|
Stina e verës tashmë lajmëron fillimin e minifundeve,
bluzave të hapura dhe sidomos plazhit. Një lëkurë
femërore e pastër, e lëmuar dhe pa qime? Nuk është
një luks, por një domosdoshmëri. Si të depilohemi?
Gjithçka varet nga zonat për të cilat jeni të
interesuara që të depiloni. Në qoftë se do të
depiloheni në shtëpi mund të përdorni kremin
depilator ose depilatorin elektrik. Një metodë shumë
e mirë për pjesët e vogla është elektroagulacioni.
Mënyrat e depilimit
Kremi prej dylli.
Dylli është një mënyrë e shpejtë që
ka efekt të gjatë dhe e aplikueshme sidomos për pjesë
të trupit jo shumë delikate si këmbët dhe mustaqet.
Në përgjithësi është me bazë mjalti.
Vendoset kremi i dyllit në zonën që do të depilohet,
pastaj në kontakt me dyllin vendosen ngjitëse që
më pas hiqen me një tërheqje të vetme. Është
tërheqja e fortë ajo që mund të shkaktojë
dhe një farë dëmtimi të lehtë të lëkurës.
Ndonjëherë mendohet se është ngjyra e dyllit
ajo që shkakton një plasaritje dhe fryrje të kapilarëve.
Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse është
tërheqja ajo që shkakton fryrjen dhe plasaritjen e kapilarëve.
Ja pse është më mirë që depilimi me dyll
të bëhet në një institut bukurie. Estetistja
ka më shumë praktikë, është e shpejtë
dhe përdor më pak tërheqje për të përfunduar
depilimin dhe sa më pak tërheqje të bëhen aq
më mirë është.
Kremi depilator
Është një metodë e lehtë, e shpejtë
dhe me kohëzgjatje më të vogël se sa dylli.
Produkti mund të shfaqë alergji në lëkurë
prandaj është më mirë që më parë
të bëhet një test i vogël. Në të shumtën
e rasteve depilimi është i nevojshëm që të
përsëritet pas një jave. Duke tërhequr qimet
tani në verë mund të zbehet dhe ngjyra që merr
trupi duke u ngjitur në ngjitëse. E njëjta gjë
ndodh dhe me dyllin. Bashkë me qimet ai heq dhe një pjesë
të ngjyrës së lëkurës, por depilimi me
dyll është më i preferueshëm sepse përsëritet
vetëm pas një muaji.
Elektroagulacioni
Bëhet fjalë për zhdukjen e qimeve nëpërmjet
rrymës elektrike të futur nëpërmjet një
ageje në brendësi të rrënjës për të
shkrirë qimen. Një teknologji e saktë, e sigurtë
dhe pa dhimbje që mund të jetë dhe definitive. Kjo
nuk mund të thuhet me saktësi sepse në rritjen e
qimeve influencojnë dhe faktorë që nuk mund të
kontrollohen nga prodhimet farmaceutike. Në çdo rast
është një metodë e mirë sidomos në
qoftë se do të depilohen zona të vogla. Sot teknika
është shumë e sofistikuar. Shkarkimi i rrymës
elekrtike mund të ndryshohet në bazë të lëkurës
dhe të qimes së përsonit. Pas dy apo tre seancash
shikohet një përmirësim shumë i madh i zhdukjes
së qimeve ndërsa pas pesë seancash një shkatërrim
i plotë i tyre.
Lazer
Mbi këtë metodë nuk mund të thuhet gjithçka
me vendosmëri. Është një teknikë e kohëve
të fundit ndaj dhe mund të lërë pezull shumë
dyshime. Vetë fakti që rrezet lazer janë aq të
përfolura le vend për dyshime. Ka raste kur qimet kanë
filluar të rriten përsëri. Nuk dihet akoma me siguri
se si funksionon dhe pse shumë njerëz e shikojnë
si një zgjidhje për të mos patur më qime.
Krem që rrallon rritjen.
Përpara elektrokoagulacionit mund të përdoret një
krem që rrallon rritjen e qimeve. Kjo do të thjeshtonte
trajtimin. I njëjti krem mund të përdoret dhe pas
dyllit, kremit depilator apo dhe briskut.
Duhet të kujdesesh para dhe pas depilimit. Felikoliti
Felikoliti në të vërtetë është një
qime që rritet brenda në mish, e cila është
sulmuar nga bakterie në brendësi të rrënjës.
Janë infeksione të shkaktuara kryesisht nga mungesa e
higjenës ose përdorimi i aksesorëve si piskatorja
apo ngjitëset e përdorura për të hequr dyllin.
Në qoftë se keni felikolit, nuk mund të depiloheni
në të njëjtën zonë. Duhet ta mbani atë
pjesë të lëkurës të pastër dhe ta
dizinfektoni herë pas here. Më mirë se sa t’i
kurosh felikolitet është mirë që t’i evitosh
ato. Kjo bëhet duke mbajtur një higjenë të mirë
para dhe pas depilimit.
Para depilimit duhet:
-Të bëni një skrub (larje) të lëkurës
për të hequr papastërtitë e vogla dhe për
t’u siguruar që të gjitha qimet janë të
ngitura për të mos rrezikuar futjen e tyre në mish.
- Më pas lyeni pjesën që do të depiloni me një
solucion kundër tharjes së lëkurës duke e freskuar
më pas me një solucion menteje që e pastron thellësisht
atë.
Pas depilimit duhet:
-Të heqësh të gjitha mbetjet që mund të
ketë lënë depilatori si dylli, brisku apo mjete të
tjera me një copë të njomur me vaj ose dhe me vaj
esencial kamomili.
- Të përdorësh kremëra apo vajra që të
zbusin pjesën e sipërme të lëkurës e cila
është acaruar gjatë depilimit.
- Lëkura nuk duhet të parfumohet kurrë menjëherë
pas depilimit.
Këto rregulla vlejnë për çdo tip lëkure
dhe qimeje dhe duhet të ndiqen si në shtëpi ashtu
dhe në institutet e bukurisë. Bëni kujdes! Pas depilimit
mund të shfaqen shumë pika të vogla të kuqe
në lëkurë. Në qoftë se nuk zhduken duhet
të drejtoheni tek dermatologu, sepse mund të jenë
treguese të mungesës së vitaminës A.
|