Elita 5

Dashuria e pare

Dashuria e parë
Ishte një mbrëmje kur ne mbetëm vetëm,
ti afër meje si asnjëherë më parë,
prej atëherë gjithçka unë për ty ndjeva,
prita momentin ne të jemi bashkë ...
Dëshiroj që t’a kuptosh, se për ty unë kam nevojë,
tani bashkë që u takuam, nuk di se çka të t’tregoj,
dua të zgjohem bashkë me ty. Kur mëngjesi të agojë,
ëndrrën time të përflakur bashkë t’a përjetojmë ...

Ti veç pret, asgjë nuk flet,
shpirtin t’a rrëmben stuhia,
të rrjedh loti, të rrjedh gjaku,
veç njëherë shkon vajzëria! ...

Dashuria

Hmmmm yeah yeah yeahhhhhhhhh

Cfare mendon moj ti vogelushe
pa ty jeta s'do te ishte
jo shemti e mrekullueshme
enderr kaq e paarritshme
gabohesh nese shpreson
se ti nga jeta di
kesaj kohe te ndyre
qe e vrasim te dy

Dashuria është diçka tjetër
një ëndërr sa bota e vjetër

Mos kujto se une Vogelushe
ate dite kur ti te mos jesh
do te heq dore une nga jeta
dhe te shtrihem e te vdes

Ne genjejme veten
lozim perkohesisht
kurse jeta me ne
luan vazhdimisht.

Dashuria është diçka tjetër
një ëndërr sa bota e vjetër

A nuk eshte keshtu?!

A nuk është kështu
Sypërgjumur çdo mëngjes,
nga shtëpitë nxënësit dalin,
dy – tre libra n’çantë prej zori,
se s’durohet profesori.
Fillon ora nis muhabeti,
dita shkon pa pikë lezeti,
pastaj vjen pushimi i gjatë,
si t’ja bëjmë, e kem një hall...

Bëjmë plane,
si ta gënjejmë profesorin,
si të ikim sot ne prej mësimit,
se s’mund të durojmë,
dot nuk e kuptojmë,
kohën humbim e asgjë s’fitojmë.

Se koha është veç për aventurë,
se u lodhëm duke mësuar
një histori që ishte dikur,
majë hundës na janë grumbulluar,
këshillat dhe morali i kotë,
me heronjtë e imponuar!?...

Bie zilja nxënësit dalin,
grupe – grupe duke qeshur
gjithë problemet i harrojnë,
nisen të pushtojnë qytetin.

Kështu ditët rresht kalojnë,
gjeneratat zëvendësohen,
por njësoj ne do t’këndojmë,
se problemet nuk ndryshojnë.

Si Merlyn Monro

Këndojnë për ty
Se je ëngjëll
Mendojnë se je
Qenia më e ëmbël.
Pse të pëlqen
Të përkulet bota,
kur ti nuk vlen
as sa fjalët e kota.

Si Merlin Monro
Të duket ty vetvetja
Merlin Monro
Ooo ...
Merlin Monro
Je larg nga e vërteta
Merlin Monro
Ooo ...

Mos krahaso
Yll vetveten,
nu je princeshë
por je shtrigë e vjetër.

Vajzat si ty,
aspak s’i dua
si therrë në sy
janë ato për mua.

Romeo dhe Xhulieta

Gënjen historia
Gjithmonë veç gënjen,
Romeon e Xhulietën
Heronj kur i nxjerr...
Romeo kur vdiq,
Xhulieta s’vrau veten,
por u nis gjithë qejf
që t’a gjejë një tjetër...

Koha është teatër,
njerëzit janë aktorë,
Zoti cakton rolet,
dreqi regjisorë...

Më në fund jam lodhur
Nga kjo botë e vjetër,
ku përveç gënjeshtrës,
asgjë nuk ka tjetër.

Vetëm errësira,
botën e sundon,
kush mendon ndryshe,
veten e mashtron!...

Sajzeza

Sajzezo o mos sajzezo,!
O si na e dogje mahallën, o!
Nuk e dogja se jam delije, o!
E dogji qe qaj djalë me alltije, o!

Nuk e dogja unë se jam qibare, o!
E dogji qe qaj djali me cigare, o!

Sajzezo o moj si flutur, o!
Hajde ma jep fjalën moj e bukur,o!

Fjalën sun ta jap djalo, fjalën sun ta jap,
Jam shumë e re djalo, prit të rritem pak!

Iluzioni

Kotë rrugëve ecën
Nuk e di ku shkonë
E tillë është jeta
Një iluzion.
Ju që sot jetën
Lehtë e ëndrroni
Mendohuni mirë
Kur të dashuroni.

Dëgjon muzikë me ëndje
Gjaku të valon
E takon një vajzë
Dhe e dashuron.

Dhe kur dashurinë
Ta gjejsh e kërkon
Ti kot mos u lodh
Është iluzion.

Ja pra gjithçka
Në këtë jetë
Është thjeshtë
Një iluzion

Kalon shumë kohë
Kur ti kupton
Se vajza ty
Të tradhëton.

Me ëndrra të bukura
Shpresat i gjallon
Por krejt kot i ke
Është iluzion.

Fol , vetëm fol

Nëpër kafene
Dot ë gjejsh pa frikë
Çaj e tym duhani
Dhe boll politikë.
Jemi bërë të gjithë
mjeshtër të fjalimit
do t’i nxjerrim veshët
jashtë përdorimit.

Me fjalë ne gjejmë
Zgjidhje ideale
Çështjen do ta bëjmë
Internacionale.

Fol, fol vetëm fol
Të gjithë bërtasin
Askush s’d¨gjon.

Nga ankthet e rëmë
Po vdesim ngadalë
Gjithçka që na duhet
Është shndërruar në fjalë

Jemi bërë të gjithë
mjeshtër të fjalimit
do t’i nxjerrim veshët
jashtë përdorimit.

Shiu vetem ty te lag

Ne mes nates erdhe
enderrat mi prishe ti
per mua ishe e vdekur
e humbur ne gjithesi.

Me ler te qete te lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njehere thyhet
nuk ngjitet serisht.

Degjoje pikellimin
qe shpirtin ma copeton
qe bie bashke me shiun
syte mi mjegullon

(Refreni)
Ti s'vjen
koha eshte ndaluar
une qaj per ty
le te qajne per ne

Ne qiellin e harruar
ku rrije, me nuk rri
kujtimi yt i zbehur
tretet neper shi.

(Refreni)

Harroje vetmine

Nese sonte ndihesh vetem
dhe ke frike te shohesh endrra
shuaj driten ndize zemren
do te me gjesh mua brenda

(Refreni)
Dhe lindi kenga dashurine
qe kurre per ty s'do kete mbarim
kjo kenge perjete
ngelet kujtim

Me ty asgje nuk do te ndroj
le te me falin boten mua
cdo vajze tjeter qe e takoj
ben me teper te te dua.

(Refreni)

Te pres

Ne vendtakimin tone
te pres si gjithmone
por ti me the
mos me prit atje

Perseri te pres
i jap vetes shprese
pasi jam copetuar
jemi per tu takuar

(Refreni)
E di se do te vish
e di se s'mund te rrish
e di se gabon
pse ashtu mendon.

Kaloi kohe e gjate
u be ora nate
tani eshte vone
s'erdhe si gjithmone

Mendoj i vetmuar
ndoshta je penduar
me tutje po pres
i jap vetes shprese

(Refreni)

Al Kapone

Ç'me shikon ashtu
si ndonje skifter
qe zogjet e vegjel
nen kthetra i merr

Je teper xheloze
per te qene e mire
pra me ler te qete
kur jam duke pire
kur jam duke pire.

(Refreni)
Ti s'mund ta pushtosh
kaq shpejt zemren time
si konkuistadori
ameriken latine,
ta kam vjedhun zemren
une ty me revole
pak si shpesh me thua
se jammmmmmmmmm
AL KAPONE !

Me dukesh si bleta
qe me ushqen me mjalte
e pastaj me djeg
me ferken e zjarrte

Keshillat e mia
vashe mos i harro
prandaj korrigjohu
e mos me zemero.

(Refreni)

Dua Të Vdes

Dua të vdesë
gjersa jam i ri,
ndoshta kur do të dëgjosh
do të qashë dhe ti!
Ndoshta kur do të dëgjosh
do të qashë dhe ti!

(Ref)
Por dije se kam vdekë
dhe zemra mu bë hi
dhe s'mendoj më për ty.


Ndoshta do t'gëzohesh
se nga unë do t'lirohesh
Ndoshta do të qashë
se nga unë do të ndahesh
Ndoshta do të qashë
se nga unë do të ndahesh.

(Ref)

 

test
 
Te nderuar lexues ju falenderojme per viziten ne faqet tona dhe ju prezentojme faqen tone me nje design te ri dhe permbajtje me te zgjedhur.
 
Copyright www.agimi.com 2002