VAJZA NGA ELBASANI NE FAME STORY

Sabina: Jam krenare që jam shqiptare

Quhet Sabina Lois. Eshtë vetëm 21 vjeç dhe ka fituar simpatinë e shqiptarëve dhe grekëve në Athinë. Vajza shqiptare, po merr pjesë në një emission televiziv tepër të shikuar në Greqi, Fame Story e Antena 1. Ka arritur të kualifikohet, madje të zgjidhet tek më të mirat, duke fituar në Akademinë e Muzikës. Nëse Sabina do të arrijë të fitojë në fund, atëherë, atë e prêt edhe një zgjidhje e halleve ekonomike, por edhe më shumë famë. Kështu, janë 200 mijë euro premio për fituesin, dhe kjo kontratë e mirë pune me një studio prestigjoze.
Aktualisht në këto momente është duke zhvilluar garën. Ndjehet krenare që është shqiptare, dhe këtë ia ka thënë edhe drejtuesit të emisionit. A do ta kualifikojë kjo krenari 21 vjeçaren nga Shqipëria? Një gjë e tillë ende nuk dihet. Megjithatë, siç shkruanin e thoshin mediat në Greqi, apo siç dëgjohej edhe në ambasadën shqiptare atje, vajza ka qenë nën trysninë e presioneve, mesazheve dhe e-maileve demoralizuese, por edhe në mesazhe falenderuese dhe shpresëdhënëse. Në fakt, votat do të jenë ato që do ta kualifikojnë ose jo shqiptaren e vetme të emisionit Fame Story, në të gjitha këto vite, një shqiptare, e cila duket se është integruar shumë mirë në shoqërinë greke, por pa harruar në asnjë mënyrë që është Shqiptare.

Emisioni më i ndjekur

Një grup të rinjsh grekë, ndërmjet tyre edhe Sabina, që prej më shumë se një muaji, janë të vecuar nga kontatket me botën, dhe marrin pjesë në një emission të kanalit televiziv Antena. Këndojnë, por vlerësohen nga një juri e ngritur nga ky kanal televiziv edhe nga intelekti, bukuria, zgjuarsia. Shumë karakteristika, e kanë bërë vajzën shqiptare të kualifikohet, dhe cdo javë të hyjë në garë sërish. Shumë vetë mendojnë se fakti që është shqiptare, mund ta skualifikojë vajzën, por deri tani, ajo ka mbetur në garë dhe po fiton gjithnjë e më shumë simpatinë e të gjithëve. E shprehur kjo me mesazhe telefonike, në internet, me e-maile në adresë të televizionit që zhvillon këtë emission. Në Greqi, sapo fillon emisioni, të gjithë emigrantët shqiptarë, apo shumica e tyre nuk e humbasin rastin që të bëjnë tifozllëk për shqiptaren që po sfidon ekranet greke, një vajzë e re, e cila është krenare pse është shqiptare. Dhe këtë e ka thënë edhe në emission.

Gjithmonë kishte tentuar

Sabina është nga Elbasani dhe jeton prej vitesh në Greqi, në Korfuz, me familjen e saj. Ndërmjet 20 konku-rentëve në emission, ajo është ndër vazhdueset kryesore të Garës. Sabina është ambjentuar me jetën greke, ndoshta për faktin se një dekadë jetë në shtetin fqinj nuk është pak. Kohët e fundit, ka filluar të bëhet popullore në Athinë. Eshtë shumë modeste dhe këtë modesti e tregon edhe në skenë kur këndon. Fakti se nuk ka komunikim me botën e jashtme, së bashku me kolegët e tjerë, nuk e shqetëson shqiptaren. Jashtë zhurmave e presioneve, apo qoftë edhe lavdërimeve, ajo ndihet më e qetë për të vazhduar garën. Por sigurisht mbështetja i jep impulse më shumë.
Nuk ishte hera e parë që Sabina merrte pjesë në një emission të tillë. Për disa vite me radhë, ajo kishte tentuar të kualifikohej, por përballë konkurentëve greke, nuk kishte mundur të kualifikohej. E ka treguar edhe vetë se shumë herë ishte nisur nga Korfuzi drejt Athinës, për të marrë pjesë në emission, por asnjëherë nuk kishte fituar. E megjithatë, vajza e re nuk i kishte humbur shpresat. Duke e njohur talentin e vet një ditë, arriti të kualifikohej dhe të zgjidhej në konkurentët. Kaq duhej për vajzën shqiptare. Për të tjerat, ajo do të mendonte vetë.

Familja e Sabines, objekt kronikash

Duke parë famën e madhe të Sabinës, gazetarët, nuk ngurruan të "zhbirilonin" edhe familjen e saj. Nëna e Sabinës, është bërë gjithashtu një objekt i lajmeve televizive. Ajo ka treguar për hallet dhe mundimet e familjes së saj për 13 vjet me rradhë. Nuk ka ngurruar të tregojë për gazetarët se në fillim, në vitet e para, ajo dhe i shoqi kishin punuar në ndërtim. Por ndër të tjera, i uronin fat vajzës së tyre dhe gjithë përpjekjet që ata kishin bërë, ishin për të, vajzën e tyre. "Ajo dhe ne do të këmbëngulim, të dalë në jetë si këngëtare. Eshtë njëkohësisht edhe përfaqësim i kombit, të cilët prezantojnë artin dhe kulturën e vendit", është shprehur nëna e Sabinës.

Sabina: Jam krenare që jam shqiptare

Një nga kriteret e vlerësimit, është edhe zgjuarsia. Kjo do të dalë në pah nëpërmjet përgjigjeve të të rinjve për pyetje të ndryshme. Kuptohet, duke qenë se Sabina është e vetmja e huaj në emisionin Fame Story, edhe pyetja për të nga drejtuesi i emisionit ishte më e veçantë. "A ndjeheni krenare që jeni shqiptare?" e ka pyetur drejtuesi i emisionit Sabinën. Vajza për një moment ngriu në skenë, sikur nuk donte ta besonte këtë pyetje që iu bë. "Çfarë? Sigurisht ndjehem krenare që jam shqiptare", tha menjëherë vajza. Dhe për të vazhduar llogjikën e vet, nuk ngurroi që ti bënte një pyetje drejtuesit të emisionit, e cila natyrisht që kishte brenda edhe zgjuarsinë dhe një gjest i vlerësuar nga juria. "Po ju a jeni krenar që jeni grek?", pyeti vajza. "Po" iu përgjigj menjëhere dhe pa asnjë ngurrim drejtuesi i emisionit. "Edhe unë jam krenare për atdheun tim", shtoi vajza menjëherë. Kuptohet, ky fakt, rriti kuotat e saj të pikëve në sytë e jurisë, që vlerësuan zgjuarsinë, rriti votat për të, edhe nga ana e emigrantëve shqiptarë, të cilët vlerësuan kaëtë anë të karakterit të 21 vjeçares që konkuronte. Plot shembuj kishte të tillë, por, ndonjëherë ka pasur edhe devijime. Ndaj qenia prej krenareje në një skenë greke, për të gjithë do të thoshte shumë.

shkruan:

Anila Basha

www.agimi.com