|
"MË BESO" U MIRËPRIT
NGA ADHURUESIT E MIJ
Është fakt që unë
t'i jap më shumë prioritet shkollës, ndërsa
muzika është vetem një hobi për mua, por mundohem
që t'i përballoj të dyjat. Arti është art,
ndërsa shkolla dituri.
Lobi: Nxorët albumin e parë. Si titullohet albumi
dhe na thoni diç më tepër për këtë
album?
Kasapi: Ky album përmban 10 këngë. Albumi
mban titillin “Më beso”, këngë e cila
më pëlqen po besoj që kjo ka gjetur përkrahje
edhe tek adhuruesit dhe dëgjuesit e muzikës zbavitese.
Desha të pohoj se ky është albumi im i parë
i cili është në shitje vetëm në Maqedoni
por për një kohë të shkurtë do të
del në treg edhe më gjërë si në Kosovë,
Shqipëri dhe diasporë me disa hite të reja.
Lobi: Kush është autor i teksteve dhe muzikës,
dhe në cilën studio i keni të inçizuara këngët?
Kasapi: Autorë të teksteve janë, Rami Kamberi-shkrimtarë
, z. Puntorie Muça-Ziba shkrimtare e njohur, Murat Isaku,
Miradie Maliqi dhe Ermira Shabani. Këto këngë jane
të incizuara në studion e Eroll Jakupit i cili me të
vërtetë ka punuar me seriozitet që këngët
e mia të jenë në piedestalin e duhur.
Lobi: Më thoni se cilit stil i përkasin këngët
e juaja?
Kasapi: Shumica e këngëve i përkasin stilit
R en B ndërsa disa prej tyre janë oriental dhe të
lehta dhe besoj se çdo dëgjues do ta gjejë veten
te ndonjë këngë që atij i pëlqen.
Lobi: Ç'ju shtyri të mereni me muzikë.
Zëri, sharmi apo diçka tjetër?
Kasapi: Zëri im ishte ai i cili më shtyri që
unë të merem me muzikë pasi që atë e zbuluan
edhe prindërit e mi dhe unë personalisht i vura një
detyrim vetvetes që të marë pjesë nëpër
festivale dhe të bashkëpunojë me kompozitorë
të ndryshëm.
Lobi: Na tregoni për sukseset që keni aritur
si yll i ri i estradës shqipe?
Kasapi: Unë kam kënduar qysh në moshën
10 vjeçare ku kam fituar çmim të parë në
festivalin për fëmijë "Bletzat 97" dhe
nëpër festivale të tjera për fëmijë
ndërsa në festivalin "Nota Fest 2000" mora pjesë
si debitant dhe u pranova shumë mirë nga publiku. Pastaj
në festivalin “Këngët e stinës 2002”
në Shqipëri ku u shpërbleva me çmim të
parë dhe ajo ishte një befasi e madhe për mua, një
hap drejt afirmimit tim i cili më shtyri që unë të
merem me profesionalisht me muzikë dhe më pas “Nota
Fest 2002” dhe “Show fest 2003” në Kosovë
ku po ashtu më vlerësuan këngën. Më pëlqeu
pasi që festivali ishte Live.
Lobi: Sa Shpati bashkëpunon me këngëtar
dhe këngëtare tona?
Kasapi: Nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim të
veçantë, me ndonjë këngëtarë apo
këngëtare tonë. Mendoj se në të ardhmen
do te kem.
Lobi: Keni ndërmend të bëni ndonjë
video-klip të ndonjë kënge?
Kasapi: Po. Pres përgjigje nga disa kompani për
sponzorim të video - klipit tim të dytë të cilin
shpresoj që brenda këtyre dy muajve do të realizohet
dhe do të jetë më cilësor se ai i pari.
Lobi: Ju jeni nxënës dhe me sa di jeni duke
ndjekur mësimet në kolegj. Sa arrini që të mereni
me të dyja punët paralelisht?
Kasapi: Është fakt se unë i jap më
shumë prioritet shkollës, ndërsa muzika është
vetem hobi për mua dhe mundohem që t'i përballoj
të dyjat. Arti është art, ndërsa shkolla dituri.
Lobi: Më thoni për planet tuaja në të
ardhmen?
Kasapi: Planet e mija për të ardhmen.... Ta
përfundojë shkollimin e mesëm e pastaj të mendojë
për fakultet. Tjetra do të ishte që të mendoj
për albumin tim të dytë të cilin do të
fillojë ta përgatisë pas vitit të ri. |