Ish gazetari i RTP-së
në një ekskluzive
Pak
kush mendon se edhe anglezët janë të interesuar
të mësojnë shqip, po aq sa edhe ne shqiptarët
që për njëmijë e një arsye jemi të
detyruar t’i përkushtohemi gjuhës botërore.
Në fakt, pa e zmadhuar arsyen e kësaj fabule mes realitetit,
fakti që në mes të Londrës dhjetra britanikë
janë studentë të rregullt të gjuhës shqipe,
përbën një rast më shumë në këtë
pikë. Jo rastësisht vitin e kaluar katër anglezë
mësuan shqip nga vullneti dhe pasioni i mësuesit shqiptar
dhe njeriut të letrave shqip në Londër Sami Islami.
Por kjo është një kapitull më vete. Le të
ndalemi këtë herë tek pena dhe dora e shqiptarit
që “gatuan” shqip në mes të Londrës
për të huajt dhe që ende e ndien zhurmen e hapave
të tij ne Prishtinë e në korridoret e ish RTP-së...
Kush është në fakt Sami Islami?
Kam mbaruar shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë.Më
pas kam kryer edhe Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë
shqipe në Prishtinë.Gjatë studimit kam punuar në
disa shkolla fillore dhe të mesme si mësues.Në
fillim kam qenë mësues në Gadime ,fshat afër
Lipjanit dhe më pas në Lipjan dhe në Prishtinë.
Në vitin 1982 kam punuar në RTP si redaktor në
Redaksi, në Programin Arsimor Shkollor.Punova në televizion
deri në mbylljen e tij nga forcat serbe, që tashmë
dihet pse ndodhi, pasi ai fliste vetëm shqip, më 1990,
kur gati të gjithë shqiptarët ishin përjashtuar
nga puna.
Po më pas ç’ndodhi me ju?
Nga viti 1990 deri në vitin 1995 kam bërë punë
të ndryshme sa për të mbijetuar.Ndërkohë
kam shkruar herë pas here në gazetat dhe revistat e
ndryshme që atëherë botoheshin në Prishtinë,
si “Zëri I Rinisë”, “Rilindja”,
“Bota e Re” etj.
Gjuha shqipe është preokupimi juaj…?
Që herët kur isha student më ka preokupuar gjuha
shqipe , përdorimi I drejtë I saj në të gjitha
sferat e jetës në Kosovë.Preokupimi im vazhdon
edhe sot pasi mendoj se gjuha akoma vazhdon të keqpërdoret
edhe më tej , edhe sot.Gjuha shqipe mendoj unë, duhet
të jetë pjesë e ndërgjegjes së gjithsecilit.
Kur nis zanafilla e shkrimeve tuaja për gjuhën
shqipe?
Shkrimin e parë e kam botuar në “Flaka”
që botohej në shkup në vitin 1997.Por siç
e thashë edhe më lart, për problemet e gjuhës
kam qenë prezentë edhe më parë, tani po flas
se bashkëpunimi më I mirë ka qenë me “Gjuha
Jonë”, të cilën e botonte Instituti Albanologjik
I Prishtinës, kryeredaktor I së cilës ishte Idriz
Ajeti. E më vonë Dr Qemal Murati.Kam bashkëpunuar
edhe edhe me revista të tjera të Institutit Albanologjik
të Prishtinës,”Gjurmime Albanologjike”,
dhe Seria e Shkencave Filologjike etj.
Një kohë të gjatë kam punuar edhe në
radion e Prishtinës në Programin Arsimor , që në
atë kohë drejtohej nga Skënder Gërguri.Aty
kam inçizuar programe të ndryshme gjuhësore ,
lidhur me drejtshkrimin , gramatikën etj. të cilat ishin
të domosdoshme për kohën.
Jeni I njohur më tej edhe si një njeri i letrave
shqip?
Me poezi nuk jam marrë, ose më mirë të them
edhe kur kam provuar të shkruaj më parë kam provuar
më pas se ato ishin jo të arritura e kështu kam
hequr dorë.Mbaj mend kur e kam shkruar një poezi dhe
desha ta botoj , nuk e dërgova dhe bëra mirë që
nuk e dërgova se m’u duk tepër qesharake.Një
pjesë të asaj që quhet në fushën e letrave
I përket TVP-së., ku për 9 vjet kam realizuar rreth
200 emisione shkollore e dokumentare., për të cilët
sa kam dëgjuar nga kritika janë shumëpritur e vlerësuar.Fjalë
të mira për to më vinin edhe nga Shqipëria
ku disa vetë I vlerësonin pasi I ndiqnin me kujdes atëherë.Nga
ato më me përkushtim mund të përmend emisionet
për figurat e mirënjohura të letërsisë
shqipe, si për Naimin ( me të ftuar në studio Profesor
Rexhep Qosjen), për Çajupin me profesor Mahmud Hysën,
pastaj me Hasan Mekulin , njërin nga profesorët e mi
të nderuar dhe bashkëpunëtor dhe kritik I mirë.Disa
emisione I kam realizuar edhe me Kryetarin e tanishëm të
Kosovës,Pr. Ibrahim Rugovën (atëherë si bashkëpunëtor
I Institutit dhe kritik letrar).Mjaft emisione kam realizuar edhe
me Latif Berishën të cilin e vranë më pas
gjatë luftës së fundit barbarët serbë.Në
kuadrin e emisioneve për gjuhën kam realizuar disa edhe
me bashkëpunëtorët Akademik Idriz Ajeti, Dr Latif
Mulaku, Dr Isa Bajinca, Dr Shaqir Berani etj…
Ç’ju ka mbetur në kujtesë nga
ato emisione?
Në atë kohë ne nuk kishim video-recorder, prandaj
nuk kishim mundësi të inçizonim ndonjë nga
emisionet, në mënyrë që t’I kishim në
bibliotekat tona si një dëshmi , por edhe si një
kujtesë e dokumentPor edhe pse s’kam asnjë minutë
emision tani kam të freskët e me detaje të gjithë
atë punë .
Përsëri s’e ndani angazhimin.Tani ku
keni mbetur?
Në vitin 1995 mërgova në Britaninë e Madhe,
ku jetoj edhe tash.Me ardhjen time këtu në Londër
që në fillim u angazhova me gazetën “Albania”,
ku isha anëtar I redaksisë dhe bëja edhe punën
e lektorit.Gazeta nuk jetoi gjatë dhe u mbyll.Në vitin
2000 u angazhova në revistën “Fjala Jonë”,
në të cilën isha kryeredaktor.Ajo u mbyll për
shkaqe financiare.Pastaj në gazetën “Albanian
Mail”e tani bashkëpunoj me “Bota sot”,
“Ekskluzive”, “Shkëndija “, “Teuta”etj.
Vazhdoj të jap mësim shqip për të huaj, kryesisht
për anglezët dhe kam punuar përkthyes.
Dhe së fundi…?
Dashtë Zoti të ketë ruajtur dikush ndonjë
kopje të atyre emisioneve të RTP-së….