FJALORI FETAR I SHQIPES DHE FEJA E SHQIPËTARËVE

• Disa mendime rreth fjalėve “di”, “ditė’, “Diell”, “Enji’, “i lum”, “perendi”, “zot” nė dritėn e gjuhėsisė krahasimtare

Moti jemi munduar t’i vijmė rreth problemit tė besimit tė parakėrshterė tė shqiptarėve, por, si tė thuash, nė literaturė ky problem, sigurisht nga mė tė rėndėsishmit, nuk ėshtė trajtuar sa duhet, me gjithė pėrpjekjet e mėdha tė alabanologėve tė ndryshėm.
Nga tė parėt qė janė marrė pak a shumė me kėtė problem janė gjuhėtarėt G. Majer, N. Jokl, H. Pedersen, K. Trajmer, H. Bariq, Milan Budimir, i cili nė Arkivin e Bariqit boton gjermanisht shkrimin Alb. Zot und griech. Bazileus, i cili shpreh njė mendim tė kundėrt me atė tė Pedersenit, tė Bariqit, tė Trajmerit, si dhe tė Majerit pėr rrėnjėn a etimonin e fjalės shqipe zot.
Mendimi ynė ėshtė se fjala zo (forma e prapashtesuar zot), janė tė gjitha gjasat, tė jetė njė prapaformim i fjalės zonjė < *gwhe:na me kalimin e rregullt tė buzoprapaqiellzores gw(h) > z (khs. zjarr < <gwhermos), si dhe refleksin e e-sė sė gjatė nė o (posh < .*pes-, hell < *sko:los, mo < *me).
Mendoj se ėshtė i drejtė mendimi i Trajmerit se pandan i Jupiterit, ku pėrpiqen ta gjejnė shpjegmin disa nga gjuhėtarėt e pėrmendur, nė gjuhėn shqipe ėshtė Enji, qė ruhet edhe te dita e javės e enjte, qė besojmė se e kemi pėrforcuar edhe nė shkrimin pėr ditėt e javės. Megjithatė, vėshtirėsi jo tė paka shtron bashkėtingėllorja –t, qė, nga sa duket, ėshtė e vonė pėr t’u rrjedhura nga prapashtesa i.e. –to e mbiemrave foljorė. Ne mendojmė se ėshtė mbaresė e rasės emėrore, qė shfaqet edhe tė fjala mot (khs. akuz. monė, i barasvlershėm me akuz. zonė, si dhe rrėnjėn e tyre *me:ns- > mon > muej/muaj, po dhe moshė, khs. mish < *mensa). Kjo pajtohet me kategorinė e emrave i.e. me mbaresė nė konsonante.

Panteoni i perėndive shqiptare, po morėm parasysh vetėm Enjin, pandan i Jupiterit dhe Zeusit, del shumė i varfėr. Megjithatė, po morėm parasysh gjuhėt indo-iranike dhe italike, atėherė ky panteon vjen e rritet.

Dihet se te popujt italikė, me tė cilėt kultura shqiptare tregon disa pėrkime shumė tė hershme, si te fjala bredh, qė ėshtė njė shumės i singularizuar (lat. brada, ruajtur edhe te njėjsi primitiv i shqipes brada), pjesėza mohues nuk (lat. nec), fjala perėndi dhe perėndeshė ėshtė e lidhur ngushtė me fjalėn ditė (lat. dies). Kjo pse forma bazė e krijimit tė kėtyre emrave ėshtė *dyeu- ‘ndrit’ me derivatet “qiell, zot”, kurse shkallėt zero tė kėsaj baze janė *div- ‘dhe *dyu- ‘zot, fat’ (Watkins). Nga ana tjetėr, tek Avesta, kryehyjnia ėshtė Ahura Mazda ‘Zoti i Dijes’. Me njė fjalė, kryehunia e shqiptarėve ishte Dielli ‘dritė, dije’, formė e prapashtesuar e foljes di dhe, njėkohėsisht, e emrit ditė (khs. nyjė, por nyell, kėrci, por kėrcyell, f(r)yj, por fyell). Me sa duket, kėto rrjedhoja tė shqipes burimin duhet ta kenė te forma e shkallės zero *d(y)u- ‘dije, ditė,fat’, e cila, si formė e kontraktuar, e rrudhur, ėshtė e natyrshme ta ketė rritur kuantitetin e vet nė *du:-, kurse dihet se u-ja e gjatė nė shqipen dha rregullisht i (khs. thi < *su:-; mi <*mu:s, etj.). Pėr mė tepėr, kjo rrėnjė ndeshet edhe nė Avesta si den/din ‘fe, besim, religjion’. Se folja “di” ka njė fushė shumė mė tė gjerė kuptimore, kėtė e pohojnė edhe shprehjet ‘e di zotin’ me kutpimin “e njoh, e pranoj, e besoj zotin’. Por, veē Diellit, sikundėr latinishtja (deus ‘hyjni’ dhe dea ‘hyneshė’) dhe greqishtja (ho theos ‘hyjni’ dhe he thea ‘hyjneshė’) zhvilloi pandanin e saj, Diellė (khs. romanin omonim tė M. Camajt “Diella”), nga u rrjedhua edhe forma diminutivale Dilė. Po ashtu, kjo rrėnjė, si nė latinishten, ashtu edhe nė shqipen, ruajti kuptimin e fjalės “fat”, sikundėr shihet tė kompozitat ditėbardhė, sin. fatbardhė dhe ditėzi, sin. fatzi (khs. lat. Dis, Dives nga di:ves., i pasur (<”fatlum, ditėbardhė”, Watkins). Derisa jemi te ky problem, po theksojmė se, siē tregon shumėsi dit, i fjalės ditė, ky emėr, qė mė vonė kaloi nė kategorinė e emrave i.e. nė –a, fillimisht qe njė emėr me temė konsonantike, si zot, mot, mendim ky i pėrkrahur edhe nga Ēabej (SGJ I, 126-127).

Edhe njė krijim tjetėr i shqipez dėshmon se fjala “perėndi, zot” lidhet me dritėn. Ėshtė kjo fjala i Lumi dhe shumėsi tė lumet, qė nuk mund tė shkėputet as kuptimish, as fonologjikisht nga rrėnja indoevropiane: forma bazė *leuk- dhe forma e shkallės zero *luk- ‘dritė, shkėlqim’. Nė tė vėrtetė, ėshtė kjo njė formė e prapashtesuar, zgjeruar me sufiksin shumė aktiv tė shqipes –m. Siē dihet, guturalet e thjeshta tė shqipes, sidomos nė togje tė ndryshme konsonantike, kanė rėnė (khs. lat. nox, -ctis, shq. natė), prandaj, meqenėse kemi tė bėjmė me njė krijim shumė tė hershėm, sipas gjasash para evoluimit tė grykoreve tė thjeshta nė ndėrdhėmbore, k-ja e rrėnjės ka rėnė. Pra, kjo trajtė pati njė evoluim tė shkallėshkallshėm lum < *lukm < *luk.
Kjo fjalė, nga tė rrallat, e fjalorit fetar tė shqipes (Ēabej, SGJ, I, 126-127) haset qė nga autorėt mė tė hershėm tė shqipes, Buzuku, Budi, etj., madje si pjesė e togfjalėshit i lumi Zot me kuptimin i bekuari Zot. Ne po shtojmė se ky togfjalėsh ėshtė i zakonshėm nė formulat e ndryshme epike: Lum pėr ty e pėr tė lumin Zot / Qi s’jem kanė e Zoti na ka dhanė (falė). Madje, duke qenė pjesė specifike e kėtij togfjalėshi, ajo pėrdoret shpesh edhe nė vend tė fjalės “zot” nė formėn i Lumi. Rrjedhoja e saj janė tė shumta: optativi tė lumtė, mbiemri lumėri (gegėrisht lumni, sajuar nga shumėsi lum(ė)n dhe prapashtesa e krijimit tė emrave abstraktė nė shqipen –i), mbiemri i lumtur, por haset edhe nė forma tė ngurosura: lum si unė me kuptimin “fatbardhi unė”, etj. Mendoj se tė lumet janė engjėj ndihmės tė njeriut nė rreziqe.

Kostandini, Perandori Shqiptar Se Dielli qe nga perėnditė mė tė adhuruar edhe tek ilirėt, kėtė e dėshmojnė edhe studimet mė tė reja pėr Konstandinin e Madh tė Hans A. Pohlsander dhe SUNY Albany: “When Diocletian and Maximian announced their retirement in 305, the problem posed by the Christians was unresolved and the persecution in progress. Upon coming to power Constantine unilaterally ended all persecution in his territories, even providing for restitution. His personal devotions, however, he offered first to Mars and then increasingly to Apollo, reverenced as Sol Invictus.”
Nga kjo, vetiu, shtrohet problemi i fjalės “perendi”, e cila, sipas X. Delamarre e ka burimin te fjala i.e. *perkwus ‘dru i shenjtė, zot i stuhisė’, e cila e ka kognatin e saj te lituanishtja Perkunas dhe te sllavishtja e vjetėr Perunu (171).
Fjala “perendi” (Ēabej, SGJ, II, f. 19-20), sipas albanologėve tė ndryshėm, nuk mund tė trajtohet ndaras nga folja “perėndoj”, rreth sė cilės pati mendime nga mė tė ndryshmet.
Ne kujtojmė se kjo fjalė nuk mund tė shpjegohet ndryshe, pos nga rrėnja indoevropiane *per-2 (Watkins), qė ėshtė rrėnjė e foljes ‘prij, kaloj’, zgjeruar me prapashtesėn i.e. tė mbiemrave foljorė –ent. Kėshtu, derisa te folja e krijuar nga kjo temė (perent) u ruajt si kuptimi ‘prij, kaloj’, te fjala perendi, qė mendoj se ėshtė njė prapaformim nga kjo folje, u ruajt kuptimi ‘ai qė prin’. Si mbiemėr tė emėrzuar ne e gjejmė kėtė temė te antroponimi Prend < *Perend, si dhe te dita e javės e Premte < Peremte. Ruajtja e kėtij kuptim u vu re edhe te greqizmi i huajtur nga shqipja ho Helios basileuei ‘dielli mbretėron’, qė haset edhe nė tė folmet e ndryshme shqiptare, si: zotėron dielli, dielli zotėron me kuptimin ‘perendon, praron’ (Ēabej, idem). Sipas Ēabejt, Budi fjalėn “Perendi” e pėrdor me kuptimet “regnum, mbretėri, zotėrim”. Kjo rrėnjė i.e. u ruajt nė shkallė zero edhe te folja e prapashtesuar shqipe “prij” < *pr- + -i, qė dha rrjedhoja tė shumta, si: pris, prijetar, kurse e hasim edhe te numėrori rendorė i parė.

Lidhur me fjalėn hyj, hyu, sh. hyjn, siē e vėrteton abstrakti hyjni dhe krijimet mė tė reja hyjnor, hyjneshė kujtojmė se origjina e tij do kėrkuar te emri i greqishtes ho yios ‘bir’ (nė botimet e shkruara edhe si ho hyos, si dhe nė krijimet epike), meqenėse nė besimin e kėrshterė “biri” fitoi kuptimin “perendi”, falė trinisė Ati-Biri-Shpirti i Shenjtė, kurse shqipja, me sa dimė, ėshtė e vetmja gjuhė, meqenėse shqiptarėt nga tė parėt e pėrqafuan kėrshterimin, qė zhvilloi njė kuptim tė tillė. Kjo fjalė, sikundėr dhe kora dhe nama, tregojnė se shqiptarėt e pėrqafuan fenė e kėrshterė qė nė formėn e tij burimore, shumė para pėrkthimit tė Dhjatės sė Re nė latinishten nga Shėn Jeronimi.

Burimet:
Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knjiga IV, sv. I, Prishtinė, 1969.
Clavert Watkins, “Ido-Europian and Indo-Europeans” nė http://www.bartleby.com/61/IEroots.html
Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, I, II, Prishtinė, Rilindja, 1976
Hans A. Pohlsander, SUNY Albany, Constantine I (306 - 337 A.D.) nė http://www.roman-emperors.org/conniei.htm
X. Delamarre, “Le vocabulaire indo-européen, Lexique étymologique thématique”,
Paris, 1984.

 

shkruan
Abdullah Konushevci
 
Copyright www.agimi.com 2002