| "Kishe
une bukuroshe….. Kishe une p…”, adhuruesit e këndojnë
ende në rrugë, refrenin e këngës së tij,
që ai ka kënduar pak kohë më parë. E ngacmojnë
me shikime kureshtare, ndërsa ai u dhuron buzëqeshjen
e tij karakteristike, duke e ditur mirë se pikërisht tek
ajo buzëqeshje qëndron çelesi i suksesit të
tij.
Tashmë Getoari është i vetëdijshëm se
u bë VIP brenda një kohe shumë të shkurtë
me këngët e tija, me zërin e tij tamam që tingellon
rep, me sytë e tij të kaftë dhe me lëvizjet
origjinale në skenë
Në Shqipëri njihen si reperë me “fjalor të
pistë”, kurse këtu tek ne, i thërrasin grupi
që solli freski në Hip-Hopin shqiptar.
Ekstravagantin që në kokë mban një kapelë
të përhimtë, bluzë të kaltër, një
palë pantollona të stilit rep, kohën e fundit e thërrasin
edhe si Shaggy, ngase edhe i përngjan atij në frizurë,
mirëpo atij nuk i pëlqen ta quajnë kështu, dëshiron
ta thërrasin Dr. Dre, të cilin për një kohë
të gjatë e ka pasur idol të tij.
21 vjeçari që u bë i famshëm vetëm me
disa këngë brenda një kohe të shkurtë,
Getoar Selimi, tashmë ka nisur punën për albumin
e tij të tretë.
Simpatiku rrëfen për ndryshimet në jeten e tij,
për sukseset e dy albumeve, qysh nga koha kur filluan ta thërrasinin
"djaloshi cool” e deri në ditët e sotme .
"Kishe unë bukuroshe….. Kishe unë p…”.
Adhuruesit ia këndojnë ende në rrugë, refrenin
e këngës së tij, që ai ka kënduar pak kohë
më parë. E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa
ai u dhuron buzëqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur
mirë se pikërisht tek ajo buzëqeshje qëndron
çelësi i suksesit të tij.
Tashmë Getoari është i vetëdijshëm se
u bë njw VIP, brenda një kohe shumë të shkurtë
me këngët e tija, me zërin e tij tamam që tingellon
rep, dhe me lëvizjet origjinale në skenë.
Kariera e tij zë fill atje te viti 1996, kur edhe u formua
ky grup si “Tinguli 3”. Atëbotë ata ishin
3 veta. Me Getoarin dhe Agoni që edhe sot gjenden në botën
e repit, së bashku, ishte edhe shoqja e tyre që tashmë
gjendet në Amerikën e largët. Pas pauzimit dy vjeçar,
“Tingulli 3”, vazhdoi me hapat e tyre për tu ngjitur
në piadestalin më të lartë të karrierës,
duke realizuar dy albume shumë të sukseshme të tyre.
Albumi i parë “Prishtina fucking city” dhe albumi
i dytë i tyre që titullohet “Albumi i dytë”.
Kurrsesi ata nuk do të ndalën me kaq. Derisa kënga
e tyre vazhdon të dëgjohet anembanw shqiptarisw, ata tashmë
kanë nisur punën për të realizuar albumin e
tyre të tretë.
Nuk do te jetë Getoari apo Agoni , ata që do të krijojnë
këngët e tyre të reja. “Tingulli 3” tash
ka rënë në të tjera duar, këtë herë.-
"Realizimin e albumit të tretë e bën të
mundur Ziko Company dhe mjeshtri i muzikës Enis Presheva.
Freskia për publikun, kënga “Vesa”
“Tingulli 3”, si grup ka filluar në vitin 1996.
Atë kohë ata kanë qenë tre vetë. Me Getin
dhe Agonin ishte edhe një shoqe e tyre që në vitin
1996 pas një realizimi të një kënge së
bashku si amaterë, shoqja e bendit të tyre kishte ikur
për Amerikë. Më pas kishte pasuar pauza tyre dy vjeçare
deri në vitin 1998. Atëherë Tingujt e asaj kohe kishin
qenë shumë të njomë në moshë.
“Në vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atëherë
edhe kur e kemi bërë këngën e parë unë
dhe Agoni. Mirëpo emrin e grupit prapë se prapë e
kemi lënë ashtu si ka qenë sepse i bëmë
disa intervista dhe u popullarizuam pak a shumë me atë
emër, edhe ai emër mbeti ashtu siç është
edhe sot”, thotë Getoari.
Ata në vitin 1998 kur kanë startuar, kënga e tyre
e parë ishte “ Koha Jonë” një këngë
shumë e popullarizuar.
Ky rep bend deri më tani i ka dy albume. Albumi i parë
i tyre titullohet “ Prishtina fucking city”, i cili
album ka pasur një sukses shumë të madh, një
gjë që antarët e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj
albumi i dytë që titullohet “ Albumi i dytë”
edhe te ky album “Tingulli 3” ka pasur sukses të
madh, më shumë se çka kanë menduar ata.
“Albumi ynë i tretë është dashur të
del në treg në muajin Maj 2003, por për shkak të
disa punëve që kemi pasur pas albumit të dytë,
koncerte, angazhimi në albumët e kolegëve tanë,
dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tonë”,
tregon Getoari simpatik. Ata për ta freskuar publikun , kanë
realizuar dy singël (këngë të vetme). Njëri
singel është “Vesa” dhe singeli tjetër
me Adelina Ismailin. Kështu që publiku i tyre nuk është
mbetur pa ndonjë freski nga “Tingulli 3”.
“Mendoj se albumi ynë i tretë do të del në
Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, në këtë album
janë disa gëjra ndryshe nga të tjerat”, shprehet
Getoari.
Sa i përket albumit të tretë ai thotë se ka
më shumë punë. Në këtë album producent
ekzekutiv i tyre ëshë Enis Presheva, për të
gjitha ngjarjet që kanë ndodh rreth albumit edhe rreth
mysafirëve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalën
e fundit. Getoari thotë se është një ndryshim
shumë i madh sa u përket albumëve të parë
dhe as një gjë më e vogël ata nuk do ta lënë
të kalojë nga albumi. Geti mendon se do të jetë
shumë më i mirë se albumet e tjerë para këtij.
Memli, cenzuruës i fjalorit të
pistë
Edhe pse kanë një fjalorë të pistë, “Tingulli
3” ka gjetur çelësin që ta hap derën
e karrierës së tyre. Ata tashmë janë bërë
të njohur dhe shumë të mirëpritur edhe në
Tiranë.
Posaqerisht Getoari nuk e di se ku fshihet çelsi i suksesit
të tyre. Mirëpo ai mendon se puna qëndron mbi të
gjitha.
“Disa thonë se çelsi i suksesit tonë është
tek shprehjet që i përdorim ne në tekstet tona, por
ajo nuk është aspak reale, sepse çdokush mund të
përdor shprehje të tilla sikur ne”, thotë Getoari
me shumë bindje.
Getoari si fëmijë kur ka qenë ai ka dëgjuar
Hip-Hop, kur edhe atëherë zënë fillën e
tyre grupët rep në Kosovë. Të gjitha grupet
e Hip-Hopit që sot janë, ne kemi qenë bashkë
dhe ishim shokë, Getoari atëbotë ka qenë në
klasën e gjashtë, kohë pas kohe ata kanë vendosur
të jenë të pavarur dhe pas saj kanë filluar
ndamjet.
Nga të gjitha grupët rep që janë në Kosovë
dhe Shqipëri, “Tingulli 3” dallohet për nga
fjalori i tyre që përdorin në këngë. Fjalori
i pistë i tyre, nuk është ai që ngjiti suksesin
e tyre në shkallët e karierës.
“Që nga fillimi ‘Tingulli 3’ ka filluar
të prodhoj Hip-Hop, kurrë nuk kam menduar dhe në
qoftëse e shkruaj një tekst, fjala që rimon aty në
tekst, kurrë nuk e zavendësoj me asgjë tjetër.
Atë e ka Hip-Hopi. Në qoftëse është tema
sikur te kënga ‘Vesa” aty ka tekst erotik, mirëpo
tema ka qenë ashtu dhe nuk ka ndodhur cenzurimi nga ana ime”
thotë reperi i kohëve tona.
“Kishe une p…”, versioni erotik i kësaj
kënge, një këngë që është mirëpritur
nga moshat e reja, mirëpo siç tregon Getoari jo për
shkak të ndonjë kritike, mirëpo për arsye se
fjalori i këngëve të tilla përdorët pas
orës 12 dhe një gjë të tillë mediat tona
nuk kan mundur ta emitojnë dhe kjo këngë është
censuruar nga Memli Krasniqi, antar i grupit “Ritmi i Rrugës”,
duke e bërë verzionin e dytë të asaj këngë
që është titulluar “Kishe une bukuroshe”
një këngë e sukseshme.
“E para ka qenë versioni erotik, pastaj duke dëgjuar
atë, për shkak të televizioneve dhe mediave në
përgjithësi, jo për arsye të kritikave që
këtë këngë e kemi cenzuruar. Jam shumë
i vetëdishem që në media nuk shkojnë ato fjalë,
sepse në botë këto zhanre shkojnë pas 12 të
natës. Nuk janë këngë që transmetohen në
televizione. Kam qenë i vetëdishëm për atë
punë dhe së bashku me Memlin e “Ritmit të Rrugës”,
që e kam shok shumë të mirë në jetën
e përditëshme, kemi menduar bashkë me të që
ajo këngë të ndryshohet dhe pas kësaj kemi realizuar
verzionin tjetër. Këtë këngë shumicën
e ka cenzuruar Memli”, thotë Getoari.
Getoarit i përkasin këto tekste në jetën e
tij, mund të themi se shumica. Edhe në qoftëse nuk
i ka ndodhur diçka reale atij përsonalisht, atëhere
ngjarja i ka ndodhur ndonjë shoku të tij që Getoari
i ka parë ato raste me syt e vet.
“Po bëjnë, të gjitha tekstet e mia janë
tekste reale, në qoftëse nuk ka ndodh me mua atëherë
ka ndodh me ndonjë kolegut tim. Kënga “Vesa”
nuk është këngë që ia kam kushtuar ndonjë
njeriu apo ndonjë femrës time, mirëpo gjëja
reale që ka ndodh në këtë këngë unë
përsonalisht i kam parë” shprehet karizmatiku Getoar
Selimi.
Kujdes femra… nga Getoari..
Kohëve të fundit Getoari nuk dal fare në qytet.
Më shumë ai qendron në shtëpi, merret me punë
në studio. Tashmë Getoari nuk është në
rrjedha të kafeterive apo klubëve. Zakonisht kur del me
shoqëri, adhuruesit e tij mund ta takojnë atje te kafiteria
Koyot ku shpesh del për kafe mëngjesi. Diskotekat atij
kohëve të fundit nuk i pëlqejnë fare sepse siç
thotë ai nuk i pëlqejnë strukturat e diskotekave
tona, sepse Getoari nuk e do ambientin ku ka shumë zhurmë
dhe njerëz, një gjë që i pengon atij është
edhe tymi i duhanit.
Getoari simpatik që moti ka probleme me telefonata. Telefonata
që e shqetësojnë. Athua kush janë këto
shqetësuese? Padyshim se femrat, ato të cilat ndoshta
kishin dëshirë që të paktën për një
kohë të shkurtë të jenë në përqafimin
e zjarrtë të Getoarit.
“Hahahhah (qeshet), shqetsimi nga ana e femrave në telefon
është problem që ka filluar që moti, por.. mua
më është bërë njësoj. Jam detyruar
disa herë t’a ndërrojë numrin e telefonit,
por prapë se prap pa sukses, ato arrijnë deri te numri
im. Mirëpo, edhe ngapak merrem me ato dhe këtu varët
nga disponimi që kam në atë moment kur ato më
thërrasin” tregon Getoari.
Kur Getoari ndonjërën nga “shqetësueset”
e telefonit nuk e refuzon, natyrisht kur ai gjendet në disponimin
e mirë, athua nuk mendon se mund të ndegjoj ndonjë
simpati e tij apo e dashura… Getoari thotë se nuk është
i dashuruar, dhe se i pëlqejnë femrat që kanë
karakter të fortë dhe që kanë një të
kaluar të mirë.
“Jo, nuk jam i dashuruar, jam i dashuruar në familjen
time që është dashuri e përjetshme, por, posaçerisht
me ndonjë femër jo. Edhe pse kam qenë i dashuruar
disa herë. Nuk kam mundur të kohëzgjati në dashuri”
thotë Getoari.
Ai tash ka një problem të madh, si fëmijë kur
ka qenë ka ndejtur me njerëz më të moshuar se
ai. Getoari thotë se është pjekur para kohës,
edhe të gjitha femrat që ka pasur ky “Don Zhuan”
i ka pasur më të vjetra se ai.
“Zakonisht i shikoj ato në bisedë , të jetë
pak më e pjekur dhe nuk më pëlqen të rri me
femra më të reja, kurrë nuk më ka pëlqyer
që me femra më të reja të dal”, thotë
Geti.
Ai tashmë ka shijuar edhe dashuri nga një tiranase, emrin
e të cilës nuk e bën publik, dhe pranon që mund
të ndodh dhe nuk e mohon që lidhja e tij me ndonjë
tiranse mos të jet serioze. Për një lidhje serioze
atij kryesisht i nevoitët të dij se çfarë
njeri është ajo femër dhe çfarë karakteri
ka, natyrisht se Getoari femrave u fokusohet edhe në të
kaluarën e tyre. KUJDES FEMRA!!!!
Getoari, ish- femrën nga Tirana
Getoari, mjeshtri i muzikës Hip-Hop, përveç muzikës
merret edhe me dizajn. Ai përsonalisht ka bërë shumë
dizajne të albumeve, pllakatave të ndryshme.
“Jam në fakultet të dizajnit, po mendoj të
bëhem edhe dizajnër. Kështu që nuk mund t’i
ndaj këto dyja, por dizajnin e kam profesion bashkë me
muzikën, thjesht nuk mund t’i ndaj këto të
dyja. Mua të dyjat më lidhën njëra me tjetrën
, po mundohem të bëhem një “Dubleartist- artist
i dyfishtë”, thotë me këmbëngulësi
Getoari.
Ka shumë këngë që ai këndon me emocion,
por këngën që rrëqeth trupin e tij kur ai këndon
është “ Si 90% shqiptar”, këngë
që gjendet në albumin e dytë të tyre, këngë
kjo që ka të bëjë më shumë me hajnat
. Por siç thotë Geti, njerzit që më shumë
e presin më mirë këngën, është ajo
“ Hajt hajt o llokum” gjë që edhe këtë
këngë ai vet e ndien në shpirt gjatë këndimit
të saj.
“Kishe une une bukuroshe” ajo këngë që
bëri një “shpërthim” të madh në
publik dhe njihet si kënga ku “Tingulli 3” bëri
“boom”.
Sa i përket muzikës në Kosovë dhe Shqipëri,
Getoari thotë se ka dallime, mirëpo për t’u
fokusuar në Hip-Hop dhe rep, dallon Hip-Hopi në mes nesh
dhe Shqipërisë thotë ai.
“Në Shqipëri nuk kam dëgjuar Hip-Hop kualitet.
“Ëest Side Family” për mendimin tim ata nuk
këndojnë rep, ata nuk kanë ndonjë element të
Hip-Hopit, kështu që më shumë mua më dukët
se këndojnë R&B. Këngën e fundit që
kanë bërë ata “Qike mori Qike”, ne e
kemi një këngë të re në albumin që
pritët të del , dhe njerzit do të mendojnë që
ne kemi kopjuar nga ata edhe pse ajo nuk ka lidhje me atë.
Stili i tyre shumë më pëlqen, mirëpo nuk mund
të themi se ata këndojnë Hip-Hop”, thotë
Getoari.
Getoari dhe kullerat sikur nata me ditën thotë ai, mirëpo
të bazohesh në fjalën cool, atëherë ai
thotë se është kuller.
“Jo hahaha… (qeshet), hiq , kuller? Jo, jo, unë
me kullerat jam sikur nata me ditën. Kështu t’a
shikon fjalën “cool” , atëhere jam kuller.
Por jo si kullerat e Prishtinës”, thotë duke qeshur
me të madhe Getoari.
Ky reper kosovar nuk ka ndonjë idol të repit botëror.
Ai dëgjon më shumë si njeri, që ka prodhuar
muzikë shumë kualitative dhe të mirë, të
gjitha këngët që i ka bërë i ka bërë
hit , edhe si reper, kompozitor, si njeri i madh i rep muzikës,
është Dr. Dre. Tupac nuk i ka pëlqyer shumë
dhe nuk i pëlqen edhe sot atij. Në profesion ai mendon
se është shumë i mire, por atij përsonalisht
nuk i ka pëlqyer shumë.
| Profili, Getoari
Ditëlindja: 03. 07. 1982
Vendlindja: Prishtinë
Pasha: 85
Gjatësia: 1.80
Pija e preferuar: Makiato
Ushqimi: Flia
Numri i femrave: kuku, shumë. E kam veshtirë
të më kujtohet… |
Getoari dhe Shaggy me frizura të njejta, athua emiton ai këtë
reper amerikan?
Ai thotë se jo. Getoari thotë se njerzit menjeherë
mendojnë ashtu, por siç tregon ai kjo është
një frizurë që para disa vitëve i kanë
bartur zezakt.
Antarët e bedit rep gardarobën e tyre më shumë
e blejnë jashtë Kosovës, ngase ata çdo vikend
udhëtojnë për perendim kështu që shija
e tyre sa i përket gardarobës qendron atje në Zvicërr
dhe Gjermani.
“Ne 99% gardarobën e blejmë jashtë vendit,
kryesisht në Zvicër dhe Gjermani. Kohëve të
fundit çdo vikend jemi jashtë Kosovës kështu
që atje e lëmë që ta zgjedhim gardarobën”
thotë Getoari.
Mesazhi i tij i fundit për lexuesit e “Fokusi..”
dhe “Tingullit 3”, pikë së pari përshendet
redaksinë e gazetës sonë dhe gjithë adhuruesit
e Hip-Hopit.
“Lexojeni atë që deshironi, dëgjone atë
që është për veshin tuaj”, përfundon
porosia e simpatikut Selimi. |