ALBANOLOGU HUNGAREZ FRANC BARON NOPÇA

Të dhëna të reja për albanologun hungarez Franc Baron Nopça dhe kontributi i tij në fushën e albanologjisë

Më datën 26 prill 1933 gazeta
Neue Freie Presse
e Vjenës botoi artikullin e mëposhtëm:
Drama e përgjakshme në rrugën Singer. Studiuesi si vrasës dhe vetëvrasës.

Siç u njoftua, Privatdocent (Baron) Dr. Franc Nopça, pesëdhjetepesë-vjeçar, vrau dje paradite sekretarin e tij afatgjatë, shqiptarin dyzetepesë-vjeçar Bajazid Elmas Doda, në banesën e tij në katin e tretë të shtëpisë së parë në rrugën Singer, numër 12, dhe pastaj vrau vetën para tavolinës së dhomës së punës me një të shtënë në gojë. Nga hulumtimi mjekësor zyrtar doli që sekretari kishte pësuar dy të shtëna gati në të njëjtin vend në tëmblën e majtë, të cilët e shpunë kafkën krejtësisht, kështu që fisheku, pas daljes nga koka, ngeli në jastëkun e karrigës.

Duket se Nopça e kishte përgatitur veprimin paraprakisht. U gjetën shumë letra lajmtumirëse të mbyllura për farefisin dhe për miqtë e tij si dhe një testament të mbyllur për një avokat vjenez dhe shënime të tjera. Mendohet që një arsye e veprimit të ketë qenë gjendja e vështirë financiare e tij, me qenë se shërbëtorja tha që ajo nuk e kishtë marrë rrogën që prej katër muajsh. Dihet gjithashtu që Franc Nopça, i cili donte më shumë se çdo gjë tjetër librat dhe koleksionet e tij, kishte menduar për të shitur bibliotekën e tij të madhe me shumë vepra unikale.

Kështu mbaroi jeta e vrullshme e Baronit Franc Nopça nga Felshësilvashi (Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvás, 1877-1933),një ndër studiuesve më të spikatur të kohës. Ai ka lindur në një familje aristokratike ungareze më 3maj 1877 në çifligun familjar të Saçal-it, afër Haceg-it të Transilvanisë. Me rekomandimin e ungjit dhe kumbarit të tij, Franc von Nopça, kryemjeshtër i oborrit të Mbretëreshës Elisabeta të Austrisë, Nopça ka mbaruar maturën në liceun vjenez Maria-Theresianum. Ngjarja vendimtare nga rinia e tij ndodhi në vitin 1895 gjatë një ekskursioni në Sentpeterfalva (Szentpéterfalva). Aty ai dhe motra e tij zbuluan mbeturinat e kockave fosile të një dinosauri, të cilat ai ia dërgoi Profesorit Eduard Sys (Edward Suess), një gjeologu and paleontologu vjenez. Nga viti i maturës, 1897, deri në vitin 1903, Nopça studioi pranë Sys-it në Universitetin e Vjenës, i cili në atë kohë u shqua për studimet paleontologjike.

Nopça shumë shpejt u bë vetë një studiues me nam në fushën e paleontologjisë. Më datën 21qershor 1899, që në moshën njëzetedy, ai mbajti ligjeratën e parë në Akademinë e Shkencave në Vjenë me titullin Dinosaurierreste in Siebenbürgen (Mbeturina të dinosaurve në Transylvani), e cila kishte një jehonë të madhe. Nopça shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, para se gjithash me studimet e tij të njohura edhe jashtë Austrisë për zvarraniq fosilikë.

Das katholische Nordalbanien(Shqipëria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Š (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë 1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, me gjithë se materiali nuk eshtë i sistematizuar mirë.

Më vonë, kur nuk udhëtoi më në Ballkan dhe kur kishte qetësi më shumë, u botuan vepra më monumentale shkencore. Më të njohura ndër to janë: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens(Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe para se gjithash, monografia themelore prej 620-faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932),e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij.

Lista e botimeve të Nopçës përmban më shumë se 186 tituj, kryesisht nga fushat e
paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë. 54 botime janë për Shqipërinë.

Me vdekjen e parakohshme e Nopçës, shumë vepra të rëndësishme të tij ngelën të pabotuara. Trashëgimia shkencore nga fusha e paleontologjisë u dhurua Muzeut Britanik në Londër, kurse pjesa albanologjike u dha kolegut e tij, albanologut të njohur Profesor Norbert Jokl (1877-1942) në Vjenë.
Në një letër me datën 24prill 1933, d.m.th. në ditën e vdekjes, Nopça ia dha Joklit një listë dorëshkrimesh me kërkesë që ky i fundit të marrë kontakt me Paul Graf Teleki në Budapesht për të gjetur fonde për botimin e veprave të mbetura. Por fonde nuk u gjetën dhe pikërisht përkëtë arsye, këto veprat e rëndësishme ngelën të pabotuara. Që prej vrasjes së Joklit në maj 1942, trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë nëVjenë.

Nga trashëgimia e Nopçës duhet të përmenden në veçanti pesë dorëshkrime:
1.
Albanien: die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht
(Shqipëria, fiset e malësisëë Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), Ser. nov. 9392, një vepër prej 510 faqesh, një pjesë e madhe e së cilës u botua koha e fundit nga Fatos Baxhaku dhe Karl Kaser në librin:
Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens, Berichte und
Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter, 1861-1917
(Shoqëria fisnore e
Shqipërisë së Veriut, raporte dhe puna shkencore e konsujve dhe të shkencëtarëve
austriakë, 1861_1917, Vjenë-Këln-Vajmar 1996);
2.
Religiöse Anschauungen, Sitten und Gebräuche (Besimi, doke dhe zakone), Ser. nov. 9393, një vepër prej 242 faqesh për etnologjine shqiptare, nga e cila i mungojnë 58 faqet e para;
3.
Gedichte des Colez Marku, 1895-1932
(Poezia e Kolez Markut, 1895_1932), Ser. nov. 11912, një përmbledhje poetike gjermanisht në 110 faqe me 160 poezi jo shumë të mira;
4.
Dialektstudie, Fragment
(Fragmenti i një studimi dialektologjik), Ser. nov. 11918,
shënime për dialektin geg veriperëndimor në veri të Shkodrës në 36 faqe të formateve të ndryshme; dhe kryesorja:
5.
Kujtimet e Franc Nopçës me titullin Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Ser nov. 9368, tëcilat sapo u botuan në Prishtinë.
Monografia pesëvellimshe Udhëtime në Ballkan, e cila shpeshherë gabimisht është quajtur ditari i Nopçës, ka 456 faqe të shkruara me makinë, duke përfshirë edhe disa të shkruara me dorë. Mendohet që Nopça kishte filluar të shkruante kujtimet e tij para mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Si burim kryesor ai përdorte defterët e tij tëcilët ai mbante gjithmonë me vete gjatë udhëtimeve në Ballkan dhe të cilët mendohej që ishin të zhdukur. Shtatë defterë me shënime, skicë, llogari dhe fatura të ndryshme, nga të cilët gjashtë për Shqipërinë dhe një për Maqedoninë, gjinden në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës (DR2/3F deri 8F). I përkasin periudhat e mëposhtme: Vëll. 1 (1905), 430f.; Vëll.2 (1906), 580f.; Vëll.3 (1907), 474f.; Vëll.4 (1908), 316f.; Vëll.5 (1909), 686f.; dhe Vëll.6 (1913), 213f. Këto vëllime në format oktav, si dhe vepra të tjera nga biblioteka personale e Nopçës, u shitën pas vdekjes së autorit nga antikuariati vjenez Kunst-Antiquariat Heinrich Hinterberger, në Hegelgasse 17, Balli Kombëtar dhe u dëtyrua të braktiste Shqipërinë me ardhjen në pushtet të komunistëve, koleksioni i tij u konfiskua dhe përfundoi në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Kujtimet e Nopçës përfshijnë një periudhë njëzetvjeçare nga 1897 deri në vitin 1917 kur Nopça kishte dyzet vjet. Në një letër për Joklin me datën 8tetor 1928, Nopça vuri re që kishte humbur defterin në vitin 1918, gjë që shpjegon ndërprerjen e kujtimeve në vitin 1917.
Dorëshkrimi i kujtimeve e përfundoi afërsisht në vitin 1929 dhe kishte ndërmend ta botonte. Shtëpia botuese Stadium e Budapeshtit u tregua e gatshme të botonte një përkthim ungarisht të kujtimeve duke ngarkuar Kalman Lambreht-in (Kálmán Lambrecht), bibliotekarin e Institutit Mbretëror të Gjeologjisë në Budapesht, me punën e përkthimit dhe me përfshirjen e ndryshimeve të shumta që donte Nopça. Në fund, as përkthimi ungarisht, as origjinali gjermanisht nuk u botuan kurrë.

Në pjesën e parë të kujtimeve, Studien und erste Reisen 1897-1905 (Studime dhe udhëtime të para 1897-1905) e gjejmë baronin i ri për herë të parë në malësinë e Shqipërisë së Veriut, në një rajon të shkelur rrallë nga të huajt. Pas mbarimit të doktoraturës në Universitetin e Vjenës në verë të vitit 1903, Nopça ishte orvatur, pas një udhëtimi në Greqi, të udhëtonte nga Shkupi dhe Prizreni për në Shkodër për të takuar konsullin austriak, Baron Bornemisa Gjula (Bornemisza Gyula). Përvoja e parë e tij me Shqipërinë filloi në një mënyrë tepër shqiptare: “dhe, kur u nisa gjatë agimit të ditës tjetër, dikush nga një pyll ma kapi me plumb në një kthesë të rrugës nga ana e djathtë. Fisheku shpuri kapelën time shumë afër kokës, por nuk u plagosa. Unë zbrita menjëherë nga kali, kërkova të mbulohem dhe doja të qëlloja edhe unë, por nuk e pashë njeri... Pjesa tjetër e udhëtimit nga Ura e Vezirit.

Me gjithë fillimin e vështirë, Nopça filloi gjatë udhëtimeve të mëvonshme të donte Shqipërinëdhe banorët e malësisë së saj. Ai jep përshkrimin e mëposhtëm nga ekpedita e parë e madhe në verë të vitit 1905: ''Nopça ndodhej në Shqipërinë e Veriut në fillim të shekullit, jo vetëm për arsye personale apo shkencore. Ai ishte gjithashtu aktiv në fushën e politikës, shpeshherë në kundërshtim të hapur me punonësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë. Gjatë krizës së Aneksionit 1908-1909, Nopça mori pjesë në përgatitjen e ashtuquajturit Albanienaktion kundër Serbisë dhe Malit të Zi. Para dhe gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912, ai ndërhyri shpeshherë në politikën e jashtme të Austrisë dhe mori pjesë si vullnetar në Luftën e Parë Botërore në Shqipëri. Në vitin 1916, Nopça ishte komandanti i një njësie ushtarake të vullnetarëve shqiptarë. Interesant në kujtime të tij është përshkrimi i gjatë i Kongresit të Triestit të vitit 1913 dhe i zgjedhjes së një princi evropian për Shqipërinë, për të cilën edhe ai u bë kandidat.
Përveç konflikti me vllehërit dhe një shkëmbim fjalësh midis kryetarit Faik bej Konica, dhe mashtruesit Nikollë Ivanaj, vetëm për të tërhequr vëmendje mbi këtë të fundit, kishte vetëm fjalë kot në kongres, kështu që në darkë të ditës së fundit, thirra Faikbej Konicën dhe i thashë atij që kongresi nuk kishte bërë asnjë punë. Gjëja minimale që mund të pritej nga një kongres politik ishte një resolutë. Faiku ishte dakord me mua dhe unë ia diktova resolutën. Pas një gjysmë ore ishim gati dhe ditën tjetër Faikuia paraqiti resolutën kongresit.''

Më vonë, Nopça u propozua kandidat për post të mbretit të Shqipërisë duke qenë se kishte njohuri të thella dhe mjaft mbështetje në Veri. Por pastaj ai tërhoqi kandidaturën, siç thotë, nga inati për coptimin e Shqipërisë. Sipas Nopçës, krijimi i shtetit shqiptar siç doli nga Konferenca e Londrës ishte lindja e një foshnjeje pa jetë. Kështu përfundoi angazhimi politik i tij për Shqipërinë.

Pas Luftës së Parë Botërore, Nopça jetoi në Budapesht dhe pastaj në Vjenë ku është marrë kryesisht me punën shkencore, ndër të tjera edhe me veprat themelore të albanologjisë. Kujtimet e Baron Nopçës të cilat sapo u botuan, besoj se do të hedhin shumë dritë jo vetëm mbi jetën e tij, por edhe mbi Shqipërine e Veriut në fillim të shekullit njëzet.

Fjala e mbjatur në rastin e pranimit si anëtar i Akademisë së Shkencave e të Artit të Kosovës, Prishtinë, 22 gusht 2001. Botuar në: Rilindja, Prishtinë, 1shtator 2001, f.20. /
Inaugural lecture as a member of the Academy of Sciences and Art of Kosova, Prishtina,
22August 2001. Published in: Rilindja, Prishtina, 1September 2001, p.20.

shkruan:
Fatmir Terziu
Robert Elsie
Copyright www.agimi.com 2002