Shkrimtari: Si e mora Nobel-in
e Ballkanit
Ngjarjet tragjike tė marsit 1997 pėrbėjnė
sfondin e kėtij romani qė ėshtė njė ditar i jetės gjithashtu
tragjike tė njė studenti kryeqytetas. Historia e njė dashurie
tė ndaluar, nė kontekstin e urrejtjeve tė vjetra e tė reja,
na kredh nė skutat e errėta tė realitetit tė sotėm shqiptar.
Njė roman-akuzė qė lexohet me njė frymė e qė ėshtė njė nga veprat
mė tė mira tė Kongolit, Ėndrra e Damokleut ėshtė romani pėrmbyllės
i ciklit Burgjet e kujtesės, me pararendės I humburi (1992),
Kufoma (1994) dhe Dragoi i fildishtė (1999), tė pėrkthyera me
sukses nė disa gjuhė tė huaja dhe tė vlerėsuara nga kritika.
Endrra e Damokleut
Ishte
e premte kur u nis pėr nė Sofje. Njė ditė vjeshtore e zverdhur,
qė mbuloi gjithė udhėtimin e tij.
Kishte
mbetur pak kohė pėr t'u pėrballur sėrish me njė ndjesi tė njohur,
qė merr trajtat e njė ankthi tė ėmbėl, sa herė afron ajo garė
letrare.
I
kishte ndodhur edhe dy vite mė parė, kur historitė e njė prej
librave tė tij, kishin prekur finalen e konkursit mė tė rėndėsishėm
tė letėrsisė ballkanike "Balkanika". Po nė kėtė finale
kishte mbėrritur edhe nė vitin 1997 me romanin e tij "Kufoma".
Veē, nė asnjėrin prej kėtyre edicioneve nuk kishte mbėrritur
nė majė.
Udhėtimi
i asaj tė premteje pėr nė Sofje e ēonte pikėrisht drejt majės.
Ai nuk e dinte, madje nuk e ka besuar deri nė ēastin kur kryetari
i jurisė, njė shkrimtar i njohur rumun, ka folur gjatė pėr romanin
e tij, qė e kishte impresionuar jurinė. I mbėshtjellė mes shkėlqimit
tė kėtij suksesi, ai ka marrė avionin e kthimit. Sėrish njė
ditė e mjegullt vjeshte. Njė kthim triumfal nė vendin e tij.
Por ai kėrkon tė jetė mė modest se kurrė. Si gjithmonė larg
zhurmės dhe lėvdatave. Pėrgjigjet thjeshtė, pa e trazuar imazhin
e shkrimtarit fjalėpak. Nė bisedėn e tij mė shumė vend zėnė
mbresat, bisedat mes shkrimtarėsh dhe shėtitjet nėpėr Sofje.
Pėr triumfin e tij thotė vetėm se fitoi.
U kurorėzua me "Nobel-in
e Ballkanit". Si ndiheni?
Titulli
Nobel pėrdoret nė gazetat bullgare. Kjo, duke u nisur nga rėndėsia
e ēmimit "Balkanika". Sigurisht, marrja e kėtij ēmimi
ishte njė kėnaqėsi shumė e madhe pėr mua. Ishte hera e tretė
qė merrja pjesė nė kėtė konkurs, nė “98 me romanin "Kufoma"
dhe nė vitin 2001 me romanin "Dragoi i fildishtė".
Tė dy herėt shkova deri nė finale, por nuk fitova. "Ėndrra
e Damokleut" kapi majėn.
Thatė se nė kėtė konkurs
ju keni marrė pjesė edhe me dy libra tė tjerė. Sė fundi fituat
me "Ėndrrėn e Damokleut". Mendoni se ky vlerėsim e
ngre kėtė roman nė stadin mė tė lartė tė librave tuaj?
Nuk mendoj tamam kėshtu. Problemi
ėshtė se konkurset kėshtu janė. Mund tė kisha fituar qė nė pjesėmarrjen
e parė, mund tė mos fitoja edhe kėtė herė. Ndonjėherė ėshtė
edhe punė shansi, siē ndodh nė tė gjithė konkurset. Megjithatė,
kėtė herė kisha njė shpresė se do tė fitoja. Thjeshtė e kisha
kėtė shpresė dhe fitova. Veē, kjo nuk do tė thotė se librat
e tjerė me tė cilėt jam paraqitur nuk kanė qenė nė nivelin e
romanit "Ėndrra e Damokleut", me tė cilin u vlerėsova
me kėtė ēmim.
Mendoni se ngjarje
tė kėtij libri qė lidhen drejtpėrdrejt me kohėn e “97-ės kanė
qenė njė nga elementėt qė e kanė gozhduar jurinė?
Nuk di nėse kjo gjė i ka impresionuar
anėtarėt e jurisė, qė votuan pro librit tim. Sepse juria kishte
shtatė anėtarė dhe nga shtatė vota tė mundshme unė mora katėr.
Kėsisoj i tejkalova gjerėsisht ky konkurrentėt e mi. Tė them
tė drejtėn unė nuk u interesova se ē“qe ajo qė vlerėsoi juria
nė librin tim. Nuk do tė ishte e sjellshme t'i pyesja, se ēfarė
ju bėri pėrshtypje te libri im. Por nė fjalėn qė mbajti kryetari
i jurisė nė ceremoninė e dorėzimit tė ēmimit, doli nė njė farė
mėnyre ajo ēka kishin vlerėsuar ata tek "Ėndrra e Damokleut".
Ai vuri nė dukje mes tė tjerash forcėn e njė proze shumė moderne,
pėrveē problematikės mjaft interesante.
Ju qėndruat tre ditė
nė Sofje. Ē“mund tė kujtosh nga kjo pėrvojė?
Nė Sofje mbėrritėm mė 27 shtator,
sė bashku me studiuesin dhe shkrimtarin Virgjil Muēi, i cili
ishte njė nga anėtarėt e jurisė. Qė ditėn e mbėrritjes juria
nisi nga puna, ndėrsa ne shkrimtarėt, dilnim e shėtisnim nėpėr
qytet. Ishim vendosur nė njė hotel malor Nė Vitosh, ku juria
rrinte gjatė gjithė kohės dhe punonte. Kjo deri tė dielėn, kur
ajo vendosi pėrfundimisht pėr ēmimet, tė cilat u njoftuan nė
ceremoninė e ndarjes mbrėmjen e sė dielės. Ishte njė pėrvojė
mjaft e vlefshme dhe mes ne shkrimtarėve.
Si e vlerėsoni ju
konkursin "Balkanika"?
Ėshtė
njė aktivitet me interes tė veēantė nė shumė pikėpamje. Ėshtė
njė rast shumė i mirė pėr tė njohur kolegėt shkrimtarė ballkanas,
pėr tė shkėmbyer mendime me ta pėr letėrsinė dhe problemet e
ndryshme tė realitetit tė vendeve tona, ku ka shumė pika tė
pėrbashkėta, sigurisht dhe ndryshime tė mėdha. Nė kėto biseda
qė bėmė me njėri-tjetrin tė gjithė ishim tė mendimit se letėrsitė
tona, sidomos letėrsia bashkėkohore, njihen pak ose pothuajse
janė tė panjohura nė vendet respektive. Njė pjesė e kėtyre autorėve,
siē ėshtė edhe rasti im, jemi botuar me sukses nė vende tė ndryshme
evropiane perėndimore, por jo nė vendet fqinje ballkanike. Krijimi
i fondacionit "Balkanika" dhe ndarja e ēmimit i shėrben
pikėrisht kėsaj njohjeje reciproke. Dhe siē dihet, kultura dhe
letėrsia janė ato qė bėhen urat lidhėse mė tė mira midis popujve
dhe vendeve.
Bota e errėt nė Shqipėrinė e “97-s
"Ėndrra e Damokleut"
ėshtė pasqyra turbulluese e njė bote tė murrėtyer, ku tiranisė
ia ka zėnė vendin shthurja e rregullave. Nė kėtė roman, tė ēuditshėm,
i ngritur mbi ēmendurinė, si mbi njė strumbullar, Kongoli ka
dashur tė nxjerrė nė skenė zhgėnjimin e madh qė pėsoi ėndrra
romantike nė agimin e demokracisė. Nė tė njėjtėn kohė qė endi
bėhej i lirė, ai u kthye gjithashtu nė njė kryqėzim tė tė gjitha
trafiqeve, vendi i njė pėrplasjeje realitetesh. Aq sa duke u
pėrplasur me njėri-tjetrin, realitetet nė fjalė i shtyjnė njerėzit
nė prehėrin e delirit. Kėshtu ndodh me Ergysin, personazhi kryesor
i romanit "Ėndrra e Demokleut", i cili ėshtė rreth
tė tridhjetave nė ēastin e trazirave qė pasuan shembjen e shoqėrive
piramidale nė vitin 1997. I mbetur jetim, pa nėnė dhe bir, i
njė njeriu qė bie nė donzhuanizėm tė vonuar, djaloshi nuk arrin
tė dallojė mė tė tanishmen nga e kaluara, makthin nga realja.
I pėrpirė nga dhimbja ndjek fillin e ngjarjeve qė e ēojnė deri
nė dhomėn e njė spitali, ku e sulmojnė fantazma e fėmijėrisė
sė tij dhe ajo e Damokleut, thėnė ndryshe, e fatit. Ky libėr
ilustron me njė mizori tė bukur pėshtjellimin e njė vendi. Figura
e fshirė e nėnės, ajo e babait, qė pėrputhet me konturet gjarpėruese
tė njė shoqėrie mbetur zbuluar, ajo e djalit qė nuk ėshtė as
nė qiell e as nė tokė, kjo trini e palavdishme na sjell para
syve peripecitė e Shqipėrisė, por dhe gjendjen e rėndė tė individėve
tė hapur nga vorbulla e ngjarjeve.
"Le Monde"
qershor 2002
Shkrimtarėt shqiptarė nė "Balkanika"
Qė
nga viti 1998 e deri mė sot, pėr ēdo vit, nė jurinė ndėrballkanike
tė konkursit "Balkanika", paraqiten shtatė konkurrentė,
nga shtatė vendet respektive tė Gadishullit Ballkanik. Juria
e specializuar punon ēdo vit intensifikisht pėr zgjedhjen e
fituesit, njė zgjedhje qė siē kanė dėshmuar edicionet e kaluara
nuk ėshtė aspak e lehtė, madje e mbushur me debate. Shqipėria
ka marrė pjesė gati nė tė gjithė edicionet e kėtij konkursi,
ku kanė marrė pjesė edhe shkrimtarėt Ismail Kadare, Besnik Mustafaj,
Vath Koreshi etj. Por nė konkurset e deri mė tanishme asnjėri
prej tyre nuk ka dalė nė finale. Njė konkurs me debate pas shpalljes
sė ēmimeve ka qenė edhe edicioni i sivjetėm i "Balkanika"-s,
ku nė krye tė garės ka dalė shkrimtari shqiptar Fatos Kongoli,
i cili "rrembeu" ēmimin e madh nė letėrsinė e Ballkanit.