Tregim
Mirinka, mbeti thuajse gruaja më e vjetër e mëhallës.Në
rrjedhën e jetës qëndroi duke qesëndisur tekame
rastësie, ashtu mes humanizmit të njërëzve
dhe jetoi po aq mes harresës dhe kujtesës së dikujt
për të.Por një ditë, ah ajo ditë…?!
Binte shiu, ashtu siç I themi ne nga anët tona me
gjyma.Në nëndarjen e parë të rrafshinës
së madhe të fjetinës disavjeçare, Mirinka
kishte ndezur katër qiri e ashtu në errësirë
diç psherëtiste.E kisha parë edhe të premte
të tjera, por atë të premte as vetë s’e
di pse u bëra kurreshtar.I dola gati përbri nga pas
dritares së paradhomës së ngushtë e të
errët dhe e përgjova aq gjatë sa ajo mbaroi së
pëshpërituriKatër qirinjtë e ndezur rrethonin
dy kanaçe me krypë e sheqer secila përkatësisht,
e që dalloheshin në ato kanaçe të vjetra
e gati të ndryshkura vetëm nga ngjyra dhe madhesia e
kokrave.Mirinka në të zeza, me shami në kokë
fliste e fliste në një gjuhë të çuditshme.Dija
për të se ishte halla e Markut dhe se ishte me e madhe
se ai.Dija gjithashtu se ishin kristianë dhe ajo s’di
pse kishte mbetur e pamartuar.Dhe vetëm kaq.Të gjithë
e njihnin në mëhallë si grua të urtë
, të sjellshme e të pafjalë, gati-gati të
pakontaktueshme me kënd.Por, ndërsa unë po afrohesha
afër e më afër saj, macja e zezë, të
cilën s’e ndante nga vetja , mjaulliu dhe kërceu
në krevatin me susta të Mirinkës, që në
çast kuiti si një ndjesi të pushtuar nga ndonjë
vdekje, aty në atë dhomë të e rrët e
te frikshme.Mirinka lëvizi me shpejtësi dhe mbuloi me
një rrobe të vjetër atë fotografinë e
djaloshit të panjohur për mua.
-E, eee, po më shihje? Po më shihje?-përsëriti
ajo, dhe u turr të më kilikoste nën hije.
-E, si të thuash, tani të pashë…Po, ti ç’po
bëje…,kush ishte ajo fot…?!-pyeta, por pa thënë
të plotë fjalën e fundit ngaqë ajo ndryshoi
në çast në fytyrë dhe nisi me të njohurat
e saj sërish duke më detyruar t’I pushtohem së
qeshurës.
Kështu ajo me të qeshurën e saj dhe me humorin
e njohur si shakaxheshë gati më largoi vëmendjen
nga ç’kisha ndërmend të mësoja.Nuk
ngulmova më tej.
Në darkë fola me nënën.Ajo më pas foli
me babanë në dhomën e vet.Dhe babai s’di
pse u bë më kurreshtar se kurrë ndonjëherë,
teksa më pyeti e më stërpyeti disaherë.I thashë
aq sa pashë.Por kurreshtja e tij më bëri më
kurreshtarë edhe mua.
Vetëm pas disa diësh vendosa të vizitoja Mirinkën.Nëna
më dha diçka për të në një çantë
dhe unë u nisa.Sa hyra në oborr u dëgjua së
pari kuisja e krevatit të saj të vjetër me ato
sustat me tela të trashë çeliku, tepër të
vjetëruara.Më pas mjaullima e maces.E gjitha kjo s’di
pse më zgjoi një tis frike në çast, teksa
trupin ma pushtuan mornicat.Marku kishte lënë në
mur të varur rrobet e punës dhe dukej që s’ishte
në shtëpi nga bastuni që mungonte në hajatin
e ngushtë ku zakonisht e varte ai në një gozhdë
sa herë kthehej nga jashtë shtëpisë.Sakaq
kisha vendosur që këtë të premte të mos
I ndahesha përgjimit të saj me detaje.Mbi hatlla hapa
me kujdes një fibër gati të kalbur dhe gati shihja
si në pasqyrë.Ora e pritur erdhi.Ajo nisi të zhvishej.Bëri
gati kazanin me ujë të nxehtë.U fut në banjo
dhe nisi të lahej e veshur me një këmishë
fanellate gri të veshur në trup, të cilën
nuk e hoqi fare gjatë larjes.Unë u habita.Si ka mundësi?
–pyesja me vete.Ajo kujt I fshihet? Në shtëpi
s’ka kërkënd.Të më ketë parë
mua?!Më në fund ajo u la dhe ashtu mes avullit dallova
se ishte lakuriq para derës së banjos.E shihja vetëm
nga pas.Ndërroi të gjitha rrobat e për çudi
vetëm sentianat nuk I ndërroi.U vesh mirë dhe nxitoi
të shihte orën.Filloi rregullimin e gjërave me
të shpejtë, si të ishte me vonesë.Krejt nxitimthi
ndezi qirrinjtë.U ul në gjunjë dhe nga poshtë
dyshemesë lëvizi dy dërrasa të mbuluara me
një velence leckash të endura në tezgjah.Që
andej nxorri një qese plastmasi ku kishte vënë
fotografinë.E ledhatoi dhe u mbyt në të kollitura.U
kollit gjatë e gjatë, gati me lot në sy.Pasi u
qetësua disi nga kolla filloi të bëntë e të
psherëtinte ashtu siç e kisha parë edhe herë
të tjera në një gjuhë të panjohur për
mua.Fliste shumë avash e gati sa nuk dëgjoja plotësisht
fjalët.U mërzita.Asgjë s’po kuptoja.S’dija
ç’të bëja më.Shkurt dështova.E
me të vërtetë dështovaMirinka mbaroi punën
e vet.Shpejt e shpejt I vuri gjërat në të vetin,
e brenda pak sekuencave u duk sikur s’kish lëvizur
gjë me dorë.Unë zbrita me kujdes dhe ngadalë
trokita në derë.I zgjata çantën që
më dha mamaja dhe ajo sërish me shakatë e saj.Por
unë nuk qesha më si më parë.
-Ç’ke? Të ka humbur rrushi,- më tha ajo.Dhe
duke qeshur shtoi, apo t’a ka ngrënë macja ime…Mirë
unë që jam e vjetër dhe jam e sëmurë
poti…?
-Ah, jo s’kam gjë por do iki shpejt, se më presin
shokët,- I thashë.
-A, a a, shokët apo shoqet…,cucat thuaj më mirë,
dhe qeshi me të sajën e njohur për mua.
Në darkë bisedën e nënës me babain
e kapa pak nga fundi.Edhe ata ndiheshin të shqetësuar
nga e fshehta dhe vetmia e tepruar e Mirinkës.Kurrë
s’e kisha parë babanë kaq kureshtar.Asgjë
s’I kish interesuar atij prej një kohe të gjatë,
veç ajo që I përkiste pragut të shtëpisë.Ashtu
siç na thoshte vetë ai neve.Madje njëherë
më pati shpjeguar pse.Për një pagure uji me shkabën
në mes humba babain dhe nënën.E ç’më
duhet më.Më 1913 shtëpinë na e dogjën
serbët tre herë dhe gjyshin e therrën në mes
të fshatit me biçakë…Para ca vitesh or
bir më keq akoma nga tanët.Për një fjalë
që thashë në rradhë për djath e humba
tre vjet jetë në birruca.Tani s’më duhet
më asgjë.
Por për çudi historia dhe misteri I fotografisë
së Mirinkës ia ngjalli sërish kuriozitetin.
Për herë të parë dëgjova atë natë,
se Mirinka me Markun ishin të ardhur në Mëhallën
tonë.Kishin ardhur që para luftës, të vegjël
dhe vendasit u kishin dhënë strehë si jetimë.E
gati më pas askush nuk gjurmoi për ta.Fotografia e Mirinkës
solli kurreshtjen e parë për ta gati te të gjithë.
Më shumë se të tjerët kësaj rradhe planin
e kishte kurdisur Këshilli I Lagjes.Çdo gjë shkontë
për mrekulli.Një komision I sajuar do të kontrollonte
shtëpitë e vjetra me pretekstin e pabanueshmërisë
dhe kështu…
I erdhi rradha banesës së tyre.Ishte mëngjes herët.Komisioni
trokiti në derën e Mirinkës dhe Markut.Dera u hap
menjëherë, por Marku ishte mbytur në vaj…Ajo
ka vdekur…
Në krevat ndanë kufomës së saj lëvizjet
e maces shtoni ato kuisje të frikshme që kisha dëgjuar
shpesh.E kthyen në kurriz dhe në gjoks kishte një
letër:”Më falni të gjithë! Unë
jam Miriani dhe jo Mirinka.Jetova jetën si një Mirinkë
për fajin e prindërve të mi.Ata ishin serbë
dhe ata e bënë vrasjen e…”.E ndërsa
letra jepte shpjegim për një vrasje të vjetër,
njërëzit e pranishëm kthyen kokat të gjenin
Markun.Ai nuk ishte më aty.