FOTOGALERIA agimi.com

Nëpërmjet kësaj fotogalerie synohet që opinioni publik të njoftohet për së afërmi me vlerat e kulturës materiale të qytetit të lashtë të Prizrenit.

Për shkak të veprimeve barbare të ushtrisë dhe policisë speciale serbe në luftën e vitit 1990, u shkaktuan dëme të mëdha ndaj trashëgimisë kulturore të Prizrenit, u vodhën eksponatet e çmueshme, u rrënuan dhe u dogjën godina me vlerë të veçantë.

Stafi redaktues i faqes agimi.com angazhohet,që nëpërmjet imazheve të senzibilizoj çështjen e ruajtjes, mbrojtjes, revitalizimit, rekonstruksionit dhe kthimit të thesareve të kulturës materiale dhe shpirtërore të Prizrenit, që janë tëhuajsuar në mënyra të ndryshme.

Fotografitë janë marrë nga tre librat e autorëve prizrenas dhe nga arkiva agimi.com:

SHPRESË SIQECA - “Perlat e etnisë shqiptare në Prizren“,Shtëpia botuese Gjeçovi,2002
Dr.MALIQ OSI - “Prizreni qytet i lashtë,muze me thesar të pavarur kulturor“,botues: Shoqata Numizmatike Shqiptare “DEMASTION“,Prizren,2001
MUHAMED SHUKRIU - “Prizreni i lashtë-morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale“, botues: Shtypshkronja “KOSOVA“ Prizren,2001
AGIMI.COM – baza e shënimeve arkivore

© Copyright
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga autorët e librave dhe agimi.com

Rreth tematikës së qytetit të lashtë të Prizrenit, për informata më të plota,të interesuarit mund t’ju drejtohen drejtpërdrejtë autorëve të librave,shtëpive botuese ose librarive.

Copyright www.agimi.com 2003