LOTËT E VIZËS

Tregim

Shtate centimetra ndanin njerin nga tjetri.Koridori I ngushte, aq sa dihatjet ndiheshin ne menyre jo te rregullt.Kjo te pakten ,sipas Tanit,mjekut te pranishem me ne, ishte e rrezikshme per tre shtatezenatne krahun tim dhe djalin me azem para meje .Diku nje levizje dere ,zhurmemadhe dhe frikesjellese…Pas pak nje kuitje ne te zbehur tek hyrja e katit te trete.Dhe zhurma e nje kreheri kallashnikovi, diku mbi nje pupe te shkrafanjitur,qe u la nga dora e nje polici me uniforme te crregullt.Ne cepin tjeter nje mace mjaulliu dhe u struk.Dhe nga sporteli ende asnje shenje.Ishin bere tete ore ne keto rrethana.Jashte ne rrugen e Durresit shiu binte me shtemba.Streha e Ambasades Jugosllave ne Tirane ishte plot me njerez.

Anisa mes kesaj turbullie nuk ndihej mire.Ishte ne te nentin e shtatezenise dhe nena e kishte porositur te mos levizte.Por ja qe rregullat e ambasades e kishin te prere per pranine e vet personit me pasaporte ne dore per vize.Kur shpresat po fikeshin me syte ngulur tek dryni I zi I sportelit ,dikush thiri me nje shqipe te cale"Qetesi!Pasaporta ke dora dhe shoku ,shoqja degjoi emri afro sporteli…"

I pari ,I dyti , I pesedhjeti…Dhe ja une I pari ,Anisa pas.U afruam.Nga sporteli zeri I gruas me uniforme:"Ju te tjeret neser ne ora 11oo".

Kaq dhe ia pat. Koken poshte dhe ne dere.Se, guxoje te flisje!Pasaporta nxihej me "ANULLATE".

Ashtu pa folur duke ofshare me veten ishim larguar drejt qendres.Sesi e ktheva koken pas dhe pashe nje grua qe po turrej drejt nesh.

-Ju lutem me ndihmoni,me ndihmoni!

-C'ka ngjare?

-Djali, djali im …Djali qe ishte para jush, ai asmatiku po me vdes.Ja atje tej. E shikoni?

-Pashe fytyren e limonte te Anises u rrudha ,por miratimi me sy I saj me beri me zemer.Vrapin e ndala menjehere prane djaloshit.E rroka ne krah.Dhe shpejt drejt taksive.Me taksine e rradhes mora rruges edhe Anisen.Ne spital ishim per dhjete minuta.Mjeket shpejtuan procedurat dhe ndihmen e pare.

-"Jashte rrezikut"-thiri nje nga bluzat e bardha.

-Nena e djalit te semure e ulur ne te majte mbante mbeshtetur Anisen ne supin e saj .Ne cast brofi."O Zot.E kam driten e syve…"

-Faleminderit,o Zot…-shtoi ajo.

-Kaq dhe u kthye nga une:"Po ti ore bir a e sheh gruan?"Shpejt tek materniteti…!

-E, e ..-murmurita.

-Hajde se eshte koha tani.E di une ,e di.Kjo ka dhimbje.Shpejt.

Ne te gdhire sapo me ishin mbyllur syte ne parmakun e korridorit te maternitetit, nje mami me kerkonte llokum.

-Hajde, hajde .Me jete te gjate djali.

-Po k…,kur?

-Ka nja dy ore.Ti ishe I drobitur dhe nuk po zgjoheshe.

-Djale, po Anisa?

-Eshte mire tani,por gjate lindjes…

-Hajde shko per llokume dhe pastaj do te flasim.

-Ta shoh A…, t'I shoh te dy .

-Mire, mire.Ah ju baballaret e sotem ,shtoi ajo duke me tundur koken.

-Ne fillim pashe djalin ne dhomen e femijeve dhe me pas me cuan te Anisa.Ajo leshoi nje buzeqeshje dhe me kapi doren.Nuk e di pse nuk ia leshoja ne cast doren .Ia shtrengoja fort.

-Po per vizen?Te pakten shko ti ,- tha Anisa.

-Ashtu?!.E po mire.-ia ktheva une.

Ne oren 14oo dola nga ambasada .Pashe vizen ne pasaporta dhe qava.Qava, qava e qava.Edhe Anisa gezohej dhe qante.

Ishte hera e pare qe mernim vize per te shkuar te te afermit e gjakut ne Kosove.Tani edhe me bebin tone te pare…

22 shkurt 2002,e premte ora 22

MEXBOROUGH

shkruan:

Fatmir Terziu
Copyright www.agimi.com 2002