Të
shtunen e kaluar,më 22.11.2003, në një ambient
të këndshëm artistik, në lokalet e restaurant
U R A në Gjakovë u bë promovimi i librit“
Agimi në Mesnatë “ i autorës së re
Nita Bardhi, nxënëse e klasës së VIII -
të Shkollës Fillore “ Mazllum Këpuska”në
Gjakovë.Të pranishëm në këtë akt
solemn ishin shumë figura të njohura të letrave
shqipe nga Gjakova dhe me gjerë.
Në diskutimet e Xajë Nurës, Bardhyl Osekut, Mexhid
Yvejsit, Qemajl Junikut,Halil Haxhosaj…dhe shumë
njohësve tjerë të letërsisë shqipe,
dominoj një entuziazëm dhe gëzim i madh për
këta talent të rrallë, të cilët do
të vazhdojnë kontinuitetin dhe traditen e kësaj
veprimtarie në Gjakovë dhe më gjerë. Autorja
e re, poetesha Nita Bardhi edhe një herë dëshmoj
se pjekuria artistike dhe ajo biologjike nuk shkojnë krahas
në zhvillim. Po shkëpusim disa nga mendimet në
këtë manifestim si dhe nga parathënia e librit.
Nita Bardhi, poetesha ynë e gurgullimës së valëve
lozonjare të lumit Krena, heret, shumë heret, e mësoi
rrugën e agut të men-gjesit. Rrezet e para të
Diellit poetik duke zbritur bregut të lumit; përballë
shtëpisë së Nitës, e sjellin gjëlbrimin
në dritarën e poete-shes sonë të re. Poezitë
e para të Nitës sonë na joshin tek një çupëlinë
– vesë e shpërndarë nëpër lulet
mengjesore për të mugëlluar aq shpejt në
poeteshë serioze.
Serioziteti filozofik, melankolia, në fytyrën e poeteshës
sonë - Nitës, na rëndon sikur vapullima e gushtit
mbi lulen e bukur. Rruga e vrullshme poetike e poeteshes sonë
- Nitës behet shpejtë, gati marramenthi, nga çupelina
e deri tek filozofi; nga fëmija i mësueses së
parë e deri tek poeti.
Në poezitë e para të Nitës sonë vrapon
fëmija kambëzbathur deri tek kënga ngulmuese
e bretkocës në lumin para derës, tek vala lozonjare
si vet poetesha. Aq heret i ndodhi shqetësimi shtrëngator
në shpirt siç shqetësohet. Krena në vjeshtën
shianike e në pranverën e hershme borake. Në
poezitë e para të Nitës sonë rravgojnë:
mësuesja e parë, shokët, shoqet e klasës,
hujet e stinëve. Pastaj poetesha jonë e re aq shpejtë
e zë shtegun e poezive të mvrejtura, në kufi
me filozofinë.
Duke
e bërë të veten këtë të shtërgut
të hershëm të mëngjesit tisor, nga gurgullima
e valës lozonjare të lumit, poetesha ynë e re
këtë buqetë poezishë dehëse e ndanë
në cikle të vogla,aq të qëlluara:
 Embrioni
 Filizat
 Dilemat
 Shtegu
Ciklet e buqetës poetike, të titulluar
“AGIMI NË MESNATË”, sipas vallëzimit
të valëve të lumit, e prijnë njera tjetren
në rrathet filozofikë: Agimi hynë në midis
të Natës; Nata hyn në midis të Agimit. Qetësia
hyn në midis të Krismës e Krisma hyn në
midis të Qetësisë. Jeta hyn në midis të
Vdekjes e Vdekja hyn në midis të Jetës. Frika
hyn në midis të Trimërisë e Trimëria
hyn në midis të Frikës. Kjo prerje bëhet
shpirti i poezisë: "Do të lulëzosh –
Kur ta kuptosh Çka je,ashtu me rrënjë, dhe
në fund Do të kuptosh çka është Zoti
e çka është Njeriu”
Me fat poetesha jonë e Re!
Me fat NITA BARDHI!
JAM
BIJË E SHEKULLIT TË RI

Nita Bardhi
|
Tokë e rimun nga lotët që skanë
të ndalur
Djersë dhe gjak derdhen shkaku yt që s’ke falur.
Vargje të lira shkruhen nga njerëz
të mjerimit.
Pahir ta ofruam dhe ti i dhe shqelm besimit
S’të afrohem më ty që ke gjak dhe zdrale.
Unë fshahur pas culesh e ti po si farisejt me pale.
S’i futem kthetres sate si për qesendi
S’më joshin reliket e tua as fjalët kinse plot
ëmbëlsi.
Njohë ëmbëlsinë tënde – ngjan
në farmak;
Nuk më tret uria – ushqehem me t’imin gjak.
S’i frikësohem kobures sate edhe po ma humbi jetën!
- Nderin s’do ma tretesh, historia e ruan të vërteten
Nuk të shkojnë për shtat gjithë këto
male e pyje.
- Stolisur nga më të bukrat pemë – gjethe
e fije
Nuk të lagë ky ujë që është si
loti i kthjellur.
- Nuk të ushqen gruri në këto ara i mbjellur
Nuk duroj të ma vrerësh qiellin që më mbulon.
- Ti birë i nënës dinake që me shekuj mundohesh
të më sundon.
S’derdhet djersa jote mbi barin e bagëtive.
S’dikon gjaku yt në folen e shpendive.
Si zë dhe eshtrat e tua ky i imi dhe.
Ndër kalthrin të detit gjakun ti s’e shtie.
Se edhe zotëroj në këtë botë një
fe
E, edhe me lutje pa pra ty drejt ferrit të shpie
Ç’ke që ma kundron vendin me kaq shumë
lakmi?
Mos pandeh se një dit do ta zotërosh ti?
Në e mundësh të gjallin – i vdekuri udhën
ta ndalon
Sepse shpirti i shqiptarit edhe pas vdekjes jeton.
Në mos e besosh këtë, sjell kryet nga unë.
- Të bindi – në dash me fjalë – të
bindi edhe me dhunë
E para nuk filloj, e para nuk dorëzohem
Të parët më kanë thënë nga ti
të mos flijohem.
Pas fenerëve hijen tani mos e fsheh.
Me akull kurmin për dhe do të ta shtrijë
Të tuve menjëherë se ç’ndodhi u
rrëfe
E unë po vete ta shënoj me të mitë këtë
ditë lumnije
Jam bijë e shekullit të ri!
Nuk mbetem kurr e pa shtëpi
Sepse qelsin e saj ty nuk ta besoj
Nëpër udhët e historisë mbi gjak s’do
të lundroj
NITA
BARDHI
( Poezi e zgjedhur nga libri: AGIMI
NË MESNATË )
Shenim për autorin:
Nita Bardhi lindi në Gjakovë me 12.08.1990. Vijon
klasen e shtatë të shkollës fillore “ Mazllum
Këpuska “ në Gjakovë. Është nxënëse
me sukses të shëlqyeshëm.
Poezia është pasion i saj që nga klasa e dytë.
Ka të botuar, në revista shkollore dhe në ato
ditore, një mori poezish.
Në garat e organizuara nga Forumi Rinor i Gjakovës
zuri vendin e pare me poezinë “ Pse e zhveshe fustanin
tend të ka hije ? ”
Libri “ AGIMI NË MESNATË ” është
botimi i saj i pare i cili po sa doli nga shtypi dhe këtë
fundjavë do të bëhet promovimi.
17
Nëntor 2003