Sallata

SALLATË ME PATËLLGJANË - dërgoi Misefa Abdyli

4-5 COPË PATËLLGJANË
3-4 SPECA DJEGËS APO PADJEGËS
2 DOMATE
1 GOT JOGURT
2-3 THELPINJË HUDRE
KRYP 2 LUGË TË USHQIMIT MAGDANOZ
1/2 E FILXHANIT TË KAFËS VAJ
1/2 LËNG LIMONI.

PATËLLGJANËT, SPECAT DHE DOMATET PIQEN NË FURRË DHE QËROHEN, PASI TI KEMI QËRUAR I NDRYDHIM ME PIRU, TANI E SHTOJMË THELPINJTË E HUDRËS, KRYPËN, VAJIN, LËNGUN E LIMONIT, MAGDANOZIN DHE JOGURTIN

KJO SALLATË MUND TË RUHET EDHE MË GJATË NË FRIGORIFER.

MOS PRITONI, KUR TA PROVONI DO TË MAGJEPSENI


 

Sallatë me patate
nevojiten: 1 kg patate, 5-6 qepë 1 filxhan i vogël vaj, 1 filxhan uthull molle, krypë, piper i zi, majdanoz.

Patatet pastrohen mirë dhe qiten në tenxhere të zihen rreth 20 minuta (të mos shkapërderdhen). Pasi të jenë zier, kullohen lihen të ftohen pak, qërohen dhe priten në rrathë e qiten në një enë më të thellë. Qepët pastrohen, prehen në formë rriskash(rrathësh) dhe qiten mbi patate. Sipër iu hidhet vaji, uthulla, krypa, piperi i zi dhe majdanozi i grirë dhe përzihen ngadalë që të mos prishen patatet (tundet ena disa herë).
Kujdes: Kjo sallatë duhet bërë pak kohë para përdorimit, për shkak se patatet e ziera mund të qëndrojnë vetëm 4-5 orë.

përgaditi:
Agim Mustafa
Nëse dëshironi që specialitetet tuaja t'i shijojnë edhe të tjerët, urdhëroni! Dërgoni recepte me email
Faleminderit
Copyright www.agimi.com 2002