TRIX -1

Zeshkanja ime

Moj zeshkanja ime
Shikimi ytë më ndezë si zjarrë
Pranë lumit qëndrojmë të dy
N´zemër kemi një mall

Kuptoje një zemër djali
Që dashuron e dashuron
Kuptoje një dashuri t´sinqertë
Që t´adhuron e t´adhuron.

Seq më dogji malli
për ata sytë e tu të zi
xhevahirë gurrë e pashterrur
ti më fale gjallëri

Kuptoje një zemër djali
Që dashuron e dashuron
Kuptoje një dashuri t´sinqertë
Që t´adhuron e t´adhuron
Që t´adhuron e t´adhuron


Krushqit e pajtimit

Ç´janë këta krushq me plisa të bardhë
që n´Kosovë kudo po shkojnë
o janë krushqit e pajtimit
që gjakmarrjen në vatra fikin.

Rrjedhi loti i gëzimit
në të gjitha fushat e pajtimit
ipet besa e shqiptarit
fal ju qoftë gjaku i djalit.

Kur merr fjalën Anton Çeta
s´hapen varret lulëzon jeta
Trima e trimresha të Kastriotit
gjakmarrjen hak s´e kemi.

Teksti: Biser Mehmeti
Muzika: Veli Sahiti


Bukë, krip e zemër

Sa herë i ja themi
këngëve të rinisë
ndizen zemrat tona
atdhe dashurisë
këngët atdhetare
thrasin për liri
jehojnë malet tona
zjarrë e trimëri.

Bukë e krip e zemër
n´sofrën tonë
i këndojmë ardhmërisë sonë
bukë e mëmëdheut
n´sofrën tonë
i këndojmë i këndojmë.

Idealet tona
n´shekuj jan skalitur
flamuri ynë i madh
me gjak është qëndisur
këngët atdhetare
thrasin për liri
jehojnë malet tona
zjarr e trimëri

Teksti: Agim Mehmeti
Muzika: Veli Sahiti


I lumtur isha me ty

Pranverë të takova
Zemrën ty ta dhashë
Buzëqeshjet e tua
Dashuri e parë

Sa i lumtur isha unë me ty
Netët e gjata plot dashuri
Gjumi fëtyrën po ta rëndon
Zgjohu shpirt zgjohu
Nata po kalon.

O vashë e dashur
Eja më përqafo
Këngën e dashurisë
Eja ta kendojmë.

Sa i lumtur isha unë me ty
Netët e gjata plot dashuri
Gjumi fëtyrën po ta rëndon
Zgjohu shpirt zgjohu
Nata po kalon.


Ndarja në errësirë

U ndamë në errësirë
Atë natë kur binte shi
Më puthe një herë
Më the lamtumirë

Ref.
Dy lotë më pikojnë
O shpirti im
Pse më len të vetëm
Sa je e pamëshirë

Ato fjalë i kujtoj
Zemra më vajton
Të dua vashë të dua
Pa ty s´mund të jetoj.

Ref.
Dy lotë më pikojnë
O shpirti im
Pse më len të vetëm
Sa je e pamëshirë


Lotët ende nuk janë tharë

I tretur në pritje me vite
Nga pikëllimi po lëngoj
Dashuria nuk do te tretet
Koha, koha e re na bashkon

Ref:
Lotët ende nuk janë tharë
Nga dita kur jemi ndarë
Pa ty dita më është vit
Pa ty dielli më nuk shëndritë.

Shëtis rrugëve i rraskapitur
Bie shi e vetëton
Mos më le kështu të tretur
E dashur më kupto.

Ref:
Lotët ende nuk janë tharë
Nga dita kur jemi ndarë
Pa ty dita më është vit
Pa ty dielli më nuk shëndritë.

Teksti: Xeni
Muzika: Veli Sahiti

agimi.com

të nderuar vizitorë
na dërgoni tekste të këngëve të ndryshme, shqip apo të huaja në email:

lyrics@agimi.com

Copyright www.agimi.com 2002