|
Sipas llojit të lëkurës dhe problemit që keni,
zgjidhni maskën e duhur, e cila do t'ju dhurojë, pikërisht
atë që keni nevojë, me qëilim që fytyra
juaj të shkëlqejë përsëri, plot shëndet
dhe freski.
Fytyra duhet të pastrohet me kujdes dy herë në ditë:
në mëngjes dhe në darkë. Dhe për çdo
herë nuk duhet të mungojë kremi i ditës apo
i natës. Ky është rregulli që parashtrojnë
estetistët, të ciiët për maskat e fytyrës
japin këshiila të posaçme.
Nuk janë të pakta femrat të cilat e konsiderojnë
përdorimin e tyre si luks dhe kujtohen për to kur tashmë
është shumë vonë. Ky qëndrim është
krejtësisht i gabuar dhe ai mund të ketë pasoja të
padëshirueshme tek një femër e cila kërkon të
ketë, edhe për shumë vite më pas, një fytyrë
te shëndetshme dhe të freskët.
E gjithë procedura e përdorimit të maskës bazohet
në tre eiementë: dëshirë, durim dhe kohë
në dispozicion. Dhe kjo sepse që maska të ketë
rezultat të mirë kërkohet një kohë e caktuar
për mbajtjen e saj në fytyrë si dhe qetësim
i plotë. Ndaj kur të vendosni të përdorni maskën
që i kombinon llojit të lëkurës suaj, zgjidhni
një ditë të lirë, pa shumë detyrime, me
qëllim që të ndiqni me kujdes të gjithë
procedurën. Por edhe nëse koha është shumë
e kufizuar për ju, vendosni maskë qoftë edhe një
herë në javë.
Zgjidhni maskën që ju konvenon
Përtë zgjedhur maskën e përshtatshme, d.m.th.
atë që i përgjigjet me saktësi nevojave të
lëkurës suaj, mendoni se çfarë kërkoni
në atë moment: hidratim, shkëlqim, ushqim, tendosje,
ajrosje etj. Ka shumë mundësi që të keni nevojë
edhe për dy apo më shumë maska, nëse lëkura
juaj është e përzier ose paraqet nevojattë ndryshme
në zona të ndryshme, si psh. e yndyrshme në ballë,
hundë dhe mjekër dhe e thatë në pjesën
tjetër të fytyrës. Gjithashtu, madhësia e problemit
përcakton se sa herë duhet të përdorni maskë.
Zakonisht, mjafton një herë në javë, por nëse
psh. lëkura juaj është shumë e thatë, atëherë
do të keni nevojë për më shumë herë.
Mos harroni gjithashtu, se nevojat e lëkurës varen edhe
nga stina, niveli i hornnoneve dhe gjendja psikologjike. Pra, para
se të zgjidhni për çdo herë llojin e maskës
që do të përdorni, kontrolloni me kujdes lëkurën
tuaj.
Nevojat tuaja
Nëse keni lëkurë të thatë-Maskat më
të përshtatshme janë ato hidratante. Përpiquni
që lëkura juaj të jetë e lagësht me qëllim
që maska të aktivizohet lehtë dhe shumë shpejt.
Vendosni në të gjithë fytyrën (përveç
syve dhe buzëve) një shtresë të trashë.
E lini të veprojë për sa kohë që këshillojnë
përgatitësit e saj. Mos shplani, por me një pambuk
hiqni me kujdes atë pjesë që lëkura nuk arriti
ta thithte. Nëse dëshironi të trefishoni rezultatin,
përdorni, menjëherë më pas, një krem ushqyes.
Nëse lëkura është e yndyrshme-Maskat më
ideale për këto raste janë pastrueset. I përdorni
ato rregullisht dhe mos harroni të bëni piling me një
produkttë butë, gati 2 here në javë. Shmangiuni
zonës së ndjeshme të syve dhe mos e lini maskën
që të veprojë më pak ose më shumë
se sa rekomandojnë përgatitësit e saj. Nëse
e hiqni më shpejt se ç'duhet, nuk do të jetë
thithur dhe poret nuk do të jenë pastruar deri në
thellësi, ndërkaq është e padobishme që
ta mbani më shumë orë pasi nuk do të keni rezultat
më të mirë. Nëse keni lëkurë të
ndjeshme-Maskat kuruese do ta bëjnë lëkurën
e fytyrës suaj të ndjehet më mirë. Një
pastrim i thjeshtë me ujë të destiluar, përpara
se të vendosni maskën, forcon veprimin kurues. Pastroni
lëkurën me pambuk ose shami letre, pa e fërkuar fort.
Vendosni maskën dhe shtrihuni në kanape, duke u qetësuar
për sa kohë që ajo vepron.
I mbuloni sytë me pambuk të lyer me kamomil dhe shijoheni
këtë moment shlodhësh që nuk shkon me shumë
se 10 minuta.
Nëse lëkura juaj është e lodhur-Pavarësisht
nga lloji i saj, ka momente që lëkura duket e lodhur,
pa shkëlqim sikur të mos ketë jete në të...
Në këto raste një inaskë rigjeneruese do të
ndihmonte që të vinte në vete dhe të fitonte
shkëlqimin e mëparshëm, sikurse edhe do të luftonte
rrudhat dhe do të tendoste lëkurën.
Një maskë për çdo rast
Hidratantet janë të pështatshme për lëkurat
e thata dhe shumë të thata, të cilat ose paraqesin
mungëse lagështie të përherëshme ose vuajnë
herë pas here nga thatësia, sidomos gjatë stinës
së dimrit. Të pasura me aloe vera, proteina qumështore,
banane, mjaltë dhe vitaminë E, maskat hidratante ushqejnë
lëkurën e uritur me lagështirë, duke lehtësuar
funksionin e qelizave dhe frymëmarrjen e lëkurës.
Kurueset përmbajnë kamomil dhe përbërje të
tjera që "qetësojnë" lëkurën
e irrituar, duke ndihmuar në funksionimin më të mirë
të lëkurës. Gjithashtu, përdoren edhe për
lëkura me puçra.
Tendosëset janë të mira për lëkura më
të pjekura, që kanë filluar të paraqesin shenja
rënieje. Ato ndihmojnë në ten-dosjen e lëkurës
dhe zhdukjen e gjur-mëve të vitëve mbi fytyrë
(në shumicën e rasteve vetëm përkohësisht).
Për pastrim në thellësi Këto maska përdoren
për lëkurat e yndyr-shme fzakonisht për moshat e
reja). Arrijnë të pastrojnë poret si dhe të
pen-gojnë shfaqjen e puçrave dhe shenjave të zeza.
Zakonisht, maskat e pastrimit janë të pasura me vitamina,
por përm-bajnë edhe argjil (me ngjyren e zakon-shme të
gjelbërt), që sikurse është provuar, është
përbërja më rezultative kundër yndyrës.
Për shkëlqim dhe rigjenerim. Këto maska kanë
në përbërje vitaminë C dhe duke bërë
një pastrim të lehtë të lëkurës, arrijnë
te largojnë qelizat e vdekura dhe i japln asaj shkëlqimin
e nevojshëm. Mund t'i përdorni pak para se të vendosni
makjazhin.
Maskat-ekspres veprojnë në kohë rekord (vetëm
5 minuta) dhe i japin lëkurës freski e shkëqlim.
Por ato janë të rezultatshme kryesisht në fytyra
që nuk paraqesin probleme.
Si vendoset maska?
1. Pak para se të vendosni çfarëdolloj maske,
duhet ta pastroni lëkurën me shumë kujdes (në
fytyrë dhe qafë).
2. Vendosni një shtresë të trashë në fytyrë
e qafë dhe zbatoni me saktësi udhëzimet që japin
për-
gatitësit. Ndonëse, të famshmet maska-ekspres kërkojnë
pak kohë (vetëm 5 minuta), shumica e maskave të tjera
duhet të qëndrojnë mbi lëkurë më shumë
se 10 minuta.
3. Në asnjë rast maska nuk duhet përhapur në
zonën e syve dhe në buzë, përveç se në
rastet kur pro-
dukti këshillohet edhe për këto zona.
4. Maska hiqet nga lëkura, duke përdorur pambuk dhe më
pas ujë të bollshëm. Zakonisht menjëherë
më
pas përdoret krem i posaçëm.
5. Përdorni maska që kombinojnë me llojin e lëkurës
suaj.
6. Shmanguni maskave me fruta, nëse keni lëkurë të
ndjeshme.
7. Preferoni ta vendosni maskën menjëherë sapo keni
bërë një banjo të ngrohtë, kur poret janë
ende të hapura dhe i japin mundësi maskës të
veprojë më mirë.
8. Mos preferoni maska që paralelisht pastrojnë në
thellësi, nëse keni puçra.
9. Mos harroni se maskat janë të nevojshme, por ato nuk
mund të zevendësojnë përdorimin e produkteve
të tjera kozmetike për fytyrën. |