LIZA

Tregim

Kafshaten e fundit e percolli pasi u gjet ne mes te dhomes.Gjysemlakuriqe, ne rrobdesham, ndihej e tmerruar ne çast.Jam si nje e trembur nga moti-tha, dhe vazhdoi te pertypte serish ne te zakonshmen, kanellen e saj te preferuar ne oret e para te mengjezit.Ne mur ,edhe pse jetoja prej ditesh me te nuk kisha vene re te perbashkten e fotos se nje nudoje.

Cigaren ne doren e djathte,paksa kembehapur,kercinjngritur,ne spotin e nje telajoje te tejdukshme.Ashtu te vogla, te ngritura e kokerrmedhaja siset I shtonin nje perhumbje te patjetersueshme ne teresine e shikimit te pavetedijshem…

Mes kesaj rrotullame te fiksuar ne mendjen time gjysemhutaqe ne cast,ndjeva nje perkedhelje pas shpine me butesine e provuar tash ditesh me rradhe.

E sheh qe ju meshkujt jeni njesoj?Edhe ai aty hutohej.Shkallmohej,lajthiste…E pastaj kur s’kishte pulen hante sorren.Por pasojat I ndieja une,I ndiej edhe tani.Ju jeni te gjithe,te gjithe njesoj.Mos u shtirni.Mos…Burre..burre…

Ashtu e nervozuar ne te folur nuk ndikoi ne butesine e te perkedhelurit tim nga pas.Plaga ne bark kishte hyre ne diten e shtate dhe mjeku me pati deklaruar se fill pas kesaj te filloja te levizja.Harrova ne cast te ktheja pergjigje,as te debatoja.Solla ne mend mjekun.U ngrita.Ajo me shikonte. U mbeshteta ne divanin bri, pastaj ne karrige e qendrova pas tavolines se qelqte.

Mos !MOS!…Mos me mbaj meri. Mos ik.Mos me lere…Ai nuk te ngjante ty, ai ishte nervoz .Ai me rrihte kur une e acaroja keshtu.Ti te pakten me degjon dhe heshtPastaj u pushtua e tera ne vaj.

Ndjeva dhimbje te dyfishte.Plaga me shtrengonte ne bark,me gerryente mishin ,duke me dhene imazhin e njeriut me bastun.Dhimbje therese ndjeva ne fundin e barkut,pastaj nga pas ne shpine. Nga ana tjeter me dhimbsej edhe ajo…

Ne tualet mezi kaperceva dhimbjet.Qepja ne pjesen me delikate te trupit me shkaktonte dhimbje ne krize te padurueshme,britma,qe mundohesha t’I pertypja me te kafshuarit e dores .Rrenkova e rrenkova.Minuta te tera ne banjo.Kur degjoj nje zhurme si te ndonje pjate qe thyhet,e pastaj nje britme te tmershme.Harrova dhimbjet dhe dola .As vete se di si u gjeta ne dhomen e ndenjes.Korniza nudo ishte bere cope -cope mbi parketin e dhomes,ndersa letra e vajzes nudo gjithe gjak e zhubrosur ndodhej ne tavoline.Ajo e mbytur ne gjak.Tapeti, parketi e deri te pjesa e pasme e kolltukut tek ishin ne te kuq.M’u erren syte. Iu drejtova telefonit dhe I thira urgjences.Nderkohe iu afrova te shihja se c’mund te beja per ta ndihmuar.Por asgje .Une kisha mbetur vete pa ndjenja.

 

*************

Nje drite elektriku ne syrin e majte dhe nje shkundje e lehte me beri te permendem.Pashe serumin,bluzat e bardha dhe dy police qe rinin ne dhome.Pashe dhe nje cante me dokumenta ,nje dosje,nje stirolaps dhe…nuk di se c’pashe me.Serish u perhumba.Pasdite infermierja e turnit me sqaroi imtesisht.

-Je I ndaluar!Ata thone se te kerkonte policia per nje vrasje me pare, por tani rrendon mbi ty edhe kjo,vdekja e vajzes…

-Si vdiq?Vdiq…?!Vdiq ajo? Po si ka mundesi?

-Ajo kishte humbur shume gjak.Ishte masakruar me xhama ne trup,duar e kembe.Nje njeri qe vret vehten nuk masakrohet,apo jo.

-Jo, jo.Po ajo vrau…

-Me fal ,por une nuk jam hetuese!

Tani kthehu se do te mjekohesh.

Harrova dhimbjet e mjekimit,harrova cdo gje.Isha dremitur,kur ja e shoh ate me fustanin e kuq te me strehoje ,tamam si ate dite te marsit te mallkuar .Ashtu ne enderr e risolla ndermend ate dite.

Punen e lashe me heret se ditet e tjera.Telefonata e mikut nga Berati me kishte kallur frike.Jane nisur drejt Elbasanit.Jane ata qe kane vrare e prere,masakruar e torturuar,jane ata qe vrasin e presin me terbim e inat.Ik strehou diku.Ne afersi te parkut dy makina frenuan duke nxire asfaltin.Hapen dyert dhe hapen zjarr.Zjarr ne te dy krahet.Une ,nje plak dhe nje vajze u bllokuam.Nuk zgjati shume dhe pashe tre te vrare ne mes te rruges.Nje makine qe digjej dhe nje pistolete e lene aty ndane meje.Askush nuk ngeli aty.Ishin zhdukur.Sehirxhinj e kureshtare nga pallatet vezhgonin pas te shkuares.Edhe une u largova,pa e kuptuar se isha plagosur dhe gjaku I plages me kishte ngjitur pantallonat pas mishi Nuk shkova ne ambulance ,as ne spital por tek nje mikja e shtepise, infermiere.

Ne darke,pas dy ditesh, shoh ne vrimen e syrit magjik dy police qe trokiten ne deren e shtepise time.Doli ime ame dhe ata i thane se donin te me mernin mua .

Nena u tha se perse donin te me mernin,por ata nuk tregonin, duke thene se ishte nje sqarim I vogel.

- Per nje vrasje te ndodhur ne qytet-tha njeri prej tyre..Ne cast telefoni me erdhi ne ndihme.Nje shok me thote degjova se te akuzojne per nje vrasje…

Kaq u desh te vishesha ne cast.Kerceva nga dritarja dhe u gjeta ne bahcen e komshiut.Ia dhashe vrapit dhe u gjeta tek Berti,nje shoku im taksist, I cili me coi ne Gramsh.Aty me doli para Liza.Liza e panjohur, jo ajo e botes se cudirave,por e fatkeqesise sime me te madhe…

 

***************

Kjo eshte stina e luleve ne qytetim tim.Ajo nis me ballakumet e karakaftet.Nis me shelgjishtet e birbilat,me manushaqet e jargavanet.Kane shkruar,medituar e shijuar kete stine jo pak ne vite.Njerez te ndryshem,te profesioneve e te bindjeve te ndryshme kane shijuar e nuhatur eren e mire te severgjenit nen melodine e Myzyrit te Madh.Edhe kriminele…Edhe une…Po. Po, edhe une.Po une s’jam kriminel.Une jam viktime e krimineleve me e pa pushtet.Ata ndoshta donin te me vrisnin edhe mua ate dite…

Me keto fjale u zgjova.Lava syte dhe u luta.O Zot I Madh me shpeto nga I ligu,I keqi ,me shpeto nga…Nen dere nje leter.E hapa .Nuk I besoja syve.E lexova prape. E prape,prape…,prape.Une isha I bindur ne kete perfundim.Te faleminderit o Zot.Te faleminderit!Naten e asaj dite ra shi I madh.Nen stuhi kaloi edhe mengjesi tjeter.Dielli me dhembe paksa hapi drite ne oborin e madh ku pashe lulet e celura te pranveres se heshtur per mua.Sec u pershendella me pas e u perhumba ne melodine e bilbilave te shumte e kenget e kumuriave.Njerezit vinn e nuk pushonin se ardhuri.Une tani kisha jeten time…

shkruan:

Fatmir Terziu
Copyright www.agimi.com 2002