj kohe, që në përgjithësi e caktonte qenien
kombëtare në saje të gjuhës amtare.
S'ishte i vogël as roli i politikës qëllimkeqe turke
që t'i mbante shqiptarët dhe grekët si dy vilajete
johomogjene në pikëpamje etnike dhe njëkohësisht
të krijonte sa më tepër konflikte në mes tyre,
për t'ia lehtësuar punën qeverisë së vet.
Këta dy faktorë - identifikimi i kombësisë
në baza religjioze dhe ngatërrimi i kombësive i shtynë
shqiptarët dhe grekët ,që t'i kërkojnë
të njëjtat toka.
Në Kongresin e Berlinit Fuqitë e Mëdha ishin të
gatshme dhe dëshironin që t'ia zgjeronin kufijt Greqisë,
por asnjëra prej tyre nuk ishte e interesuar të bënte
presion mbi Portën.
Kështu, e vetmja gjë që fituan grekët ishte
kërkesa e Fuqive të Mëdha drejtuar Qeverisë
turke që Thesalinë dhe Epirin t'ia jepte ,Greqisë.
Natyrisht turqve nuk u ngutej t'ia dorëzonin tokat e tyre
Greqisë, ndërsa grekët as që ishin në gjendje
ta detyronin Turqinë me dhunë për t'i përmbushur
kërkesat e tyre.
Vendosja e kufirit greko-turk u ishte lënë të dy
palëve, grekëve dhe turqve. Marrëveshja e Berlinit,
kështu, e la kufirin greko-turk si një çështje
të pazgjidhur.
Neni 24 i kësaj Marrëveshjeje u la mundësi Fuqive
të Mëdha që, në rast nevoje, të ndërmjetësonin
nëse nuk do të arrihej marrëveshja ndërmjet
grekëve dhe turqve.
Gjatë kohës së Kongresit të Berlinit vërehej
një shqetësim i dukshëm në pjesët Veriore
dhe Jugore të Shqipërisë. Propozimi në lidhje
me zgjerimin e Malit të Zi si dhe kërkesat e grekëve
për Thesalinë dhe Epirin kishin zgjuar një shqetësim
të madh tek shqiptarët. Në këtë kohë
u vunë re shenjat e para të zgjimit kombëtar. Nacionalizmi
shqiptar dhe Lidhja e Prizrenit kishin bërë jehonë
të madhe në Evropë.
Qëllimi i Lidhjes ishte i dyfishtë: rezistimi gjer në
vdekje kundër çdo tentimi të aneksimit të
tokave shqiptare nga të huajt dhe fitimi i statusit të
pavarësisë nga Perandoria Osmane. Liga preferonte mbajtjen
e sovranitetit të sulltanit si garancion kundër ndarjes.
Sipas Athol Makshjusë, një urdhër anglez i cili u
kishte marrë shumë intervista udhëheqëve të
Lidhjes ajo (Lidhja Shqiptare) ishte aq e fortë jo vetëm
për t'i kundërshtuar Portës haptazi, por edhe t'i
regrutonte zyrtarët e lartë të Portës në
Shqipëri në radhët e veta.
Sipas mendimit të tij Lidhja ishte si një parashenjë
e një kryengritjeje të përgjithshme kundër sundimit
osman. Anarkia dhe mosrespektimi i ligjit në Prizren s'ishte
asgjë kundruall pamundësisë së autoriteteve
osmane që të hakmerreshin për vrasjen e Mehmet Ali
pashës në Gjakovë dhe kjo tregonte se sa shumë
ishte dobësuar ndikimi i ligjit osman në këto treva.
Lidhja Shqiptare ishte një asociacion patriotik e përbërë
nga të gjitha shtresat e shqiptarëve. Në Jug ku shqiptarët
ortodoksë ishin nën ndikimin e kishës dhe kulturës
greke, lëvizja ishte gati në tërësi myslimane.
Kjo pjesë ishte më tepër e preokupuar me çështjen
e kufirit me Greqinë.
Lidhja u kishte dërguar shumë peticione dhe memorandume
Fuqive të Mëdha për të kërkuar formimin
e një Shqipërie të pavarur dhe për të protestuar
kundër çdo përpjekje të copëtimit të
saj nga shtetet e tjera.
Për më tepër shqiptarët kërkuan nga Lordi
Bikonsfildi në memorandumin e tyre të datës 13 qershor
1878, që pas peticioneve dhe memorandumeve për autonomi
dhe integritetin e tyre, qe ta formojnë një konfederatë
me Greqinë, por e kundërshtuan çdo ide për
bashkimin e tyre, për shkak të diferencave të thella
gjuhsore, të dokeve dhe të civilizimit.
Në shkurt të viti 1879, komisionarët Grekë
u takuan në Prevezë sipas rekomandimeve të Kongresit.
Preveza që nga fillimi i janarit ishte plot shqiptarë.
Atje u mbajtën shumë mbledhje ndër shqiptarët
dhe u vendos që te njohtohen Fuqitë e Mëdha se shqiptaret
do ta kundershtonin me armë çdo tentim të aneksimit
të Epirit Greqise. Nga ana tjeter Grekët u dërguan
memorandume ambasadorëve të Fuqive të Mëdha
në Stamboll, Wadingtonit dhe mbretit Xhorxh duke kërkuar
që tërë Thesalia dhe Epiri duhet t'i jipeshin Greqisë.
Pasi që ruajtja e tokave shqiptare ishte në pajtim me
interesat e osmanlinjve, Porta e Lartë e inkurajonte Lidhjen
Shqiptare duke shpresuar se do t'i mbronte territoret Osmane. Indikator
i përkrahjes së Lidhjes Shqiptare nga Porta ishte emrimi
i një prej anëtarëve të Lidhjes- Abedin pashë
Dinos, një pronar i pasur nga Epiri, në cilësinë
e komisarit në konferencen e Prevezës.
Në këso rrethanash konferenca greko-turke dështoi
plotësisht. Pasi që komisioni turk mori vesh se rekomandimet
e Kongresit nuk ishin edhe të detyrueshme, ata i kishin ofruar
Greqisë një territor të ngushtë paralel me kufirin
ekzistues dhe, pas refuzimit të grekëve, negociatat morën
fund me 18 mars 1879. Pas dështimit të negociatave greko-turke,
Lidhja Shqiptare i zgjodhi Abdyl Frashërin dhe Mehmet Vrionin
delegatë të saj për ta mbrojtur integritetin e saj
territorial para qeverive të Fuqive të Mëdha.
Këta dy delegatë ua dorëzuan memorandumin e tyre
kabineteve të Fuqive të Mëdha në të cilin
thuhej se pas pavarësisë së Greqisë, helenët
po përgatiteshin për ta pushtuar Epirin. Në me-morandum
nuk vërehet asnjë dëshirë për t'u bashkuar
me Greqinë e as për t'u shkëputur nga sulltani.
Memorandumi insistonte sidomos në faktin e këmbënguljes
së shqiptarëve për të mos iu nënshtruar
grekëve.
Grekët e Janinës me qëllim që të ndërmirrnin
një kundëraksion kundër shqiptarëve vendosën
që t'i dërgonin Spridon Maninsin, drejtor i gjimnazit
të Zosimesë dhe Dimitris Çasiotisin, mjek, në
kryeqytetet evropiane për të prezentuar çështjen
greke. Por, kjo dështoi sepse valiu i Janinës Rasim pasha
iu kërcënua Maninsit dhe Çasiotisit dhe i detyroi
që të mos merrnin rrugën e Evropës.
Sidoqoftë, Çasiotisit i shkoi për dore që
ta dërgojë memorandumin e tij për çështjen
greke, i cili u botua në Paris. Negociatat në lidhje me
marrëveshjen greko-turke rreth kufirit të tyre u vazhduan
në Stamboll me 23 gusht 1879 nën mbikëqyrjen e ambasadorëve
të Fuqive të Mëdha.
Turqit përsëri kundërshtuan aneksimin e Epirit nga
ana e Greqisë duke u justifikuar se Protokoli i Berlinit nuk
ishte i detyrueshëm dhe se i frikësoheshin revoltës
së përgjithshme të Lidhrjes Shqiptare. Kështu
bisedimet reth vijës së kufirit u shtynë deri më
17 nëntor.
Pastaj grekët propozuan një vijë të re të
kufirit, e cila do të fillonte që nga kurrizi i maleve
në luginat e Kalamasit dhe Peneiosit që do t'i përfshinte
po ashtu Janinen dhe Mecoven në territorin grek.
Turqit ofruan një vijë tjetër, larg nga këto
qytete e në jug të tyre. Grekët kur e panë se
në këtë mënyrë nuk do të arrihej marrëveshja,
propozuan që Fuqitë e Mëdha të ndrëmjetsojnë
për ta catkuar vijën e kufirit; Britania dhe Franca pastaj
e organizuan një konferencë në Berlin për të
zgjidhur këtë problem.
Pak para se të fillonte Konferenca e Berlinit, Porta, për
qëllime të vonesës së punës së konferencës,
vendosi që t'i shfrytëzonte turbullimet nga ana e shqiptarëve
dhe e zgjodhi Abedin Dino pashën minister të punëve
të jashtme.
Përmes direktivave sekrete, Abedin Dino pasha i premtoi Lidhjes
Shqiptae përkrahjen e plotë të Portës, në
rast konflikti me Greqinë.
Në qershor 1880 ambasadorët e Fuqive të Mëdba
u takuan në Berlin dhe përsëri u përpoqën
ta zgjidhnin qështjen e kufirit ndërmjet Greqisë
dhe Turqisë.
Konferencës i arritën memorandume nga të gjitha
anët e Epirit me kërkesa që të mos bënte
aneksimin e tokave shqiptare.
Gjithashtu gjatë Konferencës së Berlinit, liderët
myslimanë nga Janina e vizituan konsullin anglez dhe ia rrëfyen
çështjen e tyre në tërësi.
Ata theksuan sidomos faktin se ekzistenca e tyre si komb varej
nga vështirësitë aktuale. Në rast të përçarjes
së vendit të tyre në Jug dhe Veri, ata do të
humbin fuqinë e tyre për t'u bërë ballë
sllavëve apo grekëve dhe do të binin nën sundimin
e tyre, gjë që ata nuk e dëshironin fare.
Ata më tutje pohonin se do t'i mbesnin lojalë sulltanit,
por nëse as ai s'do t'i mbronte, ata pa marrë parasysh
këtë do të vazhdonin luftën tyre.
Si në konferencat e Prevezes dhe të Stambollit, po ashtu
edhe në Konferencën e Berlinit punët u zvarritën.
Turqia ishtë e gatshme që ta bënte një lëshim
të vogël në Thesali, por refuzonte t'ia bënte
të mundshme Greqisë aneksimin e çfarëdo territori
të Janinës.
Turbullimet shqiptare edhe një herë u shfrytëzuan
si shkak. Pas bisedimeve të gjata, ambasadorët më
në fund unanimisht vendosën lidhur me kufirin.
Ky vendim iu dërgua zyrtarisht Greqisë dhe Turqisë
me 15 korrik 1880. Vija ishte në favor të Greqisë.
Kjo ia dha Greqisë tërë Thesalin bashkë me Janinën
dhe Mecoven. Grekët menjëherë e pranuan këtë
vendim, kurse turqit e refuzuan.
Me 26 korrik 1880 Abedin Dino pasha në një mesazh dërguar
Fuqive të Mëdha i refuzonte propozimet e tyre duke vënë
në pah se humbja e një vendi aq strategjik siç
ishte Mecova do të mundësonte atakimin e lehtë kundër
Turqisë. Ai po ashtu pyeste se si ishte e mundur që shqiptarët
ta humbnin Janinën, kryeqytetin e Shqipërisë së
Jugut.
Masazhi përfundonte me një ftesë dërguar Fuqive
të Mëdha që t'i fillonin negociatat me Portën
për t'i zgjidhur problemet lidhur me kufijtë.
Abedin pasha dhe pronarët e tjerë si dhe Derebejtë
e përkrahën vetëm integritetin e territorit të
Perandonsë Osmane por jo edhe çështjen e pavarësisë
së Shqipërisë. Qëllmi i tyre i vetëm ishte
ruajtja e tokave të tyre. Ky nacionalist shqiptar bashkëpunoi
me ata në Lidhjen e Prizrenit, ndërsa qellimet e tij ishin
identike me qëllimet e Konstantin Kristoforidhit, i cili në
një bisedë me Lord Ficmorisin në Stamboll, në
korrik të vitit 1880 i kishte thënë: „kjo Lëvizje
Kombëtare është një lëvizje shumë
serioze dhe, megjithëse ende në fazën e saj të
fillimit, ajo do të përhapet shumë shpejt. Derebejtë
janë vetëm duke luajtur me këtë kryengritje,
kurse dëshira e tyre është që të pengohet
edhe më tutje supermacia e muhamedanëve dhe e sulltanit,
dhe njëkohësisht që edhe një herë të
arrijnë atë shkallë, në të cilën gjendeshin
gjatë reformave të sulltan Mahmudit. Por qëllimi
i vërtetë i Lëvizjes Kombëtare është
shumë më i lartë dhe është tepër i
fortë si për Derebejt, ashtu edhe për sulltanin.
Ajo do t'ia linte sulltanit një pushtet të vogël
dhe do t'ia hapte rrugën e formimit të një Shqipërie
të Madhe... Kur e pa se Turqia nuk do t'ia dorëzonte territoret
në fjalë sipas konferencës së ambasadorëve,
Greqia filloi të përgatitej për luftë.
Karilaos Tricupis, kryeministër grek, fliste për nevojën
e okupimit të viseve të caktuara për Greqinë.
Nga ana tjetër, shqiptarët ishin po ashtu duke u përgatitur
për t'i ndihmuar Turqisë, po e kaluan kufirin grekët.
Në një mbledhje të mbajtur në Gjirokastër,
më 23 korrik Lidhja Shqiptare edhe njëherë e vuri
në pah dëshirën e saj për formimin e një
Shqipërie të pavarur.
Situata komplikohej gjithnjë e më tepër dhe bëhej
më delikate, kurse Fuqitë e Mëdha mundoheshin t'i
ngadalësonin grekët që nga ngutja të mos shkaktonin
komplikime të rënda.
Turqit duke iu frikësuar ofensivës eventuale greke, kishin
tubuar një armatë prej 30.000 ushtarësh në Thesali
dhe Epir. Pos kësaj, turqit i armatosën edhe shqiptarët.
Kurse grekët, nga ana tjetër, përpiqeshin t'i bënin
për vete shqiptarët. Në fund të janarit të
vitit 1881 në një pamflet të shpërndarë
hidhej ideja për formimin e një shteti greko-shqiptar,
bazuar në origjinën e përbashkët të shqiptarëve
dhe grekëve. Në të njëjtën kohë shqiptarët
dhe grekët u përpoqën të gjenin një gjuhë
të përbashkët, por nga kjo nuk doli asgjë.
Në këtë moment Fuqitë e Mëdha intervenuan
dhe u pajtuan që ta zgjidhnin çështjen e kufijve
ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në Stamboll, në
konferencën e ambasadorëve të tyre. Ambasa-dorët
filluan bisedimet e tyre më 20 shkurt 1881.
Greqisë nuk iu lejua prania në këtë konferencë.
Pas vonesave të zakonshme, delegatët e Turqisë u
takuan me ambasadorët me 7 ,mars.
Turqit përseri vunë në pah se nuk mund t'i dorëzonin
Mecovën, Janinën dhe Prevezën duke sjellë si
provë argumentet e përmendura më lart dhe vështirësit
e dorëzimit të tokave shqiptare. Bisedimet vazhduan, por
pa sukses, gjatë tërë marsit. Qëndrimi i Turqisë
mbeti i pandryshuar. Dhe pastaj, papritmas, turqit me 23 mars e
përfunduan këtë krizë me një propozim të
papritur.
Ata pajtoheshin që t'ia jipnin tërë Thesalinë
dhe një pjesë të Artës Greqisë, por pjesën
më të madhe të Epirit duke i përfshirë
këtu qytetet si Janina, Mecova do t'i mbanin brenda kufijve
të Perandorisë Osmane. Tani shtrohet pyetja pse pranoi
Qeveria turke që ta dorëzojë këtë territor,
mbasi gjatë tri viteve të fundit përkundër presionit
të madh nga Fuqitë e Mëdha, nuk lëshonte pe.
Është fare e mundur që përleshjet ndërmjet
shqiptarëve dhe turqëve që kishin filluar në
Veri, bashkë me frikën se këto do të mund të
shtriheshin edhe në Jug, në këto mënyrë
Turqia ta humbte tërë Shqipërinë, e detyruan
Portën që ta zgjidhte çështjen e kufijve në
këtë mënyrë. Shkurt, derisa në fillim Lidhja
e Prizrenit ishte një faktor negativ në përpjekjet
e Greqisë për ta marrë Thesalinë dhe Epirin,
në fund u bë faktor pozitiv duke e detyruar Turqinë
që të lëshonte pe në favor të grekëve. |