Me
rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme
me mburrje treqindvjetorin e çeljes se shkollave te para
shqipe ne Himare. PETRO MARKO, 1962.
Himara është e Himarës. Kjo para se gjithash
duhet te jete ne kokat e te gjitheve qe ne keto dite te nxehta
zgjedhjesh, po e shfrytezojne problemin e saj per te derdhur
lloj-lloj gjerash. As me shume e as me pak, po te shfletosh
historine do te mesosh se himariotet kane qene ata qe ia kane
dale si pak kush shtypjes turke. Mbase jane te vetmit ne historine
e gjalle ballkanase qe do te meritonin emrin Epirote. Ata kane
qene luftetaret qe kane ndihmuar fqinjet greke ne kryengritjen
e tyre. Sepse ate qe dinin ta benin me mire se te gjitha gjerat
e tjera ishte pikerisht ajo: Lufta. Po vitet shkonin dhe himarjotet
pane se atje ku shkonin per te shpetuar, apo atje ku dergonin
thirrje per ndihme se pane çfare kishte bere kultura.
Dhe vendosen qe te kultivonin gjuhen shqipe, madje edhe ritet
fetare t'i benin shqip. Paçka se shkollat shqipe qe ata
i mbajten me dashuri u antemuan shume here nga fqinjet e tyre
helene. Fatkeqesisht, gjithmone pasi ftoheshin gjakrat shqiptaret
i harronin, ndersa grekërit i shfrytezonin. Kjo i beri
ata qe te mbeteshin gjithmone indiferente dhe syte t'i derdhnin
nga deti. Fundja, kur i duhej qe te shpetonin iknin prej andej;
me ate siguronin ushqimin dhe me detin ishin dhe të pavarur.
Ne kete speciale te bazuar nga libri me kujtime i Petro Markos
do paraqitet edhe një herë per popullin ajo qe ka
shkruar shkrimtari i madh per Himaren. Ndersa, ne nje shkrim
te tij, te vitit 1962, do te sillet nje kujtese per shkollat
e para shqipe te tyre. Kaq mbase do te mjaftonte per te kuptuar
se kush jane himarjotet ne te vertete dhe pse politikanet i
shfrytezojne nga ana tjeter. Nuk kane kaluar shume kohe, qe
kur Marko i shkruan keto kujtime. Duket sikur eshte ende i gjalle,
ashtu si jane dhe himarjotet e tij qe permend. Himara eshte
me shume se nje krahine e Shqiperise, ajo eshte nje krenari
per te gjithe rajonin. Eshte krenaria e dinjitetit te mbrujtur
me vetmohimin e vet dhe me mbijetesen e ashper. Ja pse grekërit
kane qene kaq xheloze, pavaresisht marredhenieve te jashtezakonzhme
me himarjotet. Dhe ja pse edhe shqiptaret jane aq te prekshem
kur kujtohen ata. Ndersa, ata pak veta qe bertisnin me flamurin
e fqinjit tone ne ditet e zgjedhjeve do te mbeten per mbushjen
e kronikave te medias dhe kalkulimeve te skuthave politike.
PETRO MARKO: SHKOLLA SHQIPE TRE SHEKUJ ME PARE
Tani qe nisem te shkruajme vete historine tone, dalengadaledo
do te shfletojme gjithe shekujt e kaluar, do t'u heqim pluhurin
qe u kane hedhur ata qe mohonin egzistencen e nje populli qe
ka çare rrugen e tij me shpate ne dore dhe do ta nxjerrim
ne shesh, me fakte, perpjekjet e panderprera te gjysherve dhe
stergjysherve tane per ruajtjen e lirise se tyre, per ruajtjen
e traditave dhe te gjuhes se tyre. Une nuk jam historian, po
meqe ne te gjithe e kemi per detyre t'i ndihmojme historise
sone, me rastin e pesedhjete vjetorit te Pavaresise sone, do
te them disa fjale per shkollat Shqipe në Himarë.
Dua te shtoj se Himara para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes
se Skenderbeut, quhej gjithe krahina e Laberise se sotme, domethene
duke nisur nga Radhima, ne Lekel e ne Butrinto. Dhe, siç
dihet nga historia ajo krahine qe nder zonat qe i rezistoi turkut
shekuj me rradhe. Aty sulltanet kane thyer koken e tyre, aty
gjeten strehe shume nga shqiptaret qe nuk duruan dot zgjedhen
turke. Dhe, pasi aty vendi ishte i varfer dhe nuk mund te mbante
nje popullate te madhe qe shperngulej nga te kater anet e Atdheut
tone, e vecanerisht nga veriu, andej iknin per ne Itali e vendoseshin
ne tokat e mbretit te Napolit, me te cilin Himariotet qysh nga
Gjon Kastrioti kishin aleance.
Po nuk ishin vetem te pushkes, banoret e Himares. Ata ishin
dhe te penes. Dhe sipas dokumentave qe do te paraqesim shkurtimisht
ketu, do te shohim se ne fshatrat e Himares jane çelur
shkolla shqipe para tre shekujsh. Gjate viteve tridhjete, revistat
STUDI ORIENTALI, STUDI ALBANESI dhe veçanerisht Nilo
Borxha, kane nxjerre nga arshivat e Vatikanit dokumenta te rendesishme
per Himaren, sidomos per shekujt XVI, XVII, XVIII. Po ç'jane
keto dokumenta? Jane relacionet dhe letrat e misionareve baziliane
ne Shqiperi. Keta misionare baziliane, shumica arbereshe ose
me kombesi te tjera por qe dinin shqipen, me shume per interesa
politike se sa fetare, erdhen ne Himare. Them politike, se aso
kohe Himara ishte ne lufte te perhershme me Turqine dhe kerkonte
ndihma ngadoqe te mundte, per te luftuar shkelesin qe kercenonte
edhe Italine dhe Evropen.
Bezdisja qe u jipte Himara turqve ishte patjeter nje pengese
per ndermarrje te medha pertej kanalit te Otrantos. Prandaj
shohim kreret e Himares t'i drejtohen mbretit te Napolit, Papes
se Romes, Spanjes, Polonise, Rusise per ndihme materiale dhe
jo bekime apostolike e lavderime. Duke pare kete gjendje ne
Himare, Papa dergoi misionaret unike qe meshonin me ritin ortodoks.
Nga te paret, qe erdhi ne fshatrat e Himares, ishte njefare
Neofat Rodino. Ky ndenji aty pak a shume nga viti 1630-1642.
Himariotet i kerkuan te çelte shkolla per te mesuar femijet
e tyre. Per kete shkruan Nino Borxha fragmente nga relacionet
e misionareve: "Sa per popullin e tij te dashur, ishte
e kollajshme qe te kujtohej kurdohere ky prift i mire, nga librat
qe ky i shkruante edhe i botonte me te hollat e tij dhe i shperndante
falas..."
Kjo do te thote se ky ne shkolle kishte pregatitur njerez qe
i kendonin librat e tij. Nje nga nxenesit e tij, qe me vone
u be prift, ishte papa Dhimitri nga Dhermiu (gjilek)... "Nga
nxenesit e mi,- thote Neofi Rodino, - eshte nje me emerin Dhimiter,
nga Dhermiu, i cili e njeh fare mire dhe ne menyre elegante
gjuhen shqipe, pasi eshte i atij kombi dhe katolik i vertete".
Me ndihmen e tij ai perktheu shqip katekizmin, por siç
duket nuk u botua se nga Roma u pergjegjen "Doktrina Kristiane
eshte perkthyer dhe botuar shqip.." (nga Pjeter Budi).
Ne nje leter Neofit Rodino, midis te tjerave thote "Jam
kurdohere midis malesoreve te mi te dashur gjithnje i zene per
t'i evangjelizuar dhe per te mesuar femijet e tyre....".
Sipas Rodotas, Rodinoja "ka qene i pari mesonjes dhe drejtonjesi
i misionit ne kete krahine ,,,. Keto banore nuk shkonin ne meshe,
nuk dinin as formulen e pagezimit...shkonte fshat me fshat,
punonte e lodhej shume, e veçanerisht me punen e perditshme
te shkolles...". Pas Neofit Rodinos, punoi ne shkolla edhe
Kostantin Onofrio, "Dergoi ne Palase doktor Krisafiden
per te celur shkolle ne shtepine e kapedan Lekes, mik i at Onofrios,
qe ishte ne Dhermi, ku jipte mesim ne shkollen e atyshme. Ne
Dhermi at Onofrio shkollen e mbronte me anen e kavalier Ninas.
Ketu mirrte pjese nje numer i madh i rinise..." Kurse misionari
Stanilas, shkruan ne relacionin e tij per shkollen e Dhermiut...
"Ketu u themelua nje shkolle e Vertete Misonare nga Kostandin
Onofrio...dhe kjo shkolle ka dhene frutet e saj te para. Kur
iku Onofrio, duallne nende prifterinj te rinj, ndryshe nga te
tjeret, qe mezi shkruanin e lexonin..."
Me vone ne Dhermi arriti De Kamilis Xhovani, qe jipte mesim
ne shkolle ku mirrte pjese nje numer i madh nxenesish...Ky i
shkruante leter Kolegjit e midis te tjerave thoshte: "Himarjotet
me kane shkruar lutje e me shume kercenime, qe te shkoje tek
ata per te dhene mesime ne shkolle, por une do te qendroj ketu
ne Dhermi..." Me vone, "De Kamilis edhe ne Himare
dha mesim ne shkolle.. "edhe si mesonjes kishte nje reputacion
te madh andej vinin nxenes nga Saranda, Lukova, Nivica, Piqerasi,
Kudhesi e te tjere..". "Edhe une u mesoja nxenesve
te mi letra (gramatike)..." - thote vete ne raportim De
Kamilis.
Edhe imzot Stanilas ka dhene mesime ne shkollen e Dhermiut.
Po ky, u luftua ashper si dhe De Kamilis nga peshkopi ortodoks,
i cili kur shkoi ne Dhermi dhe pa femijet te shkonin ne shkolle
e te mesonin, i mallkoi. Po pse i mallkoi? Pse dhespoti i Janines
ose i Delvines qe vareshin nga Fanari mallkoi shkollat e atjeshme?
Sepse ata mesonin shqip. Se librat qe lexonin, ishin shqip dhe
jo greqisht, sic ishin librat e Patriarkanes qe i sherbente
verberisht sulltanit. Sepse librat e Rodines ose dhe Nilo Katalanos,
siç do ta shohim me poshte, ishin shqip se flisnin fshatrat
e Himares. Po te ishin greqisht, ata do te lexonin librat e
Fanarit, po siç e thane edhe misionaret, fshataret kishin
harruar edhe formulen e pagezimit, qe do te thote se ata nuk
dinin te lexonin librat e Patriarkanes, qe ishin greqisht, se
s'kishin bere shkolle. E misionaret baziliane, nuk bene punen
e Patrarkanes t'u mesonin nxenesve greqisht per te lexuar librat
fetare te Fanarit! E pame qe katekizmi i Papa Dhimitrit "nuk
u botua, mbase ishte botuar ai i Pjeter Budit". Dhe per
te lexuar nxenesit librin e Pjeter Budit, patjeter u duhej te
te mesonin shkollen shqip.
Po dokumenti me i sakte, qe verteton se ne ate shkolle mesohej
vetem gjuha shqipe eshte puna e madhe e Nilo Katalanit.. Ne
kohen e tij, ne Dhermi, shkolla ishte zgjeruar shume. Aty vinin
nxenes nga Dukati, Terbaçi, etj. "Gramatiken shqipe
Nilo Katalanua e beri per 80 nxenesit e tij te shkolles se Dhermiut".
Ate perdorte per mesim. Ky beri edhe nje fjalor shqip-italisht...Sipas
Zef Skirioit, kjo gramatike dhe ky fjalor gjenden ne duart e
Skirojve. Ne kohen e Nilo Katalanos, qe vdiq atje ne dhe varrin
e ka ne Shen Thanas te Dhermiut, Patriarkana e ndezi me shume
luften kunder shkollave shqipe. Dhespoti i Janines, qe shkonte
rralle ne fshatrat e Himares, mallkonte dhe shpifte kunder atyre
qe ndiqnin shkollat shqipe.
Kjo lufte pershkruhet shume ne relacionet e bazilaneve. Me
vone misionari Zef Skiroi, midis te tjerave shkruante..."nderhyrja
e misionareve midis ketyre njerezve kryelarte, qe i duan dhe
i nderojne, ne kundershtim me ortodokset (grekërit) qe
i luftojne, ka rendesi...Se atyre u intereson per te patur mesonjes,
qe i mesojne femijet e tyre falas..katekizmin dhe gramatiken...".
Ne letrat e vete himarioteve, qe u benin misionareve edhe vete
Papes, i luteshin qe "Perveç ndihmave materiale,
sidomos ne arme, duhej t'u dergonte edhe njerez me shkollat
e tyre te çelura dhe per t’u mesuar femijeve te
tyre dijeni dhe kulture.."
Kam shkruar dhe kam pare varrin e Nilo Katalanos qe eshte brenda
ne Ajovime te Shen Thanasit, nje kishe e vogel nja pesedhjete
metra nga shtepia ku kam lindur....Akoma e mbajne ne goje, brez
pas brezi emrin e Papa Dhimitrit, sterniperit e tij ne Gjilek.
Gogua me tha kete vere: "Ne kishin ne karselle nje ungjill
te motçem shqip...dhe disa shkrime te tjera shqipe, qe
i ruanin brez pas brezi si gjera te shenjta, po ne luften italo-greke,
kur u shperngulem nuk i muarrme me vete...Kur u kthyem, nuk
i gjetem. i kishin marre italianet..."
Me keto pak gjera, del se si para tre shekujsh ne Dhermi dhe
ne gjithe fshatrat e Himares (Himare, Vuno, Palase) kishte shkolla
shqipe. Stergjysherit tane luftonin me pushke ne dore duke mbrojtur
lirine dhe nderin e tyre, po ishin dhe ne lufte per shkollat
shqipe, per te mesuar shkrim e kendim, per te levruar gjuhen
stergjysherore, gjuhen trime. Qysh atehere, Patriku i Stambollit
me anen e dhespotit te Janines mallkonte dhe çkisheronte
gjithe ata qe mesonin ne shkollat shqipe, aq sa nje nga misionaret
shkruan midis te tjerave:" Kur erdhi Dhespoti i Janines
dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga Onofrio, iu
versul dhe e kapi nga mjekrra brenda ne kishe...". Vetekuptohet
egersia e agjenteve te Fanarit, qe s'lane gje pa bere per te
çkombetarizuar krahinen heroike te Shqiperise, Himaren
e Laberine. Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone,
ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e çeljes se
shkollave te para shqipe ne Himare. PETRO MARKO.