Supë

Supë me fide
Për 4 Porcione nevojitet:100 gr. fide, krypë, 2 domate, 100 gr. bizele, 1 ltr. supë mishi (psh.uji i mishit të zier).
Fidet i ziejmë në ujë të njelmët (jo shumë butë). Domatet i përvëlojmë, i rjepim, i përgjysmojmë, ia heqim farat dhe tulin e presim në katrorë të vegjël. Domatet e prera, bizelet dhe fidet e ziera i qesim në tenxheren me lëngun e mishit dhe i lëmë 5-10 minuta të nxehen (jo të zihen).


Supë e ftohtë domatesh
Nevojiten: 1 kg domate, 1 kungulleshkë, 1 hudhër, 4 lugë jogurt, majdanoz. kripë, piper.

Domatet e kuqe pastrohen, pervëlohen që te qërohen sa me letitë prehen dhe u hiiqen farat, po ashtu edhe kungulleshka pastrohet, qërohet dhe pritet në copa, si edhe hudhra (qërohen thelpinjtë dhe priten në copa). Të gjitlia këto perzihen në miksator derisa masa të bëhet e lengshme. u qitet kripa dhe piperi dhe ena e mbuluar futet ne frigorifer për t'u ftohur. Para se ta servoni shtohet jogurti dhe majdanozi i prere imë dhe përzihen mire. Kësaj supe te ftohte (qe nuk zihet) mund t'i shtoni edhe qepë lë grira shumë imët dhe tranguj te prerë në katrore të vegjël.

përgaditi:
Agimi
Nëse dëshironi që specialitetet tuaja t'i shijojnë edhe të tjerët, urdhëroni! Dërgoni recepte me email
Faleminderit
Copyright www.agimi.com 2002