Një zog mbi shtujkë |
Në oborrin e shtëpisë një degë hardhie,
prej kohësh s’po jepte as edhe një kokërr.As
edhe një lastar nuk dukej në të, prej kohës
që duhej të prodhonte.Atë vit nuk e di pse ndodhi
aq papritur ndryshe.Hardhia u harbua. Prodhoi aq shumë, sa
gati po thyhej e po binte në tokë e gjitha me atë
zhvillim të madh që kishte marrë. Im atë,
I cili atë vit doli në pension, u bë si të
thuash shërbyesi më I madh I hardhisë në oborrin
e ngushtë të shtëpisë sonë në qendër
të qytetit metalurg.Hardhia na bëri edhe të tjerëve
më pas për vete.Gati-gati ç’do ditë
fjala e parë dhe e vetme ishte për të.U harruan
të gjitha bisedat e pëshpëritjet e tjera.U harrua
përzgjedhja e vendit të punës për mua, si
të vetmin që më kishin, u harruan nuset, u harruan
shëtitjet, …u lanë pas dore edhe të tjera
gjëra.E ndërsa hardhia rrezikonte të shembej, babai
rrinte e rrinte dhe shtonte se duheshin tela, duhej beton, duheshin
kollona për t’a mbajtur atë në këmbë
me gjithë atë prodhim që kishte mbi vete.Po ku
t’I gjeje, as t’I bleje, as t’i…Të
parët e Lagjes e kishin në gojë përditë
Plenumin e Partisë për të rrafshuar oborret nga
prona private.E ç’pronë private ishte ajo degë
hardhie në fakt?! Po ja që komshiu ishte I pari që
kishte vënë një sinjal në këshill.Dhe
im atë e dinte mirë që kjo gjë ishte një
haraç më shumë për fisin tonë të
goditur vite më parë nga lufta e klasave.Nejse, ajo
kohë, ishte ajo kohë dhe duhej…
Një mëngjes herët s’di ç’I shkrepi
sime ëme.Teksa I afroi kafenë e mëngjesit tim eti
nën hijen e hardhisë në oborr, I foli për
miqtë e fshatit, të afërmit e harruar të babait.
-”Atje mund të kishim gjetur një shtujkë
për hardhinë dhe pa u ndier.”-tha ajo.
Në këtë rast babai, si gjithmonë që merrte
zjarr, gati sa e derdhi kafenë dhe turfulloi.
-“Duhen kujtuar miqtë e vjetër.Duhet ndërtuar
çesmja e re, por s’duhet harruar e pështyrë
e vjetra..!- tha ajo dhe sërish heshti.
-“Sikur fole , o grua, sikur the gjësendi prapë…”-
ndërhyri im atë.
-“Hiç, hiç, e kisha fjalën tek miqtë
e vjetër, por edhe tek të afërmit e tu të
gjakut, ata të fshatit që I harruam, bre burrë.”-
ndërhyri ajo si me më takt dhe me një ton ndikues.
-“Po, po.I harruam.Po ti , moj..Ah ti , që s,u gdhende
njëherë, që s’u gdhende kurrë, po me
këto prapakthesa, po me këto…Ah ti, ti…”-shtoi
im atë.
-“Unë , unë e kam fajin …Unë jam e
keqja.S,ke faj ti kur s’ti shkruaj të tuat që
thua.Harrove kur thoje, se për një poç rraki
që të sjedhin të marrin një javë jetë…Ë,ë
harrove?”-vazhdoi mamaja, por sërrish e qetë.
-“Ashtu, ashtu.Ë më të lumtë.Po ata
ishin katundarë na thoshe ti moj, ata ishin me …”-
filloi të inatosej im atë.
Unë ndërhyra.Ej, ej, ej .Mjaft! Mjaft tani…Nuk
është vonë për të ndrequr, nuk është.Mos
u zini.E rregulloj unë këtë.M’a lini mua
në dorë.
-2-
Të nesërmen ra pak shi në të gdhirë.Por
, koha u hap fill pas orës 7.Unë u përshëndeta
me prindërit e dola në rrugë.Autobusin urban, ose
më saktë të vetmin që të shpinte në
afërsi të fshatit të tim eti e zura në kohë.Preva
biletën dhe pas disa çastesh ai ia behu në stacion.Thuajse
ky ishte udhëtimi im I parë pa prindërit drejt
fshatit, që kur isha femije, por veç disa mendimeve
në kokë, asgjë tjetër s’më shqetësonte
më.Autobuzi linte pas fjolla tymi dhe unë isha gati
I përhumbur në mendime e debate mes vetes, pa lidhje
në atë çast.
“Kush do të më presë?A do të më
thonë ndonjë gjë?A…”
Rruga e fshatit |
Sakaq një frenim dhe më pas një spostim I menjëhershëm
I autobusit, një klithmë dhe një tjetër ulërimë.Të
gjithë brofën në këmbë e dolën jashtë.Shoferi
rrinte mbi tymon, dyll I verdhë dhe s’fliste.E pashë
atë në atë gjendje dhe pa I folur dola jashtë.Ç’të
shihje!Në mes të rrugës, aty ndanë kthesës
së vështirë, një kal që jepte e merrte
shpirt në xhade.Më tutje një çantë
mushamaje me trëndafila, tre bukë gruri të blera
në qytet, një bidon pesëlitërsh me vaj që
vazhdonte të derdhej, dy pako makarona spageti të shkrafanjitura
dhe një sandale plastike ndanë rrugës.Nuk më
kujtohet se ç’pashë më, teksa një
britmë më bëri të rend andej nga dëgjohej.
“Është gjallë!Është gjallë!”
“Ja ku është”.- shtoi një zë tjetër.
“Oh, ja , ja mbi atë pemë.E shikoni?”- shtoi
një tjetër,pak si më I qartë në atë
çka shihte.
Nga larg nuk dukej mirë në fakt ajo pamja e saj e plotë
mbi pemë në greminë.Vetëm kur u afrova pashë
se ishte një vajzë me një fustan tipik basmaje
me degëzime lulesh e dekoracionesh në fushën e
tij, me flokë gërshetë.
Gremina |
“E dashka Zoti.”- thashë me vete, teksa shihja
pozicionin se si e kishin pritur degët e rrapit, tamam sikur
e kishte pritur dikush me dorë.Se poshtë rrapit gurgudhima
e lumit gati-gati të përpintë edhe aty ku ishe
e jo më…
Tre burra e zbritën me kujdes, ndërsa gratë si
gratë në të tila rastë kishin vënë
kujën.
“Dëgjoni mirë.Nxitoni për tek mjeku, ambulanca,
urgjenca e s,është koha për…”-thashë
unë dhe fillova t,I fshija vajzës së dëmtuar
ca vija gjaku ende në rrjedhë e sipër në të
dy duart.
Dhe për çudi ambulanca erdhi shpejt.Në të
hypëm tre vetë shoqërues.Në këtë
rast s’di as vetë pse e bëra ate veprim miresjelljeje.Unë
isha nisur për diku tjetër-fola me vete dhe heshta prape.
-3-
Në spiatal natën e kalova në stolat e korridorit
bashkë me dy të tjerët.Ndërsa vajza ishte
përmendur pas mesnate dhe te koka I qëndronin dy mjekë
dhe një infermiere.
“Është jashtë rrezikut”.-foli një
nga bluzat e bardha, që afrohej e afrohej më shumë
drejt nesh nga fundi I korridorit të ngushtë e të
gjatë të spitalit të zonës.
E në çast doja të mësoja për të
ditur të paktën diçka për të.Por sa
u bëra gati të pyesja, burri pranë meje, njëri
prej të dyve që erdhi me vajzën, sikur ma kishte
lezuar pyetjen time ende në kokë.
“Paska jetën e gjatë, paska.Më shumë
për prindërit e saj.Është vajza e vetme e
familjes Xheka, fëmija I tyre I vetëm.U kanë lindur
fëmijë të tjrë atyre, por s’u kanë
rrojtur.Vetëm këtë kanë dritën e syve.Ajo
s’është dhe…”-fliste e tundte kokën,
ndërsa unë ia lashë përgjysëm.
“Çështë the?”-pyeta unë dhe
ndërkohë bëra më afër për të
dëgjuar më shumë për të.S’di pse
më interesonte aq shumë të dija për të
atë çast.
“Është farmaciste në zonën tonë.Është
vajzë që s’I ndihet zëri, është…”-shtoi
ai për të më sqaruar, ndërsa unë seç
isha përhumbur më pas pas fytyrës së saj nën
gypat e serumeve aty pas xhamave të reanimacionit.E shihja
dhe më dukej sikur edhe ajo po bënte të njëjtën
gjë. Më dukej se edhe ajo po më shihte mua.
Mes asaj përhumbjeje një dorë e lehtë mbi
shpatullën time të djathtë më detyroi të
kthehem.
“Ne jemi prindërit e vajzës”- thanë
dhe nisën ritualin e falenderimeve. Në fakt ashtu siç
kishin bërë edhe me dy të tjerët pak më
parë gjatë përhumbjes sime pas xhamave të
reanimacionit mbi fytyrën a vajzës.
“Faleminderit, por unë, u…”- doja të
thoja se s’kisha bërë ndonjë gjë të
veçantë, ndërsa edhe dy të tjerët po
ashtu edhe prindërit e vajzës vazhdonin të thoshin
edhe më shumë lëvdata për mua, në një
rrëmujë gjërash qe ishin ende lëmsh në
kokën time.
-5-
Me dy burrat që ishin me mua dhe me dy prindërit e
vajzës u ndava pas dy orësh.E ndërsa dola nga spitali
ende skisha ndonjë vendim se duhet të shkoja në
fshat , apo të kthehesha në shtëpi.Vendosa më
në fund të shkoj në fshat.
Ashtu bëra.Me një makinë rasti, nga ato të
trupave për sharat e zonës u gjenda për gati një
orë e gjysëm në fshatin e tim eti, aty ku kisha
kaluar ditë dhe javë pushimesh gjatë fëmijërisë
time.U ula në një cep të një lapidari dhe
po sillja ndërmend kujtimet e fëmijërisë.Në
çast dikush m’I ndërpreu ato, teksa më
përshëndeti dhe më tha se po më prisnin.Nuk
ndodhi si me budallallëqet që kisha paragjykuar.Më
pritën aq mirë, aq ngrohtë dhe më respektuan
shumë e shumë për aq sa ndejta mes tyre.Nisa të
flasë për ardhjen time si të rrastësishme
e të shpjegoj duke shfajësuar dy prindërit për
mosardhje…, por ata s’më mbështesnin.
“E dimë , e dimë.Qyteti ka njëmijë halle.Pastaj
edhe punën tuaj e dimë.Ne nuk ju vemë kusure…Fshati
fundja e ka një pulë dhe …”- ndërsa
skishin së sosuri arsyetimet, që në fakt më
lehtësuan shumë.
Nuk ndejta gjatë në fshat.Pas dy ditëve programova
kthimin.
Me të mbërritur në shtëpi nisa t’u tregoja
prindërve, por im atë më tha se I dinte të
gjitha.
“Ishin këtu prindërit e vajzës”-tha
më pas mamaja.
“Ata kanë qenë dy herë brenda këtyre
ditëve.Herën e dytë sollën atë shtujkën
për hardhin e shikon?”- shpjegoi im atë dhe bëri
me dorë për nga hardhia.
Unë vështrova shtujkën tek e cila mbështetej
e rrehatohej hardhia e mbjellur prej meje gati katër vjet
më parë, kur unë nisa Universitetin për t’u
bërë doktori I preferuar I mamasë, siç më
thoshte ajo shpeshherë, por që për fatin e keq
ende s’kisha bërë hapat e parë në këtë
rrugë, e jo për fajin tim , por se një I kushëri
ishte arratisur jashtë vendit.E për këtë ende
s’më emëronin në detyrë.Ndërsa
vështrimi më kishte mbetur tek shtujka, mendja më
rrinte tek ato dy sy të jeshilta atje mes xhamave të
reanimacionit.
-6-
Pas tre muajve lajmin për daljen e vajzës nga spitali
na e sollën kushërinjtë e tim eti nga fshati gjiton
I vajzës.Dhe kështu të tre unë, nëna
dhe babai vendosëm të vizitonim atë në shtëpinë
e saj.
Në oborrin e shtëpisë së saj mes një
kumbulle dhe një ftoi të mbushur plot me kokra, ajo
la një libër që kishtë në dorë dhe
rendi e para drejt nesh.Ende e zverdhur në fytyrë me
pak shenja në duar nga plagët rroku së pari mamanë,
sikur t’a njihte prej kohësh dhe më pas I dha
dorën tim eti e në fund teksa më dha dorën
ashtu e qeshur nisi të fliste.
“Unë s’kam vëlla dhe….”-foli
ajo , ndërsa mamaja që e shihte drejt e në kokërllëk
të syrit nuk u kuptua pse ia la fjalën përgjysëm.
Atë ditë nuk na lanë të iknim shpejt.Hëngrëm
e pimë e bëmë fotografi.Unë s’di pse
doja të rrija më gjatë aty, s’di pse m’u
duk kohë e shkurtër…, teksa isha përhumbur
I tëri pas saj.Unë isha dashuruar.Po. po.Ajo më
kish gllabëruar të tërin.
-7-
Kthimin në shtëpi e ndjeva shumë.Rrugës disaherë
tentova t,I thoja mamasë se kisha rënë në
dashuri pas saj, por ajo për çudi kalonte në
një temë bisede tjetër e kështu unë ….Unë
rrija e sillja ndërmend butësinë e duarve të
saj, embelsine e fytyres, syte e saj dhe ate gjoks paksa te ngritur
e te levizshem.Isha I mbytur ne djerse…Imazhi I saj s,me
ndahej.Kisha dremitur, teksa me nje ndjenje turpi dhe frike u
drodha aty ku isha.Ne enderr isha me te.Isha ne nje lendine dhe
mes barit te njome kishim rene pre e nje force, te cilen s’di
as vete se kush ma dha…Une e dashuroja marrezisht ate!
Nuk kaloi gjatë, kur pas disa ditësh ishte mamaja vetë
që më ngacmoi.E si të duket ajo vajza në fshat.A
nuk ishte yll?
Unë qesha dhe tunda kokën.Përqafova mamanë
dhe doja të flisja, por ajo nuk më la.
Atë ditë në darkë im atë e dëgjoi
propozimin e mamasë dhe gati sa nuk fluturoi.
”Atë vajzë e dua nuse për djalin”-tha
mamaja dhe gati si me urdhërin e peshkut.
Pas një jave kërkuam dorën e saj dhe atje nuk ndeshëm
kundërshti .Pas gjashtë muajsh, në pranverë
bëmë dasmën.Dasmën e bëmë aty në
oborr, nën hijen e hardhisë që prehej e qetë
mbi kurrizin e fuqishëm të shtujkës…