Petro
Marko ka lindur në Dhërmi në 1913. Fëmijëria
e tij ka kaluar në fshatin e tij të lindjes për
të cilin ai thotë se "Dërmiu është
fshati më i bukur në botë". I edukuar nga
familje e njohur dhe patriotike himariotase, Petroja më pas
do të ndiqte studimet në Shkollën Tregëtare
të Vlorës. Pasi mbaroi shkollën në vitet 30-të
atë e caktojnë mësues të gjuhës shqipe
në zonën e Dropullit. Pikërisht në ato vite
Petroja filloi të shfaqte talent në fushën e dorëshkrimeve
dhe të gazetarisë. Në atë kohë Petroja
kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh në
fushën e botimeve. "Ora" do të ishte gazeta
e parë ku Petro Marko 25 vjec do të fillonte të
shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin regjimin e Zogut
për prapambetje shoqërore kulturore dhe ekonomike në
të cilën ndodhej vëndi. Më pas me gazetën
tjetër "ABC" Petro Marko do të shtonte talentin
e tij në firmimin intelektual sidomoson kundër frymës
së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë
të fashizmit. Për disa shkrime të botuara ai u
burgos disa herë nën censurën e fortë të
regjimit të Zogut. Petro u shkëput herët nga Himara
dhe kontaktet me familjen e tij i mbante për së largu.
Atë kohë ishte vendosur në Tiranë dhe rreth
viteve 1934 -35 ai përfitoi një bursë për
të ndjekur studimet në Paris ku vecanërisht ministri
i atëhershëm i Arsimit të Mbretërisë
së Zogut Hill Mosi, e ka ndihmuar duke parë penën
e fortë të Petros për të vazhduar studimet
jashtë shtetit. Petro Marko do të detyrohej të
ndërpriste studimet kur filloi lufta në Spanjë.
Në atë kohë ai u bashkua me patriotë dhe revolucionarë
sic thoshte ai në atë kohë që "Të
gjithë ishin komunistë të vendosur" për
të luftuar ndaj fashizmit. Pikërisht në vitin 1936
Petro Marko së bashku me shumë shqiptarë të
tjerë regjistrohet në Brigadat e forcave vullnetare
të Spanjës. Atje vec luftëtarëve të të
gjitha vëndeve ai njohu dhe të famshmin Ernest Heminguej
për të cilin ai thoshte se ishte një kolos i përmasave
të mëdha. Ngjarjet e Spanjës Petro do ti hidhte
në letër dhe do ti botonte në kohën e Diktaturës
së Hoxhës por me një natyrë krejt të
vecantë, atë të censurës, të ndalimit
të veprave dhe vargjeve dhe të diktuara prej propagandës
komuniste e asaj kohe. Pushtimi I Italisë fashiste e gjeti
Petron në mërgim në Francë I cili ishte kthyer
pas luftës së Spanjës. Në Shqipëri vjen
menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë
përfshi Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder
Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen etj dhe mer pjesë në
rezistencën guerilje kunder fashizmit. Në vitin 1941
kur vepronte në Tiranë arestohet dhe cohet në Burgjet
e Ustikas në Itali nga ku lirohet pas përfundimit të
Luftës së Dytë Botërore. Pas clirimit Petro
Marko do të themelonte gazetën "Bashkimi"
por në vitin 1947 ai do të arestohej së bashku
me grupin e Koci Xoxes si agjent I anglo amerikanëve. Pasi
ka qendruar rreth dy vjet në burgjet e komunisteve te Hoxhës,
Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ckishte dashur
dhe ckishte luftuar për vëndin e tij, nën sundimit
e gjatë të dinastisë së Hoxhës, kohë
për të cilën ai vetë fliste se "ta dinte
se Shqipëria do të kishte përfunduar nën diktaturë,
do të kishte qëndruar diku në perëndim dhe
prej andej ndoshta do ti shërbente më mirë vëndit
dhe kombit të tij, se sa nën kërcënimin e
kulisave të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do të edukonte
dhe dy fëmijët e tij Jamarbërin dhe Arianitën,
nën frymën bashkohore të artit dhe të kulturës
qytetare. Por pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat
e jetës së tij. Shkrimtari I cili më pas do të
bëhej profesionist I vërtetë, me publikimet dhe
reportazhet e tij si në shtyp dhe në botime do të
gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe
patriotëve jo vetëm në vënd por dhe jashtë
saj. Botimet e Petro Markos filluan të përktheheshin
në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra
te tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti I fundit"
"Ara ne Mal" "Një emër në katër
rrugë" "Shpella e Piratëve" etj do të
mbushnin libraritë shqiptare dhe europiane madje dhe deri
në Japoni dhe Amerikë. Me daljen e botimeve të
Petro Markos letërsia shqiptare hyri në frymën
e letërsisë moderne, origjinaliteti I të cilës
i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht ishte
Dhërmiu për të cilin ai thoshte se ishte fshati
më I bukur në Botë, vëndi ku Petro do të
fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike
dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të
paharuara në kujtesën e Petros për të cilin
ai thoshte se "Në atë vënd dhe gurët
dhe retë flasin bashkë, ndërsa nuk mund ta përshkruante
dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën
e tyre me shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit"
Për gjatë gjithë karierës së tij letrare
deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve,
Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë do
të përbënin thelbin e personazheve të shkrimeve
dhe veprave të tij, ku shpesh emra dhe karaktere të
legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin
me interes botën e fëmijëve dhe të rinisë
shqiptare. Personazhet e librave me heronjë, piratë
dhe kapedanë, do të shndëroheshin në filma,
ndërsa me botimet e romanëve modernë të letërsisë
sonë ai do të fitonte dhe tituj të lartë si
në vitin 1959 cmimin e Republikës. Pas persekutimit
të tij moral dhe profesionist Petroja nuk hoqi dorë
nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht në një
shtëpi për të cilën nuk e ndëroi deri
në vdekje përballë Hotel Arbërisë, në
një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e makinës
së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit që
ai pinte deri natën vonë. Në shtëpinë
e tij kanë hyrë me qindra patriotë dhe bashkëfshatarë
si nga Himara dhe vëndë te tjera të Shqipërisë,
probleme halle pse jo dhe talente për të mësuar
më pas artin e Petros. Ndërkaq persekutimin e tij ai
do ta ndjente akoma më shumë kur Madu sic I flasin shkurtë
djalit të Petros, do ta futnin në burg për propagandë
antikmuniste. Në vitet e rëzimit të diktaturës
Petroja do të kishte në duar dorëshkrimet më
të bukura të jetës së tij, por ai dha shpirt
në 24 Dhjetor të 1991. Pak kohë më parë
ai kishte themeluar Partinë Republikane për të
cilën ai thoshte se duhet të bëhet vërtetë
republikane me koncepte moderne dhe jo komuniste. Amaneti që
kishte lënë në familje ishte jo shumë I cuditshëmt
për njerëzit që kanë lindur në Bregun
e Detit Jon. Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi.
Autori i këtyre radhëve ka jetuar tri vitet e fundit
të jetës së Petro Markos, bashkë me të
momente trishtimi dhe gëzimi, që nga fillimi i botimeve
të Petros dhe deri në vdekjen që s`ju nda për
asnjë cast nga pas, pikërisht në atë dhomë
të vogël ku Petroja i shtrirë në shtrat priste
dhe përcillte me mijëra miq dhe dashamirës së
tij, sikur dëshironte të cmallej dhe vetëm të
cmallej me ta. Por ja një natë dimri, ndërsa televizioni
shqiptar njoftoi për shuarjen e një prej kolosëve
të letërsisë shqiptare Petro Markon, të nesërmen
trupi i tij do të udhëtonte dhe do të varrosej
pranë gurëve të Dhërmiut, tek vari i të
parëve të tij, dhe pse Llogorai atë ditë mbuluar
me borë dhe akull do ta lejonte arkivolin dhe miqtë
që e shoqëronin, pa asnjë pengesë. Petro Marko
prehet sot në "Fshatin më të bukur në
Botë", Dhërmi, mes ullinjve dhe portokalleve por
dhe aromës së jodit të Jonit. Sot pas kaq vjetësh
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep
Meidani i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartë "Mjeshtëri
i Madh i Punës" Petro Markos, për meritat e tij
të larta në shërbim të kombit, atdheut, artit
dhe letërsisë. Me veprën e Petro Markos, Teatri
i Qytetit të Vlorës mori emrin e tij.