|
Joshëse apo fëshfëritëse,
e freskët apo krejt "hot". Me bazë lulesh apo
frutash. Për çdo lloj femre, ekziston një lloj
i veçantë parfumi që di të nxjerrë në
dukje feminilitetin
Lule të këputura që në orët e para të
mëngjesit. Pasi është kjo ora kur ato dhurojnë
esencën më të mirë. Fruta të pjekura nën
diellin e vendeve mesdhetare dhe lloje të rralla që vijnë
nga vendet e largëta ku aromat fitojnë një intensitet
të paperseritshem. Është kjo përvoja e mjeshtrave
parfumiere që përziejnë esencat me njera-tjetrën
për të përfituar një buqetë dehëse
dhe të parezistueshme. Dhe për këtë sezon vere,
zgjedhja ka të bëje vetëm mbi aromat ditë- natë,
mjaft të lehta për t'iu përshtatur klimës së
ëmbël, por edhe të qëndrueshëm për
të mos hequr dorë nga ajo reja e parfumuar që lë
gjurmen tënde në çdo lëvizje. Edhe flakonet
janë në lartesinë e kësaj situate: shembuj të
një dizajni të rrafinuar e me fantazi mbajnë brenda
tyre lëngje të artë, qelibar apo me ngjyren e detit
për të treguar esenca romantike, sensuale apo të
fresketa. "Kolonjë erëmirë" e vërtetë
e stinës së re.
Me erë të fortë
Janë parfumet e mbrëmjes, ata që lenë gjurmë.
Por përdoren edhe ditën nga femrat me personalitet të
fortë dhe për ato që duan të tregojnë gjithmonë
se janë në qendër të vëmendjes.
1.Histori
ekzotike
"Histoire d'Eau Topaze" nga Mauboussin (75 ml,
57 euro) ka mbyllur ne nje flakon nje parfum te nxehte e te praruar,
me ndjesi ekzotike. Tonet e para jane te mandarinave te gjelbra
te perziera me piper, lajthi te bluara dhe nje arome te forte cistesh
te qelibarta dhe myshku.
2.Luleshtrydhë
dhe trëndafila
"Carolina" nga Carolina Herrerra (50 ml, 40
euro), nxjerr ne pah feminitetin me ane te lyleshtrydheve te egra
dhe portokalleve te hidhur. Ka nje sensualitet te bute qe perftohet
nga aroma e vaniljes, lenteve, qelibarit dhe myshkut. Origjinalitetin
ia jep perzierja mes piperit dhe petaleve te trendafilit.
3.
Misterioz
"Absolu nga Rochas (50 ml, 54 euro) shpreh dalengadale
per ate qe e perdor nje shpirt sensual dhe qe te ben per vete. Aroma
hapet me tonet orientale te qelibarit per t'u zgjatur me tej me
nje zemer mandarinash, gjethesh fiku, lule zambaku dhe piper te
zi.
Të freskët
Jane me te preferuarit e shumices se femrave. Kryesisht ato qe duan
te kene nje paraqitje sa me delikate, si te dala prej ujit.
4.
Energjike
Ne "Green Tea Essence" te Alyssa Ashley (50
ml, 24.50 euro), esenca e cajit te gjelber rigjeneron trupin dhe
mendjen. Dardha, livandoja, limonat e Sicilise dhe aroma e pjeprit
jane ata qe i japin ate ndjenje freskie, arome qe embelsohet nga
trendafilat dhe vjollcat.
5.
Diellore
"Un Jardin en Mediterraneee" nga Hermes (100
ml, 70 euro) perzien ndjesite aromatike mesdhetare te perbere nga
tone te fikut, lenteve, cedrit te kuq, dardhave dhe luleve te portokallit.
Parfumi eshte prodhuar ne sasi te pakta, do te jete ne shitje vetem
gjate vitit 2003.
Të lulezuar
Thuhet se kane lindur bashke me femrat. Por nuk mund t'i shkojne
karakterit te te gjitha femrave. Te zeshketave nuk u pershtatet.
Per biondet apo flokekuqet, jane aromat me perfekte
6.
Si një përkëdhelje
"Caress" nga Genny, (100 ml, 50 euro) le nga
pas arome elegante dhe te lehte si nje perkedhelje. Duke pasur ne
baze aromen e limonit, pjeshkes dhe lajthise per te rreshkitur drejt
e ne zemren e myshkut dhe petaleve te jaseminit te perforcuara me
vanilje.
7.
Sensuale dhe e pafajshme
"Chance", nga Chanel (50 ml, 53 euro), perzien
ererat e pafajshme me ato pak me teper te guximshme dhe provokuese,
per te pasur ne fund nje efekt te gezueshem. Aroma perftohet nga
esencat e zymbylit, myshkut te bardhe, dellinjes se kuqe, cederit,jasemit
dhe petaleve te irisit.
8.
Gazmore
"So you" nga Giorgio Beverly Hills, (50 ml, 42 eurro)
eshte nje perzierje harmonike aromash qe duket sikur ndez lekuren.
Kjo vjen nga esenca e zhardhokeve, zambakeve te ujit, vjollcave,
trendafilave dhe piperit te kuq. Ne fund, aromen e egersojne paksa
druri i panjes, myshku dhe vanilja.
Vera
e vitit 2003 ka nxjerre parfumin me te ri, "GloW by J.Lo"
nga Lancaster. Flakoni ka silueten sensuale te Jennifer Lopezit,
e cila eshte modelja ekskluzive e parfumit. Aroma e fresket dhe
intrigante vjen nga esenca e luleve te portokalles, qitros, santalit,
qelibarit, irisit dhe vaniljes.
PO parfumeve te lulezuara nese keni nje ngjyre te bardhe lekure.
Sidomos ne oret e mbremjes mund te perdorni parfumet me arome trendafili,
vjollce apo lule portokalli.
PO aromave me ere te forte dhe orientale mbi nje lekure te zeshket
sepse do te tregoni anen tuaj me te mire.
PO aromave te fresketa ne mengjes. Ererat e agrumeve apo ato ujore
me formulen e tyre kane nje aksion regjenerues qe te lejon ta fillosh
diten me me teper entuziazem.
Jo Parfumeve mbi floke nese ato jane te lyera. Me kalimin e kohes
parfumi vepron mbi ngjyre dhe floket humbasin shkelqimin por edhe
ngjyra fillon te zbehet.
Jo Esencave te forta te sprucuara drejt e ne lekure nese ajo eshte
teper e ndjeshme Me mire eshte ta holloni, ndoshta duke e perhapur
me disa pika krem trupi nga ai qe perdoret cdo dite, por qe mundesisht
duhet te jete pa arome ose teper i lehte, pasi perzierja e ererave
te kunderta ben efekt te kundert.
JO vendosjes ne flakoneve te parfumeve ne driten e diellit. Era
e tyre ne kete menyre mund te zbehet. |