ZBULOHET RRETHI I GURËVE (STONEHEDGE) NË VERI TË MAQEDONISË

Një vëzhgues katër mijëvjeçar është zbuluar gjatë këtyre ditëve në Veri të Maqedonisë, që ekspertët e përshkruajnë si Rrethi i Gurëve (Stonehenge) nga Epoka e Gurit në Ballkan. Një grup arkeologësh vendorë kanë zbuluar në afërsi të fshatit Kokino të Kumanovës një vend katër mijëvjeçar, ku besohet se kanë jetuar pjesëtarë të një qytetërimi deri tani të panjohur. Udhëheqësi i ekipit Jovica Stankovskit ka thënë se është një vëzhgues që nuk dihet se cilit qytetërim i ka takuar. "Është një vend që dallon nga vendndodhjet e tjera arkeologjike të Maqedonisë. Ai mund të krahasohet me Stonehenge-in", ka thënë ai. "Vendi në Kokinë dëshmon se para katër mijë vjetësh në Ballkan ka ekzistuar një qytetërim për të cilin nuk kemi pasur njohuri deri tani", thotë Gjore Cenev.

nga:

Panorama
11-12-2003

Copyright www.agimi.com