Historia e Shqipërisë e shekullit
XX ka kohë që është bërë objekt
i publicistikës, debateve televizive, si dhe i mjaft përkthimeve
të autorëve të huaj me synimin për të
sqaruar jo vetëm pjesët e errëta të shpërfillura,
por edhe për të rivlerësuar epoka dhe personalitete
historike. Është një prirje normale, kur niset
nga qëllimi për të zbardhur mjergullën e ngritur
nga politika e shkuar, që, si çdo politikë (madje
siç ka ndodhur edhe dhjetëvjeçarin e fundit
para syve tanë me glorifikime musoliniane dhe progrome ideologjike!)
shfrytëzon edhe historinë në dobi të përfitimeve
të veta imediate apo të perpektivës. Thonë
se historinë e shkruajnë fitimtarët dhe sigurisht
fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore
do ta shkruanin sipas modeleve të tilla të njohura.
Është gjë pozitive se tani botimet historike me
autorë të huaj po njohin një zhvillim të mbarë,
duke sjellë këndvështrime të panjohura ose
të njohura vetëm nga një rreth i ngushtë specialistësh.
Dhe natyrisht në këtë fushë nuk mund të
përdoret më censura, që nuk lejonte botimin apo
e shkurtonte duke e masakruar veprën. Por njëherësh
një lloj rreziku ekziston: nga adhurimi për të
huajt, ne mund ta marrim çdo gjë si të mirëqënë,
duke harruar se për një problem apo argument mund të
shkruhen me dhjetra e dhjetra vepra, sepse çdo autor zbulon
gjëra të reja përmes këndvështrimit të
vet të fakteve dhe periudhave historike. Pra, shtimi i nformacionit
përmes një dokumentacioni të ri akivor, duhet parë
si një mundësi për të gjykuar më drejt
dhe më gjerë për ngjarjet dhe personalitetet historike,
e jo për të shtrëmbëruar historinë apo
në rastin më të mirë për ta personalizuar
atë.
Rishqyrtimi i historisë është një proces i
domosdoshëm si çdo rishqyrtim shkencor, jo vetëm
se shoqëria njerëzore shkon përpara e ngjitet më
lart dhe sigurisht ka një fushëpamje tjetër, por
edhe se zbulimet e reja, dokumentet dhe faktet e reja, kërkojnë
ridimensionim të përfundimeve të arritura. Historia
nuk është letërsi apo kujtime. Opinionet apo këndvështrimet
vetjake, të pashmangshme edhe në shkencat historike,
duhet t’i nënshtrohen një objektiviteti shkencor,
i cili përbën edhe thelbin e hulumtimeve të reja
në këtë fushë.
Por te ne janë shfaqur disa karakteristika, të cilat
dëshmojnë një proces jo vetëm spontan, por
edhe regresiv në aspektin disi të pakontrolluar, me
etjen dhe zhurmërinë për "zbulime" dhe
"përmbysje", të kryera jo nga historianë
e studiues të fushave apo periudhave përkatëse,
por nga amatorë, të cilët në vend të
tabuve të vjetra sjellin tabu ta reja të politizuara,
po aq të rrezikshme dhe antihistorike. Në këtë
proces, në mënyrë perfide, është përdorur
mënyra analitike e fakteve të veçuara, pa u mbështetur
në analiza të thelluara të këtyre fakteve
dhe në bashkëlidhjen e tyre me një mori faktesh
të tjerë të dokumentuar e jo të hamendësuar.
Po ashtu një ide e tillë naive është thirrja
për të rishkruar historinë si histori e së
majtës dhe së djathtës në revansh! Historia
e një vendi është unike dhe natyrisht për
të kanë përparësi ato forca historike, që
sjellin progresin dhe zhvillimin në të tëra fushat.
Se mund të kesh legjislacion evropian, që ndalon të
rrihen gomerët dhe kafshët e tjera, por me një
popull kryesisht anlfabet, që dëgjon lajmet nga tellalli
i bashkisë, zor se mund të zbatohet ky legjislacion
nga një administratë e dhunshme dhe e korruptuar...
Është e ditur se historia nuk bëhet
as nga debatet televizive dhe as nga sensacionet e gazetave, të
cilat kanë nevojë për shikues dhe lexues dhe që
shpesh çorodisin njeriun e shkretë, por nga ballafaqimet
e rezultateve të studimeve dhe kërkimet e historianëve.
Për fat të keq, zëri i specialistëve të
fushave përkatëse, është zëri që
dëgjohet dhe imponohet më pak, madje edhe në problemet
dhe fushat e tjera jetike të ekonomisë apo të trashëgimisë
kulturore të vendit.
Kështu nëse flitet për I. Qemalin apo Zogun, Enverin
a Fan Nolin, pasioni duhet t’i lërë vendin analizës
dhe ballafaqimit të argumenteve, retorika dhe panegjirizmi
logjikës shkencore. Demokratizimi i shoqërisë sonë
pluraliste nuk mund të kuptohet as si revansh, as si rishkrim
i historisë, sipas interesave të politikës dhe
sponsorëve të ndryshëm, por si një trajtim
shkencor i ngjarjeve, fenomeneve shoqërore, ekonomike e kulturore
të vendit në periudha të caktuara.
Ku vete historia jonë? Është një pyetje e
thjeshtë që mund të ketë shumë përgjigje.
ABC-ja mirëpret mendimet e historianëve dhe intelektualëve,
jo vetëm për të sqaruar këndvështrimin
e gjykimit të historisë sonë, por edhe për
të ditur se ç’ndodh në botën rreth
e rrotull nesh, si e kanë parë dhe si shohin historinë
e shqiptarëve.
Dhe jo vetëm në fushën e historisë. I njëjti
problem shtrohet edhe në ridimensionimin e figurave të
shënuara të letërsisë sonë qysh prej
shekullit të kaluar gjer në ditët tona, që
nga Naimi, Fishta e Migjeni e gjer te Kadareja, Agolli, Arapi
etj. dhe kjo nëse të ndalemi vetëm te disa emra
gjurmëmëdhenj në letrat e dashura shqipe.
Libër me aromë pune e dashurie
Libri i Mehmet Gëzhillit është
një udhërrëfyes për të hyrë në
pyllin e madh dhe të përzierë, shumë drurësh,
të Fan S.Nolit, që nuk pushoi së zhurmuari në
shekullin XX dhe vazhdon të zhurmojë që me nisjen
e këtij 100-vjeçari të ri, që po jetojmë.
Ky libër, që vjen aromë pune të gjatë
për zbulimin e burimeve ku janë botuar veprat e Fan
Nolit dhe ku janë vatrat e veprimtarisë së tij
patriotike, revolucionare e ideologjike, politike e fetare, tregon
jo vetëm seriozitetin, por edhe dashurinë e Mehmet Gëzhillit
për njërën nga figurat më të shquara
dhe më të çuditshme të jetës së
letërsisë, kulturës dhe shoqërisë shqiptare.
Botimi enciklopedik Fan S.Noli (120- vjet jetë dhe veprimtari)
ka vlera të padiskutueshme për njohjen e Fan S.Nolit
në mënyrë të gjithanshme jo vetëm nga
ata, që duan të studiojnë veprën e tij, por
edhe nga ata, që dëshirojnë ta lexojnë dhe
të kënaqen estetikisht apo të pasurojnë kulturën
e tyre. E kam fjalën që dobia e librit është
për studiuesit dhe histrorianin, edhe për letrarin dhe
studentin, edhe për qytetarin vendas dhe të huaj, që
e flet shqipen. Punimi i publicistit dhe bibliografit Mehmet Gëzhilli
është i një natyre të veçantë,
që ndryshon nga çka është botuar deri më
sot për Fan S. Nolin dhe si i tillë ai plotëson
një cikël të tërë për hulmutimet
e studimet, që janë bërë për këtë
figurë poliedrike. Këtu nuk mund të rrimë
pa përmendur punën kolosale, që ka bërë
shkrimtari i njohur Prof. Dr. Nasho Jorgaqi në mbledhjen,
përgatitjen dhe pajisjen me shënime të veprës
shumëvëllimshme të Fan S.Nolit, veçanërisht
të "fanolianës" me risi dokumentare, kujtime
e studime; pa folur pastaj për albumin me fotografi për
këtë personalitet të pavdekshëm. Kështu
që në kështjellën e shënimeve, hulumtimeve,
studimeve, kujtimeve dokumentare, vetgjurmimeve bibliografike,
një gur të palëvizur zë edhe botimi enciklopedik
i Mehmet Gëzhillit "Fan S. Noli (120 vjet dhe veprimtari),
botim i këtij njeriu të palodhur dhe të talentuar
në fushën e vet.
24 prill 2003
PRESIDENTI REAGAN PËR FAN NOLIN
Me rastin e kremtimit të Qindvjetorit të
lindjes së Peshkop Theofan S.Nolit, që u zhvillua gjatë
Kuvendit vjetor të Federatës Pansbqiptare t’Amerikës
Vatra më 4 Shtator 1982 në New York, Presidenti i Shteteve
të Basbkuara t’Amerikës, Ronald Reagan, i drejtoi
kryesisë së Vatrës një telegram.
Jam i lumtur t’i dërgoj përshëndetjet më
të nxehta Kuvendit vjetor të Federatës Panshqiptare
t’Amerikës Vatra.
Kjo mbledhje më jep rastin e veçantë të
ve në dukje përpjekjet që bën organizata juaj
për ruejtjen e thesarit kulturor të stërgjyshëve
t’uaj Shqiptarë.
Shqiptaro-amerikanët mund të mburren dhe të ndjehen
kryenaltë për kontributet që i kanë dhënë
Amerikës. Ësht e vërtetë gjithashtu se ju
jeni një pjesë e pandarë e kësaj shoqërie
të shumëllojtë, e cila ësht forca më
e madhe e Amerikës.
Me rastin e Qindvjetorit të Arkipeshk Theofan S. Nolit, unë
bashkohem me ju për të nderuar kujtimin e Tij.
Ju dërgoj urimet e mija më të mira për një
mbledhje të gëzuar e të frytëshme dhe për
çdo sukses në të ardhmen.
Ronald Reagan
SHTËPIA E BARDHË Santa Barbara, California September
2, 1982
Njeriu i madh i kombit FAN S. NOLI
At Arthur Liolin
Librin e tij autoritativ për Heroin tonë
kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun, Fan S.Noli e
fillon me këto fjalë: "Çdo hero në
histori kalon në tre etapa, atë të lavdisë,
të rrënimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të
thotë që në fillim ai ngrihet në qiell nga
admiruesit e tij, pastaj rrënohet nga kritikët, dhe
më së fundi... me durim, me mundim dhe me keqardhje
rivlerësohet përsëri nga historianë që
janë esëll dhe jo të verbuar nga fanatizmi i admiruesve
të heroit dhe as nga tërbimi i kritikëve të
tij".
Dhe, për ironi, edhe Mitropoliti Theofan, si të gjithë
njerëzit e mëdhenj, do të ketë kaluar gjithashtu
nëpër këto tri etapa shqyrtimi.
Meqenëse shqiptarët kudo nëpër botë po
përgatiten të përkujtojnë 85- vjetorin e dorëzimit
të tij si prift, është e përshtatshme që
lutjeve për kujtimin e tij në Mbretërinë e
Perëndisë t’u bashkohen edhe aktivitetet e rretheve
patriotike dhe shkencore, ashtu siç e meriton jeta dhe
vepra e tij.
Patriot, poet dhe pionier...
Adhuruar nga pasuesit dhe respektuar nga
shokët, Noli është parë si një personalitet
i shquar që kryesisht ndihmoi të restaurohej identiteti
kombëtar i shqiptarëve, i cili ishte shtypur për
rreth 5 shekuj. Si kishtar, burrë shteti dhe studiues, Noli
u shqua në shumë fusha dhe bëri që atdheu
i tij të njihet në aspektin ndërkombëtar,
i dha dinjitet atij dhe e pasuroi gjuhën e popullit të
vet. Shkurtimisht, ai ishte instrumenti për të siguruar
qëndrueshmëri dhe besim për lëvizjen shqiptare
në rritje të këtij shekulli. Ndonëse të
tjerë e paraprinë atë në zgjimin kombëtar,
ai e pa atë të marrë formë dhe emri i tij
u bë një pikë bashkimi, kryesisht në Amerikë,
më tepër se kudo, ku komuniteti shqiptar ishte në
gjendje të lulëzonte dhe të zhvillohej lirisht.
Ashtu si Tomas Jeffersoni, ai ishte një humanist i shquar
dhe një reformator energjik; i logjikshëm, i përpiktë
dhe plot ankth për të ruajtur atë që besonte
të ishte e drejta e patjetërsueshme e popullit të
tij. Në një intervistë të vitit 1958, që
ruhet në arkivin e Kryepeshkopatës shqiptare në
Amerikë, ai pohonte: "Arritja ime më e madhe politike
ishte pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve...
Ky themeloi, një herë e përgjithmonë, kufijtë
e Shqipërisë dhe i dha asaj njohjen nga e gjithë
bota". Ndonëse Shqipëria e kish shpallur pavarësinë
qysh më 1912, është e mundshme që pa përpjekjen
dinamike të Fan Nolit në Gjenevë më 1920,
kombi shqiptar zor të kish mundur të ekzistonte si një
entitet koheziv në atë fillim ogurzi. Në nje editorial
të gazetës së njohur angleze "The Manchester
Guardian" po të atij viti shkruhet: "Fan Noli është
një njeri që do të ishte i shquar në çdo
shtet. Një diplomat i përsosur, një ekspert në
politikën ndërkombëtare, një debatues i talentuar,
qysh prej fillimit bëri një përshtypje të
thellë në Gjenevë. Ai i hodhi poshtë kundërshtarët
e tij ballkanikë në një mënyrë mjeshtërore,
por gjithmonë me rrjë buzëqeshje. Ai është
një njeri me një kulturë të gjerë që
ka lexuar çdo gjë të vlefshme për t’u
lexuar në anglisht dhe frëngjisht". Lordi anglez
Cecil i shkroi atij: "Si përfaqësuesi kryesor i
mbroj’tjes së vendit tuaj, është e mjaftueshnie
të thoni vetëm që jeni shqiptar..."
Megali Elliniqi Enkiklopedia, botuar në Athinë në
1933, shkruan për të: "Fan Noli është
një nga shqiptarët më të shquar në fushën
e letrave... dhe një nga personalitetet më të fuqishme
politike të Shqipërisë... Aneksimi i "Epirit
të Veriut" nga Shqipëria ishte result i politikes
së mençur të tij. Ne saj të kultures së
tij, njohjes së shumë gjuhëve dhe aftësisë
së tij gazetareske ai është bërë udhëheqje
dhe mendja frymëzuese e Rilindjes Shqiptare dhe kampioni
kryesor i saj nëpër botë.; i shkruar në një
vend që e shikonte atë si një nga kundërshtarët
më të mëdhenj, ishte ky një vlerësim
i madh për figurën e Fan Nolit.
Misteri i njeriut
Megjithë faktin që Fan Noli ishte një
personalitet shumë i njohur, mendimet e tij të brendshme
dhe emocionet e tij mbeten edhe sot e kësaj dite një
enigmë. Ai ishte një njeri me një paraqitje dhe
karizmë të madhe, i cili ishte shpesh një kombinim
i shumëfishtë edhe i paradokseve. Ai mund të magjepste,
të qortonte, të kërcënonte dhe të këshillonte
me një fjali, gjë që shpesh i hutonte miqtë
e tij. Ai mund të ishte zemërak, i tërhequr dhe
sentimental, deri në lot në të njëjtin bashkëbisedim.
Sensi i tij i humorit, buruar nga tregimet tradicionale të
vendlindjes së tij, e bënte atë të dashur
në shoqëri, por gjithashtu ishte edhe gracë për
ndjenjat e tij personale si njeri.
Në mënyra të ndryshme ai e bëri veten e tij
të thellë, të padepërtueshëm, ndoshta
si pasojë pjesërisht e adhurimit që ai ngjallte
tek pasuesit e tij, dhe pjesërisht si pasojë e një
farë hezitimi për t’u lidhur me njerëzit
në një mënyrë intime.
Megjithatë ai ishte jashtë mase besnik, sidomos tek
ata që e ndihmuan gjatë kohës së mërgimit
mbas 1924, dhe mbajti një korrespondencë të ethshme
me qindra njerëz, ndërmjet tyre: politikanë, kishtarë,
anëtarë të famullive, shokë klase të
Harvardit, muzikantë, autorë, fëmijë dhe madje
edhe me të burgosur. "Sepse unë isha në burg
dhe erdhët të më shihnit" (Mateu 25).
Ishte gjithmonë një ndjenjë nostalgjie, malli dhe
kërkimi të pandërprerë në rrugën
që ai përpiqej të gjente për rolin dhe vendin
e tij në jetë. Është domethënëse
që në autobiografinë e tij ai i kushton më
tepër vend fëmijërisë së tij se sa punës
për çështjen kombëtare. Larg nga vendi i
tij qysh prej moshës së njomë, ai jetoi në
varfëri në pjesën më të madhe të
jetës së tij. Ai ishte gjithmonë shqiponja e vetmuar:
shumë e njohën atë, të gjithë e njohin
atë, por ai ishte kryesisht vetëm me Krishtin dhe Ungjijtë
dhe harxhoi pjesën më të madhe të jetës
së tij në këtë botë në përkthimet
e Shkrimit të Shenjtë dhe të Liturgjisë.
Është e vështirë të thuash nëse
arritjet e tij të shumta janë të lidhura me natyrën
e tij të vetmuar. Është e mjaftueshme të thuhet
që nga ana sociologjike, shoqëria shqiptare u ka dhënë
gjithmonë individëve dy role për të luajtur:
një jetë publike dhe një jetë private, të
cilat janë parë si dy sfera të ndryshme. Një
njeri kishte një rol në familje dhe një rol tjetër
(shpesh kontradiktor) në shoqëri, dhe çdo pjesë
mbetej e padhunueshme.
Kisha ishte shtëpia e tij
Edhe pse shpesh pranohet si në vitet e para Noli e shihte
Kishën Ortodokse Shqiptare si rrugë shpëtimi për
Shqipërinë, mund të thuhet edhe në Kisha e
shpëtoi Fan Nolin edhe si shërbëtor të popullit
edhe si njeri. Në të njëjtin dokument që iu
referuam më sipër dhe që gjendet në bibliotekën
e Fan Nolit, ai shkruan; "E gjithë veprimtaria ime,
dashuria ime e parë është kisha..." dhe "Hyrja
ime e parë në Lëvizjen Shqiptare ishte leximi i
Dhjatës së Re përkthyer në shqip nga Kostandin
Kristoforidhi kur isha dhjetë vjeç". Ne njohim
gjithashtu që ai e konsideronte përkthimin dhe hartimin
që kishte bërë për librin më të
rendësishëm "Sherbesave të kishës Kremtore,
një libër që përbëhet nga psalme, këngë,
oda dhe tropare nga të ritit liturgjikal ortodoks, si arritjen
e tij më të madhe dhe më të rendësishme
.
Si njeri i letrave, ai ishte thellësisht i ndjeshëm
ndaj letërsië, muzikës dhe artit dhe i dashuruar
mbas tyre. Si njeri i Zotit, nuk njihte letërsi më të
madhe se Shkrimet e Shenjta, asnjë muzikë më të
fuqishme se sa zëri që del në lutjet drejtuar Zotit
dhe asnjë art më të bukur se arti i lutjes.
Kisha Ortodokse Shqiptare u bë shtëpia dhe familja e
tij dhe e mundësoi t’i jepte shprehje instikteve prej
udhëheqësi dhe siguroi një shtrat për devocionin
e thellë që buronte nga vetmia e tij mistike. Në
një temë universitare që shkrojti më 1939
kur po përfundonte punën për Ph.D . doctor në
filozofl, ai e mbyllte vlerësimin për veprën e
e Makiavelit Princi me këto fjalë, që të kujtojnë
vlerësimin e vetë Nolit për karrierën e tij
politike: "Tragjedia e Makiavelit qëndron në faktin
që gjatë gjithë jetës, pavarësisht nga
njohuritë e shumta dhe intelekti i jashtëzakonshëm,
atij nuk ju dha asnjë mundësi për të realizuar
disa nga ëndërrat e mëdha për të mirën
e vendit të tij. Dhe ai di si ta shprehë këtë
ankesë: "Nuk jam i kënaqur me natyrën, sepse
ajo ose duhet të më mbante fshehur njohuri si këto,
ose të më jepte forcën për t’i plotësuar".
Në se historia e Nolit nga plotësimi i ambicieve politike,
Zoti do ta përdorte për qëllim më të
lartë.
Ndoshta dëshmia më befasuese e gjenisë së
tij ishte fakti se nuk lejoi kurrë që nacionalizmi i
fuqishëm t’i verbonte vizionin për Kishën
dhe të ardhmen e saj. Kush do të mendonte se njeriu
që luajti një rol aq vendimtar në ringjalljen e
identitetit shqiptar, do të kishte patur largpamësinë,
qëndrueshmërinë dhe forcën e brendshme për
të parë aq larg në të ardhmen dhe të
përgatiste besimtarët e tij për ardhshmërinë
e një Kishe Ortodokse Shqiptare. Në shumë drejtime
ai ishte një njeri që qëndronte gjithmonë
në udhëkryq dhe kishte aftësinë të ndihmonte
popullin e tij të bënte ndryshime pa i bërë
faktikisht ai për ata. Njësoj si Mojsiu, patriarku dhe
profeti i Dhjatës së vjetër, ai ndihmoi në
udhëheqjen e tyre dhe u tregoi rrugën drejt tokës
së premtuar, por fuqi më të madhe gjykuan se ai
vetë nuk mund të shkonte atje.
Detyra e fatit
Ndërmjet sendeve personale që u gjetën në
tryezën e punës së të ndjerit Metropolit ditën
e vdekjes së tij, ishte një vëllim i hollë
me poezi franceze dhe disa letra me përkthimin e tij të
fundit. Libri i vogël përmban një elegji romantike
të titulluar "Vdekja e ujkut" (La Mort de Loup)
nga De Vinji (De Vigney). Metorpolitin soditës e kishte tërhequr
veçanërisht kjo poezi e essëll (e qetë,
e përmbajtur) që dukej sikur mëshironte një
ndjenjë të madhe angazhimi dhe fisnikërie të
heshtur.
Ishin nënvizuar vargjet e fundit të poezisë, të
cilat duket ta kenë prekur thellë Nolin në betejën
e gjatë të jetës:
"Të rënkosh, të qash, të lutesh ësbtë
njësoj si frika.
Kryeje me zjarr detyrën e gfatë e të vësbtirë
që të ka caktuar fati:
Dhe pastaj, si unë vuaj e vdis
pa asnjë fjalë.
Veç librit me poema, fletëve të letrës me
dorëshkrimin e tij ishte edhe kjo lutje drejtuar Zotit:
"Kur ti do të vish në tokë, mbreti i të
gjithë qiejve, me fuqi dhe shkëlqim, gjithë bota
do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të derdhen
përpara vendit tënd gjykatës i tmerrshëm,
librat atëherë do të hapen gjerësisht, sekretet
do të dalin. Oh, më sbpëto nga zjarri i përjetsbëm
i pashuar dhe më vendos me dorën tënde të
drejtë në Parajsë, gjykatës i drejtë
dhe i mëshirsbëm".
Mars, 1993
1) Fjala aneksim është shkruar nga grekër, të
citët pretendojnë që jugu i Shqipërisë,
i quajtur prej tyre Vorio Epir i takon Greqisë, ndërsa
dihet që Grekët kanë aneksuar territorin Shqiptar
në jug, Çamërinë, banuar nga shqiptarë
e Epirit të Veriut.
Copyright 1999 Zeri i popullit