| Filmat
për Shqipërinë, nga shqiptarët apo të huajt,
janë të destinuar të mbajnë në vetvete
një dramë e cila e ka krijuar shtëpinë në
secilin prej nesh e s’do të ikë (ne edhe gëzojmë
ndonjëherë apo jo?).Por ndryshe nga shumë popuj të
tjerë, kjo dhimbje në zemrat tona ka një tjetër
ngjyrë, tjetër histori, tjetër zgjidhje."Femrat
pa flatra" është një film që e vërteton
këtë gjë. Edhe pse filmin e kam parë pjesërisht,
për faktin që premierat e tij kanë qënë
të pakta dhe larg vendit ku unë jetoj, personazhet e kësaj
historie unë i kam jetuar në fëmijëri në
të njëjtat skena ku filmi është xhiruar maleve
të veriut. Historia është ajo e një femre, Marijes
(Katya Gardner) e cila viziton Shqipërinë, për të
marrë pjesë në një varrim familjar,por gjen
veten në mënyën e të jetuarit që vendasit
kane krijuar. Një pjesë e së shkuarës,harruar
në të ardhme. Ajo dashurohet me mënyrën e jetës
në këtë vend, dhe vendos të bëhet një
"virgjëreshë e vetshpallur", që do të
thotë të mos martohet e të mos ketë fëmijë
kurrë. Duke zgjedhur veten midis dy dashurive që kish
lënë pas në Kanada. Për të virgjëra
të tilla, rrallë dëgjohet në Shqipëri,
e akoma më rrallë, ndoshta asnjëherë në
pjesën më të madhe të botës.Personalisht,
gjithmonë kam menduar se Shqipëria është një
vend sa strikt po aq edhe tolerant e ndoshta kjo e bën gjithmonë
e më interesante njohjen me të. Nuk ke si ndryshe ta shpjegosh
egzistencën e një personazhi të tillë si Zefi
(Micheline Lanctot), që duke u nisur nga emri jeton një
jetë prej mashkulli por në të vërtetë është
po aq femër sa çdo femër tjetër...në
film. Gjithsesi, duhet përmendur fakti qe ky film trajton një
temë kaq interesante e kaq të veçantë edhe
për vetë ne shqiptarët, që në importin
masiv të së "huajës" po lëmë
në harresë atë çka është më
e rëndësishme...tonën. Besa Imani, Alfred Trebicka,
Ermal Rama, Gjovalin Gjoni, janë disa prej aktorëve shqiptarë
që interpretojnë në këtë film, ndërkohë
që në një bisedë me regjizorin e "Femrat
pa flatra" Zotin Nicholas Kinsey u përpoqa ti jap përgjigjie
disa pyetjeve që po ashtu si edhe juve, më kishin lindur
në mendje kur mësova për një projekt të
tillë.
Elbino Llalla:Kush është Nicholas Kinsey?
Nicholas Kinsey:Unë jam një shkrimtar, regjizor, producent
filmi.Kam lindur në Kanada por studimet i kam ndjekur në
Angli dhe aktivitetin në industrinë e filmit e kam nisur
në vitin 1970.
Si u njohët me Shqipërinë e për më tepër
me "të virgjërat" shqipëtare?
Unë gjithmonë kam qënë shumë i interesuar
në etnicitet, sepse kjo është mënyra me të
cilën kulturat prezantojnë, përcaktojnë vetveten.
Në rastin e Shqipërisë, më tërhoqën
historitë që po "shfaqeshin" në perëndim,
rreth shoqërisë shqiptare si edhe lexova librin "High
Albania" të Edith Durham, ku flitet për udhëtime
në Shqipëri në fillimin e shekullit të shkuar.
Fenomeni i të virgjërave shqiptare më la shumë
mbresa që prej fillimit. Këto virgjëresha janë
pjesë e të shkuarës shqiptare dhe janë trashëguar
nga burrat e mençëm që drejtuan malet veriore të
vendit tuaj në shekullin e 15. Ato u bënë pjesë
e kulturës suaj, kur Leka shkruajti Kanunin. Ndaj, është
shumë suprizuese të shikosh një lloj "mekanizmi"
të tillë që e lehtëson "arratisjen"
e femrave e më të veçantë e ben fakti që
një gjë të tillë nuk e gjen në besimin
Mysliman.
Keni pasur ndonjë lidhje personale me Shqipërinë
përpara xhirimit të filmit?
Nuk kam pasuar asnjë lloj lidhjeje personale me Shqipërinë
përpara realizimit të këtij filmi.
Keni parë filma shqiptarë?
Po, kam parë filma shqiptarë.
Ndryshe nga librat që kemi lexuar apo filmat që kemi parë,
ku virgjëreshat zakonisht kanë imazhin e Shën Mërisë
apo të murgeshave...një imazh shumë femëror....në
"Femrat pa flatra", virgjëreshat kanë një
pamje tepër burrërore ashtu si edhe mënyra e tyre
e jetesës...
Këto virgjëresha nuk kanë të përbashkëta
me të virgjërat që ne jemi mësuar të shohim
më parë. Në këtë sens ato janë thjesht
femra të pamartuara.
Mendoni se imazhi burrëror që mbartin këto femra
duke filluar që nga emri (Zef) do të lënë përshtypjen
se historia e filmit flet për një farë shpëtimi
që femrat lezbike kanë gjetur në shoqërinë
shqiptare...që jeton në kohën e tashme,por duke respektuar
ligjet e të shkuarës?Askush deri tani nuk e ka bërë
këtë pyetje. Ndoshta do të ndryshoni mendje kur të
shikoni filmin e plotë. Publiku në Gjermani dhe Kanada
reagoi pozitivisht, askush nuk do të nënkuptojë me
"të virgjërat shqiptare" një lezbike. Njerëzit
arrijnë të kuptojnë madhështinë e shqiptarëve
në ndërtimin e një mekanizmi të tillë për
femrat që dëshirojnë t’i shpëtojnë
një martese të padëshiruar.
Historia e këtij filmi është e çuditshme
edhe për vetë shqiptarët,sepse puthuajse askush nuk
e ka trajtuar këtë temë qoftë në dokumentar,
emision kulturor televiziv apo film. Mund të më thoni
se cila ishte shkëndija që ju shtyu të realizonit
filmin mbi këtë histori?
Shkëndija për mua lindi në idenë e dy femrave
që konfrontonin jetën në dy pika krejt të kundërta.
Marija nga Kanadaja me mënyrën perëndimore të
jetesës, takohet me një grua më të vjetër,
Zef, nga Shqipëria, që bën jetën e një
burri. Marija mrekullohet nga eksperienca e jetesës së
Zefit. Ajo s’ka vlera, është një pank, një
fëmijë i brezit X, dhe është gati të lërë
jetën perëndimore, për të jetuar në male
rrethuar nga njerëz që e duan atë. Janë këto
rrënjë të forta familjare, që i japin një
kuptim tjetër jetës së saj.Një gjë e tillë
ndodh shpesh me kanadezët. Ne kemi misionarët, biles edhe
një doktoreshë e cila shkoi në Afrikë të
punojë si infermiere në një varfëri ekstreme.
Marija është në një fare mënyre si këta
njerëz....në kërkim të kuptimit të jetës
së saj.
Sa të ndryshme e gjetët jetën në veriun e Shqipërisë.
Ishte ashtu siç e mendonit dhe çfarë ju ka bërë
përshtypje më tepër?
Ishte pothuajse primitive jetesa për dy muaj në malet
veriore të Shqipërisë, periudhë e xhirimeve
për filmin. Sidoqoftë, ishte jo më shumë primitive
se në shumë pjesë të tjera të botës.
Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm
ndaj ishte gjithmonë kënaqësi të bisedoje me
njerzit. Provuam ushqime të mrekullueshme dhe festuam bukur
me malsorët, shoqëruar me këngë dhe dolli pafund,
një pas një. Eksperiencë e mrekullueshme.
Fjala
e parë shqip që mësuat....
"Faleminderit". Nuk pata shumë kohë të
mësoj më tepër shqip, sepse puna me filmat është
tepër e vështirë dhe kërkon dedikim total.
Përveç regjisë, ju gjithashtu edhe shkruat skenarin
e filmit. Ishte e vështirë për ju, ti qëndronit
i "vërtetë" mënyrës shqiptare të
jetuarit, të folurit, të vepruarit...Unë vetë
jam shqiptar e sidoqoftë në disa zona të Shqipërisë,
mënyra e jetesës dhe zakonet e njerëzve në këto
zona janë të vështira për tu kuptuar edhe për
mua....
Pa librin e Edith Durham mbi zakonet shqiptare, mendoj se nuk do
kishim ditur se si ta realizonim këtë film. Ndërkohë
edhe ndihma e aktorëve dhe pjestarëve të grupit të
xhirimit një pjesë e mirë e të cilëve ishin
shqiptarë. Njerzit i dinë zakonet. Si të këndosh
në një funeral? Çfarë duhet thënë
në një moment të caktuar? Malësorët sidomos
kanë opinionet e tyre, ndaj edhe ne gjithmonë i pyesnim
njerzit për gjëra të tilla.
Ky film është shfaqur në shumë festivale filmi,
apo kinema nëpër botë.Si ka qene reagimi i publikut
në përgjithësi?
Reagimi i publikut ka qënë i mirë në përgjithësi.
Në botë egziston një kuriozitet shumë i madh
për "të panjohurën". Shqipëria është
e panjohur për shumicën e njerëzve në perëndim.
Së fundi shumë filma shqiptarë kanë premierat
në Tiranë, po këtë film kur do ta shohim në
Shqipëri?
Shpresoj të kem premierën e filmit në Tiranë
dhe Prishtinë këtë dimër.
Kjo është agjenda, por kemi patur shumë ndryshime.Kini
parasysh që ky është një film shqiptaro/kanadez
i cili i adresohet qytetërimit perëndimor. Ne nuk kemi
ide sesi publiku shqiptar do të reagojë.
|