MISSI SHQIPTAR PARAPRAKISHT NE NJE VOTIM
 Nje agjensi italiane ka ftuar te votohet ne internet per misset qe marrin pjese ne Miss Bota 2003. Agjensia tgcom.it, e cila njihet per veprime te tilla tashme ne publikimin e saj live, ka paraqitur kete renditje. Sic shihet missi Shqiptar, njëzetvjeçarja nga Peshkopia, që prej disa muajsh mban kurorën e shqiptares më të bukur konkurron më 6 dhjetor në Sanya të Kinës ndërmjet 72 vajzave të “Miss Botës 2003” ka zene vendin e katert me 10% te votave duke lene pas perfaqesueset e vendeve te tjera si Australia, Anglia, Franca, Turqia apo Argjentina. Votimi eshte i lire dhe ndoshta aspak ndikues ne ndonje resultat por i domosdoshem per nje sadisfaksion ose nje ndjesi tipike shqiptare. Duke pare pozicionin e renditjes pa koment mund te thuhet qarte se bukuria shqiptare eshte e pazevendesueshme dhe perhere e vleresueshme. Kujtojme se ne 7 Dhjetor te vitit te kaluar ne Londer u zhvillua Miss World, ku morri pjese dhe vajza nga Shqiperia Anjeza Maja. Ishte e çoroditur nga gëzimi dhe nga përgjegjësia që kishte mbi supe, atje në pasarelat e "Miss Worl 2002". Ajo kishte provuar ne Shqiperi disa herë të shfaqë bukurinë e saj…E nisi ate "provë"në vitin 2001 me konkursin "Miss Tirana". Anjeza Maja fitoi kurorën në këtë konkurs. Pas kësaj u paraqit edhe tek "Mis Albania" ku dhe i rezistoi garës deri në pesë më të mirat e këtij konkursi dhe fitoi dhe "Mis Internetin". Tregon se gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë edhe në disa konkurse të tjera bukurie në Maltë dhe para një muaji edhe në Filipine. Bukuroshja ka qene angazhuar me një emision televiziv "Kino Quiz" tek TVA-ja dhe në një teatër të vënë në skenë nga Kiço Londo "Portreri i Dorian Greit". Grabocka e ka pasur si një ndër personazhet e saj në spektaklet verore "Kërkohet një yll" dhe "Endrra e një nate vere". Ndërsa tani, e presin të tjera angazhime shumë të më rëndëshime se të gjitha këto.

Kush eshte bukuroshja shqiptare?
Bukuroshja shqiptare, fituese e “Miss Albania 2003”, Denisa Kola, qe merr pjesë në konkursin “Miss Bota 2003”, që do të zhvillohet në datën 6 dhjetor në Sanya të Kinës. Në ngjarjen më të rëndësishme të bukurisë, marrin pjesë 72 vajza nga vende të ndryshme të botës, ku mes tyre prej ditësh, është bashkangjitur edhe vajza nga Peshkopia Denisa Kola. Ajo ka mbërritur aty prej pak ditësh, pas konfirmimit që i është bërë nga Global Beauties, i vetmi aktivitet ky i njohur në të gjithë botën, për prestigjin dhe hartën e zhvillimit të garës për zgjedhjen e vajzës më të bukur të globit. Denisa Kola, “Miss Peshkopia”, është 20 vjeç, 1.75 e gjatë dhe ndjek studimet në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Ajo ka fituar vendin e dytë si trupi më i bukur në edicionin “Miss Universi 2003". Në CV-në përfaqësuese të bukuroshes shqiptare, me të cilën ajo përfaqësohet në website-in zyrtar të këtij aktiviteti, tregohet se është njohëse e gjuhës angleze dhe frënge, ndërkohë që është studente në vitin e tretë të Fakultetit Ekonomik, për Marketing dhe Menaxhim. Kola para pak kohësh ka pozuar në "Studion Berisha" në Manhatan New York. Në këtë garë, marrin pjesë bukuroshe nga e gjithe bota, ndërkohë që edhet kanë nisur qysh dje, ku edhe është zgjedhur mbretëresha e plazhit, e cila votohet nga vetë vajzat pjesëmarrëse në konkurs. Fituesja e kurorës së “Miss Plazhit”, është zgjedhur “Miss Irlanda”, e cila me sa duket ka mahnitur vajzat me hiret e saj. Ndërkohë që pretendente për kurorën e fitueses, është edhe italiania Silvia Cannas, e konsideruar si vajza më e votuar momentalisht nëpërmjet internetit. Pothuajse të gjithë italianët po japin votat e tyre përmes faqeve të web-it, për të votuar bukuroshen italiane, kjo edhe për faktin se përgjatë 52 edicioneve të këtij konkursi bukurie, asnjë italiane nuk ka fituar kurorën e më të bukurës së botës. 21- vjeçarja italiane, ka lindur në Sardenjë dhe është një balerinë e cila ndjek studimet e larta, për gjuhë dhe letërsi të huaj. Në garën e bukurisë pritet të nderohet edhe Azra Akin, fituese e edicionit të kaluar, ajo është me origjinë turke, por e lindur në Holandë.

Ja dhe rezultati i deritanishem:

Miss Italia  28%, Miss Norvegjia  17% , Miss Brasili  11% , Miss Shqiperia  10% , Miss Andorra8% Miss India  6%,   Miss Venezuela  5%  Miss Australia  5%   Miss Irlanda  2%   Miss Vietnam  2%, Miss Franca  2%   Miss Thailanda  1%   Miss Turqia  1%   Miss Anglia 1%, Miss Argjentina   1%,   Miss Malta 0%, Miss Kolumbia 0%. 

shkruan:

Fatmir Terziu
Copyright www.agimi.com 2002