|
Sipas një informacioni të sigurtë këto ditë
skulptori i ri Elis Yshmeri, rikthen në realitet ëndrrën
e tij fëminore.Pas një suksesi dhe nje çmimi në
Itali ai vendos të realizojë një memorial për
vuajtjet çame e cila është një epope tjetër
e hidhur e Kombit Shqiptar.
Pranë mureve të lashtë të Kalasë së
Elbasanit, përballë shtatores së mjeshtrit Jusuf
Myzyri, tashmë është vendosur një tjetër
vepër arti, memoriali kushtuar përkujtimit të 27
qershorit 1944, 59 - vjetorit të genocidit grek ndaj popullsisë
çame në trojet e autoktone.Ndërkohë mikpritjes
së Elbasanit për vëllezërit e ardhur kjo vetëm
sa i freskon një kohë të dhimbshme, e cila u përsërit
edhe më vonë kur elbasanasit hapën portat për
vëllezërit e një gjaku në kohën e përzënies
me dhunë të popullit shqiptar të Kosovës.Kjo
vepër realizuar nga skulptori i ri Elis Hyshmeri, e konceptuar
në formën e një piramide me tre degë, ka në
një nga faqet anësore dedikimin në kujtim të
një prej ngjarjeve të dhimbshme të popullit shqiptar:

Kalaja e Elbasanit
"Mirënjohje popullit të Elbasanit, që priti
e strehoi popullsinë
çame", - thuhet në pllakatin e shkruar të
memorialit. Ndërsa ceremonia e përurimit e zhvilluar në
mbrëmjen e një dite më parë, pati pjesëmarrës
të shumtë qindra çamë që jetojnë
në Elbasan, të ardhur nga rrethe të ndryshme të
vendit e nga jashtë Shqipërisë. Në këtë
qytet u vendosën rreth 5 mijë çamë. Në
këtë kuadër përkujtimor, këto ditë
në Tiranë është mbledhur shoqata politike-atdhetare
“Çamëria” për inicimin e një procesi
për kthimin e trojeve të popullsisë shqiptare çame.
Kryetari, prof.as.dr Selman Sheme është shprehur se do
të shfrytëzohen të gjitha hapësirat për
hapjen e një procesi gjyqësor.
Për autorin e obeliskut Elis Hyshmeri, ky realizim ishte një
ëndërr,-siç është shprehur vetë
ai. Kishte dashur që në krijimtarinë e tij të
bënte diçka për dramën çame, për
të cilën që fëmijë, kishte grumbulluar
shumë mbresa.
Sakaq diku në Elbasan duhet thënë edhe për një
tjetër përmendore, atë për kohën që
priti vëllezërit nga Kosova.Ajo është ende brenda
dhimbjes…
|