TË DHËNA TË REJA PËR NAUM VEQILHARXHIN DHE AKTIVISTËT E LIDHJES SË PRIZRENIT

Biografitë e disa aktivistëve të shquar të periudhës fillestare të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare s'janë studiuar sa duhet. Ka mjaft gjëra të pashpjeguara për jetën dhe veprimatrinë e iniciatorit të parë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare- Naum Veqilharxhit. Studimi i pamjaftueshëm i biografisë së (iluminisit) dhe ideologut të njohur shpjegohet me mungesën e materialit të dokumentuar.

Në këtë pikëpamje vlerë të çmueshme shkencore kanë disa dokumente të zbuluara në vitet e fundit në arkivat sovjetike. Fjala është për lutjen e nënës së Naum Veqilharxhit, Marijes, drej-tuar në qershor të vitit 1825 Aleksandrit I me të cilën kërkonte ndihmë materiale. Lutjes i është bashkangjitur kopja e diplomës e datës 16 (28) shtator 1809 të cilën ia dha babait të Naum Veqilharxhit, Panajotit, gjeneral-majori i ushtrisë ruse A. J. Balloj.1 Disa të dhëna për familjen e Veqilharxhit përmban edhe regjistri i qershorit të vitit 1821 i pjesëmarësve të kryengritjes çlirimtare në principatat e Danubit, të cilat kaluan në territorin e Rusisë.2

Iluministi i ardhshëm u rrit në një familje të vuajtur shqiptare. Baba i tij Panajoti ishte një udhëheqës i pashës së „pllashenit".3 Nga detyra, funksioni që e kryente u formua mbiemri i familjes (në gjuhën shqipe -Veqilharxhi). Naum Veqilharxhi kishte dy vëllezër: Teoharin dhe Konstantinin, kishte edhe motra (emrat e tyre në lutjen e Marija Veçilharxhit shkruar Aleksandrit të parë nuk cekën).

Kur vdiq „pasha i pllashenit" Panajot Veqilharxhi e ushtroi detyrën e vet edhe gjatë kohës së djalit të tij Veli pashës. Në vitet 1807-1809 ai bashkë me mbikëqyrsin e vet që komandonte aradhat e ushtrisë turke, u gjend në kështjellën e quajtur Ismail e të rrethuar nga ana e ushtrisë ruse. Atëherë Panajot Veqilharxhi filloi vullnetarisht t'i ndihmonte ushtrisë ruse. Në një dokument të gjeneralit rus. A. J. Balloi shkruan për Veqilharxhin (pas dorëzimit të Kështjellës): me trimëri dhe ndërgjegje të plotë ai gjithnjë jepte informata për gjendjen e kështjellës, për numrin e saktë të ushtrisë që ndodhej në të, për planet e udhëheqësve turq, për aksionet e tyre dhe disa herë ishte në rrezik nga armiku. Panajot Veqilharxhi i ndihmoi ushtrisë ruse pa qëllime vetiake. Ka fakte të cilat dëshmojnë se baba i iluministit shqiptar ishte kundërshtar i sundimit të sulltanit.

Roli i Panajot Veqilharxhit gjatë rrethimit të kështjellës së quajtur Ismail, iu bë i njohur mirë Qeverisë turke. Familja Veqilharxhi pësoi mjaft, mori dënime të rënda. U dënua vëllai i Panajotit, u konfiskua e gjithë pasuria familiare. Vetë Panajoti ik nga burgu duke i shpëtuar vdekjes së tmerrshme. I arratisuri gjeti strehim në Galac( Malldova) dhe zu të merret me tregti. Pastaj këtij këtu i erdhën gruaja bashkë me fëmijët. Në Galac familja Veqilharxhi gjendej në kohën e ngjarjeve revolucionare të vitit 1821.

Apelet e A. Ipsilantit për liri dhe kërkesat e popujve të nënshtruar të Ballkanit gjetën përkrahje në këtë familje. Nga literatura dihet se Naum Veqilharxhi ishte komandant i aradhës e cila ishte në kuadër të ushtrisë së Ipsilantit.4 Në listën e kryengritësve, të cilët pas betejës së Skuljanës kaluan në territorin e Rusisë, të gjetur në arkivin e Odesës me numrin 799, figuron edhe emri i të vëllait të Naum Veqilharxhit, Konstantin, i cili atëherë kishte afër 15 vjet. Në gjykim ai deklaroi se turqit ia kishin vrarë babën. Sipas deklaratës së Marija Veqilharxhit, bashkëshorti i saj, pas fillimit të ngjarjeve revolucionare në Molldavi iku me familjen në Besarabi ku edhe qëndroi deri në fund të jetës. Naum Veqilharxhi dhe anëtarët tjerë të familjes së tij qëndruan në Besarabi afërsisht deri në vitin 1830. Në këtë provincë të Rusisë gjetën strehim shumë pjesëmarrës të kryengritjes së Ipsilantës - të migruarit e shumë vendeve të Ballkanit. Ngjarjet e vitit 1821 i dhanë elan të ri rritjes së aspiratave kombëtare jo vetëm të grekëve, por edhe të serbëve, bullgarëve, vllehëve, moldavëve. Kjo vlen edhe për shqiptarët. Mund të supozohet se pjesëmarrja e tij në ngjarjet e vitit 1821 dhe rrethi ku jetonte (ai i Besarabisë) ia përsosën dhe thelluan edhe më tepër vetëdijen kombëtare Naum Veqilharxhit. Në këtë mënyrë dokumentet e reja të arkivave sovjetike na mundësojnë ndriçimin e periudhës së panjohur të jetës së iluministit shqiptar, i cili është mjaft i rëndësishëm për forcimin e botëkuptimit të tij.5 Materiali që gjendet në arkivat sovjetike për Lidhjen e Prizrenit i shërben si mbështetje për të shkruar monografinë I. G. Senkeviçit.6 Në informatën e dhënë deshëm të sjellim disa të dhëna të reja për veprimtarinë e udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit. Këto të dhëna jepen në shtypin periodik rus të fundit të vitit '70 e të fillimit të viteve '80. Këto të dhëna mundësojnë plotësimin dhe përcaktimin e saktë të të dhënave arkivore të cekura nga I. G. Senkeviç.

Një burim mjaft interesant, i cili zbulon shumë aspekte të jetës dhe veprimtarisë së Jusuf beut -publicistit shqiptar dhe njërit ndër udhëheqësit e njohur të Lidhjes, është artikulli i korrespondentit të gazetës „Zëri" nga Raguza.7 Ky artikull ishte i shkruar apostafat për Jusuf beun.

Autori i këtij artikulli, pasi u njoh me Jusuf beun në vjeshtë të vitit 1879 në Bullgari, në mbledhjen e Tirnovit, shfaqi interesim të madh për personalitetin e tij.

„Ngjarjet e fundit në Shqipëri-shkruante ai, e ngritën lart në radhët e patriotëve shqiptarë njërin nga udhëheqësit e kryengritjes - personalitetin mjaft simpatik -Jusuf beun".

Interesimi për personalitetin e Jusuf beut - sipas f jalëve të korrespondentit, e kishte burimin aty se ai ishte në krye të Lëvizjes së popullit shqiptar, që u „zgjua nga gjumi dhe u mbështet në forcat e reja të armatosura duke kërkuar plotësimin e nevojave për jetë dhe pavarësi". Me simpati të veçantë korrespondenti e përshkruan popullaritetin e Jusuf beut, pikëpamjet, bindjet dhe pamjen e jashtme të tij: „Është përfaqësues i shqiptarit të vërtetë; shtathedhur, i mençur dhe trim. Kishte afër dyzet vjet, por dukej mjaft i ri. Si duket askush s'e njeh Gadishullin Ball-kanik më mirë se ai. Ai e shetiti Gadishullin Ballkanik gjerë e gjatë, udhëtoi jashtë vendit. Udhëtimet dhe takimet me njerëz ndikuan në zhvillimin e personalitetit të tij. Edhe pse mysliman, ai kishte respekt të plotë ndaj krishtenizmit. Ai flet mirë bullgarisht. Jusuf beu kaherë njihet si demaskues i flaktë dhe kundërshtar i udhëheqjes turke... „ Në të njëjtën kohë në artikull vërehet se Jusuf beu ishte mik i popullit turk. Në korrespondencën nga Raguza u zbuluan të dhëna të cilat më parë nuk diheshin: Jusuf beun shumë herë e mbyllën në burg gjatë luftës së vitit 1878. Ai ishte përkthyes në ushtrinë ruse, rrëfyes i rrugëve, mbledhës i dokumenteve. Me shpenzime të vëta' botoi broshurën-proklamatën" dhe disa vargje në gjuhën turke, shqipe dhe bullgare. I shpërdan gjithkah dhe u spjegonte njerëzve nëpër kafene dhe restornante për kryengritjen e shpejtë të shqiptarëve, për fuqinë dhe trimërinë e tyre,..."

Në arrtikull citohen dhe komunikohen gjerësisht momentetë veçanta nga broshura e Jusuf beut, të cilat flisnin për historinë e popullit shqiptar dhe të popujve tjerë, për fatin e të cilëve fliste me ndiesi të madhe. Ai fliste për konferencën e Konstantinopolit (1876), për Marrëveshjen e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit. Sipas mendimit të Jusuf beut Kongresi i Berlinit është dashur të gjejë faculetën (shaminë) me të cilën do të fshiheshin lotët e përgjakshëm të popujve të pafat të Ballkanit", por në vend të kësaj Kongresi shqyrtoi vetëm çështjen e „vendosjes së Qipros nën thundrën e Anglisë dhe të Bosnës e Hercegovinës nën thundrën e Austrisë". Ai shpreh keqardhje për fatin e Bosnës. Pasi shtroi pyetjen se në ke mund të mbështetet Shqipëria nëse dëshiron të jetojë, ai erdh në përfundim se Shqipëria do ta fitojë pavarësinë e vet. Në lidhje me këtë në artikull jepet tregimi i Jusuf beut për atë se çfarë kualitete kërkojnë udhëheqësit shaintar të kfitM rnbreti i tyre i ardhshëm: „ai duhet të jetë i aftë dhe me përvojë në aspektin politik,të sillet njësoj si me myslimanët ashtu edhe me të krishterët, të dijë e t'i përfillë zakonet, të dijë se çfarë dokesh evropiane janë të dobishme dhe u nevojiten shqiptarëve, duhet të jetë kundërshtar i flaktë i keqpërdorimeve dhe të jetë i ndershëm".

Kundërvenia e të dhënave të shënuara në librin e I. G. Senkeviçit, në artikullin e korrespondentit nga Raguza dhe materialeve tjera të shtypit periodik rus na mundësojnë deridiku ta paraqesim kronologjinë e qëndrimit të Jusuf beut në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e tij në veprimtarinë e Lidhjes. Duke e krahasuar dokumentin i cili gjendet në materialet e Zyrës së Diplomacisë të udhëheqësit kryesor të ushtrisë ruse në luftën ruso-turke të vitit 1877 -1878, për bisedën e gjneralit E. I. Totlebenit me përfaqësuesin e Lidhjes të dërguar nga Prizreni në Adrianopol në muajt korrik-gusht të vitit 1878 me materialet nga arkiva personale e di-plomatit rus M. A. Hitrov, I. G. Senkeviçi supozon se personalitetin e përfaqësuesit shqiptar mund ta identifikojmë me personalitetin e Jusuf beut. Korrespondenca e Jusuf beut me Hitrovin, të dhënat e konsullit anglez Blantit në Selanik dhe burimet e tjera i mundësuan I. G. Senkeviçit t'i karakterizojnë disa aspekte të jetës dhe veprimtarisë së Jusuf beut: broshurat e shkruara nga ai (përkthimi i shkurtër i broshurës u zbulua në arkivin Hitrov), qëndrimin e tij në Bullgari në vitet 1879 -1880 dhe në Shkup, në gusht të vitit 1880. Gazetat „Golos" dhe „Novoje Vremja"9 dëshmonin atë që Jusuf beu, meqë qëndroi në Shqipëri prej vitit 1878 i lidhur me Lidhjen (kjo përputhet me faktin e lartëshenuar të cekur nga I. G. Senkeviç) e deri më 1880 (fakte për këtë në gazetat „Zëri" dhe „Novoje Vremja" nuk kanë për vitin 1881); korrespondenti nga Raguza përmend qëndrimin e vet në Sofje në vjeshtë të vitit 1879, largimin nga Bullgaria në dimër të vitit 1879 dhe pjesëmarrjen në kryengritjen shqiptare në pranverë të vitit 1880.

Në materialet e cekura10 Jusuf beu si dhe Abdyl bej Frashëri11 karakterizohen si ithtarë të vendosur të ngjarjeve për autonominë dhe integritetin e Shqipërisë të Skenderbeut.12

Në shtypin periodik përmendet emri i Odo beut „njërit ndër udhëheqësit më të parahatshëm",13 flitej edhe për ndhmësin e tij Kallas agën të quajtur „tmerr për kundërshtarët",14 ceken emrat e udhëheqësve të Lidhjes - Prenk Bib Doda15 dhe Ali Pashë Gusia.16 Me rastin e karakterizimit të veprimtarisë së Lidhjes së Prizrenit jane përmendur edhe emrat e udhëheqësve të tjerë: Ali beu, Ali pasha, Ali Hasani, Ahmet aga, Bianhi, Xhavit efendia, Xheladin beu, Ibrahim beu, Ibrahim efendia, Ismail Haki beu, Muhamet Ali beu, Mehmet Bushdi, Nikollë Xhabi, Nuri Çaushi, Reshid aga, Selim beu, Haxhi Ymeri, Hasan Mudiri, Horaib aga, Shaib aga, Jashar Padishku e të tjerë.17

Përveç që përmenden dhe jepen karakteristikat e udhëheqësve të Lidhjes, në shtyp bëhet vlerësimi i përgjithshëm për veprimtarinë e tyre të përbashkët.

Kështu duke karakterizuar disponimin antiosman të popullit shqiptar në veprimtarinë e udhëheqësve të Lidhjes, korrespondenti i Konstantinopolit i gazetës „Golos" vërejti qysh në muajin e parë nga momenti i formimit të Lidhjes se „udhëheqësit e Lëvizjes popullore filluan haptas të kundërshtojnë Qeverinë otomane, të cilën ata më s'e pranojnë.. .".18 Pak kohë para thyrjes së Lidhjes, udhëheqësit e saj u bindën se duhet të veprojnë më seriozisht nëse dëshirojnë ta fitojnë autonominë dhe filluan të përgatiten që të luftojnë jo kundër armiqve të sulltanit, por kundër vetë sulltanit.19

Në gusht të vitit 1880 në shtyp vlerësohej në këtë mënyrë rëndësia e veprimtarisë së Lidhjes dhe udhëheqësve të saj: „Lidhja shqiptare... në fazën e tanishme të zhvillimit të vet, paraqet forcën reale të cilën duhet ta kenë parasysh „jo vetëm Turqia, por edhe diplomacia evropiane".20

--------------------------------
1 ApxnB BHemHeft HOJIHTHKH; ROCCHH, 0. FjiaBHHH apxns, III—II 1835 r., «. 5, nji. 1—3.
2 GocydapCTBCHHHH apxHB OfleccKoii oSnacTH, O. 1 on. 249, H. 40, mi. 422—587.
3 Sa duket, f jala është për Mehmet — pashë Plashin, kusheririn e Ali — pashë Tepelenës. Mehmet — pashë Plashi ishte një kohë të gjatë drejtues i Trikalës (Tesalia).
4V Papakostea. La participation de l'ecrivain albanms Vechilhardji a la revolution de 1821. „Balcania", v. VIII. Bucarest, 1
5 F. JI. A p m. HoBbie «aHHtie o BHHHOM
ABHJKCHHH XIX B6Ka HayMe BeKHHbxapfljKH. . — „Ho Baa n HOBCHiiiaa Hciopna", 1974, No 6.
6 H. T. C e H K e B n M. AnSaHHa B nepnofl BocTO^Horo KpH3Hca (1875 — 1881 rr.).
7 „rojioc", 1880 18(30) HJOHH.
8 H. F. CeHiccBHM. Aji6aHHa B nepHo« BocTOHHoro Kptianca... 120.
9 „ronoc", 1879, 28 dhjetor (1880, 9 janar), 1880, 14(26) prill, 2(14) maj, 13(25) shtator; „Hosoe BpeMfl", 1878, 5(17) tetor, 1879, 20 maj Q qeshor), 19(31) dhjetor.
:o CM. CHOCKy 1.
11 „ronoc", 1879, 30 mars (11 prill), 1881, 16(28) prill; „Hosoe 1878 11(23) shtator, 1880, 16(28) itetor.
12 „HoBOe BpeMa", 1878, 16(28) dhjetor,
13 lojioc", 1880, 17(29) prill, 18(30) prill, 7(19) maj, 12(24) maj, 3(15) qershor, 15(27) qershor, 8(20) gusht, 2(14) tetor, 13(25) tetor, 14(26) tetor, 1881, 26 janar (7 shkurt).
14 „ronoc", 1880, 8(20) gusht.
15 „Fonoc". 1878. 18(30) korrik, 1880, 1(13) maj, 15(27) qershor; „Hosoe a", 1880, 29 prill (11 maj), 7(19) maj.
16 „ronoc", 1880, 26 prill (8 maj), 1881, 4(16) janar, 6(16) janar; „HoBoe H", 1881, 12(24) prill.
17 CM. „rojioc" dhe „Hosoe BpeMa", 1878—1881.
18 „rojioc", 1878, 5(17) shtator.
19 „HOBOC BPCMH", 1881, 12(24) prill.
20 „HoBoe BpeMa", 1880, 26 gusht (7 shtator).

nga:
Arsh Manjkovskaja
Copyright www.agimi.com 2002