| Intervistë
me Kledi Kadiun
Balerin shqiptar i famshëm në
Itali: një djalë i jashtëzakonshëm, që
nderon vendin e tij.
Interviste
me Kledi Kadiun, balerini i parë i emisionit "Buona Domenica",
dhenë të përjavshmes italiane "Chi". Jeta
e 28 vjeçarit nga Tirana, i cili u largua nga Shqipëria
si refugjat dhe tani është një yll. "Në
komunizëm, kur isha fëmi jetoja me frikë. Erdha në
Bari me një anije të dëshpëruarish. Tani po
jetoj një ëndërr".
Herë pas herë ëndrrat realizohen. Dhe ky është
rasti i balerinit të parë të "Buona Domenica"
Kledi Kadiu, 28 vjeë nga Tirana, i cili ka realizuar përtej
çdo pritshmërie ëndrrën e tij italiane. Sot
Kledi është artisti shqiptar më i famshëm në
Itali, por dhjetë vjet më parë ai ishte një
prej shumë emigrantëve, të cilët u larguan nga
Shqipëria duke kaluar përmes Kanalit të Otrantos,
me shpresën e një jete më të mirë. Një
fizik i hekurt, i arritur falë ushtrimeve të ushtruara
për vite të tëra, fytyrë e bukur, sy të
vendosur, por të veshur nga një vello trishtimi. Sot e
shohim Kledin të kërcejë në "Buona Domenica",
"C'e posta per te", "Saranno famosi", "Uomini
e donne"; ka realizuar kalendarin e të permuajshmes "Max"
dhe ka me mijra fansa në të gjithë Italinë,
por sa rrugë ka bërë për të arritur dritat
e suksesit. Jeta e tij, në një farë mënyre,
është e ngjashme me atë të djalit të vogël
të filmit "Billi Eliot", një talent në
kërcim, i cili kur rritet bëhët një yll. Por
ndryshe nga Billi, i cili duhet të përballet me një
familje, që nuk beson tek ai, Kledit fëmijë i është
dashur të jetojë me regjimin komunist shqiptar. Një
dorë hekuri e vendosur nga Enver Hoxha, diktatori shqiptar,
që vdiq në vitin 1985, pasi drejtoi vendin për 40
vjet. Në shkollat shqiptare parashikoheshin dhe ndëshkimet
trupore, mundësia për të udhëtuar jashtë
vendit pothujase nuk ekzistonte fare (me perjashtim të sportisteve)
dhe Hoxhës nuk i pëlqente as që shqiptarët të
flisnin shumë mes tyre. Përmes Sigurimit, policia sekrete
shqiptare e kontrollonte popullsinë, ashtu sic bente në
Rumani, Caushesku me Securitare. Askush nuk ishte i sigurtë,
madje edhe ushtarakët, spiunoheshin vazhdimisht. Në fillim
të viteve '90 regjimi shqiptar u përfshi nga vala e rënies
së regjimeve komuniste europiane. Kështu nisi procesi
i demokratizimit dhe shumë të rinj si Kledi, të rritur
në një botë pa shumë liri, të dominuar
nga frika dhe nga dyshimi, po konkretizohej mundësia për
të patur një jetë të re. Kledi është
nga ata, që ia doli mbanë, me ndershmëri e sakrificë:
një djalë i jashtëzakonshëm, që nderon
vendin e tij.
Cila
është gjëja e parë që kujtoni nga fëmirija
juaj në Shqipëri?
"Frika. Frika ishte pjesë e jetës së përditshme
dhe na ka shoqëruar derisa u përmbys regjimi. Kishe frikë
për të shprehur opinionin tënd, kishe frikë
nga njerëzit e qeverisë, të cilët na vëzhgonin
në çdo moment. Edhe mes të njohurve ishte dyshimi
dhe mund t'u besojë shumë pak njerëzve. Unë
përshembull, që kam lindur në 7 prill, datë
e okupimit të Shqipërisë nga Italia, nuk mund ta
festojë ditëlindjen as në shtepinë time. Na
mesonin se ajo ishte një datë ogurzezë: dita e mundjes.
Unë festoja një ditë përpara ose një ditë
më pas. Është një periudhë e jetës
sime, të cilën zor se do ta harroj. Disa ndjenja të
tmerrshme do ti mbaj përjetë me vete. Vetëm tani
po e kuptoj se çfarë kam kaluar kur isha i vogël.
Në fakt, kur isha fëmijë mendoja se kështu ishte
e gjithë bota dhe nuk mund ta imagjinoja se mund të ekzistonte
një botë e lirë si e juaja. Pastaj në shtëpi
erdhi televizioni dhe bashkë me te erdhën dhe ëndrrat,
shihja programet e "Canale 5" dhe shpresoja që një
ditë ta prekja me dorë atë botë. Ishte e ndalur,
por rrezikonim. Gjyshi im Xhavit, i cili vdiq në 1997, ishte
shumë apasionuar pas Bruno Vespes. Më fliste gjithnjë
për Italinë, pasi në Torino, ku kishte studiuar dhe
kishte bërë ushtrinë kishte shumë miq. Gjyshi
u përndoq dhe u kontrollua për rreth gjashtë vjet.
Në mëngjes dhe në darkë ai shkonte në komisariatin
e Minsitrisë së Brendshme, i shoqeruar gjithnjë nga
roje të veshur si civilë, një lloj lirie me kusht
për t'iu përgjigjur një lloj "apeli" të
veçantë".
Përveç frikës ishte dhe një jetë
e mbushur me sakrifica?
"Shteti shqiptar bënte çmos ti jepte një profesion
të gjithë banorëve, por të gjitha shkollat ishin
shumë të forta. Fillonte që në të gdhirë
me ushtrime gjimnastikore të detyrueshme. Pastaj vijonin mësimet
normale dhe një vëmendje e veçantë i kushtohej
studimit të marksizmit. Një lëndë shumë
e rëndësishme dhe nëse nuk merrje nota të mira,
atëherë ishe në telashe. Kujtoj që shpesh ndëshkoheshim
me rrahje në trup. Nëse iu vinte për mbarë përdorinin
edhe shkopin. Gjithsesi sot falënderoj pikërisht rreptësinë
e mësuesve të kërcimit, si balerin jam ndjerë
shumë i pregatitur, pikërisht pasi kam ndjekur një
regjim studimi shumë të rreptë. Ndjehem i fortë
dhe i gatshëm për të përballuar ëçfarëdolloj
sfide".
Si
lindi pasioni për kërcimin?
"Në fillim më shtynë prindërit e mi, babai
Fisnik që është inxhinier dhe mamaja ime Lindita,
që është farmaciste. Unë jam fëmija i parë
dhe kam një motër, Ada e cila është 24 vjeçe
dhe studion për ekonomik në Univesritetin e Frankfurtit,
ku dhe ka fituar një bursë studimi. Po thoja, që
kur isha fëmijë më shtynë prindërit e mi,
veëanërisht mamaja ime, për të hyrë në
Akadaminë kombëtare të baletit. Pastaj, pasioni i
rrit dita ditës. Mësimet zgjasnin shtatë ditë
në shtatë, festat ishin të pakëta: Viti i Ri,
Një maji dhe kaq, as ditëlindjen time, siç e thasë
pak më parë nuk mund ta festoja".
Dhe një ditë me të rënë regjimi,
u larguat.
"Në '91-shin, në moshën 18 vjeçare nuk
e kisha përfunduar ende Akademinë. Gjendesha në plazhin
e Durrësit me miqtë e mi. Ishte një vendim i marrë
papritmas: "Nisemi shkojmë në Itali", thashë.
Kështu hipën në anijen e shpresës. Ishim me
mijra. Njerzit niseshin vetëm me pak gjëra dhe një
pjesë prej tyre qëndronte në kuvertën e anijes.
Kishte gra shtatëzëna që humben fëmijen nga
kushtet tejet të vështira, të sëmurë fëmijë
që ankoheshin. Udhëtimi zgjati 36 orë të gjata
dhe gjatë rrugës mendoja për gjithë jetën
time, që kalonte para syve si copa filmi të shkurtra.
Kisha etje, uri dhe isha konfuz. Në hyrje të portit disa
u hodhën në det dhe atëherë anijet ushtarake
italiane e lanë të futej anijen tonë. Me të
mbërritur në Bari na çuan në një stadium,
i cili mbikqyrej nga helikopterë, morali ishte i ulët,
ishte një qetësi irreale dhe dukej se rreth e përqark
mbretëronte vdekja. Nuk ishte skena që kisha imagjinuar.
Brenda pak ditësh u riatdhesuam. Në Shqipëri rinisa
studimet dhe mbarova Akademinë, menjeherë vajta në
Teatrin e Operas dhe Baletit si solist i trupes së kërcimit".
Po
ëndrra italiane?
"Një ditë erdhi një kompani e Mantovës
për disa prova. Me përzgjodhen dhe u ktheva në Itali,
kësaj herë për të kërcyer. Jam shfaqur
në shumë teatro italiane, duke punuar fort. I jam mirënjohës
Korrado Batit, menazher i një kompanie në Rexho Emilia
, i cili më ka ndihmuar shumë. Por mbi të gjitha
i detyrohem shumë Maria De Filipit dhe Mauricio Kostancos,
të cilët ishin të parët që më dhanë
mundësinë për të punuar në televizion dhe
vazhdojnë të më japin çdo ditë këshilla
të vlefshme për karrierën dhe për punën.
Unë kam lindur dhe jam rritur tek "Buona Domenica"
dhe Kostanco ka qenë për mua si një baba dhe me Marian
kemi një marrëdhënie të mirë miqësie,
e cila shkon përtej punës, e cila gjithashtu është
shumë speciale. Flasim shumë me njeri- tjetrin dhe i jap
ndonjë këshillë përsa i përket kërcimit".
Keni qenë ndonjëherë viktimë e paragjykimit?
"Shumë herë. Në fillimi kisha vështirsi
për të gjetur një shtëpi dhe kanë qenë
te shumtë ata që ma kane përplasur derën në
fytyrë. Tani është ndryshe. Jam i famshëm, por
nuk i mbaj mëri atyre që më kanë trajtuar keq.
Njerëzit e këqij janë në të gjithë
botën. Sigurisht jam krenar që me punën time të
jap një imazh pozitiv të Shqipërisë".
Në Itali keni gjetur dashurinë?
"Tani jam singëll. Kam qenë i lidhur për tre
vjet me Daniela Bello, ish leterza e "Passaparola". Me
Danielen jam ndjerë shumë mirë dhe kemi kaluar shumë
momente të bukura, përshembull një udhëtim në
një fshat turistik në Santo Domingo. Me kohën puna
na ndau. E vetmja mënyrë për të folur ishte
telefoni. Shumë pak, dhe atëherë mori fund. Nuk më
kishte ndodhur ndonjëherë të mbetesha mik me ndonjë
ishin tim, por me Danielen është ndryshe".
Projektet?
"Tani kam blerë një shtëpi në Romë
dhe në të ardhmen do të doja të kisha një
familje me shumë fëmijë. Pastaj unë vij nga
një familje tradicionale me vlera të forta". |