Raportet intertekstuale të arkitemave dhe arkimotiveve të rikontekstualizuara në "Lulet e përbuzjes", përmes një procedimi artistik të nuancuar dukshëm nga prizmi i një rebelimi poetik e jetësor, e bëjnë këtë libër të funksionojë si njësi semantike autonome, duke u shtresuar në thellimin e njohjes së shpirtit njerëzor, në kohë dhe hapësira të ndryshme, dhe duke sjellë një ligjërim karakteristik, të realizuar poetik.
Ndonëse në raste përurimesh të veprave të reja letrare të autorëve të ndryshëm, duhet të flitet dhe të diskutohet rreth vlerës artistike dhe përgjithësisht rreth realizimit artistik të veprës së caktuar, ndodh ndonjëherë që shqyrtuesi apo analizuesi i veprës letrare të mbetet pa tekst. Dhe kjo mund të ndodhë në dy raste. Rasti i parë, kur përballë ke një libër për të cilin szia vlen të lodhësh mendjen dhe në të vërtetë as nuk ke se çfarë të thuash për të, e që nuk ndodhë rrallë, por që në rrethana të caktuara je i obliguar të stisësh e të ngatërrosh dy tri fjalë sa për të thënë diçka. Ndërkaq rasti i dytë, kur mendon se për librin mund të thuash shumëçka, meqë mendon se ia vlen, por që kujton se çkado që të thuash do të ishte pak, do të ishte e pamjaftueshme, e që nuk i përgjigjet vlerave reale të cilat libri në shqyrtim i posedon. Në rastin e dytë, kur mendon se ia vlen që të flitet e të shkruhet, ndodh që të lidhesh tepër emocionalisht me librin, saqë të duket sikur ai është pjesë e jotja, të cilën e njeh në gjenezë, ia njeh esencat, andaj mendon se fundi i fundit, libri flet vetë e nuk ka nevojë për ndonjë koment të veçantë. Kësisoji më ngjet me librin me poezi të krijuesit Musah Ramizi, "Lulet e përbuzjes", për të cilin sikur më duket se szka nevojë për fjalë e fjali të ngatërruara së prapthi të recensentëve apo të redaktorëve, sepse fundi i fundit, apo nëse doni fillimi i fillimit, kujtoj se ky libër flet vetë, qëndron vetë përballë furtunave e shijeve të ndryshme të leximit apo të shqyrtimit analitik.
"Lulet e përbuzjes" ndonëse në relacion interkomunikimi me "Lulet e së keqes", përmbushë në disa rrafshe kërkesat e të qenit libër i lexueshëm, libër i qëndrueshëm, libër i realizuar që nga mikro e deri te makronjësia. Në shikim të parë, në nivelin tematiko-motivor, në këtë libër trajtohen një sërë temash e motivesh tashmë të stërkonsumuara në letërsinë shqipe si dhe në atë të përbotshme. Mirëpo, këto tema e motive rikontekstualizohen në situata e gërshetime të veçanta, ato risemantizohen për tzu funksionalizuar si shtresime universale të ndjenjës poetike, e po ashtu edhe të racionalitetit poetik. Në këtë rrafsh ndërkomunikimi tematologjik universal, duhet parë përgjithësisht poezinë e Musah Ramizit, veçantësimi i së cilës ngërthen në vete situata e pamje reale jetësore që përsëriten, e që gërshetojnë në mënyrë të stërholluar trajtimin nga një kënd origjinal, të veçantë e ngapak të rebeluar të tyre.
Raportet intertekstuale të arkitemave dhe arkimotiveve të rikontekstualizuara në "Lulet e përbuzjes", përmes një procedimi artistik të nuancuar dukshëm nga prizmi i një rebelimi poetik e jetësor, e bëjnë këtë libër të funksionojë si njësi semantike autonome, duke u shtresuar në thellimin e njohjes së shpirtit njerëzor, në kohë dhe hapësira të ndryshme, dhe duke sjellë një ligjërim karakteristik, të realizuar poetik.
Në sfondin e përgjithshëm të persiatjeve të heroit lirik, parakalojnë dilemat universale e ekzistenciale, në të cilat përmbushet e përplotësohet konceptualiteti i absurdit, që qëndron i fshehur diku thellë në ndërdijen e autorit të librit "Lulet e përbuzjes". Dhe nëse do të na tekej të luanim me termat, librin "Lulet e përbuzjes" lirisht do të mund ta konsideronim fund e krye si një poezi më vete, sepse ai edhe është i tillë, është një poezi e pashkëputshme, mbi tragjikën e ekzistencialitetit njerëzor, mbi tragjikën e dashurisë, mbi tragjikën e përmasave individuale dhe kombëtare; mbi fatësinë dhe pafatësinë, të shtresuar në kohë dhe në hapësirë.
Nëse "Lulet e përbuzjes" flet vetë, e szka nevojë për komente e fjalë të ngatërruara për ta ndihmuar të qëndrojë në këmbë, atëherë duhet të themi doemos se autori, krijuesi, poeti Musah Ramizi, ka dell poetik, e ka ndjenjën dhe sensin e krijimit të poezisë së mirëfilltë, që është njëkohësisht aktuale dhe universale, dhe shpresojmë se përveç hyrjes me sukses me "Lulet e përbuzjes" në botën e artit letrar, në të ardhmen do tzi zhvillojë dhe tzi forcojë prirjet e tij artistike dhe do tzi sjellë letërsisë shqipe një pendë të veçantë, të fuqishme dhe të realizuar artistike.