| Të gjithë
neve që kemi mbaruar, së paku, shkollën fillore,
kemi njohuri për modelin e thjështë të komunikacionit:
Dërguesi- Porosia- dhe Pranuesi. Ky komunikacion me te drejte
mund te quhet edhe modeli i "binareve të hekurudhës"
Por cilat janë format që ndikojnë në (keq)kuptimin
e një porosie, fjalimi, debati? Cfarë është
semiotika, retorika?
Që nga antika politikanët përdorën shprehjet
retorike për të ndikuar/bindur opinionin publik. Përzgjedhja
e elementeve ndikuese të retorikës duhej, patjeter, që
t’iu përshtatet "qështjes", e cila ishte
edhe pjesë e situatës. Teoria klasike mbi retorikën,
rëndësi të vecantë i kushton mënyrës
së komunikacionit retorik. Kjo teori udhëzon që retorika
gjithmonë duhet të zhvillohet me rastinin e ndonjë
ndodhie të vecant; në një kohë të caktuar;
për një publik të përzgjedhur, dhe padyshim
për një qëllim të caktuar. Retorika, pra, fundamentalisht,
është e orientuar nga mënyra pragmatike.
Shprehja retorikë në shqipen tonë, të perdithsme,
kuptohet si "gjuhë e trandafileve" dhe si "gjuhë
e zbrazët". Mënyra e të paraqiturit në
opinion është pjesë e integruar e politikës,
andaj edhe është fare e natyrshme që politikanët
të jenë të kujdesshëm rreth formulimit të
fjalëve dhe fjalive politike. Por një ndër më
të rëndesishmet është se si politikanët
shfryëzojnë aftësin e tyre intelektuale? Në
cformë representohen në publik dhe si fokusohen këta
në media dhe nga mediat?
Edhe pse telvizioni ka kohë që ka zëvendësuar
takimet dhe tubimet klasike (dhe më vonë edhe kuvendin)
si arenë kryesore për agjitacion e propagandë politike,
talenti dhe aftësia për të bindur dhe komunikuar/biseduar,
është sot po aq e rëndësishme, mu si në
antiken e vjeter.
Profesori i shkencave politike Thomas Christian Wyller thote se
"politikanet para ekranit televiziv shfrytëzojnë
shumë triqe të retorikës klasike. Ai shton, se "arti
i të folurit dhe talenti për tu shprehur ishte gjithnjë
në epiqëndër të civilizimit romak dhe atijë
grek; ishte një fenomen i opinionit publik; qëllim i edukimit
dhe një instrument i fuqishëm per te arritur qëllimet
politike. Përgatitjes, dispozicionit dhe transportimit të
porosisë me gojë gjatë takimeve/tubimeve i është
kushtuar rendesi e veqantë. Ata që dëshironin të
flitnin në procese gjyqësore apo në tubime popullore,
u është afruar shkollim cilësorë.
Edhe pse retorika më nuk është drejtim i veqant
në shkolla, nuk është qudi se përse politikanët,
edhe sot, janë shumë të vetedijshëm rreth paraqitjes
së tyre në opinionin publik dhe rreth përzgjedhjes
me kujdes të fjalëve. P.sh sot shfrytëzohet me shumë
precizitet dhe kujdes përshtatja e mënyrave ndikuese gjuhësore,
gjithnjë duke u bazuar në shkallën e mentalitetit
dhe nivelit arsimor të publikut, dhe natyrisht në bazë
të asaj se cfarë, politikani, dëshiron të arrijë
në opinion. (Shqiptarët kanë politikan, që në
opinion, me decenie të tëra kanë komunikuar me udhëzimin
dhe ndihmën mediave. Dhe pa dyshim mund të thuhet se platforma
e karierës së tyre politike është ngritur e
ndërtuar vetëm në bazë të fjalimeve retorike
dhe fjalëve premtuese) Për këta njerëz është
shumë me rëndesi që të rrezatojnë bindje,
siguri përsonale, moral, padjallëzi e sinqëritet
tek përkrahesit e tijë.
Sipas teorisë retorike janë tre faktor që politikanet
i kanë në dispozicion për të bindur/ndikuar
opinionin. E këto sipas kategorizimit të Aristoteilt janë:
Ethos, Pathos dhe Logos. Retorikasit e vjetër mendonin se gjdo
fjalim i mirë do të duhej të "informoj",
"argëtoj" dhe "leviz publikun" ( docere,
delectare, movere).
Ndonjëri politikan më shumë i kushton rëndesi
anës etike (Etos), tjetri politikan investon dhe luan me ndjenjat
e popullit (Patos), e ndonjë tjetër tenton që të
argumentoj me arsye e logjikë të shëndoshë (Logos).
Shumica e politikanëve, gjatë apeleve, shfrytezojnë
kombinimin e elementeve të etikës, ndjenjave dhe arsyes,
përderisa të tjerët gjatë teknikës së
fjalimit paraqiten si zotërues të mirë të sajë.
Është e dobishme të nenvizohet se politikanët
tanë janë duke përdorur edhe "stolisjen/zbukurimin"
e fjalimit ", e cila është duke argëtuar opinionit
publik, e kjo bëhet me qëllim që "publiku të
mos mërzitet/bajatoset". Fjalimet e politikanëve
"tanë" janë të "erëzuara/shishmuara"
me formulime të ndryshme fikse, pak a shumë të befasishme
dhe jologjike (Pekmezi, turshitë kosovare, qënte e Sharit,…etj)
Sipas kësaj logjike, fjalimet nuk duhet drejtuar ne mendje,
ne koka, përkundrazi, fjalimet duhet orientuar ne ndjenja (feelings),
ne bark. Gjithsesi sipas kesaj teorie, fjalet duhet te jen te shkurta,
dhe te perseriten vazhdimisht…Shumica e politikanëve
gjatë fjalimeve të tyre përbejnë karakteristika
të veqanta në vete: p.sh Presidenti, z. Dr. Rugova është
një shembull tipik i cili në opinion paraqitet me shumë
ethos dhe pathos, përderisa kryetari i kuvendit të Kosovës,
z. Nexhat Daci, më shumë njifet, në opinion si argumentues
racional dhe është përsonifikim i logos-it.
Imigji
Sot, perspektiva retorike klasike është pjesërisht
e zbatuar. Karakteri audiovizuel i medias televizive kërkon
mirëkuptim dhe njohuri të thellë, se cfarë cilesi
duhet të posedoj një politikan, për të korrë
suksese në opinion.
Për polotikanët e aktual (dhe politikat e tyre) më
e rëndësishmja, dhe mos të themi më jetike/
është presantimi sa më unikat dhe sa më i "pazëvëndesuar"
në ekranin televiziv; rrespektivisht "actio". Dhe
këtu rol të madhë luajnë shumë më
tepër elemente e rrethana tjera: Theksimi i fjalëve, apo
fjalive të përzgjedhuara, mimika, shiqimi ( i këndshëm
e plot lezet), gjestet (si berja me gishte, pershendetja me dore
-ashtu kot në ajër- karizma dhe "gjuha e trupit ("body
language").Në veqanti kujdesi për të zotëruar
sa më shumë zërin dhe fotografinë, është
një kusht qëndror për të arritur suksese në
skenën politike (kombëtare dhe ndërkombëtare)
Andaj edhe nuk është e cuditshme se aktorët janë
profesionalist mu në "actio fushen" e retorikes.
(Keni lodhur mendjen se pse kryetari i shtetit të California
-s, quhet Arnold Schwarzeneger?) Ne e dime se aktoret luajn role
kurë ata paraqiten në skenë. Gjdonjeri që shfaqët
në opinion, luan një rol. Por sot kjo konsiderohet si
retorike e keqe po që se kjo aktparaqitje është e
shumdukshme dhe "jo origjinale"
Porosia politike (dhe vet proceset demokratike) mund të mbeten
jo të qarta, për shkak të triqeve retorike të
politikanit, dhe tentimit te tijë, për të ndërtuar
imigjin personal. Në qoftë se fjalët e mëdha
dhe gjestika përsonale mbizoterojnë lidhshmërite
logjike, mundësia që politikat të jenë të
dështuara janë më se reale. Në anën tjetër,
përdorimi i shprehjeve metaforike dhe paraqitja unikate mund
të zgjojë interesim në mijëra shtepi dhe familje,
dhe në këtë mënyrë edhe të kontribojnë
në simpatine e politikave, (por kjo varet nga vetedija e nje
shoqërie)
Është me rëndësi që populli të ketë
interesim për përsonalitetin e politikanit, dhe kështu
dalë ngadalë, ky popull, do "të hapë sytë"
dhe do të jetë i interesuar edhe në përmbajtjen
politike, mendojnë shkenctarët e shkencave të komunikacionit.
Një ndërë pyetjet që sot janë duke u shtruar
në opinon është: nëse mediat janë një
mjet i rëndësishëm për moralin e shoqërise,
apo vetëm instrumente që janë "duke i zenë"
frymën debateve konstruktive të vyeshme.
Vlera e debatit që po zhvillohet në hapsirat shqiptare
(e që është duke u transportuar nga mediat) sot është
e mbindikuar nga fjalë të mëdha dhe nga një
abstraksion i nivelit të lartë. Social –choice (teorija
mbi demokracine) proceset dhe debatet e tilla politike i konsideron
si mjet për të arritur qëllime të caktuara.
Vlera e debatit shqiptar s’do duhej të ishte "një
kafiteri e tymosur", por një katalizatorë për
një mendim dhe veprim të ri politik. Është një
ndër detyrat më të rëndësishme dhe jetike
që mediat të realizojnë një vitalizim të
vlerave të debatit edhe në shtresat më të varfëra
të shoqërisë, si dhe të përbashkojnë
shprehjet dhe zhargonët abstrakte/thata së bashku me vendimet
dhe veprimet politike konkrete.
Po qëse shoqëria angazhohet në qështjet fundamentale,
rreth ardhmërisë dhe zhvillimit të shoqërisë,
është e rëndësisë së vecant, që
këta të përjetojnë rrjedhojat konkrete të
jetës së tyre të përditshme. Në të
kundërtën po që se publiku nuk ështe në
gjendje që të njoftohet më shumë se sa formulimet
e përzbukuruara me ngjyrime "a la Brezhnjeviane",
e të lançuara nga kolltuqët e politikanëve
dogmatik, atherë retorika do të shndërrohet në
propagande Goebels-iane...
*
Autori vazhdon studimet pasdiplomike në shkencat e Mediave,
Filmit dhe Komunikacionit në Universitetin e Oslos, Norvegji.
|