KËNAQËSIA FEMRORE

Kërkuesit kanë hedhur dritë mbi shumë sekrete të seksualitetit femeror. Duke arritur në përfundimin se nuk ka të bëjë vetëm me anën psikike të saj. Kanë një rëndësi të dorës së parë edhe sjelljet biologjike, për të cilat më parë dihej fare pak. Si përfundim, ilaçet e reja, të efektshme për mashkullin, janë po aq të vlefshme edhe për femren

Jane ato, grate, kufiri i fundit i seksologjise dhe i endokrinologjise. Por edhe i shtepive farmaceutike. Nderkohe qe Viagra, me 837 milione pilulat e shitura ne te gjithe boten, feston 5 vjetorin e saj, per gruan vazhdojne ende te kryhen studime, eksperimente dhe te nenshkruhen konventa. Kjo per shkak se nga crregullimet seksuale vuan pothuajse gjysma e universit femeror, nje e dhene kjo e dale nga kongresi i Issir-it (International society for sexual and impotence research), i cili u zhvillua ne Montreal, Kanada vitin e kaluar. Tani se fundmi, ne Vankuver u mblodh edhe "Society for the study of woman's sexual health" me synim shkembimin e rezultateve te kerkimeve ne nivel nderkombetar.

Seksologe, gjinekologe dhe endokrinologe arriten ne perfundimin se nuk ishte vetem gruaja ajo qe duhej t'i nenshtrohej kurimit, por vete cifti.

Edhe ne Universitetin e Pavias ne Itali, u debatua ne nje kongres nderkombetar, pikerisht per crregullimet seksuale te grave. "Eshte fillimi i nje studimi e cila synon t'i shoqeroje te gjitha specialitetet mjekesore (qe nga andrologu e deri tek seksologu dhe sociologu) drejt nje "tjetersimi" te ri te kerkimit dhe praktikes mjekesore. Duke ndihmuar ne kete menyre edhe ne realizimin e nje riperteritjeje te "cilesise se marredhenies njerezore ne pergjithesi dhe asaj seksuale ne vecanti", shprehet nje specialist i kesaj fushe.

Por, a do te arrijme t'i zbulojme sekretet e seksualitetit femeror? Nje gje eshte e sigurt: fijet qe duhen cmbeshtjelle per te hedhur drite mbi teresine e pergjigjes seksuale te gruas jane te shumta. Me pare gjithcka i vishej psikikes, pra vetem sferes se shpirtit femeror ne kuadrin dashuror.
Por gjate viteve te fundit kerkuesit filluan te hetojne mbi trupin e gruas, mbi mekanizmat dhe vendet e kenaqesise se saj. Anatomia e klitoridit u be e njohur ne vitin 1998 nga austrialiania Helen O'Konell. Ndersa vitin e kaluar, nje kerkim i Emanuel Xhaninit, seksolog klinik italian, nxorri ne pah se pika G ekziston dhe funksionon me te njejtat mekanizma qe cojne ne kenaqesine mashkullore. Enzima qe modulon ereksionin, fosfodiesterazi 5, eshte e pranishme edhe ne ate zone te vagines ku gjinekologu gjerman Ernest Grafemberg, ne vitet '50, identifikoi piken G (duke i huazuar edhe shkronjen e pare te mbiemrit te tij), e cila ne rast se nxitej, shkaktonte orgazmen vaginale. Kerkimi i Xhaninit i hap rrugen perdorimit te molekulave si sildenafili ose tadalafili (pilula e re e verdhe per mashkullin), te cilat veprojne mbi fosfodiesterazin me nje kohezgjatje veprimi prej 24 oresh.

"Nuk duhet ta quajme pika G", thote Xhanini. "Me mire prostata femerore", ashtu sic e ka percaktuar organizata boterore e cila merret me nomenklaturen anatomike. Nje mbetje embrionale, nje organ i seksit tjeter, qe mund te jete i pranishem ne dimensione te ndryshme tek grate". Per te qene te sigurt nese eshte vertet prostat, ekipi i Xhaninit po perdor nje marker, antigenin prostatik specifik, i cili ka dhene perfundime pozitive. "Por jo te gjitha grate e kane piken G dhe per kete ato nuk duhet te hidherohen", sakteson seksologu. "Mosmarreveshja orgazem vaginale apo klitorid mund te zgjidhet keshtu: cdo grua ka vendet e saj te kenaqesise".
Nderkohe, megjithe deshtimin e eksperimentit te pare masiv te Viagres se kuqe, aktualisht jane duke mberritur lajme te mira. Do te perfitojne si grate pa probleme te sferes seksuale, ashtu edhe ato me crregullime te eksitimit seksual ne post- menopauze ose me isterektomi. Ky kerkim i fundit thekson permiresimet ne lubrifikimin vaginal dhe ne arritjen e orgazmes. Edhe prostaglandina Pge1 krem, ka dhene rezultate te mira, megjithese eshte duke iu nenshtruar ende fazes eksperimentuese.

"Te dhenat qe kemi ne dispozicion ne lidhje me ilacet per grate jane me te pakta se ato te dokumentuara per burrat", veren nje specialist i Qendres se gjinekologjise dhe seksologjise mjekesore ne Milano. "Vetem ne vitin1998, ne Konferencen nderkombetare per klasifikimin e crregullimeve seksuale femerore u perfshi edhe shkaku biologjik ne diagnozen e crregullimeve te grave. Por tani, duke kopjuar mashkullin, ekziston rreziku i perqendrimit te vemendjes tek organet gjenitale dhe tek gjithcka qe nuk funksionon ne nivel biologjik. Ne fakt, gjithnje me ndihmen e te dhenave dhe shenjave, nje diagnoze e sakte do te nenkuptonte percaktimin e elementit qe ka me shume peshe. Dhe ne kete sfere luan nje rol te rendesishem edhe natyra e marredhenies. Kjo pasi hyjne ne loje edhe nxitesit e ndryshem qe aktivizohen, si per shembull, ai i degjimit. Shume cifte praktikojne nje seks te heshtur, pa fjale dashurie. Ata nuk preken, nuk perkedhelen dhe puthen fare pak".

Por shume kerkues jane te mendimit se jo gjithcka mund te permblidhet tek nje hapje mrekulliberese. "Se pari, duhet te kerkohen shkaqet organike te nje crregullimi: faktoret hormonale, te eneve te gjakut, muskulore dhe te sistemit nervor, nderkohe qe grate priren drejt ndjenjes se fajit, lodhjes dhe stresit. Me pas vjen edhe mireqenia mendore e cila ka rendesine e saj. Nuk duhet te harrojme te shtojme ne kete kontekst se edhe humori i mire varet nga hormonet", veren nje specialist. "E dhena me interesante e kerkimeve te ketij viti ka te beje me rolin e hormoneve mashkullore, te cilet luajne nje rol te rendesishem ne pergjigjen seksuale femerore. Nga ata varet epshi, nxitja dhe marrja e iniciatives nga ana e saj".

Per te gjalleruar seksualitetin femeror, jane duke mberritur kremra, sprajt dhe pilula. Nderkohe, eshte vene ne dispozicion edhe nje pompe e vogel, e miratuar kjo nga Fda-ja amerikane, e cila sherben per te nxitur fluksin e gjakut ne klitorid. Te gjitha keto produkte vijne ne emer te nje gruaje gjithesesi kontradiktore. Nje grua, e cila ndoshta kerkon edhe per vete pilulen e kenaqesise, "por kur partneri turret tek Viagra, ajo tkurret. Dhe mendon: nuk me deshiron dhe nuk me do me. Nuk ben asgje per te ndryshuar gjendjen dhe nuk ka dyshim qe kerkon te ndahet prej meje", shprehet nje studiuese seksologe. "Grate jane te mendimit se ereksioni i arritur me ilac nuk vlen sa ai i ardhur ne menyre spontane". Ne fund te fundit, ato kerkojne me cdo kusht qe t'i vene noten formes se partnerit. Kjo sikur ereksioni te ishte mundesia e vetme per nje seksualitet ekspresiv, i cili gjithesesi merr ngjyrimet e nje paragjykimi: nese nuk ka bashkim seksual, nuk ka asgje. "Vuajne ende nga nje fare analfabetizmi erotik", perfundon nje esperte.

"Nuk do te mjaftoje as pilula e ereksionit dhe as ajo e orgazmes. Ciftet duhet te mesohen te bejne llogarite me pranine e ilacit mes tyre. Nje prani ndoshta e vlefshme, por qe gjithesesi nuk duhet tepruar me te. Sepse seksualiteti eshte shume me teper se nje molekule: eshte nje alkimi ne te cilen biologjia dhe psikika jane te gershetuara.

Copyright www.agimi.com