BALADË

Mora rrugën të gjatë e të gjat’ sa një jetë
Pa ndalur kemi ecur me dit’ e me netë.
Nën pluhur, nën plumba, nën diell i zhuritur,
Nën këmb’ , në karroca, në kuaj kam hipur.
Më ndalën hajdutë, bandit’ , por s’me nganë.
Dhe bukë dhe ujë dhe zemër më dhanë.
Këpucët m’u shqyen, m’u bën’ rrobat zhele,
Por rruga s’më lodhi, vec pesh’ e një letre.
E rëndë sa bota ngarkesa e dhimbjes,
Un’ zvarr’ e tërhiqja drejt fshatit të lindjes.
Me duhej t’i thosha një nëne atje:
Ti djalin mos prit, se djal’ më nuk ke!

Të dy moshatarët sëbashku qem’ rritur
Dhe kurrë s’u ndamë sic ishim të mitur.
Erdh’ vala e luftës, na mori dhe ne,
Të dy në llogore, të dy në trashe.
Dhe bukën dhe ujin dhe dhimbjen ndam’ tok…
Të dy në gjithcka, vec plumbin s’ndam’ dot...

...Iu ula ngadal, ia ngrita pak kokën,
Mbi gjoksin përgjakur më kot vura dorën.
"Jo, hic mos më luaj!" mes dhembjes më tha.
"Po vdes, por te koka të kam ty, vëlla.
E di ti, në fshat e kam un’ një nënë.
Je biri i saj, amanet t’a kam lënë!
Dhe motrën e vetme kam lënë aty,
Tani që po vdes, vëlla të ka ty!".
Kur hija e vdekjes mbi ballin i ra,
"Dëgjoma dhe fjalën e fundit!" më tha.
"Atje larg, në fshat, e kam dhe një vashë.
Kaluan tri vjet, kur së fundi e pashë.
Askush, përvec teje, s’e di lidhjen tonë,
Ndaj lutjen e fundit, ti mua dëgjomë!
Doshkosh t’a takosh, shum’ e desha i thuaj,
Por dy syt’ e bukur mos qajnë për mua.
Të gjejë një tjetër, më të mirë se unë,
T’a dojë sa më deshi, dy herë më shumë!".
I tha këto fjalë dhe fryma iu sos,
Se zemra e madhe i fjeti në gjoks.

Mes lotësh ia mbylla syt’ e lagur,
Me duart e mija, vet’ varrin kam hapur.
Kur hodha të fundmen lopatë me dhe’,
Dhe gjysmën e shpirtit varrosa atje.
Diku pran’ e gjeta një drrasë të vjetër.
Në të emrin shkrova, nuk kisha ku tjetër.
U nisa me forcën që dhimbja të jep,
Një letër me dhanë, e futa në xhep.
Në të fare shkurt, dy fjal’ ishin shkruar:
"Biri juaj ka rënë, si burr, ka luftuar!".

...Kur ra nat’ e fundit, ndjeva rruga kish sosur,
Se cdo gjë që shihja më ishte e njohur.
Ja fshati im, ja rruga, ja kisha,
Ja, tej xhamia dhe pylli me pisha!
Ja…dhe gjithcka m’u zhyt krejt në mjegull.
Si vall’ do t’i flas një nëne shpirtdjegur!?
Mbi natën capitja i krrusur si plak,
Ca saze dëgjova që tutje në fshat.
U ndala një cast, se fryma m’u zu.
O zot, paska darsëm, martohen diku!
E këmbët më conin, pa ditur as vetë,
Atje ku më priste një nëne e shkretë...

S’dëgjoja asgjë, as shihja, as ndjeja.
Kërkoja në terr një portë të gjeja…
Dhe ja, para saj, zemërdridhur qëndrova,
Sa munda bërtita, por zë nuk dëgjova.
"Më mir’ të trokas, por dora s’m’u bind,
M’u mpi si kërcu i gjith’ trupi im.
Diku tutje, fundrrugës, një derë u hap.
Një zë që e njoha më foli që larg:
Aty s’ke njeri! Mos prit, o i huaj!
Dhe vajza dhe plaka në dasmë kan’ shkuar.
E gjen shum’ kollaj, se ndihet avazi.
Ësht’ mbledhur gjith’ fshati, marton djalin Nasi!

Kur vijn’ të këqiat, thonë "derën u hap!".
Përpjet’ mora rrugën, i rënd’ ish cdo hap.
Tek porta e madhe sa hyra me panë.
Më njohen të gjithë dhe vallen e lanë.
Më ftuan të hyeja. U binda pa fjalë.
Vec ndjeva t’më lagnin ca lotë të valë.
Atje nëna ime, atje nën’ e tij,
Të dy motrat tona dhe ati im.
Në qafë m’u hodhën, më puthën me mall
Në faqe, në mjekërr, në flokë në ball’…
Dy nëna, dy motra dhe ati im,
Përreth kishte dasëm, gjithkush kish gëzim.
Unë letrën në gjep e rrasa më thellë
Më pyetën, fola vec "Kam ardhur me lejë".
Malli shum’ më kish marë, thash’ syt’ duke fshirë.
Me vete mendova "Esht’ nesër më mirë!".
T’a gëzojnë si të tjerët të dyja kët’ natë,
Kan’ koh’ të vajtojnë një jetë të gjatë!

Dasma ish goxha dasëm, nuk ke c’thua tjetër,
Plot mezet, rakia dhe vera e vjetër.
Përreth ishin miqt dhe krushqit me radhë
N’ball’ dhëndri dhe nusja me velon e bardhë.
Unë bëra urimet sic ishte zakoni,
Pastaj zura vendin, u ula tek froni.
Në castin kur shihja të njihja gjith’ njerzit,
Shikimi më hasi fytyrën posht’ velit.
Kjo ishte për mua një vdekje e dytë.
Jo, thash’ s’ësht’ e mundur, s’më shohin mir’ sytë!
Nga buzët vetiu në cast doli lutja:
O nënë, pa thuam’, tregom, kush ësht’ nusja?!
Ajo që martohet, mor bir, ësht’ Maria.
Po ti c’ke kështu, të zuri rakia?!
Jo, nënë, s’kam gjë, i fola ngadalë,
Vec zemra prej gjoksi kërkon të më dalë.
Për mur u mbështeta, të rënd’ ndjeva kokën,
Me dorën që dridhej, me fund ktheva gotën.
Në vesh me ushtonin të dhimbsurat fjalë:
I thuaj, të lutëm, për mua mos qaj!
Por kur dheu në varr atë e mbulonte,
Me tjetrin Maria, shkujdesshëm lodronte.
Kur shkruaja emrin mbi drrasën e vjetër,
Të bukr’ën Marie e puthte një tjetër.

C,të thosha, c’të bëja, si mundet të rrija?
Të shkoja? Po ku, ku shpirtin ta fshija?
Ku të gjeja një vend të strukja un’ kokën?…
Shpëtimin atë cast, ciganët m’a solën.
Një dhëmb i florinjtë, ca buz’ veshmëvesh:
N’a thuaj, mor’ bir, c’muzik’ të pëlqesh!
I bini, u thash, në kini ju besë,
Asaj këngës "Mbecë tek Ur’ e qabesë"!
E di që për dasëm s’ka hije kjo këngë,
Por un’ vij prej lufte, kam shpirtin të rëndë.
Vec më parë do ngre për dhëndërin dolli:
E mbushtë plot djem të gjith’ kët’ shtëpi!
Do pi dhe për nusen, Marien me fat,
Më të mirën, puntoren, më besniken në fshat!
Dollin e tretë për ciftin do ngre
Në vend të vëllait që larg po më fle.
Më tha t’ju uroj: "Gjithmon’ qofshi bashkë!".
Ndonse kur dha shpirt, s’e dij’ se kish dasmë...

S’mbaj mend qysh at’her sa vite kan’ shkuar,
Qyshse isha në dasmë, atë dit’ të mallkuar.
Ka mbetur pas lufta, kujtimet jan’ tretur,
Në fshat janë kthyer të gjall’ e të vdekur.
Një vëlla që e kisha s’ësht’ më në kët’ botë,
Tani kam një motër, e ka emrin Gotë.
Dal fshatit rrugicash, sic bëj për cdo ditë,
Shtëpisë së shkretë s’i hedh dot as sytë.
Fëmijët i shoh tek lozin kories,
Mes tyre dalloj tre djemt’ e Maries.
Un’ pas e lë fshatin, në krye dal fare,
Në xhep tre qirinj, më presin tri varre...

shkruan:


Gëzim Mekuli

Copyright www.agimi.com