Vargje të epikës gojore shqiptare
Material që është lexuar në Ditën e
Studimeve Gege,Universiteti i Londrës,24 maj 2003
Cikli më i njohur i epikës gojore shqiptare, "Këngë
Kreshnikësh," është produkt i një kulture
pak të njohur dhe të një gjuhe të vështirë
dhe të studiuar rrallë. Si e tillë, epika shqiptare
ka pasur tendencë të mbetet nën hijen e epikës
serbo-kroate, apo më saktë, epikës boshnjake, me
të cilën ajo ka afërsi të pamohueshme.
Shumë është shkruar për antikitetin dhe origjinat
e epikës shqiptare dhe raporteve të saj me epikën
boshnjake. Nga narracioni dhe për arsye të tjera, sot
ekziston një konsensus i përgjithshëm se "Këngët
Kreshnike" janë kristalizuar në shekujt 17 e 18
në një rajon kufitar të Ballkanit që ndante
Krishtërimin nga bota islamike, ndonëse në këto
këngë jane të pranishme shtresa shumë më
të vjetra. Ne kemi të bëjmë, si të tilta,
në rend të parë me një reflektim letrar të
Turkenkriege, luftërave midis Perandorisë Otomane dhe
Habsburgëve. Heronjtë tanë janë rebeiët
myslimanë që jetojnë në krahinë e të
cilët kënaqen me kalimin e maleve për të sul-muar
në krajli, mbretërinë e kristianëve, dhe në
mundjen e mbretit dhe luftëtarëve të tij sllavë.
Emrat e vendeve që përmenden në këngë,
Judbina dhe Kotori i Ri etj, janë identifikuar në rajonin
e Likës dhe të luginës Kërbava në lindje
të Zarës në Kroaci, jo larg kufirit aktual boshnjak.
Ka referenca edhe për lumin Danub dhe për rojat dhe
veshjet hungareze, që të gjitha larg nga zonat e vendbanimeve
tradicionale shqiptare. Nga kjo dhe nga terma të dalluar
sllavë ne disa prej këngëve, duket e qartë
se kemi të bëjmë me një grumbujl materialesh
gojore që. mbase pas shekujsh zhvillimi, u kristalizuan në
një rreth sllav dhe u bartën nga këngëtarë
dygjuhesh tek (disa do të thoshin përsëri) një
rreth shqiptar. Eshtë e kuptueshme prandaj se ka shumë
paralele midis vargjeve epike shqiptare dhe boshnjake. Ato kanë
origjinë të përbashkët, dhe në thelb,
reflektojnë një kulturë të përbashkët.
Megjithatë, pas bartjes, epika shqiptare u zhvillua vetëm
në rrethin shqiptar dhe mori shumë karakterlstika të
pastra shqiptare, vlera dhe forma jashtëgjuhesore të
shprehjes, dhe pikërisht kjo e bën atë sidomos
të jashtëzakonshme. Ndonëse toponimet mbetën,
konflikti në sfond në narracion u zhvendos nga lufta
midis myslimanëve dhe të krishterëve midis shqiptarëve
dhe shkijeve, dmth sllavëve.
Studuesit shqiptare, gjithmone të garsnenj të theksojnë
lashtësinë e kuturës së tyre mbi atë
sllave, vënë në dukje elementet e vjetra të
kulturës heroike shqiptare që mund të kenë
ndikuar në zhvilimin e këtyre vargjeve shumë kohë
para periudhës së kristalizimit. Ata theksojnë
se vargjet epike të këtij lloji u zhvilfuan vetëm
ndër fiset sllave që jetonin në afërsi të
ngushtë gjeografike me popullatat autoktone, parasllave të
Ballkanit, dmth me paraardhësit e shqiptarëve dhe disa
vëzhgues kanë supozuar një shtresë parasllave.
Por, fatkeqësisht, debatet rreth origjinave te vargjeve epike
të Ballkanit janë zhvilluar në një mënyrë
tipike ballkanike, "unë isha i pari!" Pas shekujsh
zhvillimi paralel dhe kontaktesh, nuk ka të ngjarë që
të siguro-jmë një pamje të qartë dhe
paekuivoke të shtresimit të epikave.
"Këngët Kreshnike" nuk janë përkthime
të vargjeve epike serbo-kroate
Përkundër bartjes nga një rreth sllav boshnjak,
"Këngët Kreshnike" në asnjë mënyrë
nuk janë thjesht përkthime të vargjeve epike serbo-kroate.
Ato i janë nënshtruar zhvillimit të vazhdueshëm
dhe të pavarur që nga periudha e kristalizimit dhe prandaj
nuk janë as boshnjake, as malazeze, herce-govase, serbe,
e as të Shqipërisë së jugut, por një
produkt i gjenialitetit krijues të malësisë së
veriut të Shqipërisë.
"Këngët Kreshnike" u regjistruan për
herë të parë në dekadat e para të shekullit
njëzet nga priftërinj dhe studiues françeskanë
që shërbenin në bjeshkët e Shqipërisë
së Veriut. Prej tyre më i shquari ishte Shtjefën
Gjeçovi (1874-1929) i cili tani konsiderohet si baba i
studimeve të folklorit shqiptar. Gjeçovi u lind në
Janjevë, në jug të Prishtinës në Kosovë
dhe u edukua nga françeskanët në Bosnjë.
Ai u kthye në Shqipëri tnë 1896, pasi u emërua
prift, dhe kaloi pjesën më të madhe të viteve
më prodhuese të tij (ca 1905-1920} ndër fiset e
malësisë në vendbanime të ndryshme ku mblodhi
dhe kompletoi material mbi letërsinë gojore, ligjin
fisnor, arkeologjinë dhe folklorin në përgjithësi.
Ndonëse ai mbahet mend në rend të parë për
kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, kodi më
i njohur i ligjit zakonor shqiptar, arritjet e tij në fushën
e letërsisë gojore janë po aq mbresëlënëse.
Nga viti 1919 e tutje, puna e Gjeçovit në mbledhjen
e vargjeve gojore u vazhdua nga një françeskan tjetër,
Bernardin Palaj (1894-1947). I lindur në rajonin e Shllakut
ne malësinë e veriut dhe i arsimuar në Austri,
Palaj u emërua prift më 1918. Sikundër Gjeçovi,
ai mblodhi këngë folklorike gjatë udhëtimeve
të veta këmbë nëpër bjeshkë, dhe
shkroi artikuj mbi tra-ditën dhe kulturen gege (të Shqipërisë
Veriore) dhe zakonet fisnore. Ai u dha sidomos pas "Këngëve
Kreshnike", të cilave u kushtoi pjesën më
të madhe të energjisë. Bashkë me Donat Kurtin
(1903-1983) ai" botoi koleksionin më të rëndësishëm
të vargjeve epike shqiptare deri sot, Kangë kreshnikësh
dhe legjenda , të cilat u botuan në Tiranë në
ciklin Visaret e Kombit më 1937 për të shënuar
25vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë.
Puna e Françeskanëve dhe e Jezuitëve në
Shkodër i caktoi drejtimin studimit të kulturës
shqiptare nga pjesa e dytë e shekullit 19 deri në Luftën
e Dytë Botërore. Ishte hulumtimi i tyre që frymëzoi
Atë Gjergj Fishtën (1871-1940)një tjetër studiues
françeskan dhe poet, që të shkruante kryeveprën
e tij me 15,613 vargje, epiken letrare Lahuta e Malcis, e cila
u botua në një botim definitiv në të njëjtin
vit me koleksionin e lartëpërmendur të Palajt dhe
Kurtit.
Kjo epokë e artë e kulturës dhe studimeve shkodrane
u ndërpre përnjëherë me ardhjen në pushtet
të komunistëve në Shqipëri më 1944. Të
gjitha institucionet kulturore dhe arsimore të Kishës
katolike u mbyllën dhe shumica e studiuesve dhe shkrimtarëve
më të mirë të Shqipërisë, mes tyre
edhe Bernardin Palaj, Ndoc Nikaj (1864-1951), Vinçenc Prenushi
(1885-1949), Anton Harapi (1888-1946) dhe Gjon Shllaku (1907-1946),
u likuiduan fizikisht ose vdiqën në burg. Periudha menjëherë
, pas lufte ishte " bërë një apokalips për
shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë. Babai
i folklorit shqiptar, Shtjefën Gjeçovi ishte vrarë
nga ekstrem-istët serbë dy dekada më parë
në afërsi të Zymit në Kosovë.
Hulumtimet në fushën e letërsisë gojore shqiptare
rifilluan në Shqipëri në vitet 1950 me themelimin
e Institutit Shqiptar të Shkencave ne Tiranë, pararendësi
i Akademisë së Shkencave. U aftesua një gjeneratë
e re e ekspertëve, u kryen ekspedita në veri, dhe u
botuan një varg monografish dhe antologjish, të cilat
dokumentonin rezultatet e aktiviteteve kërkimore. Më
1961, një Institut i posaqëm i Folklorit (Instituti
i Kulturës Popullore) u themelua në Tiranë i cili,
pëfkundër izolimit të vazhdueshëm të
vendit, ia doli të kryejë hulumtime dhe aktivitete botuese
në një nivel të kënaqshëm studimor. Këtu,
epika shqiptare ka qenë në fokus të kërkimeve
sidomos të Zihni Sakos (1912-1981), Qemaf Haxhihasanit (1916-1991),
Gjergj Zhejit (lindur 1926), Alfred Uçit (I. 1930), Jorgo
Panajotit (I. 1936), dhe Shaban Sinanit (I. 1959).
Baraz me këtë apo ndoshta më me rëndësi
për letërsinë gojore shqiptare ka qenë themelimi
më 1967 i Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Seksioni i Folklorit i këtij instituti ka botuar një
numër të madh veprash mbi epikën shqiptare. Përkundër
largimit me forcë të Institutit nga lokalet e veta,
rrahjes së egër të studiuesve dhe anëtarëve
të personelit nga paramilitarët serbë më 8
mars 1994, dhe shkatërrimit të qëllimshëm
të një pjese të madhe të materialit folkorik
shqiptar dhe incizimeve gjatë muajve të rëndë
të fundit të pushtimit serb të Kosovës, Instituti
shqitar ka mbijetuar dhe vazhdon punën e tij. Sidomos duhet
përmendur botimet e Anton Çettës (1920-1995),
Demush Shalës (1929-1988), Rrustem Berishës (1.1938),
Anton Berishës (I. 1946), Zymer Nezirit (I. 1946) dhe Enver
Mehmetit (I. 1948).
Përkundër materialit të pasur që tashmë
është botuar në gjuhen shqipe në Prishtinë,
Tiranë dhe gjetiu, barriera gjuhësore ka penguar epikën
shqiptare të bëhet e njohur për publikun ndërkornbëtar.
Disa monografi të mira mbi këtë temë megjithatë
janë botuar në anglisht. Ndër to janë: Albanian
and South Slavic Ora! Epic Poetry (Philadeiphia 1954, New York
1969) nga Stavro Skendi (1905-1989), Aibanian Folk Verse, Structure
and Genre (Munich 1978) nga Arshi Pipa (1920-1997), dhe më
së fundi The Bilingual Singer, a Study of Albanian and Serbo-Croatian
Oral Epic Traditions (New York 1990) nga John Kolsti i Universitetit
të Texasit në Austin. Edhe më tej është
i përdorshëm libri gjermanisht Die Volksepikder Albaner
(Halle 1958) nga Maximilian Lambertz (1882-1963). Shpresoj qe
së shpejti t'i shtoj kësaj tradite një përkthim
anglisht të vargjeve epike shqiptare me tituilin Songs of
the Frontier Varriors: Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian
Edition (Wauconda 2003).
Siç e theksova në fillim, epika e sllavëve të
jugut ka gëzuar më shumë vëmendje të
opinionit ndërkombëtar sesa ajo sqhipe. Përveq
faktit shumë të dukshëm se shumë pak të
huaj kuptojnë shqip apo lodhen ta mësojnë atë,
Shqipëria si vend dhe në përgjithësi kultura
shqiptare tradicionalisht kanë qenë shumë më
të largëta dhe më të izoluara nga bota përendimore
sesa Jugoslavia dhe kulturat e sllavëve të jugut. Ishte
studiuesi i Homerit, Milman Parry dhe asistenti i tij Albert Lord
nga Universiteti i Harvardit të cilët pushtuan imagjinatën
e një gjenerate të terë studiuesish me zbulimin
e tyre të bardëve analfabetë në Bosnjë
dhe një Sanxhak, të cilët, në mënyrën
e mirëfilltë homerike, ishin në gjendje të
recitonin vargje epike me orë të tëra pa u ndalur.
Përgjithësisht mendohet se Parry dhe Lord shërbyen
si model për protagonistë në romanin Dosja H të
shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Mifman Parry, i cili fillimisht
në rend të parë ishte i interesuar në Homerin,
u mahnit nga format, shprehjet formulare që mundesonin këgëtarëve
të recitonin me orë të tëra pa shikuar tekstin
e epikave të tyre. Parry për nje qëndrim më
të gjate nga tetori 1934 deri në shtator1935, këte
në ndihmësin e vet Albert Lordin. Gjate udhëtimit
në Bosnjë, Hercegovinë, Maire dhe Sanxhak, ata
regjistruan 12,500 tekste, shumë prej të cilave janë
ruajtur si incizime me zë në disqe alumini. Ky material
përbënte bazën për botimin e tyre dy vëllimësh
Serbocroatian Heroic Songs (Cambridge MAdhe Beograd 1954, 1953).
Eshtë shumë interesant se katër nga pesë
këngëtarët kengët e të cileve paraqiten
në këtë vëllim ishin shqiptarë: Salih
Ugljanin, Djema Zogic, Sulejman Makic dhe Alija Fjuljanin. Këta
këngëtarë nga Novi Pazari në Sanxhak ishin
të gatshëm dhe në gejndje te riprodhonin këngët
e njëjta epike në gjuhën boshnjake (serbo-kroate)
dhe në shqip.
Më 1937, pas vdekjes së parakohshme të Parry-t,
Albert Lord u kthye në Ballkan vetë, filloi të
mësonte shqip dhe udhëtoi nëpër malësinë
shqiptare, ku mblodhi një numër të konsiderueshëm
të vargjeve heroike shqiptare, që tani ruhen në
Koleksionin Milman Parry në Universitetin e Harvardit.
Për këtë ndërmarrje, ai shkroi: "Derisa
ishte në Novi Pazar, Parry kishte regjistruar disa këngë
shqiptare nga një këngëtar që këndonte
në të dyja gjuhët. Instrumenti muzikor që
përdorej për të shoqruar këto këngë
ështe lahuta por vargu është më i shkurtër
se sa dhjetërrokshi serb dhe një lloj primitiv i rimës
është i rregulltë. Vërehej se një studim
i këmbimit të formulave dhe pjeseve tradicionale midis
dy poezive do t'ishte i dobishçm sepse do të tregonte
se çfarë ndodh kur një poezi gojore kalon nga
një grup gjuhësor në një tjetër që
është pranë tij. Megjithatë, nuk kishte mjaft
kohë më 1935 për të mbledhur shumë material
apo për të mësuar gjuhën shqipe. Derisa isha
në Dubrovnik në verën e vitit 1937, unë pata
një rast të mësoja shqip dhe në shtator e
tetor të atij viti udhëtova nëpër malet e
Shqipërisë Veriore nga Shkodra në Kukës përmes
Bogës, Thethit, Abatit dhe Tropojës, duke u kthyer nëpër
një rrugë më në jug. Mblodha rreth njëqind
kengë narrative, shumë prej tyre të shkurtëra,
por pak prej tyre midis peseqind dhe një mijë vargjesh
gjatësi. Kuptuam se janë disa këngë të
përbashkëta çdhe për traditën ser-bokroate
edhe atë shqipe dhe se një numër i heronjve myslimanë
të poezise jugostlave, siç janë Muja dhe Halil,
Hërnica dhe Gjergjelez Alia, hasen edhe në shqip. Shumë
punë mbetet për t'u bërë në këtë
fushë para se të mund të themi saktësisht
se cili është raporti mes këtyre dy traditave."
Sa i përket Koleksionit Milman Perry, është e
qartë se shumica e studjuesve që vizitojnë Harvardin
për ta parë atë janë të interesuar vetëm
në materialin serbo-kroat. Dhe megjithatë, Koleksioni
i Lordit me materialet shqip të pabotuara është
tejet unik. Ai përbëhet nga 12 fletore të cilat
i përpiloi Albert Lordi më 1937. Këta libërtha
të shkruar me dorë përmbajnë 53 këngë
heroike, 4 balada, 18 këngë historike dhe dy këngë
lirike -gjithsejt 22,645 vargje (lines of verse). Nga krejt kjo
20,445 vargje, apo 90 përqind, mund të konsiderohen
vargje epike apo heroike e llojit të ''Kangëve Kreshnike".
Të regjistruara në këtë koleksion janë
kënget nga Malësia e Madhe, sidomos nga Kelmendi, Plava
dhe Gucia, si dhe nga Shala, Merturi, Malësia e Vogël,
dhe Rugova. Kënga më e gjatë në koleksion
është 2100 rrjeshta. Përveç fletoreve, Koleksioni
Milman Perry ka dhe disa regjistrime audio në shqip. Pasi
i kishte mbuluar pluhuri për 65 vjet, materiali shqiptar
tani do të digjitalizohet plotësisht, do të botohet
dhe do t'i ofrohet ne dispozicion publikut. Një projekt ndërkombëtarë
ka filluar kohët e fundit për këtë qëllim,
dhe nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit,
ai do të kompletohet deri në shtator 2004.
Epika serbo-kroate, si traditë e gjallë, duket se ka
vdekur që nga ditët e Perryt dhe të Lordit. Më
nuk mund të gjenden këngëtarë analfabetë
në kafenetë e Novi Pazarit dhe të Bjello Poljes
dhe asnjë nuk është në gjendje të bartë
traditën e epikës gojore të sllavëve të
jugut. Por epika shqiptare, për befasinë e shumë
njerezve, është ende shëndoshë e mirë.
Madje edhe në këto ditët e hershme të shekullit
21, mund të gjendet një numër i madh i lahutarë[ve
në Kosovë, sidomos në Malësinë E Rugovës
në perëndim të Pejës, dhe në Shqipërinë
veriore, ashtu si dhe disa të rrallë në Mal të
Zi, të cilët janë në gjendje të këndojnë
dhe recitojnë bëmat heroike të Mujos dhe Halilit
dhe tridhjetë agallarëve të tyre. Këta janë
këngëtarë që kanë trashëguar repertorin
e tyre si pjese të traditës së pashkëputur
gojore të bartuar nga gjenerata në gjeneratë. Me
siguri mund të mendohet se këta burra të moshuar
përbëjnë kengëtarët më të fundit
tradicional autokton të vargut epik në Evropë!
Fatkeqësisht, lufta e 1997-1999 në Kosovë la vrragë
të thella, sidomos në atdheun aktual të vargut
epik, malësi të Rugovës. Shumë fshatra shqiptare
u shkatërruan nga fqinjtë e tyre sllav të cilët
kishin ardhur nga bjeshkët e Malit të Zi fqinj për
te bastisur e plaçkitur. Shumë vendbanime të
tjera janë djegur sistematikisht deri në themel nga
trupat dhe paramilitarët serbë. E gjithë popullata
u dëtyrua të largohej, shumë fshatarë ikën
këmbë nëpër borën e thellë të
dimrit. Një numër i jashtëzakonshëm i shqiptarëve
u plaçkitën, dhunuan dhe vranë ndërsa po
iknin nga fshatrat e djegura, dhe është lehtë të
paramendohet se numri i viktimave ishte më i larti ndër
pleqtë, është ende shumë heret të vlerësohet
efekti i këtij shkatërrimi të panevojshem mbi kulturën
tradicionale fisnore të malësisë së Rugovës.
Shqiptarët e Kosovës megjithatë janë shume
të lidhur për vendin e vet dhe traditat e tyre kombëtare,
shumë më shumë se sa që janë popullata
e Republikës së Shqipërisë. Në Shqipëri,
kultura autoktone e bjeshkëve veriore mori grushtin e fundit,
thënë në këtë mënyrë, me kryengritjet
e 1997 që rezultuan me një valë përfundimtare
të emigrimit masiv të popullatës së malësisë
në paralagjet e Tiranës, Durrësit dhe qyteteve
të tjera bregdetare. Për të ruajtur trashëgiminë
e këtyre këngëtarëve të fundit autoktonë
të vargut epik në Europë, Instituti albanologjik
i Prishtinës ndërmori në vitin 1979-1988 një
projekt ambicioz botues me titullin Epika Legjendare e Rugovës,
bazuar në mbi 100,000 rrjeshta material të mbledhur,
secili vëllim në këtë seri i kushtohet një
kengëtari dhe veprës së tij, dhe në këtë
mënyrë ka për qëllim të ofrojë një
përmbledhje të plotë të gjendjes së vargjeve
epike dhe heroike shqiptare para zhdukjes së pashmangshme.
Për shkak të përkeqësimit të situatës
politike në Kosovë dhe Jugosllavi në vitet tetëdhjetë
dhe nëntëdhjetë, që çoi deri te lufta
e 1997-1999, vetëm një vëllim është botuar
deri më tani. Ai i eshtë kushtuar lahutarit Haxhi Meta-Nilaj
(1912-1994), Shtupeq i Vogël. Ndër lahutarët e
tjerë kryesorë të rajonit janë Ramë Çaushi-Elesaliaj
(1908-2000), Shtupeq i Madh, Misin Nimani-Sejdaj (I. 1912) nga
Kuqishta, Rrustem Tahiri-Metujkaj (1919-2000), Rieka e Allagës,
Isuf Veseli-Dreshaj (1926-2000) , Bogët, Rrustem Bajrami-lmeraliaj
(I, 1932), Shtupeq i Madh, dhe Isë Elezi-Lekëgjekaj
(I. 1947), Koshutan. Mustafë Isufi-Broçaj (1939-1998),
Shtupeq i Vogël, student i lahutarit të shquar Shaban
Groshi-Husaj (1923-1997) nga Shkreli, u vra bashke me motrën
e vet nga serbët. Ndonëse një pjesë e materialit
të regjistruar në terren në Institutin Albanologjik
mund të jetë shkatëruar nga forcat serbe që
pushtuan ndërtesën në pranverë të vitit
1999, duhet shpresuar se një pjesë e konsiderushme e
projektit edhe më tej mund të kompletohet. Aktualisht,
është vetëm cështja kyçe e fondeve.
Gjërat pra po lëvizin. Duhet shpresuar se librat e tjerë
të ciklit të Epikës Legjendare të Rugovës
do të botohen në Prishtinë dhe e dyta, Koleskioni
i Lordit në Harvard së shpejti do të jetë
në dispozicion te publikut. E treta - poaq me rëndësi
- do të ishte më shume se e dëshirueshme të
pakten që një pjesë e materailit shqip të
përkthehet në anglisht. Nëse të gjitha këto
kryhen brenda disa viteve të ardhshme, Këngët Kreshnike
shqiptare përfundimisht do të mund të zënë
vendin e tyre pranë materialit më shumë të
njohur serbo-kroat, jo vetëm si përfaqësues te
barabartë të traditës mahnitëse të letërsisë
epike të Balikanit, por edhe si zëri i fundit dhe kapitulli
permbyllës në historinë e gjatë dhe dramatike
të vargut epik gojor evropian.