| Prej
disa ditėsh, mund ta shohėsh nė oborrin e Teatrit Kombėtar
por edhe nė ndonjė lokal nė shoqėrinė e miqve tė saj. E veshur me
xhinse, me njė bluzė tė thjeshtė, e pa trukuar, pėr njė ēast nuk
tė shkon ndėrmend se syu po tė sheh atė bukuroshen shqiptare
qė sfidoi Greqinė dhe po korr suksese tė pasidiskutueshme nė botėn
e egėr tė New Yorkut. Madje edhe vetė Valbona, ashtu nė pamjen
e parė, (tepėr e thjeshtė dhe e sjellshme) nuk tė lė pėrshtypjen
se ėshtė pikėrisht ajo vajza VIP, fotot e sė cilės, pėr njė
muaj tė tėrė, janė transmetuar edhe nė internet.
Ėshtė shpallur si fotomodelja mė e mirė e muajit qershor nė Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės, e ndėrsa ka lidhur kontrata me agjenci
prestigjoze. Valbona Ēoba ka mundur kėshtu tė hedhė hapa tė suksesshėm
edhe nė botėn "e egėr" tė Nju Jorkut. E ka lėnė pas, prej
kohėsh Athinėn, pa i braktisur kurrsesi pasarelat, pasionin pėr
tė qenė gjithnjė njė fotomodele e arrirė. Hiret e mbi tė gjitha
vendosmėria e saj, e kanė ndihmuar qė t'i bėjė ballė konkurrencės
sė fortė me fotomodelet e njohura nė Amerikė. Duke dalė mbi to.
Kėshtu muaji qershor ka qenė pėr fotomodelen shqiptare njė muaj
fati. Por duket se fati bashkudhėton me tė qė nė lindjen e saj.
Kėtė e pohon dhe vetė vajza me sy bojėqielli, por ėndrra e saj sapo
ka filluar tė bėhet e prekshme. Dhe si pėr ēudi, ėshtė sėrish Tirana
ajo qė hap magjishėm dyert e saj pėr talentin e bukuroshes
shqiptare. Ėndėrron skenėn e teatrit dhe kinematografinė,
ndėrsa kėto ditė bėn prova pėr tė vėnė nė skenė dramėn e saj tė
diplomės. Ka ardhur pėr pak kohė pėr tė ikur sėrish, dhe ndoshta
nesėr do tė jetė njė nga aktoret e Hollywood-it. Pothuajse e ka
cekur edhe kėtė endėrr nė Amerikėn e largėt. Por vetėm nė celuloid
aty ku ėshtė shumė e aftė. Pse jo, nesėr Amerika mund tė ketė sėrish
njė Merilin Monro, por kėsaj radhe shqiptare.
Rruga e karrierės
Valbona Ēoba e ka fillin e nisjes nė rrugėn e spektaklit, pikėrisht
nė vitin 1991, kur u shpall "Mis fotozhenia 1991", nė
konkursin e parė tė bukurisė femėrore nė Shqipėri "Mis Albania".
Pas kėsaj, Ēoba e sheh rrugėn e suksesit jashtė Shqipėrisė. Zgjedh
Greqinė, ku pėr disa vite punon me ngulm pėr tė hyrė nė radhėt e
fotomodeleve mė tė njohura nė Athinė. Dhe nė Greqi, gjithēka nis
me njė konkurs bukurie, ku Ēoba shpallet "Miss Trupi mė i bukur
'97" nė Greqi. Pėr shumė vite ajo renditet nė radhėn e dhjetė
modeleve mė tė njohura nė Greqi, ku ka pasur mundėsinė tė bėjė njė
karrierė vėrtet tė mirė. Merr pjesė nė shumė show tė ndryshme televizive,
organizuar nga kanali mė i njohur nė Greqi ANT 1. Mė pas mendon
se kėtė rrugė duhet ta vazhdojė nė njė vend ku karriera e fotomodeles
ėshtė mė e vėshtirė, por nėse fitohet ėshtė edhe mė e sigurt.
Zgjedh Nju Jorkun, e nė pak kohė ia arrin tė dalė nė pozicionin
qė dėshiron. E ndėrkohė nuk ėshtė ndarė edhe nga drama, tė cilėn
e kishte lėnė nė mes nė Tiranė. Nė Fakultetin e Dramės nė Akademinė
e Arteve, Valbona Ēoba ėshtė diplomuar vitin e kaluar. Dhe puna
e diplomės sė saj ėshtė vlerėsuar mjaft nga pedagogėt e kėtij fakulteti,
sidomos nga pedagogu me tė cilin ka dhėnė provimin, Kiēo Londo.
Pikėrisht ėshtė ky sukses i arritur nė Akademinė e Arteve
qė solli Ēobėn nė Shqipėri. Jo pėrgjithmonė, por sa pėr tė realizuar
njė projekt qė ajo ka nė dorė sė bashku me regjisorin Kiēo Londo.
Puna me tė cilėn ka mbrojtur diplomėn nė Akademinė e Arteve, drama
"Xhordan", e shkruar nga dy dramaturge angleze, do tė
rivihet sėrish nė skenė. Regjisori Kiēo Londo ka vendosur qė kėtė
punė diplome tė ish- studentes sė tij t'ia servirė edhe njėherė
artdashėsve. Nė rolin e vetėm tė kėsaj drame, ėshtė Valbona
Ēoba, e cila ka lėnė pėr pak ditė Nju Jorkun pėr
tu rikthyer nė Tiranė, ku pėr revistėn Spektertregon
rrugėn e vėshtirė tė suksesit.
Ēobo: Pėr tė ardhur nė Shqipėri gjithmonė do tė gjej njė arsye
Jeni nė Tiranė, rastėsisht?
Jo. Jo krejt rastėsisht. Vitin e kaluar mbrojta diplomėn
me regjisorin Kiēo Londo me dramėn Xhordan, njė monodramė
kjo. Qė atėherė lindi ideja, dhe e imja dhe e Kiēos, ishte dhe kėnaqėsia
e tė dyve njėkohėsisht, qė kėtė dramė ta vinim nė skenė nė njė shfaqje
tė mirėfilltė , jo shfaqje diplome. Kėshtu qė ky projekt mė solli
nė Tiranė. Mė nė fund vendosėm ta japim tani.Shpresoj qė nė mes
tė nėntorit do tė jetė premiera. Ende nuk e kemi pėrcaktuar datėn
e saktė.
Pėr ēfarė flet konkretisht drama?
Ėshtė njė tragjedi, njė ngjarje e vėrtetė qė ka ndodhur nė Londėr,
nė vitin 1987. Eshtė shkruar nga dy vajza Anna Reynolds dhe Moira
Buffini. Nė qendėr tė veprės ėshtė njė grua e re e cila vendoset
nė njė rrethanė tepėr tė vėshtirė. Kėrkojnė ti marrin fėmijėn e
saj. Ajo nuk mund tė jetojė dot pa tė ashtu sikundėr fėmija 12-
muajsh nuk mund tė jetojė dot pa nėnėn. Atėhere ajo bėn njė kontratė
me fėmijėn. Vendos ta mbysi foshnjen me jastėk dhe pastaj
tė vrasi veten pėr tu larguar qė tė dy pėrfundimisht nga kjo botė.
Ndėrsa mbytja e fėmijės funksionon, vetėvrasja nuk funksionon. Kėtė
grua e mbyllin nė ēmendinė dhe mė pas nė burg. Se si vepron ajo
mė tej ejani ta shihni nė shfaqje.
Pėrtej kufijve tė Shqipėrisė jeni e suksesshme nė fushėn e
modelingut, ndėrsa nė Tiranė po shfaqeni si aktore. Ju ku e shihni
mė shumė veten?
Modelja ėshtė diēka fare e rastėsishme, mė gjeti nuk e gjeta dhe
vazhdoj tė bėj tė njėjtėn gjė edhe nė Amerikė. Por gjithmonė me
mendimin qė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt, pėr mua do tė ishte
njė urim ky, do tė bėj kalimin nga modele nė aktore.
Si mendoni pėr kė do tė vijnė mė shumė spektatorėt, pėr
premierėn apo pėr Valbonėn?
Jam shumė e sigurt se ajo qė do ti sjellė mė shumė spektatorėt
tek unė do tė jetė kurioziteti. Ata mė kanė parė aq sa kanė mundur
si modele, sepse dinė shumė pak nė krahasim me atė qė unė kam bėrė.
Kėshtu qė jam e bindur se ata do tė vijnė mė shumė nga kurioziteti,
e kanė parė Valbonėn si modele, po jo si aktore.
Shfaqja juaj ėshtė njė monodramė, domethėnė e tėra barra
e skenės bie mbi ju. Do tė mund ta pėrballoni kėtė premierė?
Po, jam nga fillimi i shfaqjes e deri nė fund vetėm dhe skena, dekori
nuk ėshtė aspak ndihmues. Ėshtė njė dekor bosh, unė ndodhem nė qeli,
do tė ketė vetėm njė stol ku ulem. Nuk kam dialog me dikė tjetėr,
nuk kam dekor tė mė ndihmojė, kam vetėm njė foshnje, njė stol dhe
njė gotė kos. Me kėto tre elementė duhet tė mbaj shfaqjen qė ėshtė
njė orė e gjysmė gati. Them se do tia arrij, patjetėr qė po.
Jeni gati pėr njė shfaqje tė tillė?
Edhe pas pesė shfaqjeve qė do kem dhėnė, por tė mė pyesėsh do tė
them prapė nuk jam gati. Duhet shumė, mė shumė. Unė do tė kėrkoja
akoma mė shumė.
Le tė flasim pėr karrierėn tuaj pėrtej Shqipėrisė. Pse zgjodhėt
Amerikėn pas njė suksesi tė arritur nė tokėn helene?
Pa folur pėr ikjen time, Amerikėn e kam menduar si tė vetmen zgjidhje
pėr ikjet e tė gjithė shqiptarėve. Kam idenė se emri shqiptar dėgjohet
njėlloj kudo nė Evropė. Njė fėmijė i sjellė nga unė nė tė ardhmen
do mė falenderonte qė i kisha zgjedhur me kujdes kėtė vend pėr tė
qenė qytetar i tij. Por nuk ėshtė aspak zgjedhja e kėtij vendi si
qėllim ku ēdo artist do ta zgjidhte pėr tė arritur akoma dhe akoma
mė shumė. Tė bėhesh artist ėshtė thjesht njė punė. Qė tė arrish
tė bėhesh i njohur pastaj ėshtė njė sukses. Nė Amerikė mund
tė punosh shumė mirė.
Mund tė thoni se jeni e suksesshme nė New York?
Qėllimi
mė i madh kur u nisa pėr nė Amerikė ishte realizimi i njė kontrate,
tė paktėn mbas njė viti me njė agjenci famoze. Kėtė e doja edhe
pėr tė marrė pėrsipėr dokumentet e mia, si sponsor edhe pėr prestixhin
si modele e njohur. Kėtu mund tė them se fati erdhi lumė. Vetėm
mbas dy muajsh , dokumentet e mia u dėrguan nė qeveri pėr tu mbajtur
nė Amerikė si njė njeri me tė dhėna speciale nė fushėn fashion industri
dhe ska vetėm dy javė qė kėtė kėrkesė agjencia ime e pėrsėriti
prapė. Arrita qė nė konkurset e para tė pozoj pėr revista tė njohura,
tė fitoj reklama pėr firma famoze. Si blumindels-maximiliano, shija
njyjorkeze nuk mė refuzoi, ndėrsa ka refuzuar mjaft modele tė njohura
nga Evropa. Sapo kam filluar shkollėn 2- vjeēare "William Esper"
art dhe pse marr vazhdimisht kurse tė teknikės dhe artit amerikan.
E pajisur mirė si modele ndihem e varfėr pėr tu bėrė njė aktore
amerikane. Kultura ėshtė forcė. Sė shpejti ėshtė duke ardhur faqja
ime e internetit tė cilėn e kisha nė plan pėr vitin tjetėr por shkas
pėr kėtė nxitim ishte reklama qė mu bė nė faqet e internetit nga
club viplife pėr tė cilin bėra reklamėn e muajit si modelja kopertinė.
Ndėrsa gjithmonė media vetėm mė ka pėrdorur mua, kėtė radhė them
se median e pėrdora unė. Reklamimi i fotove tė mia ishte shumė i
nevojshėm nė Amerikė ku unė nuk njihem si nė Greqi. Emailet e shumta
me oferta pune ishin njė arritje. Nga punėt e mia mė tė fundit dhe
me rėndėsi ėshtė dhe kalendari "I love America" ku pozojne
13 cover modele me rroba banjė prej flamurit amerikan. Janė nga
fotot e karrieres sime qė pėlqej mė shumė.
Ēfarė ju ofroi mė shumė Greqia?
Ėshtė shumė vėshtirė tė flasėsh nė tė njėjtėn kohė pėr tė kaluarėn
dhe tė ardhmen. Nė Greqi unė bėra tė njohur vajzėn shqiptare pėr
bukurinė dhe klasin e saj. Pra Greqia mė dha famėn. Duke njohur
luftėn qė bėhet atje kundėr shqiptarėve nuk mund tė tė shkonte ndėrmend
se mund tė shihje nėpėr kinkaleritė revista varur me kopertinėn
e vajzės "Alvaneza" (shqiptare'), apo posterat e mėdha
nėpėr mure dhe autobuze. Nė fillim as unė se kuptoja ēpo ndodhte.
Media greke mė prezantonte me vleresime nga mė sensacionalet. "Shqiptarja
qė po bėn Greqinė tė dridhet si nga njė tėrmet", "Ēoba
ka pushtuar plotėsisht aristokracine greke'',e tė tjerė tituj
si kėto. Nė njė fushė si modelingu ku konkurrenca ishte e frikshme
aq sa edhe fillimi, sukseset vazhdonin. Arrita tė lidh kontrata
pėr agjenci tė mėdha si Helena Model, ACE model ,Creative model
etj. Punoja me kontrata tė gjata dhe tė pėrsėritura pėr kompani
tė njohura nė botė si. L' oreal, Cigaret Rex, Dizel, Pantene
V,Rilken. Patatet chips, birra Haineken, cimcakizi Clorets, motorin
Malagut dhe katalogėt e njohur "Sloge",
"Luna", "Winter", "Vingo", La
pel", "Lolita', Vanesa etj. Shumė modele tė suksesshme
dhe profesionale provojnė kohėn e shkurtėr tė kėtij profesioni.
Ndėrsa unė i rezistova pėr 10 vjet. Tė arrish tė bėhesh vajza e
kopertinave dhe posterave do tė thotė qė ke lėnė mbrapa mijėra modele
tė tjera tė cilat mbyllin karrierėn e tyre pa prekur kopertinėn.
Tė gjitha kėto nuk arrihen sikur bukuria fizike mos jetė e plotėsuar
me aq seriozitet, talent, personalitet dhe kulturė sa majat e artit
kėrkojnė pėr tė tė mbajtur nė vite. Po tė kishin ndodhur tė tėra
kėto nė Amerikė them se sot do tė isha shumė e pasur. Aktualisht
nuk jam as e pasur. Nė Amerikė vajta 25 vjeē dhe them se kam shkuar
nė kohėn e gabuar por jo nė vendin e gabuar.
Ka vend pėr korigjime?
Nė se ka njė gjė qė do korigjoja po tė filloja nga e para nė Amerikė,
do tė kisha pranuar vėrtet tė shpenzoja mė shumė, por tė pasur njė
manaxher qė do tė mė krijonte me shumė mundėsi qė ti pėrkushtohesha
mė shumė filmit, krahas modelingut. Mamaja ime mė ka ndihmuar shumė,
por ajo ndihmė mjaftonte vetėm pėr fillimin, nė Greqi, kur
unė spranohesha nė punė e pashoqėruar dhe as qė tė firmosja
kontrata pėr shkak tė moshės dhe faktit se ende nuk isha bėrė
star. Ndėrsa kur aktiviteti dhe fama ime u shtua ajo nuk mund tė
zėvendėsonte punėn e aq njerėzve tė tjerė. Nuk kishte as lidhjet
as gjuhėn e duhur. Kėtė gjė ajo po kėrkon ta korigjoje nė Amerikė
duke kėrkuar me shumė pretendime njė agjent pėr tė cilin ende se
kemi vendosur.
A do tė mund tė bėnit mė shumė karrierė nė Shqipėri?
Nuk e di pėr fajin tim apo tė medias shqiptare, por karriera ime
pothuajse nuk njihet fare nė vendin tim. Ėshtė ende e pa zbuluar
gjėrėsia, potenca e modeles shqiptare jashtė vendit. E ftuar pa
pėrjashtim nė tė gjithė kanalet greke, nė koncertet mė tė mėdha,
nė programet mė tė shikuara tė tyre me vlerėsime tepėr speciale,
dhe nuk jam ftuar asnjėherė nga ndonjė kanal televiziv shqiptar,
as nė atė tė TVSH-sė, pėrveē se nė njė emision tė mėngjezit
nga regjisoria Vasilika Londo, njė vit mė parė. Njerėzit dinė aq
sa mund tė thuhet nėpėr revista, por kasetat e mia nuk janė pranuar
tė jepen as nga TVSH-ja dhe as nga tė tjerėt. Konkurrenca jashtė
vendit qė e vogėl mė ka mėsuar ti kuptoj, ti dalloj gjėrat edhe
nga e bardha nė tė bardhė. Nuk ėshtė aspak qytetėrim dhe kulturė
fanatizmi pėr tė mbajtur larg atė qė unė kam arritur. E megjithatė
rrugė ka plot dhe ditė ka plot.
Si modele keni pozuar ndonjėherė nudo?
Nė se ka njė gjė qė nuk mė ka pėlqyer, dhe them se kam bėrė
mirė, ka qėnė refuzimi i kėrkesave tė vazhdueshme tė shumė
fotografėve, revistave pėr tė pozuar nudo. Sapo isha e zgjedhura
e tyre, rrallė mund ti shpėtonin pretendimit pėr tė futur diēka
seksi nė historinė e fotove. Nuk kam asnjė kompleks pėr tė
qenurit sexi, bile them se nėse tek nje grua kjo mungon, tė lė pėrshtypjen
se asaj i mungon njė tipar. Tė pozoja nudo nuk mė pėlqente dhe kaq.
Ndėrsa ndihem e lodhur ende, por qė kurrė nuk e kam realizuar, ka
qenė kėrkesa pėr tė pozuar nudo. Nuk mė joshi kjo kėrkesė
as kur mė janė ofruar shuma tė mėdha dhe as kur nga refuzimet kam
patur ftohje me agjencinė time. Kjo sepse ajo humbte shumė
para nga ky refuzim. Pėr tė pozuar nudo vėrtet e kam problem dhe
paragjykim. Njė modele qė pozon nudo, mė krijon ndjenjėn e diēkaje
tė pistė. Ndėrsa pėr njė porno-star do ta quaja shumė profesionale.
Nė momentin qė njė modele shfaqet nė revistė nudo, ēfarė ajo modelon?
Kjo ndodhte vetėm nė Greqi. Nuk ka njė modele famoze greke qė tė
mos ketė kopertina dhe faqe tė tėra nudo. Nė Amerikė ėshtė kundėrta.
Agjencia nuk ta kėrkon njė gjė tė tillė dhe duhet tė firmosėsh qė
ti nuk bėn nudo as me klientė tė tjerė. Pra nuk kam bėrė nudo dhe
nuk do bėj asnjėherė si modele. Nuk do ta gjykoja Valbonėn nėse
skena e njė filmi do tia kėrkonte tė zhvishej, po kjo jo pėr ndonjė
rol tė parėndėsishėm.
Pas shumė endjesh nėpėr qytete tė ndryshme, ku jetoni aktualisht?
Aktualisht jetoj nė Manhatan. Erdhėm kėtu pasi lėvizėm nga
Brooklyn dhe nuk e dimė ende nėse kėtu ėshtė vendosja e fundit.
Los Anxhelos ėshtė exakt stacioni pėr tu bėrė aktor. Sa shumė lėvizje
pa qėndruar akoma asgjėkundi.
A do tė ktheheni nė Shqipėri?
Nuk mendoj se ka ndonjė arsye pėr tė lėnė Amerikėn. Atje gjėrat
shkojnė mirė. Edhe prindėrit ndihen mirė. U stabilizuan shpejt
me dokumentet dhe gjuhėn. E ardhmja gjithmonė mund tė jetė njė surprizė.
Nuk dihet.
A ju mungon vendi juaj atje?
Do tė ishte njėsoj sikur tė mė pyesnit a kini atdhe? Nėse
njė gjė kaq e madhe si atdheu nuk tė mungon do tė thotė qė nuk ka
ekzistuar kurrė. Nė tė gjitha intervistat e mia kam deklaruar sinqerisht
se pėr tė ardhur nė Shqipėri gjithmonė do tė gjej njė arsye. Ndaj
ēdo njeriu tė ri apo tė vjetėr, tė ashpėr apo sentimental nė tip,
braktisja e vendit i kthehet nė njė mall, nė njė mungesė qė kurrė
nuk zėvendėsohet.
Si e kaloni kohėn e lirė ?
Atje janė kaq tė shumta mėnyrat pėr tė kaluar kohėn e lirė dhe kaq
shkencore, tė pasura me ide e qėllime sa shpesh herė mund tė ngatėrrohesh
e tė pyesėsh vehten: je nė kohėn e lirė apo duke mėsuar diēka? Unė
i shfrytėzoj kėto por ajo qė mbetet primare tek unė ėshtė kinemaja.
Ka ditė qė e planifikoj vetem pėr kėtė. Kinemaja ngjitur me derėn
e shtėpisė sime shfrytėzohet aq mire nga unė. Hyj me njė biletė
dhe nuk dal deri sa shoh 2, 3 ose 4 filma qė jepen. Mos mė
keqinterpretoni. Nuk ėshtė aq serioze por jo dhe aq e keqe kur ka
vende qė tė lejojnė ta bėsh. Nuk shkoj aq shpesh nėpėr mbrėmje private
dhe kėrcimi. Kėtė verė kam shfrytėzuar tė gjitha llojet e sporteve
nė ujė tė cilat mė bėjnė aq tė ēmendur sa dhe ato nė ajėr.
E bukur, e suksesshme por, e dashuruar ?
Ka disa raste kur mė pėlqen tek njė grua tė paraqiturit pak naive
ose pak budallaqe. Kjo mė ka nxjerrė shpesh nga ato situata kur
efekti si femėr ka trazuar keq ndonjė person, po aq publik sa unė
ose mė shumė. Pėr tu larguar e edukuar lė tė mendoj se ndodhi diēka
e tillė. Ndiej se mund ta bėj edhe me pyetjen tuaj kėtė, pėr tė
qenė e edukuar. Realisht, profesioni nuk mė ka lejuar ta trajtoj
veten aq sa ka pasur nevojė. Pėr ti rezistuar konkurrencės
sė madhe tė tė qenurit pėrditė e freskėt dhe bukur nuk kam gabuar
aq shumė. Jo se kam qenė perfekte. Tė gjithė nė mosha tė ndryshme
bėjnė disa gabime tė asaj moshe, kur mendojnė tė trajtojnė vehten.
Por shumė e vogėl u bėra modele, punoja si njė star, pa u kėnaqur
kurrė si njė star.
Por nuk mė kanė munguar aq gjatė ata qė mė sipatizojnė dhe ata qė
unė simpatizoj. Pasionet dhe ngacmimet e ardhura prej simpative
nuk mbajnė pa prekur disa ndodhi dashurie, por ato nuk janė tė shpeshta.
Nuk ju detyrohesh dhe mund tė quhesh korrekte dhe kur nuk iu pėrgjigjesh
me diēka sensuale. Nė tė tilla raste mė pėlqen ta zėvendėsoj kėtė
mungesė me ndonjė surprizė. Surprizat qė mbajnė nė vetvehte zgjuarsi,
kanė po aq efekte nė tė ndjerė dhe ndoshta mė shumė nė kohė se sa
efektet prej tė prekuri, prej pėrsėritjesh.
Ēmendoni pėr bukurinė?
Nuk do tė kisha lexuar kaq shumė mbi bukurinė sikur profesioni qė
mė dha famėn tė mos kishte pasur bazė pėr fillim bukurinė por njė
diplomė. Teoritė, thėniet mbi bukurinė janė tė shumta e vlerėsuese
por unė dua tė ndalem tek rėndėsia dhe pėrcaktimi filozofik qė Oscar
Wilde i ka bėrė kėtij nocioni. Ne tė gjithė vėmė re se njė fytyre
tė bukur i besojmė mė shumė dhe mė shpejt, jo shpesh fytyrat e shėmtuara
bėhen popullore. Kush nuk do donte tė ishte i bukur, ēdo gjė rreth
tij deri dhe e gjithė bota, mbi tė cilėn ai rri. Diēka ndryshon
nė profesionin e modeles. Bukuria nuk ka dhe nuk pranon atė bukuri
qė shohin dhe vlerėsojnė njerėzit. Shumė bukuri misesh apo modelesh
kanė dėshtuar para bukurive standarde qė celuloidet, makinat e hekurta
duan. Aparatet mekanike qė regjistrojnė bukuritė tė hedhin tutje
sapo ti nuk luan sensualisht me to, nuk pėrcjell me tepricė emocionin,
nuk di ti prekėsh. Unė e kam pasur mė tė lehtė tė jem njė sensuale
e suksesshme edhe me mashkullin mė tekanjoz se sa me kamerat dhe
polaroidet. Nuk mund tė jesh kurrė e suksesshme nė foto nėse ju
beson leksioneve dhe tė mungon ndjeshmėria. Aparati kap dhe lėvizjen
mė tė vogėl tė gabuar, tė njė muskuli edhe kur ti mendon se ēdo
gjė ka qenė perfekt. Tė punosh pėr revistėn duhet diēka tjetėr.
Pėrveē bukurisė fizike tė trupit, duhet talenti, bukuria e trurit.
Ndiheni me fat qė Zoti ju ka bėrė tė tillė, apo punoni pėr kėtė?
Fillimisht them se kam qenė me fat, jo vetėm pse isha e bukur. Isha
fėmijė e njė familjeje me shumė kėrkesė dhe qė dinte tė gjente sa
mė shumė mėnyra pėr tė realizuar ėndrrat e fėmijėve. Shumė e veēantė
dhe progresive pėr kėtė ka qenė mamaja. Pak vajza e kanė atė fat
qė nėnat e tyre tė jenė dhe shoqet e tyre mė tė mira. Unė me motrėn
time, Eda, kemi qenė vėrtetė me shumė fat. Nuk ka asgjė tė bukur
ose tė shėmtur qė ndodh nė jetėn tonė dhe mos jetė mamaja e para
qė ne nxitojmė tia themi asaj. Ēmimi, Mis fotozhenia qė mė
dhanė nė Shqipėri ishte spontan, nuk kishin ētė mė jepnin tjetėr.
Greqia do tė zbulonte se Zoti mė kish dhuruar talentin e tė pozuarit.
Kamerat dhe apartatet mė donin aq shumė sa bėnė tė mė duan dhe grekėt.
Tė bėhesh famoze nė njė fushe rivalesh si modelingu apo filmi ėshtė
vėrtet bukur. Por tė bėhesh famoze nė kėtė fushė nė njė vend
tė huaj ėshtė vėrtetė e merituar. Mban mend vetem tė punuarit shumė,
tė lodhurit shumė. Dhe tė shtosh kėtu qė dhe staret kanė anėn e
errėt tė jetės sė tyre si ēdo njeri. Njerėzit shohin vetem luksin,
sukseset, dritat qė mediat drejtojne drejt tyre.
|