Sheqerpare
Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose
2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak
vanile, sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë
duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier
me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në
tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për
20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet
i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që shërbeti
të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen
Hallva
3 luge gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 1/2
uje sheqer , arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te
erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht
qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer
deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet
pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet
per byrek , ndahet ne pjate edhe lihet te ftohet . Per ndarjen ne
pjte forma perdoret sipas deshires , une personalisht perdor lugen
, kur ta hani me uroni .
Tullumba
Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë
3-4 kokrra, pak krypë e sheqer, ujë treçerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell
së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas
zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh,
Për ti dhënë formën tullumbave përdoret
një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë
dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr
të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në
shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen
dhe rreshtohen në pjatë.
Manti Kosove
Për 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak krypë
për brumin dhe 600 gr mish I grirë, 3 qepë, krypë,
vaj, piper i zi.
Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë
i vakët, vaj, krypë dhe përzihen dhe nga brumi i
formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac
zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët
me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe
tëhollohet në një petë të madhe dhe të
tre petët bashkohen në një petë të vetme.
Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve
nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë,
krypë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj
dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për
ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më
pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë.
Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër
anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur.
Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur
mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret
me kos.
Trahana
Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, gjalpë 2 lugë gjelle, 1 lugë
gjelle krypë.
Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet
gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe
krypë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos
e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos
pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë.
Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë
të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe
e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë
në sitë të rrallë e thajmë përsëri.
Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta.
Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim
lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e perziejmë që
të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të
thërmuar ose shëllirë dhe e lëmë të
ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtë.
Musaka
me patate
Për 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane
kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, krypë,
piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen:
Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht
1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë
të thërmuar një lugë gjelle.
Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten
në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet
skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa
e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë
në zjarr të javashëm në menyrë që
të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate
të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon
kaurdisja edhe pak, shtohet krypë, piper flete dafine. Në
tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë
patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri
nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e
qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë
patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë,
shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të
marrë valë, hidhet krypë dhe lihet masa të trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur
hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë
kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për
30 minuta.
Tavë Elbasani
Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra,
kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,krypë.
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të
jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa
me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela,
vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë
dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë
pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet.
Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të
zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të
pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa
të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri,
ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, krypë dhe përzihen
mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten
thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë
dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë
duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të
zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen
vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe
krypë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin,
mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët.
Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet
një cipë e kuqe.
Burani
Për 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë
1 kokërr, salce 1 lugë gjelle, krypë, piper, kopër.
Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë
të vluar me krypë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet,
lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm,
pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet
qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salce domatesh,
piper skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të
gjitha së bashku ziejnë dhe 10 minuta derisa orizi të
jetë gati. Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.
Dollma me lakër
Për 4-5 persona duhen:
Lakër 1kg, mish i grirë 200 gram ose një filxhan
çaji, qepë 2 kokrra, oriz 2 filxhanë kafeje, krypë,
piper.
Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani,
vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe krypë
dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj
i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë.
Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të
përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë,
selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose
me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në
formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një
tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet
pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për
30 minuta.
Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur,
duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz
gjysëm të zier, krypë dhe piper.
Gjyveç me patate
Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1
kokërr, salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë,
krypë, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.
Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë
domate ose domate të grira hollë, krypë, piper, dafinë,
ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë
në zjarr të ngadaltë.
Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen,
priten në feta të rrumbullakëta me trashësi
1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë.
Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, krypë,
piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava
lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi,
vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet
e majdanoz të grirë hollë.
Qofte të fërguara
Për 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan çaji, qepë 2 kokrra, bukë 75 g.
(2 feta), vezë 1 kokërr, krypë, piper, majdanoz,
miell 2 lugë gjelle, vaj 4-5 lugë, perime sipas dëshirës.
Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë
së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit
hidhet vezë, krypë, piper i zi, majdanoz dhe bukë
bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te
25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet
në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët
ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan
me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh
se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë
yndyrë.
Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të
tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.
Fli
Kosove
Për 4-5 persona nevojiten:Per brumin
duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, krypë, Per masën
duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë
vaj.
Në një enë hidhet miell, krypë, ujë i
ftohtë dhe përzihen në një brumë të
hollë si për petulla. Në një enë tjetër
shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet
masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit
të jenë skrirë në një masë të
vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret
brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër
mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë
tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë
paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me
masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur.
Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të
vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet
në të njëjtën mënyrë por midis dy
rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia.
Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta.
Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet
të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë
ose mjaltë.
|